Ëndrra duhet të paguajë tagrin e vet!

June 18, 2018 16:27

Ëndrra duhet të paguajë tagrin e vet!

Nga Bedri Islami

(Për Mustafa Nanon dhe dëshirën e tij që shqiptarët  një ditë të shikonin serbët ashtu si shohin italianët)

Mirëdita, Mustafa!

Shumë vite më parë, njëri ndër politikanët dhe filozofët më të shquar shqiptar të shekullit të shkuar, Ukshin Hoti, në janarin e vitit 1992, në dy vjetorin e vrasjeve që kishin ndodhur në fshatin Brestovc  do të shkruante, pikërisht lidhur me temën e fundit në dialogun tuaj me gazetarin serb Zoran Panoviç, pra, dëshirën Tuaj, që në vetvete është e natyrshme, që shqiptarët të shkonin aq mirë me serbët, sa shkonin edhe me italianët, “ Shpirti i shqetësuar kishte konstatuar me hidhërim : “Si ka mundësi vallë që mendja e njeriut të zbresë në nivelin e bishave?”

Nuk e kam njohur Ukshin Hotin, nuk e kam takuar kurrë. Kam njohur disa nga miqtë më të afërt të tij, disa nga të cilët më pas u bënë heronjtë e Kosovës. Ukshin Hoti ishte një njeri me shpirt të gjerë, jashtëzakonisht human i cili kishte kaluar jetën në dy rrugë krejtësisht të ndryshme, njëra nga të cilat do të ishte edhe fundi i tij: nëpër bibliotekat e botës, ku ishte ngulur gjatë në sallat dhe auditoret e Harvardit, më shumë si mësimdhënës dhe, tjetra, në burgjet serbe.

Kishte qenë i burgosuri politik më i njohur shqiptar për vetë pozitën dhe mendjen e tij. E vranë po atë ditë që e nxorën nga burgu, e menduan djallëzisht zhdukjen e tij, gjithçka e planifikuar deri në detaje. Ukshin Hoti e kishte pritur vdekjen, ndaj kishte ndërtuar jetën e tij.

Vinte nga Krusha e Vogël, ngjitur me Krushën e Madhe. Krusha e vogël, vendlindja e Ukshin Hotit, kishte para luftës 856 banorë. Në dy ditë, 25 dhe 26 mars 1999,forcat ushtarake, policore dhe paraushtarake serbe vranë në këtë fshat pa asnjë mëshirë 112 meshkuj.  Në këtë fshat sot jetojnë 82 gra të veja me 145 fëmijë jetimë, ndërsa 10 familje nuk kanë asnjë mashkull. Nga 145 shtëpi para luftës, vetëm 8 prej tyre kanë shpëtuar pjesërisht nga djegia. Një kamion me kufomat e burrave të Krushës së Vogël u dogj në bregun e Drinit të Bardhë.

E gjithë kjo vetëm në dy ditë.

Pak më tej Krushës së Vogël është Krusha e Madhe.  Rruga gjarpëron përmes pemëve dhe ende, sapo të shfaqet fshati i madh mund të dallosh se lufta ka qenë e pranishme. Edhe pse kanë shkuar 19 vite. Në tri ditë, 25 deri 27 mars 1999, forcat serbe vranë 243 njerëz; pa asnjë dhimbje i qëllonin ku i shihnin, i gjuanin sikur të ishin njerëz të egër, gajaseshin, merrnin nëpër këmbë të plagosurit rëndë që po vdisnin, e më pas, kur ishin lodhur nga vrasjet, i digjnin trupat e tyre. 64 trupa nuk janë gjetur kurrë.

Përpiqem t’i them miqve të mi në Krushë të Vogël e në Krushë të Madhe se, ku ta dish, ndoshta një ditë, dëshira e një gazetari shqiptar, që nuk e di se si e ka shijuar luftën, për të qenë miq me serbët, po aq miq sa edhe me italianët mund të jetë një realitet, por u dukem sikur vij nga një botë tjetër, sikur nuk jam në vete; pezmi i tyre rri ende mbi vatrat, mbi jetën, të ngjeth shtatin dhe të bën të ndjehesh tjetërsoj.

Në Krushë të Vogël, krahas policisë dhe ushtrisë serbe, u armatosën edhe fqinjët serbë, njerëz që kishin vaditur sëbashku, kishin folur e jetuar sëbashku dhe ata, të djeshmit, normalë, deri diku njerëzorë, vendosën flakët në shtëpitë e fqinjëve të tyre, me të cilët kishin ndarë shumëçka dhe kurrë nuk e kishin pasur një të keqe prej tyre.

I them vetes se , ku ta dish, një gazetar nga Shqipëria, i njohur tepër, disi i veçantë në llojin e tij dhe gjithnjë me të papriturën e fjalës, di diçka më shumë se të tjerët. Përpiqem të ia shpjegoj një familje në Suharekë: quhet familja Berisha. Ngulmoj të heq një pjesë të dhimbjes së tyre, por fjalët nuk i kam të mbaruara; trembem kur mendoj se vetëm në një ditë, përsëri me 25 mars 1999, nga kjo shtëpi u vranë 51 vetë. Është e vetmja masakër në Kosovë që ka katër të dënuar ushtarakë të lartë serbë, Radojko Repanoviç, Mirosllav Petkoviq, Milorad Nisheviç dhe Sllagjan Qukaviç; por ata nuk ishin të vetmit. Të tjerët u falën; shpejt edhe këto do të jenë të lirë.

Në një ditë të tillë, fund marsi të vitit 1999, isha në shtëpinë e një mikut tim të vjetër. Quhet Gani Lipaj, mjek nga profesioni. Jeton në Mynih. Në të vërtetë shkova ta uroj për bijën e tij, e cila ishte shpallur kampione në tenis për moshat e saj në Bavari. Ishte pasdite dhe ndoqëm sëbashku lajmet. Spikeri po lexonte: Në fshatin Kaminecë, afër Banjës së Pejës, dje ndodhi një masakër e përbindshme. Ganiu luajti pak dhe tha, “ky është fshati im. Spikeri vazhdoi, ndërsa korrespondentët e luftës kishin dërguar pamjet. Ganiu mbeti dhe tha: Kjo është shtëpia ime. Spikeri vazhdoi: forcat ushtarake serbe masakruan familjen Lipa. Ganiu mbeti: Familja ime, më tha dhe u ul. Sëbashku me ne, në atë moment , ai shikoi se si po nxirrnin nga pusi i shtëpisë kufomat e babait, vëllait, gruas së vëllait, nipave dhe mbesave.

Ndoshta më duhet një ditë t’i them atij se, ja, njerëzit modernë, që ushqehen në Tiranë, mendojnë se do të ishte mirë të jemi me serbët , ashtu si jemi me italianët. Nuk e di nëse do të më kuptojë. Kemi mbi 20 vite miqësi, por sytë i kam edhe sot me atë pamje makabër, kur një njeri i paqtë, shikonte se si nxirreshin nga pusi kufomat e njerëzve të tij më të afërt.

Askush deri më tani nuk i ka thënë Gani Lipes, të paktën njerëzisht, më fal, më fal se të shkretuam familjen. Askush. Atij i duhet të jetojë me dhimbjen e humbjes, edhe pse ata, vrasësit, ende nuk e dinë se cilët vranë. Sepse ata vranë pa emër, ashtu, për qejf, vetëm se ishin shqiptarë dhe se, prej kohësh, jo vetëm në luftën e fundit, për to, një shqiptar i mirë, është një shqiptar i vdekur.

Në Kosovë jeton një mjeke e shquar, humaniste e shkallës më të lartë, poete dhe deputete, ish e burgosur politike. Quhet Teuta Hadri. Mbesa e Ali Hadrit, akademikut të njohur. Ajo ka shkruar një libër dy vëllimesh, “Krimi që pashë me sytë e mi”, pasi që nga dita e parë ishte mjeke në UÇK. Është libri më autentik dhe më tronditës që mund të lexojë një njeri, pikërisht për krimin që ajo pa me sytë e saj, duke i shpëtuar vdekjes mrekullisht. Në asnjë rresht të më se 900 faqeve të librit të saj nuk ka një fjalë mallkimi për serbët; të duket sikur ajo ka qenë vëzhguese e jashtme, pa mllef, pa urrejtje. Por në faqet e librit është dëshmia e krimit. Vetëm në një ditë, me 27 prill 1999, forcat serbe, ushtarake e policore, sëbashku me serbët që banonin në Kosovë si paraushtarakë, vranë, në atë që tash njihet si Masakra e Mejës, 377 shqiptarë, shumica nga Kosova. Në një ditë. Në një vend. Si i morën plumbat. Qëllo e qesh.

Nejse. Të solla shumë shembuj, të cilat, besoj, se edhe Ti, si një gazetar i njohur, i di. Mos u habit nëse them vetëm “ besoj”. Ka shumë kolegë që as nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ata njohin vetëm një emër, Adem Jasharin; një masakër, të Prekazit, por pak dinë për të tjera masakra edhe më të mëdha.

Është lehtë të ëndërrosh që, një ditë, shqiptarët të shkojnë  me serbët ashtu si shkojnë sot me italianët. Një ëndërr e pakushtueshme, e aq më tepër mikluese. Të duket si një projekt i së ardhmes. Një sfidë ballkanike që mund të nisë edhe nga dialogu juaj me kolegun serb. Dialogu është i këndshëm, nganjëherë edhe i dobishëm. Serbët, kur nuk kanë mundësi tjetër, i kanë qejf dialogjet. Çfarë humbin në luftë, e fitojnë në paqe, sepse mendojnë përsëri për luftën. Mentalitet apo mënyrë jetese? As ata vetë nuk e dinë. Sapo u ngrihet paksa koka nga zhgënjimi i humbjes, gjëja e parë që mendojnë është revanshi.

Të dialogosh është kënaqësi, aq më tepër kur nuk bart asgjë nga e shkuara. Nuk ke asnjë kujtim prej saj dhe asgjë nuk të dhëmb. Si të shkrova, serbët e duan dialogun pas humbjes. E kanë dashur gjithnjë.

Jam munduar shpesh herë të di se nga vjen ky mentalitet i tyre, kaq herë i përgjakshëm dhe po kaq herë i pa mbushur në mend. I kam parë fillimisht serbët, pas marsit të vitit 1998, se si rrinin të hutuar dhe me droje në shtëpitë e tyre në perëndim. Kishin droje se mos shqiptarët, që jetonin në Zvicër apo në Gjermani, duke parë se si po vriten njerëzit e tyre, jo pak, por rreth 13 mijë vetë  në 13 muaj luftë, do të hakmerreshin mbi to.

Ndoshta nuk e di, por asnjë gonxhe lule, asnjë degë peme , asnjë tjegull çatie nuk u është prishur. Shqiptarët, edhe në këtë dhimbje, u dëshmuan humanë dhe të arsyeshëm. Bënë një ndarje, të cilën, ende, edhe sot, nuk e ka ndarë kolegu juaj, përtej Kosovës, por që, nuk e di pse jam i bindur, ëndërron Kosovën.

Ruajna Zot! të më shkojë në mendje se nuk duhen dialogjet, nuk duhen bisedat. Ata janë të mira, por një ëndërr ka gjithnjë një fillesë: një ndjesë, qoftë edhe përmes një gazetari, një njeriu human, si Natasha Kandiq; duhet të burojë përsëri ajo ndjenjë njerëzore që nuk shfaqet.

Si ju shkrova, më ka munduar shpesh herë kjo ndarje ballkanike, kaq e egër; kjo ndjenjë serbe për të ndjekur krimin. Po i kthehem Ukshin Hotit, njeriu që më mirë se gjithë të tjerët e ka njohur botën, psikologjinë e tyre, por që kurrë, edhe pak çaste para se ta vrisnin, nuk i ka urryer.

“Serbët i kishin shquar veçoritë e shqiptarëve si popull, por në vend që t’i respektonin, në vend që të ndërtonin urat e miqësisë së ndërsjellë, për gati 80 vite kishin rënë në kurthin e imitimit të madhësisë së të mëdhenjve. Ata e vazhduan dramën e tyre me veten dhe i thelluan humnerat me shqiptarët, i lartësuan hendeqet dhe i zgjeruan kanalet me ujë të ndotur të izolimit të vetes. Ata natyrisht e dinin se kjo ishte politikë e dështimit dhe jo e vetëbesimit, refleksion i dëshpërimit dhe jo i perspektivës, rezultat i lajthitjes dhe jo i vërtetësisë, e përmbytjes dhe jo e shpëtimit. Vetëm se nuk e dinin se përse e bënin një gjë të tillë”.

Do të jetë e vështirë të bëhet kaq shpejt e vërtetë një ëndërr si e jotja.

Nëse italianët, edhe kur ishin pushtues, u shfaqën si pushtuesit më njerëzorë, në të kundërtën, serbët, edhe kur erdhën si miq, ishin më gjaksorët.

Italianët kur ikën lanë pas vetes edhe krimet e tyre,por edhe disa godina e ura që mund të trajtoheshin si fillesë e një miqësie të ardhshme; në të kundërtën, serbët, edhe kur u ftuan për dasmë , lanë pas vetes urat e zjarrit, lëre pastaj kur erdhën si ushtri. Lanë shkretim.

E dua fort ëndrrën tënde, por e di fare mirë se nuk do të jem kur ajo të fillojë të gjejë një vend ndriçues. Sepse mungon, edhe sot, pas 20 viteve, e para e së parës: fjala e faljes.

Gjithçka të mirë për Ju.

 

June 18, 2018 16:27
Komento

13 Komente

  1. Tetys June 18, 17:21

    Beautiful. Ai qe harron do te thote qe nuk eshte i zgjuar. Me kujtohet fjala e nje Nene te vjeter qe tha kur ne filluam ti mburrnim Gjermanet ” Brezi juaj i ka pare Gjermanet me pantallona te shkurtera dhe jo me automatike”. E bukur por koha dhe mund te kthehet.

    Reply to this comment
  2. katarakti June 18, 18:10

    Shume mire e ka shkruar. Dhe mire ia ka bere Mustafait. E ka kerkuar dhe merituar kete pergjigje. Jane disa gjera qe nuk mund te harrohen dhe as te falen. Ndonjehere te ngel ne mendje dhe peng edhe ndonje fjale e pamatur qe nje mik e ka thene per ty. Ndersa ketu kemi te bejme me krime. Me krime qe jane kryer afersisht gjate me shume se 200 vjeteve. Nuk jane dy popuj miq, por dy popuj armiq. Njeri eshte skllavi, tjetri eshte padroni. Njeri eshte agresori, tjetri eshte viktima. Njeri eshte shtypesi, tjetri eshte i dhunuari. A mund te kete miqesi, pa pasur drejtesi?_ Pa u kerkuar me pare falje per krimet qe ke bere? Ka edhe disa kozmopolite dhe pacifiste ne Perendim qe çdo dite pergjerohen qe izraelitet dhe palestinezet nuk e duan njeri tjetrin_ Qe e kane mallkuar nje sportiste palestineze se nuk ia dha doren nje sportisteje izraelite. Gati, gati e quajten luftenxitese. Po a mund te kete paqe ndermjet perdhunuesit dhe viktimes? Te ka shtypur, vrare, plaçkitur, çnderuar jo nje here, por me dhjetra vite. Dhe tani duhet te flasim per paqe? Po a ka kerkuar kush falje? A i ka pranuar kush krimet dhe padrejtesite e bera? Fatkeqesisht shqiptaret me serbet i ndan nje histori e gjate lufterash dhe krimesh. Shqiptaret me greket po ashtu. Shqiptaret me turqit po ashtu. 500 vjet shtypje, perdhunim, grabitje, shfarosje, degdisje nuk mund te falen. As te harrohen. Ndofta Jezu Krishti mund ta bente, por njerezit tokesore kurre. Se do te tradhtonin gjakun e tyre. Ata mijera te vrare, te çnderuar, te grabitur, te poshteruar nga serbet, turqit a greket. Ndofta nuk duhet kerkuar revansh. Prape lufte per te marre hakun. Aq me shume qe jemi edhe te dobet, te vegjel, te drobitur. Dikush mund te na permendi Francen me Gjermanine. Nuk eshte njelloj. Gjermania paguajti fort per krimet e saj. Dhe kerkoi falje. Dhe pranoi gabimet. Dhe mallkoi Hitlerin dhe luften e tij. Por nga serbet nuk ka asnje shenje reflektimi. Perkundrazi duket sikur jane shqiptaret qe kane vrare serbet e mire. Dhe kryeministri yne idiot qe e quan vella turkun, apo qe puthet me Vuçiçin e tregon veten teveqel. Gjaku nuk mund te behet uje thote populli. Dhe eshte fjala per gjak i derdhur gjate brezave. Marredhenie korrekte po, por miqesi kurre. Se mohon te paret e tu. Qesh e tallesh me vuajtjet dhe dhimbjen e tyre te pamase. Eshte bukur te besh kozmopolitin, te ngriturin, pacifistin por ne fakt ben naivin, idiotin dhe te papergjegjshmin.

    Reply to this comment
  3. ETHEM June 18, 18:39

    TE LUMT BEDRI.PENA JOTE ESHTE E MPREHTE PER KEDO QE SHET MEND”SE GJOJA ARMIKUN MUND TA BEJ MIK.”GAFAT E MUÇIT KOHET E FUNDT BEJNE MYYY SI NJE GAZERAR DIKUR I ZGJUAR TASHNE PO JA U BEN ME SY KUNDERSHTAREVE TE MEHERSHEM.
    MUÇI KA QENE FILLIMISHT ME PD-N E SB.MEGJITHATE AI NUK PO E SULMON ATE PER MBI 160 KRIMET E TIJ.PERKUNDARZI PO I TURRET RAMES SIKUR KY KA BERE KRIME SI AI.
    DHE ARSYEJA ESHTE E THHESHTE.50% E FAMILJES BERISHA ESHTE SERBE.DHE AI ZBATON PER 28 VITE POROSIT E TYRE PER TA MBAJTUR VENDIN NEN TERROR QE SERBIA TE FUTET NE BE ME PARE SE NE,NDONSE SERBIA NUK DO E NJOHI KURR KOSOVEN SI SHTET TE PAVARUR.PRA MUÇI DEL KUNDER EDHE KOSOVES SHQIPETARE.
    ME KETE RAST I DHE NJE MESIM TE MIRE MUÇIT TE VOGEL NGA MENDJA QE UNE JU ADHUROJ PER VIGJILENCEN QE TREGONI NDAJ KUJDO QE JA KA ME HIE KETIJ KOMBI,DUKE HARRUAR GJAKUN E DERDHUR TE POPULLIT KOSOVAR.

    Reply to this comment
  4. Lek Dragobia June 18, 21:20

    Sa pèr hyrje mund tè them qè Mustafaaai nuk qènka njè pederast si tè soit tè tyre e pèrmètepèr ai qènka i tillè dhe nè tru. Po tè ishte pèr Nano Mustafain askush nuk do tè merrte mundimin mè tè vogèl tè dègjoi atè qè thotè e jo mè pèr ti shkruar njè letèr. Natyrisht zoti Bedri duke shprehur ndjenjat e thella tè urtèsisè, zgjuarsisè, durimit tè popullit tonè, me delikatesè i ka ” rènè pragut qè tè dègjojè porta”. Le ta dègjojè Beogradi, llogarinè e ka me hanxhiun, as me europèn e as me amerikèn. O serb o serv o kriminel me shtatè lèkurè, italian ( civil ) nuk bèhesh kurrè me !

    Reply to this comment
  5. Qytetari June 18, 22:01

    Te falenderoj Bedri. Jo vetem qe e ke trajtuar drejt por mbi te gjitha e ke shkruajtur me shume qytetari, ashtu si ne shqiptaret e kemi te veshtire te shkruajme dhe humbasim nga vlerat tona dhe kur kemi te drejte. Falenderime.

    Reply to this comment
  6. Kuq e zi June 18, 22:22

    Cte besh
    Kemi dhe nga soji i mustafait qe per te notuar kunder rrymes propozon dhe miqsi me serbet nuk ka gje te keqe por miqsia mund te ndodhe pas djeses dhe autokritikes asgje nga keta ska ndodhur pra lind pyetja
    Kane nevoje plaget e popullit shqiptar te gervishen dhe shperfillen nga musta?

    Reply to this comment
  7. BLACK SWAN June 18, 22:33

    i tha Prof.NDRECA ktij cjapit nga Skrapari , qe flet thjesht se duan ti lakojne emrin .
    dhe mjaft i dhate hapsire ktij debili, se kushedi çfare i ka ngrene mami qe i ngeli shpirti e zemra ne Serbi .
    organizoni dhe nje mbledhje fondesh ta dergojme andej nga Vuçiçi, e mos tja shikojme me ate plencin e dhjamur .

    Reply to this comment
  8. anticensurë25642654 June 19, 07:08

    “Nëse italianët, edhe kur ishin pushtues, u shfaqën si pushtuesit më njerëzorë,…..”
    korçarët thonë “30 ditë ramazan dhe e çel me …..”o bedri!!
    ke bërë një shkrim të shkëlqyer,por pa qënë në gjëndje të bësh një mbyllje,në mos të denjë, të paktën të mirë deri të pranueshme!!
    o bedri pushtuesi është pushtues sado “i mirë” të jetë!!edhe nëse ndërton ura e ministri,hale apo mejhane i ndërton për interesin e tij dhe jo për interes të të pushtuarit!!
    kështu që italiani nuk është se ishte më i mirë se sërbi kur me zjarr dhe plumb ndëshkoi kë nuk ju bind!
    italiani ndryshon nga sërbi sepse kërkoi falje,sepse nuk e mohoi dhunën që ushtroi ndaj nesh!
    sërbi jo vetëm që se ka bërë por akoma është në gjëndje ta ripërsërisë,ta bëjë dhe më të egër!!
    pajtimi mes popujve nuk ndryshon nga pajtimi mes njërzve!pajtimi mes popujve nuk bëhet duke i vënë thikën në fyt dhe alltinë në kokë tjetrit,por bëhet duke i kërkuar falje për vuajtet që i ke shkaktuar!
    ato vuajtje nuk mund të çbëhen,ato krime nuk mund të,çbëhen,por po nuk kërkove falje!?
    do të thotë se je i gatshëm për ti ribërë!!
    kërkesa e ndjesës,nuk është garaci mospërsëritje,por moskërkesa!?
    është një garanci për përsëritjen e tyre!!

    Reply to this comment
  9. Kopshtari June 20, 12:42

    Eshte e pamundur te falesh nje njeri apo nje komb qe nuk te ka kerkuar falje per te ligen qe te ka ber.
    Une nuk i urrej serbet, por te kerkosh nga shqiptaret e Kosoves qe ti falin serbet, eshte per momentin mbinjerezore. Jo vetem sepse serbet skane kerkuar kurr falje publike per krimet e bera ne Kosove, por edhe sepse eshte ende heret per te harruar gjakun e derdhur dhe jetet e humbura.
    Megjithate, edhe une enderroj nje te ardhme paqesore e pa urrejtje per brezat e ardhshem te Ballkanit.
    Dikush ketu permendi luften e dyte boterore dhe krimet e bera nga gjermanet ne kete lufte. E verteta eshte qe gjermanet ndryshe nga serbet e paguan shtrenjte te ligen qe ben. Humben miliona jete dhe vendi i tyre u shkaterrua. Por ajo qe i dallon qarte gjermanet nga serbet, eshte se gjermanet ju kerkuan falje publike çifutve dhe te tjerve, plus qe paguan demshperblimet e luftes. Perveç kesaj, gjermanet e sotem jan kritik dhe shume te kujdesshem ndaj ideologjive te ekstremit te djathte. Kjo tregon qarte se kane nxjerr mesime nga e kaluara.
    Serbet jane shume mbrapa ne kete proces. Ata skan kuptuar akoma se çfar kan ber dhe perse e ben.
    Une njoh disa serb e kam me ta marrdhenie normale. Me ben pershtypje qe askush prej tyre nuk me tha kurr diçka qe tregon pendim. Ky eshte faktikisht problemi i tyre, por qe ka teper rendesi per procesin e faljes dhe te ndertimit te nje bashkjetese paqsore ne te ardhmen.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 June 20, 13:49

      Kopshtari
      “Ata skan kuptuar akoma se çfar kan ber dhe perse e ben.”
      ata e kanë kuptuar dhe e dinë fare mirë se ç’kanë bërë!!
      e vetmia gjë që ata kanë ndryshe nga gjermanët është se ata presin vetëm kohën për ta ribërë ose më mirë për ta përfunduar!!

      Reply to this comment
  10. Alban Dega June 20, 23:25

    NJE ANSLIZE E SHKELQYER FILOZOFIKE KONKRETE
    E VERTETE SI E VERTETA
    E KTHJELLTE SI PIKA E LOTIT
    E QARTE SI KRISTALI
    REALISTE SI VETE REALITETI
    TRAGJIKE DERI PERTEJ TRAGJEDISE
    MAKABER EDHE PERTEJ VDEKJES !
    HARAM GJIRI I NENES CILITDO SHQIPTAR QE E HARRON GOLGOTEN SHQIPTARE, QE E TRADHETON GJAKUN E JO 52 POR TE 12 500 JASHAREVE TE KOSOVES 98-99 1815 DERI NE DITETVE SOTME, E QINDRA MIJERA SHQIPTAREVE JO VETËM TE KOSOVES, MALIT TE ZI, MAQEDONISE, CAMERISE, LUGINES SE PRESHEVES, NISHIT E SANXHAKUT….POR EDHE TE SHQIPERISE MATURALE E NATYRORE !

    Reply to this comment
  11. ALBAN DEGA June 21, 19:03

    KALLXONI KRIMIN SERB !

    – Mesazhi madhor e Bedri Shqiptarise

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Eshte kenaqesi jo vetem te lexosh por edhe te nxjerrish mesime nga analizat si kjo e Bedri Islamit !
    Si keshilltar i Jashtem i Presidentit te Kosoves dhe i ish- mikut tim Hashim Thaci ne kohet e veshtira te takin Bedri i nderuar ta keshillosh wevti jspe rendesi te madhe hetimit, studimit dhe kallximit te kallximit te krimit dhe terrorit shteterir serb ne Kosove
    Ia kam thene vellazerisht qe ne takimin e pare e vazhdimisht qe eshte me rendesi te madhe kombetare, politike, juridike e diplomatike te denoncohet terrori shteteror serb kunder shqiptareve te Kosoves.
    “Kallxoni krimin serb” eshte jo vetem titulli i shkrimit do te thoja kushtrimiy qe kam leshuar qe ne vitin 1991 e sidomos pas vitit 1998 e Clirimit e Pavaresise se Kosoves .
    Jane disa fakte tronditese e legjendare me vlere kombetare e nderkombetare ne analizen tuaj.
    Ato deshmojne qarte qyteterimin shqiptar perballe barbarise serbe, kulturen, humanizmin shqiptar qe ka si kryesimbol e kryerekord te pathyeshem e te paarritshem boteror Nenen e Perboteshme Tereza- Gonxhe Bojaxhiu
    Nuk eshte rastesi qendrimi stoik i familjes Berisha nga Suhareka, as mikut tuaj Gani Lipa as i mjekes heroine e gjalle Teuta Hadri .
    Eshte unikal ne historine bashkekohore boterore akti egjendar i Adem Jasharit dhe familjes se tij qe u shkri per te mbrojtur trollin e vet, kullen e vet, Atdheun e vet !
    Po te kishte nje Cmim Nobel per lirine ai do ti takonte se pari Adem Jasharit dhe familjes se tij ka deklaruar ish- Guvernstori i Kosoves dhe ish- dhefi I diplomacise franceze, Bernard Kushner !
    E pathogen plotesusht me Bedri Shqiptarine se nuk eshte vetem familja e tij! Jane me qindra e mijera familje shqiptare, mbi nje milione shqiptarev te Kosoves qe pane me syte e tyre e perjetuan Golgiten Deportimin masiv shqiptare te Kosoves !
    A e dini vellezer e motra qe shqiptaret qe flasin e shkruajne nje gjithe unikale ne Bote, qe kane nje vellazeri fetare unikale ne Bote, qe per nje Cerek Shekulli mbrojten jo vetem lirine dhe Atdheun e vet por edhe qyteterimin dhe krishterimin Evropian, pa ndihmen e askujt kunder superfuqise se Botes, Turqise Osmane, kurre nuk kane sulmuar as zaptuar as pushtuar asnje popull ose shtet tjeter !?
    A ka shembull e deshmi me madhore se kjo per qyteterimin shqiptar!
    Ndaj analiza te tilla si kjo e Bedri Islamit sjellin mesazhe te medha per te gjithe shqiptaret, por sidomos per politikanet dhe gazetaret, historianet, hulimtuesit, Universitete, Akademite tona!
    Mesazhi kryesor i tij eshte:
    – Kallxoni krimin e genocidin shteteror serb ne Kosove, Maqedoni, Mali i Zi edhe ne krejt Shqiperine deri ne Vlore…
    – Kallxoni krimin e terror in shtetetor geek ne Cameri e jugun e Shqiperise !
    Kallxoni me hulumtime e fakte reale jo me rrena ala Serbo -Greke per “ Jerusalem serb e Vorio- Epirin !
    Kallxoni se te gjitha Manastiret Ortodokse serbe ne Decan, Gracanice… jane negritur mbi remojat e themelet e kishave katolike Shqiptare te djegura e te rrenuara prej tyre me zjarr e me hekur!
    Futuni e hulumtoni arshivat e Vatiksnit, Stambollit, Moskes, Vjenes, Romes, Londres e deri edhe ne Washington per Golgoten shqiptare !
    Diplomacia shqiptare e Kosoves te jete me aktive e kreative … Ne vend te slloganeve bájate e qesharake te Enver Hoxhajt, te perdore mendjen e holle te Vlora Citakut por edhe deshmitaret e gjalle te genocidit serb si familja Jashari, familja Berisha e Suharekes, Gani Lipen, Teuta Arifin e mijera Teuta e Sokolesha te gjslle deshmitare pamor te atij terrori mbi 150 vjecar !
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra !
    Mos i lindi faktet dhe deshmitaret e tyre te shkojne pa kallxuar krimin e terrorin shtet erro 150 vjecar serb !
    Do ishte ne nderin e mediave, sidomos televizioneve te Kosoves por edhe te Shqiperise e ketu ne diaspore te hapnin rubrika ose programé te posacme me titullin “ Kallxoni krimin serb ! “
    Po ashtu shkollat e Mesme, Kolegjet, Universitetet, deri edhe Akademite te hulumtimin dhe grumbullonin per tema diplome ose tituj shkencore fakteve deshmi reale te genocidit dhe terroriste serb ne Kosove e vite te tjera shqiptare !
    Eshte detyrim qytetar e njerezor ndaj gjakut, sakrificave, viktimave te tyre!
    Eshte detyrim ndaj historise Kombetare dhe kombit tone!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*