EN: Protestuesit zënë Teatrin Kombëtar, në përpjekje për të ndaluar shembjen e ndërtesës historike

August 13, 2019 18:36

EN: Protestuesit zënë Teatrin Kombëtar, në përpjekje për të ndaluar shembjen e ndërtesës historike

Media europiane “Euronews” i ka kushtuar vëmendje të veçantë çështjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe debatit rreth prishjes së godinës së tij, duke iu referuar edhe ndikimit të kësaj çështjeje në situatën politike në vend.

Në artikullin e ditës së hënë theksohet se çështja e Tetrit Kombëtar i ka kaluar caqet e një “konflikti” për shembejn ose jo të një ndërtese dhe është shndërruar në një mosmarrëveshje të politizuar.

Artikulli i plotë:

Fati i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë mbetet në këmbë ndërsa protestuesit vazhdojnë ruajtjen e tij.

Ata janë duke luftuar një betejë me qeverinë që ka nisur një përpjekje për të rrëzuar ndërtesën e vitit 1939 dhe për të ndërtuar një të re, së bashku me blloqet e kullave të banimit që do të jenë në pronësi të investitorëve privatë.

Përfaqësuesi i Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kastriot Çipi është shumë i pakënaqur me procesin: “Nuk ka pasur konsultime publike, askush nuk dëshiron të dijë për atë që ndjejnë artistët dhe qytetarët. Dhe kështu kjo është bërë një luftë për të mbrojtur dhe ruajtur demokracinë në këtë vend dhe për t’i thënë ndal aleancës së bizneseve dhe politikanëve të korruptuar”.

Protestuesit filluan mbrojtjen e teatrit vitin e kaluar dhe kanë vazhduar protestën për disa muaj. Por muajin e kaluar, autoritetet erdhën në ndërtesë për të filluar heqjen e materialeve të brendshme, duke shkaktuar edhe përplasje me policinë që kishte ardhur për të penguar artistët në mbrojtje të teatrit.

Aktorët vullnetarë janë duke dhënë tre shfaqje në javë këtu për të mbledhur fonde për fushatën në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Protestuesit thonë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me mbrojtjen e ndërtesës fizike, por edhe për mbrojtjen e historisë së saj. Ky ishte vendi i parë ku u zhvilluan gjyqet komuniste, pasi Shqipëria u çlirua në vitin 1945.

Protestuesit gjithashtu thonë se toka publike shtesë që qeveria do do t’i japë kompanisë private të ndërtimit për të ndërtuar kulla banimi, shkel të drejtat e qytetarëve të Tiranës.

Taulanda Jupi, pedagoge në Universitetin e Tiranës është e bindur se po bëjnë gjënë e duhur:

“Ne po i përgjigjemi dhunës së tyre me artin tonë dhe kjo është mesazhi më i rëndësishëm që teatri mund t’i japë politikës.”

Autoritetet thonë se teatri është shumë i nxehtë në verë dhe shumë i ftohtë në dimër dhe shumë nga komuniteti artistik në Shqipëri, që marrin fonde nga qeveria, kanë kërkuar një teatër të ri.

Kryeministri shqiptar Edi Rama i tha Euroneës se protesta është thjesht histeri dhe se i gjithë procesi është bërë si duhet përmes marrëveshjeve me BE.

Të dy palët nuk lëvizin nga qëndrimet e tyre dhe kur përfundimisht perdja të bjerë, fati i Teatrit Kombëtar të Shqipërisë do të vendoset.

https://youtu.be/qf7HgLaSUW0

e.ll./dita

August 13, 2019 18:36
Komento

2 Komente

  1. Messerschmitt August 14, 15:29

    mos lejoni qe rracedhjeret e gjakdhjeret ta lane Tiranen pa teater !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin