Ëndrra për të fluturuar do të bëhet realitet me këtë pajisje (VIDEO)

April 15, 2016 18:14

Ëndrra për të fluturuar do të bëhet realitet me këtë pajisje (VIDEO)

“Flyboard Air”, kështu quhet pajisja e re që rri pezull në ajër vetëm për t’ju shëtitur juve në qiell. Ajo ngjason me një dron, por mund të mbajë një njeri peshë.

Në një video demonstrimi, Frank Zapata është shfaqur duke fluturuar mbi këtë pajisje, në një lartësi prej 30 metrash dhe një shpejtësi prej 55 km/h gjatë fluturimit 3.5 minuta.

Thuhet se pajisja ende është në fazën e testimit dhe do të vazhdojë t’i nënshtrohet atij. Por natyrisht, jo të gjithë janë të bindur se kjo është e vërtetë.

Komentuesit e shumtë në “Facebook” dhe “Youtube”, duke qenë të fascinuar me pajisjen, vlerësojnë se videoja mund të jetë e rreme.

April 15, 2016 18:14
Komento

1 Koment

  1. MH April 15, 22:31

    E pranoj.Po ne komanden gaditu do fluturoi njeriu.Te pakten ne mos karrige te kete nji stol primitiv.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*