“Ëndrra ime është që çdo i pasur të përdorë autobusin”

January 20, 2016 11:46

“Ëndrra ime është që çdo i pasur të përdorë autobusin”

Në Tiranë u zhvillua sot Konferenca e Donatorëve e titulluar “Smart City, Go Tirana”, ku merrte pjesë kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj. Kreu i Bashkisë së kryeqytetit tha se janë 112 projekte që presin financim për t’u vënë në jetë, ndërsa për këtë duhet partneritet publik-privat.

“Kjo konferencë nuk është seminari i radhës i strategjive të radhës, por një punëtori praktike, ku kërkojmë mbështetje për projektet tona, pasi buxheti ynë është i pamjaftueshëm. Do të prezantojmë 112 projekte dhe kërkojmë bashkëpunimin publik-privat për t’i vënë në jetë ato”, deklaroi Veliaj.

Ai tha se Tirana ka nevojë për më shumë shkolla, që sipas tij do të zgjidhnin çështjen e dy turneve.

Në lidhje me transportin publik, Veliaj tha se ëndrra e tij “është që çdo i pasur të përdorë transportin publik dhe jo që çdo i varfër të blejë makinë”.

“Ju e dini që kemi pasur shumë debate me transportin public në Tiranë. Ëndrra ime si kryetar bashkie nuk është ku çdo i varfër eventualisht do blejë një makinë. Ëndrra ime është ku çdo i pasur eventualisht do të hipi në autobus dhe do të përdori transportin tonë publik.

Ndaj shumë nga projektet që do të prezantohen sot kanë të bëjnë me parkingjet publike të cilat duam ti bëjmë me një partnetitet publik privat,a shut sic kemi filluar dhe duam të ngremë 10-11 të tilla”, tha Veliaj.

Ai foli edhe për rrjetin minimal të korsive të biçikletave ku tha se nuk mjafton vetëm një në hyrje të Tiranës. “Kemi një ambicie ta shtrijmë këtë projekt në të gjithë Tiranën. Ne do të ndërtojmë dy terminale për të cilat jemi të hapur për partenritet publik-privat. Partenritet në terminalet e autobusëve, ose sistemin multi modal. Ne duam gjithashtu që të përmirësojmë shërbimet në Tiranë” vijoi. /Dita/

 

January 20, 2016 11:46
Komento

5 Komente

  1. Arben January 20, 13:09

    NDERSA NE NUK KEMI ENDERRA, VETEM DESHIROJME NJEREZ NORMAL TE NA SHERBEJNE, JO HOMO DHE TE SHITUR TEK SOROS E KOKALIS, SI PUNA JOTE.

    Reply to this comment
  2. jim January 20, 13:29

    endra prej mashtrusi. “Cdo i varfer te bleje makine”.. dhe cdo politikan te kete avjon personal..

    Reply to this comment
  3. Enver January 20, 15:44

    Ndaj e rrit ky cmimin e biletes, qe te hypin te pasurit ne urban dhe te varfrit te ecin ne kembe…Ptu

    Reply to this comment
  4. dfg January 20, 17:22

    Cfare mashtrimi i hapur!
    Flet per Transportin Publik dhe sjell si shembull parkingjet private!
    Por parkingjet jane per autoveturat,i Erion,pra ti prap nuk do merresh me URBANET!!!
    A di gje se edhe ne GETON qe quhet Yzberisht jetojne qytetaret e tu?
    Dil njehere andej dhe po shpetove pa te KAFSHUAR ndonje TUFE QENSH,do thuash “SHYQYR QE SHPETOVA”!
    Une do uronja qe te SHQYENIN ADMINISTRATORIN E KASHARIT keta qente e Yzberishit,se nuk eshte dukur ketej asnje dite prej 8 muajsh!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*