Energjia, 5807 kontrolle, 122 raste të vjedhjes

February 8, 2015 12:30

Energjia, 5807 kontrolle, 122 raste të vjedhjes

Policia e Shtetit dhe OSHEE vijojnë operacionet e përbashkëta kundër abuzuesve të energjisë elektrike. Sipas një njoftimi zyrtar, në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 135 grupe tëpërbashkëta Polici – OSHEE, çdo ditë. “Janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici­ OSHEE në 5807 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhefamiljarë, janë evidentuar 122 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 122 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 35 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike. Janë shpallur në kërkim 37 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 50persona. Gjithashtu janë ndërprerë 4400 lidhje të abonentve debitorë dhe 122 lidhjetë paligjshme. Si dhe janë kontrolluar 301 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina”, thuhet në njoftimin e policisë.

February 8, 2015 12:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim