Engel: Reforma Zgjedhore duhet kthyer në ligj, masat e mëtejshme janë të nevojshme

June 13, 2020 08:33

Engel: Reforma Zgjedhore duhet kthyer në ligj, masat e mëtejshme janë të nevojshme

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot L. Engel tha se marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri duhet të kthehet në ligj.

Ai tha se ajo përfshin disa hapa pozitivë përpara, por la të kuptohet se ka ende mangësi.

Ajo përfshin klauzola për depolitizimin e administratës së zgjedhjeve, zgjerimin e transparencës dhe më shumë pavarësi për punonjësit e zgjedhjeve. Çka është më e rëndësishme, do t’i hapë rrugën Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet të kthehet në ligj”, tha ai përmes një deklarate.

Por kongresmeni Engel shton se “parlamenti duhet të marrë në konsideratë të gjithë zërat”.

Dhe në të ardhmen e afërt të shqyrtojë një masë shtesë në të ardhmen e afërt që të përfshijë lista të hapura dhe t’u jape mundësi shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë në diasporë që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021nga vendi i tyre i rezidencës”, thotë zoti Engel në deklaratë.

Ai i bën thirrje “miqve të tij në Shqipëri, të vazhdojnë të punojnë për reformën zgjedhore, në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me themele të forta dhe me bazë të gjerë”.

Javën që kaloi në Shqipëri, palët politike arritën marrëveshjen për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore.

Por deputetë të opozitës parlamentare kanë thënë se mund të mos miratojnë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

Ata po kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin e emigrantëve. / VOA

 

o.j/dita

June 13, 2020 08:33
Komento

9 Komente

  1. Qytetar June 13, 10:58

    Burre i nderuar,i sinqerte e me reputecion te madh, gjithmone ne mbeshtetje n tone, qe politika shqiptare duhet te kete ne vemendje urtesine e tij ne fjalet qe thote per te ardhmen e demokracise ne trojet shqiptare.

    Reply to this comment
  2. xxx June 13, 13:34

    Reforme zgjedhore i dhane emrin, por nuk eshte e tille. Eshte statuquo, per ndarje pushteti. Si mund te jete kjo rruga drejt demojracise.
    Engel me kete deklarim nuk e ka mbrojtur demokracine. Listat e hapura jane kerkese iminente. Partite nuk jane grupime personale kryetaresh qe ju uzurpojne lidershipin. Nuk beri me shume Sali Berisha. S’ka dallim mes Rames e Berishes. Nese nuk shihet kjo tani, eshte ceshtje kohe se rruga e keqe te nxjerr heret a vone ne shtegun e vrasjeve e dhunes.

    Reply to this comment
  3. jetimet e 21 Janarit June 13, 14:36

    Engel,me prostatin si ke qene?Mos kerko te shurrosh akoma 30 vjet ne shqiperi ku dhjesin tere koloboracioniste zogolljanet zogistet e mergates se qyqeve ne ameriqi dhe bejne shurret tere agjenturat biberajt beogradasit berishat e ktrushkes serbi….

    Reply to this comment
  4. Adih June 13, 17:01

    Z Engel .feleminderit ,per ndihmen tuaj .Per cfare citoni ju me shume te drejte ,eshte sistemin Mazhoritar dhe me lista te hapura ,dhe votimi i refugjateve shqiptare kudo ku jane e punojne ,eshte me se i domosdoshem .Por pema e PPSH te diktatures se dikurshme , e ndare ne tre pjese keto 30 vitet e fundit ,nuk e honeps perparimin ,ka frike si i rreshqet cdo gje ,por une si qytetare i thjeshte shqiptar qe jam ,shpresen e vetme dhe te fundit e kam tek opozita sotme parlamentare .Te shoim ,dhe populli shqiptar do i jete mirenjohes per jete ketyre 39 deputeteve te parlamentit ne opozite .
    Respekte dhe faleminderit sinqerisht per interesimin tuaj , i nderuar z Engel.

    Reply to this comment
  5. Ethem Lalaj June 13, 17:01

    DITA:Kongresmeni nderuar po thote nje te vertet te mire por te hidhur per Ambasadoren e tij ne Tirane qe e mbeshteti S.Sht-Pompeo.
    Ambasadorja doli kunder OSBE/ODHIR,KM RAMA,DEPUTETEVE TE RINJ,SHOQERISE CIVILE,80 % TE POPULLIT…Per depolitizimin e komisioneve Zgjedhore,duke i bere qejfin Opozites se rruges dhe PPP Europiane.Zotria Engel te merret vesh me te tijet dhe Kuvendi Shqiperise te votoi kerkesat e opozites Kuvendore per 1-Lista re hapura
    2-Depolitizim te komisionerve
    3-Votim te Emigranteve
    4-Kualicione pas(jo para)zgjedhore
    5-Dalja e rezultatit te votimit per 4,5..ore nga qendrat e votimit,etj.

    Reply to this comment
  6. Petriti June 13, 17:27

    Kush ia beri kete komplot antidemokratik te kryetareve “listaberes” Shqiperise?
    Dyshja e pandare Berisha-Rama.
    Shqiptare zgjohuni!
    Ata nuk jane armiq te njeri tjetrit, por jane binjake pardesybardhe te rezikshem per Shqiperine, per te ardhmen tuaj.
    Ata nuk rrojne dot pa njeri tjetrin (po te bjere njeri merr me vete edhe tjetrin)..
    Pa kuptuar kete (pa hequr dore nga tifozlleqet percarese me “socialiste” e “demokrate”), ne Shqiperi nuk do te kete demokraci e ne si popull jemi te marre fund!!!!

    Reply to this comment
  7. Gzim Kulufi June 13, 18:51

    Zoti Engel, ashtu si emancipimi i gruas tregon emancipimin e gjithe shoqerise, ashtu dhe depolizimi i Komisionit Qendror (dhe periferike) i Zgjedhjeve tregon emancipimin politik te shoqerise. Ky depolizim i ketij (dhe ketyre) komision-i/-esh do te vije se s’ben! Por nuk eshte kjo pika kryesorje e problemit me zgjedhjet ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  8. Piro June 13, 20:30

    Petrit, ti ke te drejte.
    Ne qofte se ne nuk kemi kuptuar dot edhe sot pas 30 vjetesh se kush jane pardesybardhet qe po e rrjepin kete popull, atehere mire te na i bejne se ne jemi nje popull budalla qe nuk meritojmeqeveri te mire.

    Reply to this comment
  9. Tori June 14, 09:17

    Adih,mos mbaj kot shprese tek deputetet “opozitare” parlamentare. Nuk besoj kurre se ne politike do te kete ndonjehere njerez te ndershe sepse vete politika eshte e pandershme.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim