Emigrantët, ëndrra amerikane lihet në harresë

February 19, 2015 12:44

Emigrantët, ëndrra amerikane lihet në harresë

Një gjykatës federal në shtetin e Teksasit vendosi të pezullojë përkohësisht aktin ekzekutiv të njoftuar nga presidenti Barack Obama në muajin nëntor, për legalizimin e emigrantëve

Situata e nderë e muajve të fundit mes Obamas dhe republikanëve që pohojnë se akti ekzekutiv i presidentit është jokushtetues arrin një pikë kulminante.

Rreth 4 milionë emigrantë të padokumentuar janë në një farë mënyre harruar pas vendimit të një gjykatësi federal të Teksasit për të pezulluar përkohësisht reformën e Barack Obamas për emigrantët. Iluzioni i tyre për të dalë nga hija dhe të marrin dokumente do të duhet të presë. Vetëm dy ditë para se të fillonin aplikimin për leje pune dhe mbrojtje ligjore, gjykatësi Andrew S. Hanen lëshoi një vendim që paralizon procesin dhe që mund të shkaktojë një dëm të pariparueshëm.

Sipas Hanen ky program shton barrën financiare mbi shtetet amerikane, të cilët do të ngushtojnë buxhetet duke i hapur rrugën emigracionit të paligjshëm.

Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se departamenti i drejtësisë do të apelojë vendimin e gjykatës me bindjen se do ta fitojë këtë betejë ligjore. “Ligji është në anën tonë. Historia vetë është në anën tonë. Nuk kemi pse i shkulim një nëne nga krahët fëmijën e lindur këtu, në një vend ku ajo vetë mund të ketë jetuar për të paktën 10 vjet, e duke qenë pjesë e këtij komuniteti”, tha Obama.

Presidenti amerikan ka paralajmëruar se do të luftojë kundër çdo lloj ligji, apo mase gjyqësore që bllokon ligjet apo aktet ekzekutive të miratuara gjatë presidencës në çështjet e emigrimit, shëndetit dhe rregullimit financiar.

Kjo reformë konsiderohet nga shumë si një nga arritjet më të mëdha në politikën e brendshme të Obamas dhe ky vendim që shkakton dhe pezullimin e saj përbën një goditje të fortë ndaj tij.

Miliona persona jetojnë, punojnë dhe studiojnë në hije në SHBA. Për këtë arsye shumë prej tyre u shfaqën plot shpresë dhe iluzione në muajin nëntor pas njoftimit të presidentit.

Bllokimi i reformës për emigrimin filloi në dhjetor kur pothuajse 20 shtete të udhëhequr nga guvernatori i Teksasit, Greh Abbot, ngritën një padi kundër presidentit duke argumentuar se reforma e tij ishte në konflikt me kushtetutën.

February 19, 2015 12:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*