Engel-Bashës: Konsensusi garanton një drejtësi të pandikuar politikisht

July 29, 2016 18:09

Engel-Bashës: Konsensusi garanton një drejtësi të pandikuar politikisht

Në ditën e fundit të Konventës Kombëtare të demokratëve, ku Hilari Klinton pranoi nominimin për kandidate për presidente të SHBA-ve, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorë dhe kongresmenë mes të cilëve dhe me bashkëkryetarin e Komitetit për Europën, Eliot Engel.

Në njoftimin e zyrë  së shtypit në PD thuhet se Engel ka vlerësuar kontributin e rëndësishëm të zotit Basha dhe PD për reformën në drejtësi. Zoti Engel e përgëzoi zotin Basha për lidershipin e treguar  për të sjellë në fund një reformë bazuar nga standardet më të mira të rekomanduara dhe nga Komisioni i Venecias dhe miratimin me konsensus të saj.

“Konsensusi  ishte e vetmja mënyrë për të garantuar një drejtësi të pandikuar politikisht”, theksoi Engel duke përgëzuar zotin Basha për qëndrimin e tij parimor.

Nga ana e tij Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e madhe që SHBA i ka dhënë Shqipërisë në këtë proces i cili ishte kompleks dhe i vështirë, por në fund produkti është ai nga i cili përfiton çdo qytetarë.

“Pas dekriminalizimit dhe reformën në drejtësi,-zoti Basha ka theksuar- se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë sfida e ardhshme për Shqipërinë”. Për këtë Basha kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e zotit Engel dhe të Komitetit për Europën në kongresin amerikan.

Kongresmeni Engel ndërsa theksoi se një vend nuk mund të bëj progres nëse nuk garanton votën e lirë të qytetarëve të tij ka ofruar mbështetjen dhe gadishmërinë për të kontribuar në të gjithë procesin që do të sjellë një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhorë në Shqipëri.

July 29, 2016 18:09
Komento

3 Komente

  1. Andi1 July 29, 18:24

    Cfare lajmesh?!

    Reply to this comment
  2. e turpeshme July 29, 18:34

    nuk ma mori mendja ne 1991 se do perfundonte keshtu miqsia shqiptare-amerikane.

    edhe nje budalla e di se reforma ne drejtesi eshte nje skenar I lexueshem por dhe I qelbur qe basha te vije ne pushtet.

    eshte e cuditeshme qe horri I kombit azem hajdari (e shoqja) kishte te punsuar ne bashkine e lulit djalin e azemit kirin..kurse e bija e rudina ka punuar per nje kohe te ky qe ka musteqe

    e turpeshme

    pastaj pyesin…pse po behet enveri profet ?

    Reply to this comment
  3. shakate e kripura te Luces July 29, 19:23

    zoti engel engjellori
    ky fytyra qe keni perballe eshte tradhetar-vrases-megahajdut

    te “mbeshtetni reformen ne dreqesi” me kete kriminel eshte mi i rende se cdo lloj poshtrimi.

    nqs amerika duhet te vendose k/m ne 2017 kete kriminel per “aresye sekrete” me mire drejtohuni shqiptare me keto fjale:

    o miq shqiptare per hatrin e engjelloreve ju lutem votojeni kete kriminel.

    ne kete rast do ta votoja me deshire lul-kriminelin por me dy kushte:
    te mos flasim me per demokraci ne shqiperi..dhe e dyta para ambasades amerikane te rruga elbasanit rivendosni permendoren e enverhoxhes 45 vjet e luftuam dhe na mundi dhe i vdekur

    Tolerimi qe po i ben opinioni shqiptar LUL kriminelit dhe keta engjellore (ne fakt atyre qe jane pas tij se Luli eshte vetem per revista play boy) na ben te mendojme se Enver Hoxha nuk ka qene aq diktator sa thuhet por paska qene ai popull nje staj me lepuj, zvarranike dhe vampire qe deri tani te vetmin sukses qe kane patur keto 25 vjet ka qene kanibalizmi me kockat e tij qe i ka servirur guzhinjeri elez biberaj me kasapin e tij berishe.
    PRA KUSH ESHTE KY LULUSHI YNE QE DHE KUR VRET BUZEQESH…

    Te pakten per vitet e fundit ne gazeten e Meros kemi lexuar me fakte se ky k/kriminel ka kryer keto vepra penale dhe aktivitete te dyshimta:
    1….Qe adoleshent punon kamarier ne aeroportine Rinasit (me cimka)
    2….Jo rastesisht dergohet ne Hollande ku flitet se zoteronte nje pashaporte amerikane qe nuk ju sqarua kurre burimi
    3…Ka fakte qe gjate punes ne Kosove me rroge perrallore ka punuar per sherbimet serbe ne dem te UCK
    4..Ka fakte qe gjate punes ne Kosove ka hyre ilegal ne Shqiperi dhe ishte pergjegjesi per dosjen e shtepise verdhe ne Burrel
    5..Si minister Transporti eshte pergjegjsi NR-1 per vjedhjen e 300 miljon dollareve ne rrugen e kombit.Kujtojme keto nje ambasadore amerikane qe i shkonte per vizite private ne shtepi dhe Foreign Policy Journal ne Amerike qe akuzonte dhe Lul Bashen , Bechell-in dhe Dellin e Kosoves per nje dem prej gjysem miliardi dollare..
    6…ka kontribuar per mbylljen e krimit Gerdecit
    7….Si deputet i Elbasinit me Alibeun ka liruar nga burgjet kriminele teper te rrezikshem per votimet e2009 qe eshte vertetuar nga ambasada amerikane
    8-…Si minister e jashtem ka shitur si Ahmet Zogu ne bashkpunim me mobsterin Berishe pjese te detit Jon.
    9…Si minister e jashtem ka miartuar ngritjen e varrezave te ushtareve greke sipas vijes imagjinare te Vorio Epirit
    10..Si minister i brendshem eshte fajtori kryesor bashke me berishoviqin per vrasjen e kater protestuesve ne 21 janar
    11…Eshte bashkfajtor me berishoviqin per vjedhjen e bashkise tiranes bashke dhe me nje mengperveshur qe diten ishte me Ramen dhe naten flirtonte me Lulin..
    12….Eshte bashkfajtor me berishoviqin per uzurpimin e shtepise qendrore te MMP
    13….Kreu aktin naziskin te heqjes se tabeles rruges te deshmoreve te 4 shkurtit dhe vendosi emrin e nje nipi te xhaferr deves
    14….Kreu aktin anti kombetar qe pruri eshtrat e zogut pikerisht diten e clirimit te Tiranes nga Fashizmi
    15…Se bashku me bash-kriminelin berishoviq kane pjese ne eleminimin politik dhe fizik te Sokol Olldashit.
    16…Mori pjese ne kompllotin anti-Rame kur i shkeli Arvizuse “vijen e kuqe’ me deshiren e ketij te fundit ne 15 nendor 2013 ne ceshtjen e fabrikuar te LHL
    17…Po merr pjese ne kompllotin anti-Rame qe disa sherbime inteligjente te cuditeshme kane shpikur “REFORMEN NE DREJTESI” per te prure ne fuqi Djallin Lul ose Malltez ne nje kohe shume te afert..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim