Energji nga dielli, projekti 72 mln euro në Vlorë

August 24, 2016 15:02

Energji nga dielli, projekti 72 mln euro në Vlorë

Shoqëria “Novoselë Photovoltaic Power Plant”i  ka kërkuar një autorizim paraprak në Ministrinë e Energjisë për të ndërtuar një park fotovoltaik që synon prodhimin e energjisë elektrike nga rrezet diellore.

Sipas projektit që kompania ka dorëzuar synohet të prodhohen 50MW energji për të cilat është planifikuar një vlerë investimi prej 72 milionë euro.

Parku është planifikuar të ndërtohet në zonën e Novoselës Vlorë, por ndërtimi i tij sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës do të kalojë në një procedurë të ndryshme nga ai i koncesioneve të HEC-ve.

Shoqëria ka kërkuar pajisjen me autorizim paraprak në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 822, datë 7.10.2015 “Për miratimin e rregullave dhe procedurave të ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë elektrike, që nuk janë objekt koncesioni”, për ndërtimin e një parku fotovoltaik në Zonën Novoselë të Bashkisë Vlorë me një sipërfaqe totale të projektit 154,59 ha.

Ministria e energjetikës sqaron se “Novoselë Photovoltaic Poëer Plant” ka bashkëpunim me disa shoqëri Gjermane të cilat kanë eksperienca të gjëra në fushën e prodhimit të energjisë nga burimet e rinovueshme.

Por nga të dhënat e ekstraktit në Qendrën Kombëtare te Regjistrimit shihet se kompania  është regjistruar në maj të këtij viti dhe ka dy aksionerë kryesorë njëri nga të cilat është i huaj.

Sipas vendimit të këshillit të Ministrive që ky investim të realizohet duhet që fillimisht Komisioni i vlerësimit të aplikimit të paraqet ministrit, brenda 45 ditëve nga marrja e aplikimit një raport lidhur me miratimin ose refuzimin e aplikimit.

Më pas ministri, në rast të një raporti pozitiv të komisionit të vlerësimit të aplikimit, i lëshon aplikuesit një miratim paraprak për vazhdimin e procedurave për marrjen e të drejtës së ndërtimit.

Miratimi paraprak për vazhdimin e procedurave përmban periudhën kohore brenda së cilës aplikuesi duhet të përfundojë matjet ose studimet e tjera, lidhur me investimin

Aplikuesi, i pajisur me miratimin paraprak i paraqet Ministrisë, brenda periudhës kohore të përcaktuar në miratimin paraprak, me qëllim marrjen e miratimit përfundimtar.

Më pas Komisioni shqyrton, brenda 20 ditëve kalendarike, nga dita e paraqitjes, plotësinë dhe saktësinë e të gjitha dokumenteve të paraqitura nga aplikuesi dhë më pas Ministri i dërgon Këshillit të Ministrave propozimin për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve të reja prodhuese mbi 2 MË, të cilat nuk janë objekt koncesioni./MONITOR

August 24, 2016 15:02
Komento

7 Komente

  1. Vladimir August 24, 20:34

    Ne gjithe ate zone i vetemi vend ku nuk mund te ndertohet eshte fshati i Novoseles se nuk ka hapsiren e nevojshme te lire.
    Pikerisht gazeta dhe kompania emrin e kompanise dhe vendin e quajne Novosele (fshat i ri- emruar keshtu nga administrata e Stefan Dushanit 1000 vjet te shkuara).Te gjithe fshatrat e zones kane emra shqiptare Mifol, Poro, Bishan, Delisuf, Pishporo, Akerni etj
    Jo, si internacionaliste qe jemi edhe kooperativen, edhe ishkomunen edhe kete kandidat kompani, Novosele i quajme. Jemi fantastike.

    Reply to this comment
  2. Qarri i zigurit August 24, 21:24

    Te vere ment kryepalla edi dhe mos permbyse gjithe fshatrat e vjoses. I ka ikur koha hidrocentraleve. Shume shpejt energjia djellore do tja zere vendin.
    Prandaj urgjentisht duhet te anullojevpermbytjen ecqindra fshatrave shqiptare dhe te krijoje nje katastrofe ekologjike.
    Bota ka 100 vjet qe nuk nderton me hidrocentrale. Shqipwria ka shume pak toke dhe nuk mund ti permbyse me qindra fshatea.
    Ndalo abuzimin dhe vjedhjet morevpalle

    Reply to this comment
  3. Sun August 25, 06:48

    I vetmi qe perfiton nga ky “investim” eshte kompania qe do te shese panelet. Fuqia e instaluar do te jete 50 MW por prodhimi do te jete shume i vogel dhe vetem kur te kete diell. Kush e do energjine vetem kur ka diell? Energjia e prodhuar nuk eshte e vazhdueshme por rastesore dhe ben dem ne rrjet. Keto kompani ekzistojne vetem ne saje te subvencioneve qe paguan shteti se kostoja e rrymes se prodhuar eshte shume e larte ne krahasim me koston e rrymes se prodhuar nga hidrocentralet, termocentralet e qymyrit dhe centralet berthamore.

    Reply to this comment
  4. anticensurë 25642654 August 25, 09:29

    foto fantastike për të pasqyruar gomarllëkun njerzor!!
    në foto duken panelet fotovoltaike dhe posht tyre një tokë pjellore!!thjesht jeshil gjithandej!!
    kur shikon gjithë centralet fotovoltike në botë shikon në të njëjtën kohë posht tyre një tokë që përveç shterpsis, shkretëtirës, rërës nuk she fije bari a çdo lloj gjallese!!
    sidoqoftë këtu kemi të bëjmë me shqipërinë dhe shqiptarët!!
    ne mbjellim detin me ullinj e borronica dhe tokën pjellore e mbulojmë me panele fotovoltaike!!

    Reply to this comment
  5. logjika August 25, 12:57

    Sun, sa gabim qe je! Koha ecen dhe sot po ndertohen makina me energji diellore, bile dhe ushqyes xhepi me diell per te ushqyer baterite e telefonave…Po kalkulatriçet i ke pare qe jene me enrgji difuze?!!Edhe nje kujtese: Dhe energjia diellore nuk akumulohet vetem kur ka diell, por mjafton te kete drite difuze, pra dite edhe pa diell dhe kostua eshte vetem vendosja e paneleve diellore dhe mjeteve te tjera si fillim, pastaj energjia eshte falas nga Dielli. Kostot e tjera llogariten mbi bazen e pageses se punonjesve dhe sherbimeve qe i behen panelave te ndertuara. Energjia diellore dhe e eres, eshte perspektiva e sotme per te rekuperuar sado pak shkaterrimin total qe i behet ambjentit.

    Reply to this comment
  6. Arber Iliri August 26, 16:50

    Shume komente koti , ne kete rast investimi eshte plotesisht privat, nuk humbet gje nga parate e qytetareve, nese eshte me fitim per investitorin i lumte, vendi perfiton nje burim te ri energjitik.Uroj te realizohet.

    Reply to this comment
  7. Gjakovari August 26, 20:58

    Ju lutem vëllezër ! Ndërrojani emrin Novosellës sepse është toponim serb që do të thotë Fshat i Ri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*