Ende protesta masive në SHBA, reagime kundër vrasjeve të policisë

July 9, 2016 18:04

Ende protesta masive në SHBA, reagime kundër vrasjeve të policisë

Protesta të mëdha kanë përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbi çështjen aq delikate kundër përdorimit të forcës fatale të policisë ndaj afro-amerikanëve.

74 persona janë arrestuar në Nju Jork, 10 në Atlanta, 3 në Feniks, ndërsa protestuesit atje dëshmojnë se policia përdori spray me piper për të shpërndarë turmën.

Ndërkohë, Mikah Johnson, rezervist në ushtrinë amerikane dhe personi i akuzuar për vrasjen e 5 policëve gjatë përplasjes me armë zjarri, rezulton se ka vepruar i vetëm.

Ai ishte shprehur se donte të vriste “njerëzit e bardhë” në shenjë revolte ndaj vrasjeve të fundit të afro-amerikanëve. Revolta ndaj ngjarjeve shënon edhe incidentin më vdekjeprurës të zyrtarëve në Shtetet e Bashkuara gjatë viteve të fundit.

Dallasi u vesh me ngjyren blu në shenjë nderimi për oficerët që humbën jetën dhe 7 të tjerët që mbetën të plagosur. Por kryetari i bashkisë, Mike Rauling tha se tani qyteti është i sigurtë.

FBI po heton mbi ngjarjen, duke mbledhur të gjitha provat në atë që u kthye në skenën e incidentit më të rëndë të viteve të fundit.

Philando Castile u qëllua për vdekje në makinën e tij pasi e kishin ndaluar për një sinjal të thyer, ndërsa Alton Sterling e vranë edhe pse ishte i shtrirë në tokë e pa armë në dorë.

Të dyja rastet u filmuan dhe pamjet e tyre rindezën akoma më fort atë që tashmë është kthyer në një debat të madh kombëtar. Sipas analistëve, një nga detyrat e fundit të presidentit Obama është të bashkojë popullin amerikan.

July 9, 2016 18:04
Komento

2 Komente

  1. Arben July 10, 07:49

    PLASI NE KUCOVE.

    Reply to this comment
  2. Arben July 10, 12:58

    PLASI NE KUCOVE..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*