Energji nga dielli. Dy kërkesa për t’i ndërtuar në Elbasan dhe Lushnje

July 29, 2017 21:13

Energji nga dielli. Dy kërkesa për t’i ndërtuar në Elbasan dhe Lushnje

Pas hidrocentraleve, tendenca më e re e investimeve private në energjetikë duket se janë bërë panelet diellore.

Top Channel ka mësuar se vetëm gjatë kësaj jave në Ministrinë e Energjisë kanë mbërritur dy kërkesa të reja nga kompani private për ndërtimin e parqeve fotovoltaike.

Projekti i parë parashikon instalimin e paneleve me kapacitet dy megavat në zonën e ish-kombinatit metalurgjik të Elbasanit. Parku do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 50 mijë metrash katrorë dhe investimi parashikohet të jetë 2.3 milionë euro.

Aplikimi i dytë është i një tjetër kompanie private, e cila kërkon të ndërtojë një park diellor me fuqi dy mega në zonën e Lushnjes. Këto janë vetëm dy aplikimet më të fundit.

Në total, përgjatë muajit korrik në Ministrinë e Energjisë janë paraqitur 4 projekte për ndërtimin e parqeve diellore, kryesisht të vogla, ndërkohë që në proces është edhe një park i madh me fuqi 50 mega në zonën e Maliqit.

Të gjitha këto projekte do të shqyrtohen nga Ministria e Energjisë dhe nëse rezulton se përmbushin kushtet ligjore, atëherë ministria i miraton duke i hapur rrugë ndërtimit.

Ekspertët në Ministrinë e Energjisë thonë se për shkak të klimës, në Shqipëri energjia diellore ka rendiment të lartë. Për këto investime, qeveria garanton blerjen e energjisë me një çmim që do të përcaktohet nga Enti Rregullator i Energjisë.

Por nga projektet e paraqitura ka dhe raste kur bizneset duan ta ndërtojnë panelin diellor për për nevojat e veta energjitike, pasi ulin kostot.

July 29, 2017 21:13
Komento

5 Komente

  1. intelektuali July 29, 21:51

    EKSPERTET NE MINISTRINE E GJIKNUKRIT JANE SI EKPSERTET E ENVERIT

    Po mire keta debile dhe dallkauke te Gjiknurit dhe Edvinit do ta mbushin Shqypnine me panele diellore, por toka poshte tyre cfare do te behet?

    A E KANE MENDUAR EKSPERTET E RILINDJES ENVERISTE SE ME FOTOVOLTAIKET IDIOTE TE TYRE DO TE ASGJESOJNE TOKEN E PAKET BUJQESORE NE ZONAT PJELLORE TE LUSHNJES DHE MALIQIT?

    Po kujt i plas per ca PALO megavate fuqi fotovoltaike te instaluar ne fushat pjellore te Myzeqese dhe Maliqit qe do te thote disa here me pak megavatore energji reale te perftuar, kur vetem nje turbine fshati ne Bjeshket e Nemuna prodhon me shume energji elektrike se te gjithe voltaiket e Gjiknurit dhe te eksperteve te tij dallkauke?

    PO KUSH DO TE USHQEJE ATEHERE SHQYPTARET KUR VATANIN DO TA MBULOJNE FOTOVOLTAIKET E INJORANTIT GJIKNURI DHE TE BOSIT TE TIJ ARTIST EDI RAMA?

    Reply to this comment
    • vera e nxehte July 30, 19:11

      O “intelektual” pa mendje, çeshtje perfitimit nga energjia diellore eshte shume e madhe dhe pa kosto, por mbi te gjitha eshte e paster per ambjentin dhe ti si intelektual qe je mund tu sugjerosh atyre experteve qe ti ndertojne keto panele ne kodra e male dhe jo ne fusha. Keshtu tregon qe je intelektual, por dhe njeri qe ke dy pare mend, jo ne çdo koment tendin keput broçkulla qe s’hahen as me hudhra.

      Reply to this comment
  2. Solar Expert July 30, 13:53

    Rendimenti i Panelave Diellore, maximumi eshte 16%. Ne Shqiperi, ne base te studimeve, informacionit nga NASA, Meteonome, Solar GIS, PvSyst, radiacioni diellor me i madh eshte ne zonen e Beratit, dhe qe investimi te jete i suksesshem, duhet te blihet/garantohet nga Qeveria per 12-13 cent(200% me shume se sa i shitet konsumatorit).
    Referencat mund ti gjeni tek Canadian Solar, Martifer, ABB, Enviromena, Yingli, Compass Solar, Enertronica, Jinko, Kentz, Gehrlicher, MW Solar, Megatron, Morales Mesa, Phoenix Solar, Shunfeng Photovoltaic….

    Reply to this comment
  3. Konti Sbalta July 30, 17:27

    Tokat bujqesore te ruhet , por edhe parqet energjitike te ndertohen.Per kete qellim te caktohen vende te papershtateshme per tu mbjelle me bime bujqesore.Hidrocentralet,po na rrezikojne nga permbytjet ne dimer dhe mungese energjie ne vere.Lete kerkohen e ndertohen burime te tjera energjije.

    Reply to this comment
  4. Konti Sbalta July 30, 17:28

    Tokat bujqesore te ruhet , por edhe parqet energjitike te ndertohen.Per kete qellim te caktohen vende te papershtateshme per tu mbjelle me bime bujqesore.Hidrocentralet,po na rrezikojne nga permbytjet ne dimer dhe mungese energjie ne vere.Le te kerkohen e ndertohen burime te tjera energjije.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*