Energjia për prodhimin e bukës, ERE: Bukëpjekësit, dy kontrata me OSHEE

May 2, 2018 16:12

Energjia për prodhimin e bukës, ERE: Bukëpjekësit, dy kontrata me OSHEE

Reagimi i Entit Rregullator të Energjisë nuk ka vonuar shumë, pas paralajmërimit të shoqatës së prodhuesve për rritjen e çmimit të bukës.

Kryetari i Entit, Petrit Ahmeti, tha se çmimi favorizues i energjisë prej 7,6 lekësh për kilovat orë do të aplikohet vetëm për ato biznese që merren me prodhimin e bukës.

“Vendimi i Entit Rregullator të Energjisë lidhet vetëm subjektet që prodhojnë bukë”, tha Ahmeti.

Për subjektet e tjera, që krahas prodhimit të bukës shesin dhe produkte të tjera, çmimi do të jetë 14 lekë për kilovatorë.

Nuk do të ketë ndryshime tarifash për subjektet e sipërpërmendura, dhe sipas Entit e vetmja zgjidhja për to do të ishte ndarja e aktivitetit të furrës me veprimtarinë tjetër.

“Ky është një konflikt që zgjidhet vetëm me një investim që ai të ndryshojë, ose ta ketë me vete kontratën për çfarëdolloj pajisje tjetër që ka përveç furrës së bukës, kjo është zgjidhja praktikisht në lidhje me këta konsumatorë”, tha Petrit Ahmeti, kryetar i ERE.

Ky konflikt mes shoqatës së prodhuesve të bukës me operatorin e shpërndarjes së energjisë ka nisur këtë vit, pasi OSHEE në rishikimin e kontratave të furnizimit ka përjashtuar nga çmimi i reduktuar prej 7.6 lekësh subjektet që, krahas prodhimit të bukës, merren edhe me shitjen e prodhimeve të tjera të brumit dhe ëmbëlsirave.

s.a/dita

May 2, 2018 16:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim