“Ëndrra amerikane”, sot dalin fituesit e Lotarisë

May 3, 2016 09:40

“Ëndrra amerikane”, sot dalin fituesit e Lotarisë

Rreth 200 mijë shqiptarë kanë aplikuar në muajin tetor të vitit që lamë pas për Lotarinë Amerikane.

Ata do të njihen me rezultatin pasditen e sotme pas orës 18:00.

Ambasada Amerikanë në Tiranë tregon rrugën dhe mekanizimin për të parë përgjigjen, që për vendin tonë nxjerr fitues deri afro 3 mijë aplikantë (individë ose familjarë).

Sipas Ambasadës, njoftimet zyrtare të përzgjedhjes së fituesve do të bëhen nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve, duke filluar nga 3 maji 2016 deri më 30 qershor 2017, vetëm në faqen e internetit www. dvlottery.state.gov, ndërsa sqaron se çdo faqe tjetër është mashtrim i individëve apo firmave pirate.

Edhe këtë vit, të përzgjedhurit nuk do të njoftohen si fitues përmes letrave, shtypit apo e-mailit, por vetëm duke klikuar në faqen zyrtare dhe duke plotësuar të dhënat e dala nga aplikimi fillestar. (Kodi 16-shifror i aplikimit, emri, mbiemri dhe datëlindja).

“Çdo njoftim me e-mail ose letër që deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm. Çdo komunikim me email që ju merrni nga Departamenti i Shtetit do ju drejtojë juve për të rishikuar Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve për informacion të ri në lidhje me aplikimin tuaj. Ju duhet të përdorni numrin tuaj të konfirmimit për të hyrë tek Kontrolli i Statusit të tё Regjistruarve (Entrant Status Check), që bëhet aktive në faqen e internetit, www.dvlottery. state.gov nga 3 maji 2016 deri të paktën në qershor 2017. Nëse regjistrimi juaj nuk është përzgjedhur, ju nuk do të merrni udhëzime shtesë”, sqaron Ambasada.

Para se të kontrollojnë përgjigjen, aplikantët duhet të kenë përballë fletën e printuar në datën kur kanë bërë aplikimin. Aty gjenden të dhënat përkatëse, të tilla si kodi i regjistrimit 16-shifror, emri, mbiemri, si dhe viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin, ata duhet të hyjnë në internet në adresën e vetme zyrtare të Departamentit të Shtetit Amerikan www.dvlottery.state.gov.al/ESC/. Pasi të hapet kjo faqe, aplikantët duhet të klikojnë në emrin “continue”, i cili bën thirrje për të vazhduar më tej, ku në faqen pasardhëse shfaqen 4 hapësira boshe.

May 3, 2016 09:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*