Ëndrrat, ç’tregojnë ato për shëndetin tuaj

March 15, 2019 20:08

Ëndrrat, ç’tregojnë ato për shëndetin tuaj

  1. Ëndrrat e çuditshme

Shikoni çfarë hani nëse ëndërroni gjëra të çuditshme. Një dhimbje stomaku, a një përzierje ju shkakton parehati dhe si rrjedhojë ëndrrat janë aspak të zakonshme.

  1. Të mbash mend më shumë ëndrra se zakonisht.

Ëndrrat e gjata, të detajuara mund të argëtojnë miqtë që ju dëgjojnë, por s’janë shenjë dhe aq e mirë për ju. Studimet e kryera kanë vërtetuar se njerëzit që zgjohen shpesh natën mbajnë mend me qartësi çdo ëndërr që kanë parë. Pra ti mund të mos jesh duke bërë gjumë të mirë.

  1. Nuk shihni ëndrra fare.

Nëse nuk mbani mend kurrë asnjë ëndërr, mund të vuani nga apnea, çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit. Zgjimet e herë pas hershme ju bëjnë të mos i kushtoni aspak rëndësi gjumit dhe aq më pak ëndrrave.

  1. Shihni shumë ëndrra!

Nëse gjatë gjithë kohës shihni ëndrra – përfshi këtu edhe gjatë dremitjeve të drekës- mund të jeni duke vuajtur nga “narcolepsy”. Ky çrregullim ju bën të ndiheni të lodhur gjatë ditës dhe të dobët. Regjimi i gjumit prishet dhe procesi i ëndrrave nis shumë më herët nga ç’duhet të fillojë në gjendje normale.

l.h/ dita

March 15, 2019 20:08
Komento

1 Koment

  1. # March 15, 23:04

    Dikur i mbaja mend andrrat.
    Sot shume pak dhe ka qe hiq nuk i mbaj mend.
    Nuk me zen gjumi po nuk filloj andrra.
    Ndersa lodhje nuk ndjej fare gjate dites.Nuk ndjeje kurrfare vuajtje shendetesore.
    A duhet te vuaj ngandonji gje apo shkenca mjeksore merret me cfare shkruhet ne librat e mjekesise.Dhe na i servire neve per ti lexuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?