EMRI/ Kush është 53- vjeçari nga Tirana, që është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë

October 17, 2020 10:24

EMRI/ Kush është 53- vjeçari nga Tirana, që është arrestuar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit Niko Goro në Himarë

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro. Policia e Himarës bën të ditur se është vënë në pranga Kliti Leka 53 vjeç, banues në Tiranë.

Po ashtu mësohet se është gjetur automjeti tip “Volksëagen” që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Njoftimi i policisë:

Policia në kohë rekord kap gjatë ndjekjes autorin e dyshuar të vrasjes së 51 vjecarit N.G.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Autori po shoqërohet për në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme

 

o.j/dita

October 17, 2020 10:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim