Energjia elektrike, Veliaj: Do të rimbursohen të gjitha familjet e shtresave në nevojë

October 30, 2014 14:16

Energjia elektrike, Veliaj:  Do të rimbursohen të gjitha familjet e shtresave në nevojë

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, siguroi sot në Parlament se të gjitha familjet e shtresave në nevojë do të marrin rimbursimin për energjinë elektrike. Duke nënvizuar faktin se Qeveria ka marrë gjithmonë vendime në mbrojtje të shtresave në nevojë, Veliaj tha se edhe në rastin e kompensimit të energjisë elektrike, prioriteti i qeverisë ka qenë gjetja e mënyrës për të mos prekur më të dobëtit, duke u siguruar që shtresat në nevojë të kompensohen deri në qindarkën e fundit për çdo ndryshim që do të sjellë heqja e fashës.

“Por, nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të jemi transparentë dhe të tregojmë mënyrën se si i kemi bërë llogaritjet për shtresat në nevojë. Nga llogaritë e fundit, janë 203.928 të cilat do të përfitojnë kompensim për energjinë elektrike, të cilat po të shumëzohen për nga 4-5 anëtarë, shifra shkon në rreth 1 milion qytetarë që do të marrin rimbursimin e energjisë.

E ndarë sipas kategorive në nevojë, shifrat janë si më poshtë:

– Familje me ndihmë ekonomike: 88.094
– Kryefamiljarë në pensione pleqerie e invaliditeti 80.000
– Familje që kanë në përberje PAK 7000
– Të verber (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 13.016
– Para e tetraplegjike (sipas VKM nr. 404, datë 20.6.2012) 6818
– Punonjës buxhetorë me pagë nën 35 mijë lekë në muaj 9000
Por, lind pyetja: A ka një faturë? Sigurisht që po! Por, kjo faturë është sa 1/10 e faturës së abuzimit që ndodh sot me energjinë elektrike. Në qoftë se abuzimi me energjinë elektrike shkon në 150 milion dollarë, fatura e kompensimit për shtresat në nevojë është më pak se 15 milion dollarë.
Pra, ajo që po themi sot është: Kursejmë 150 milion dollarë dhe nga këto para, paguajmë 1/10 për rimbursimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha shtresave në nevojë.”, tha Veliaj.

October 30, 2014 14:16
Komento

1 Koment

  1. Gregori October 30, 20:43

    Ministri me transparent ne llogarite e shtetit me qytetaret dhe te qytetareve me shtetin.
    I lumte qeverise dhe ministrave te saj per keto reforma mese te domosdoshme e transparente.
    Heqja e fashes – me e rendesishme se ngritja e cmimit, te dyja keto perbejne pjesen me te rendesishme te reformes ne sistemin e energjise elektrike, se jemi me mijra familje qe e kemi vuajtur fashen 300 kw, ku me perafersi 100 kw. mbi 300 kw ishin te barabarta me 300 kw e pare
    nje absurditet i padegjuar, pra ne paguanim vjedhesit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*