CNN: Ëndrra e madhe shqiptare realizohet…

October 13, 2015 13:48

CNN: Ëndrra e madhe shqiptare realizohet…

Nuk ndodh gjithmonë që Shqipëria të kualifikohet në njërin prej turneve më të rëndësishëm të futbollit botëror, prandaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama, mund t’i falet “lënia pas dore e punëve të shtetit” për të festuar kualifikimin e vendit të tij në finalet e Euro 2016 në Francë.

Me këtë fjali nis CNN një artikull të gjatë kushtuar kualifikimit të Shqipërisë në finalet e europianit dhe festës së organizuar nga autoritetet shqiptare në Tiranë për të falenderuar Kombëtaren për arritjen historike.

Të hënën, Rama ishte personalisht në aeroportin e Tiranës për të pritur heronjtë që po ktheheshin nga Armenia, para se të udhëtonte në autobus me ta drejt selisë së Kryeministrisë arritjen historike të një vendi të vogël”, vijon artikulli.

CNN shkruan se shpresat për kualifikim u tronditën pas humbjes 0-2 ndaj Serbisë, por nuk u shuan plotësisht. Pikërisht pas kësaj humbjeje, shkruhet nga CNN, Edi Rama vendosi të takojë lojtarët dhe t’i karikojë ata.

I takova pas ndeshjes me Serbinë. Ishin të zhgënjyer. Ishte një humbje tronditëse. U fola, u thashë që sa më shumë i ngjitesh malit, aq më e fortë bëhet stuhia. Tani është koha të tregoni karakterin tuaj!”, rrëfen Rama në një intervistë ekskluzive dhënë për CNN.

CNN shton se, pavarësisht malit e stuhisë, Shqipëria siguroi kualifikimin falë fitores 0-3 në transfertë me Armeninë, që pasoi një festë të shfrenuar në Shqipëri dhe Kosovë.

CNNNë artikull nuk lihet pa përmendur që pakkush besonte se Shqipëria do të arrinte një sukses të tillë, me skuadra si Portugalia, Danimarka dhe Serbia, skuadra këto që në nisje të këtyre eliminatoreve vlerësoheshin si favoritet kryesore.

CNN përmend lojtarët me origjinë shqiptare që nuk kanë zgjedhur ngjyrat kuqezi, duke sjellë si shembull Granit dhe Taulant Xhakën. I pari zgjodhi Zvicrën, ndërsa i dyti Kombëtaren shqiptare.

As e kam ëndërruar diçka të tillë. I telefonava babait tim pas ndeshjes me Armeninë dhe ai ishte në lotë. Jemi të lumtur për njerëzit. E di që kanë probleme të mëdha, ndaj kjo lumturi për ta është me të vërtetë speciale”, deklaroi po për CNN kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana.

Në fund CNN analizon rrugëtimin e kuqezinjve deri tek kualifikimi. “Shqipëria pati një kualifikim të vështirë duke patur parasysh që do të duhet të luante dy ndeshje kundër Serbisë.  E para në Beograd u mbyll para kohe pas fluturimit në stadium të një droni me flamurin e hartës së Shqipërisë së Madhe, ndërsa në të dytën, Serbia fitoi 2-0 në Elbasan Arena, dy javë më parë”, shkruan CNN.

Por pavarësisht kësaj, vijon artikulli, skuadra ia doli mbanë të realizonte ëndrrën dhe siç thotë kryeministri Rama, kjo skuadër bashkoi edhe më shumë shqiptarët.

October 13, 2015 13:48
Komento

8 Komente

  1. intelektuali October 13, 14:08

    ME REALE DHE ME SAKTE DO TE ISHTE SIKUR CNN TE SHKRUANTE:

    “Ëndrra e madhe shqiptare realizohet…me pak ndihmë nga BOSI prej Shkozeti i FSHF Armando Duka”

    qe hapi THESIN me LEKA per hir te patriotizmit futbollistik enverist te Edi Rames.

    Reply to this comment
  2. arjani October 13, 14:54

    Po me pak ndimen e Rames pse nuk po ndihmohet populli qe po vuan varferine ekstreme . Broçkulla ,bajate dhe injorance ekstreme, . Artikulli i Blushit e shpegon shume mire hipokrizine e Rames per kombetare..

    Reply to this comment
  3. Arben October 13, 19:23

    Hajde bre njerez, mundohuni te fitoni mbi veten se pari -gjelozite, ndarjet politike dhe thashethemet qe na mbyten -dhe per nje here gezohuni nje fitoreje te drejte. Normalisht qe kjo fitore u perket futbollisteve qe luftuan ne fushe. Por nje ndihme te madhe ka dhe Rama me largapamesine e tij, fjalet e duhura, ato gjera qe ka filluar te beje per sportin dhe me prezencen e respektuar ne Balkan dhe me gjere. Ku I keni pare ju keto me pare vec ne enderr. Por si I thone nje fjale, ku di dhia cfare eshte tagjia!

    Lider si Rama ne na vijne pak dhe kur na vijne I shajme me te pare e te mbrapme dhe I veme ne rradhen e maskarejve qe e kane shkaterruar kete vend. Aq I ngaterrojme gjerat sa qe maskarenjte na behen heroj, dhe njerezit qe bejne dicka I degdisim tek maskarenjte. Pa fituar mbi veten tuaj o miq parafoles, vetem llafe e ngaterrim muhabetesh do kemi. Pastaj na rrofte Berisha tek dera duke share e duke u marre me thashetheme sa te jete gjalle!

    Reply to this comment
  4. lato October 13, 19:31

    Nqs.Rama ka hapur thesin per kombetaren,mire ka bere.Ne kete vend po vidhen shuma marramendese,,,edhe nje hajdut brekesh si punonjesi i Fullanit,Ardjan Bitri futi ne breke 75 miljon Euro e jo me te tjeret.Une them ti heqesh ato bordet e ministrave qe marrin paga marramendese,,ta perzesh Crown Agents,qe vjedh doganat shqiptare ashiqare,ta cosh ne bafotrof ate superpjeshken e tatimeve,qe doli dificit 150 miljon Euro,se nuk ka prostitute ne bote te paguhet aq,t`i mbledhesh sa cuna teze ka Tahiri,se me cunat e Berishes ty s`ta mban virivicka,,,E me kaq shume para te shperblesh kombetaren,te ndertosh stadiumin,te ngelen edhe per France.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 October 14, 01:09

    Rama ka hapur thesin per gazetarin.ka nevoje per lavdi.

    Reply to this comment
  6. Mark uk October 14, 13:18

    Ne dy vjet qeverisje nen drejtimin e partis me sh Rama ekipi i fotbollit u kualifikue per ne europian.Edhe ket ja dedikon vehtes ky drogaxhi.

    Reply to this comment
  7. aqo October 15, 06:55

    Vazhdo te hash o Mark Ujku,vzhdo…………………..se ke oreks.

    Reply to this comment
  8. ...i October 15, 11:14

    *****Mark ! edhe nje kove PLOT me M….. e ke ne radhe mbas te nderuarit “aqo” sa oreksi juaje te mbaje …mbase ke ndonje kove tjeter …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*