Energjia, Braçe: Berisha dhe Basha të bëjnë publike faturat e tyre

November 24, 2014 17:12

Energjia, Braçe: Berisha dhe Basha të bëjnë publike faturat e tyre

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, kërkon që të bëhen publike faturat e energjisë elektrike për ish-kryeministrin Berisha dhe kreun e PD, Lulzim Basha.

Sipas Braçes, Berisha dhe Basha nuk janë parë asnjëherë në sportelet e pagesave të energjisë, për të dhënë shembullin e tyre.

Duhet të zhbëjmë të gjithë vendimmarrjen kriminale të Sali Berishës dhe të gjithë atyre që kanë menaxhuar bashkë më te sistemin elektro-energjetik shqiptar. Nuk ka më kuptim që ne të paguajmë edhe për vendimet e atij. Do ta besoj këtë njeri që i dhimbset buxheti i shqiptarëve, kur ta shikoja njëherë në radhën e pagesës së energjisë elektrike për të dhënë shembullin e tij konkret. E keni parë ndonjëherë Sali Berishën në 22 vjet të shkojë të hyjë dhe të trokasë në sportelin e energjisë elektrike.

T’u japë një shembull gjithë qytetarëve të republikës së Shqipërisë dhe të thotë: Ja unë po paguaj energjinë elektrike. Bëjani njëherë publike faturën e energjisë elektrike se nuk bëhet qameti. Bëjani njëherë të vetme publike faturën këtij njeriu. E ka dyfishin e shtëpisë sime, apo trefishin e shtëpisë që ka babai e nëna ime e të tjerë familjarë të zakonshëm të Republikës së Shqipërisë dhe sinqerisht jam kurioz të di sa e ka faturën e energjisë elektrike ky njeri?

Sa e ka faturën e energjisë elektrike ai tjetri që ka duplex mu në mes të Tiranës dhe e mban të ndriçuar nga mëngjesi deri në darkë. Është kryetari i Bashkisë së Tiranës ky dhe kryetari i opozitës. Të dalin dhe të japin njëherë shembullin e tyre, pastaj të kundërshtojnë çdo gjë politikisht tonën, çdo gjë le ta kundërshtojnë, po le të japin shembullin e tyre të qytetarisë. Është gjëja më minimale që mund të bëjnë”, theksoi Braçe.

 

 

November 24, 2014 17:12
Komento

3 Komente

  1. adeci November 24, 18:25

    E po nese nuk e bejne ata pse nuk e beni juve, ne dore e keni edhe gurin edhe arren.

    Reply to this comment
  2. Jani November 25, 11:50

    Brace ne opozite ishte realist, thoshte se kemi cmimin me te shtrenjte te energjise ne rajon. Brace ne pushtet behet faturist, kerkon te shohe fatura, por ka harruar te flase me per ate ” cmimin me te larte te rajonit “.

    Reply to this comment
  3. orienti November 26, 11:42

    -..me keto zbulime merret Paloka..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*