Shqipëria dhe energjia nga era: Leje e licenca, por zero prodhim

September 10, 2019 18:17

Shqipëria dhe energjia nga era: Leje e licenca, por zero prodhim

Prodhimi i energjisë me mënyra alternative që kanë ndikim minimal negativ në Tokë është një objektivë globale. Një prej këtyre mënyrave, padyshim është përftimi i enegjisë nga era.  Por sipas ministrisë së infrastrukturës dhe energjisë, ndonëse interesi i investitorëve për të ndërtuar parqe eolikë për prodhimin e energjisë nga era, është në rritje, deri më tani, pavarësisht dhënies së lejeve nga disa instanca, ndërtimi është në fazën zero.

Të dhënat zyrtare të raportuara të Planit të Konsoliduar  Kombëtar të Veprimit për Burimet e Rinovueshme të Energjisë, 2019–2020 tregojnë se deri më tani janë dhënë 41 MW kapacitet i instaluar, çka lë të lirë 29 MW për ankande të reja për investitorët.

Në dokument  thuhet: “Deri në 31 dhjetor 2018, janë dhënë në MIE 9MW (3x3MW) impiante eolike deri në 3MW sipas skemës mbështetëse (76€/MWh) dhe 32 MW pa skemë mbështetëse. Në PKVBRE 2018–2020 janë parashikuar 70 MW kapacitete, nga të cilat mbeten pa u “konsumuar” edhe 29MW.

Me gjithë këto zhvillime të fundit, shfrytëzimi i energjisë së erës në vendin tonë nuk ka filluar ende, por ka një shprehje shumë të madhe interesi nga investitorët e huaj në vitet 2009– 2016 të cilët pjesërisht, kërkojnë të adoptohen me legjislacionin e ri”.

I njëjti raport nënvizon se deri në fund të vitit 2016, nga ERE-ja, janë licencuar 15 kompani, për të prodhuar energji elektrike nga parqe me erë, me një fuqi të instaluar prej rreth 1,600 MW, të cilat shtrihen kryesisht në zonën bregdetare të vendit, duke filluar nga qarku i Lezhës në veri, e deri në rajonin e Sarandës në jug. Aktualisht, as një investim nuk ka filluar.

Në dokument theksohet: “Si rezultat i këtij interesi deri në vitin 2017, që kanë aplikuar për parqet Eolike 30 shoqëri, nga të cilat 7 prej tyre janë licencuar nga ERE-ja, më tej Ministria përgjegjëse për Energjinë ka dhënë 23 leje, ndërsa me autorizimin paraprak janë pajisur 16 shoqëri. Me vendim Qeverie është dhënë leja e ndërtimit për 4 shoqëri.

Nga ERE në aktivitetin e ndërtimit, instalimit, të centraleve eolike kanë një afat 3-vjeçar dhe atë të prodhimit të energjisë elektrike, për një afat 30-vjeçar. Bie në sy kapaciteti i parashikuar për instalim që është 4,029.6 MW dhe totali i premtuar i investimit rreth 5 miliardë euro licencuar”.

e.ll./dita

September 10, 2019 18:17
Komento

6 Komente

  1. Dreri September 10, 21:23

    Domosdo faji eshte i qeverise se nuk ka krijuar kushte te favorshme per investitoret!
    Kulmi,se paskan vene edhe kufij keta leckamanet qe te mos jepen leje shume se behet nami me prodhim!
    Mortja qe nuk ju ha o halldupe antishqiptare!

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 10, 22:37

    MULLINJTE ME ERE TE ERES SI HEC-ET MBI PERRENJTE E THATE TE FAHRUDINIT

    Nga gjithe keto shifra dhe te dhena nuk del e qarte: A ka ndonje Institucion Shteteror apo privat qe te llogarise sa energji elektrike ne vit parashikohet qe do t’i japin keta gjeneratore me ere si “Mullinj me Ere” sistemit tone kombetar?

    sepse:

    Ashtu si per HEC-et qe po ndertohen masivisht mbi perrenjte e thate qe punojne kur ka uje nga Zoti dhe pushojne kur ka thatesire nga Zoti, edhe “Mullinjte me Ere” te ERE-s albaneze punojne kur ka ere dhe pushojne kur nuk ka ere, prandaj edhe kapacitetet e fuqise se istaluar tek keta gjeneratore nuk tregojne kurgje,

    Nga ana tjeter:

    Dihet se ndikimi i ketyre gjeneratoreve me ere eshte mjaft negativ per zogjte dhe faunen e zones, por edhe per banoret vendas lidhur me decibelet e zhurmes qe leshojne papushim kur punojne dhe vendi yne nuk ka shume zona te “lira” dhe as lluksin per ta mbushur Vatanin me “Mullinj me Ere” te Ere-s qe nuk ka bere te pakten nje studim mjedisor apo fisibiliteti qe po te llogaritesh fuqite e instaluara dhe sikur te kete ere per gjithe vitin, energjia elektrike e prodhuar eshte nje palo gje ne krahasim me ate qe kerkon zhvillimi ekonomik i Shqypnise.

    Reply to this comment
  3. Zorro September 11, 00:57

    Nuk ka nevoje te besh studime per “mullinjte me ere”,sepa frike mund te ndertohen ne dhjetra km ne karaburun qe te furnizojne te gjithe jugun!

    Reply to this comment
  4. Zorro September 11, 00:58

    Nuk ka nevoje te besh studime per “mullinjte me ere”,se pa frike mund te ndertohen ne dhjetra km ne karaburun qe te furnizojne te gjithe jugun!

    Reply to this comment
    • intelektuali September 11, 07:04

      Zorra:

      Vetem debilet dhe dallkauket enveriste bejne investime pa bere studime paraprake per fisibilitet dhe pa ditur se cfare do te fitojne, Karaburuni me “K” te madhe nuk eshte shkretetire, por nje vend me te ardhme te madhe turistike, i bekuar nga Zoti me flore dhe faune te pasur qe “Mullinjte me Ere” te ERE-s dallkauke albaneze dru me pre do ta shkaterrojne totalisht, nderkohe qe nuk dihet se sa energji elektrike do t’i japin sistemin kombetar kapacitetet e instaluara, te cilat me syrin e nje specialisti te thjeshte duken “palo gje” me ate qe kerkon zhvillimi ekonomik i vendit per vitet e ardhshme,

      prandaj:

      Pa i dhene pergjigje pyetjes:

      SA ENERGJI ELEKTRIKE NE TOTAL DO T’I JAPIN SISTEMIT ENERGJETIK KOMBETAR “MULLINJTE ME ERE” TE ERE-S NE VIT DHE SA PARA DO TE FITOJE INVESTITORI NGA SHITJA E ENERGJISE ELEKTRIKE?

      Zor se do te gjendet investitor qe te hedhi parate e tij badiava si Don Kishoti dhe Sanco Panca ne romanin e tij famoz historik.

      Reply to this comment
  5. Vito mashtruesi, shoku i Nikos September 11, 08:44

    Ornela Liperi e Varuzhan Piranjanit flet per mullinjte e eres.
    Para disa ditesh emisioni Stop tregoi historite e nje mashtruesi nga Italia, Vito Ludoviku, , shok i ngushte dhe bashkemashtrues me vellain e Ornela LIperit te gazetes Monitor. Mashtrime qe lidhen me kultivimin e kermillit, buallit e te tjera mashtrime.
    Une kam 2 vjet qe e kam nickun me emrin e ketij mashtruesi dhe vellait te gazetares Ornela.
    Kjo zonja ben gazetari dhe ve gjoba per indivde e biznese.
    Te perhapesh lajmet e saj ben njelloj bashkefajtorin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*