Enigma plakë e dosjeve dhe dy emra që kanë bashkëpunuar me Sigurimin

Bedri Islami December 5, 2014 22:00

Enigma plakë e dosjeve dhe dy emra që kanë bashkëpunuar me Sigurimin

Enigma e dosjeve, të hapen apo të mos hapen, është bërë tashmë si një zonjë plakë, e cila herë pas here peshon ngjarjet që kanë ndodhur duke i luajtur syrin pushtetit, dhe herë të tjera, zgërdhihet duke qenë me kokën në supin e opozitës. Kjo nuk ka ndodhur vetëm sot, kjo është një lojë e hapur menjëherë pas vendosjes së pluralizmit, dhe janë thënë shumë mendime, pro e kundër, sa që nuk besoj të jenë dhënë për një enigmë tjetër. Të gjithë ata që kanë qenë në pushtet e kanë përdorur enigmën e dosjeve si një shuplakë që mund t’i vërsulet kujtdo që është në anën tjetër të barrikadës, e në të njëjtën kohë, oligarkë të politikës, sidomos Berisha, e ka përdorur atë edhe në shërbimin e tij të brendshëm, për të bërë zap ata që mund të rebeloheshin.

Në fakt, fillimi i pluralizmit politik në Shqipëri i vuri në lojën e politikës shumë nga të cilët kishin pas vetes një qerre me mëkate, dhe, për të tërhequr atë do të duhej një mbështetje e fuqishme, të cilën mund ta jepte vetëm opozita e asaj kohe, në gjirin e së cilës mund të fshiheshe shumë lehtë. Socialistët, duke e ndjerë rrëshqitjen nga pushteti, e disa prej tyre kërkonin të shpëtonin në vitin 1991 sa më shpejt kur nuk kishin asgjë në dorë, meqenëse kishin qenë në pushtet prej një kohë të gjatë, e për më tepër edhe në zgjedhjet e marsit 1991 ishin ende parti fituese, bënë kujdesin që në mesin e tyre të kishte fare pak, në mos fare, ish bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, sidomos prej atyre që kishin pasur aktivitet të rëndësishëm. Farsa politike që bëri më pas Berisha me një të ashtuquajtur Komision, nuk ishte asgjë tjetër, veçse shprehje e trishtimit të tij, kur befas, si president, vuri re se sa shumë kishin depërtuar në partinë e tij, ndonjëri nga të cilët ishte titullar i lartë qeverisës.

Partia Demokratike nuk e kishte luksin deri në mesin e vitit 1992 të kishte njohuri për dosjet. Asaj iu afruan edhe figura të mbështjella me enigmë, ndonjëri nga të cilët do të bëhej më pas figurë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë, megjithëse kishte qenë dy herë i përfshirë në rrjetet e shërbimeve sekrete, në fillim nga UDB-ja e, më pas, edhe nga Sigurimi i shtetit shqiptar. Berisha do të jetë ndjerë i habitur se si njëri nga njerëzit e tij të afërt në pushtet për më shumë se 14 vite kishte qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, i fshehur pas emrit të dytë “Hutini”, por njerëzit e tij kishin ndërhyrë deri në Gjykatën Kushtetuese për të nxjerrë të larë nga gjynahet një njeri që për gjithë këto vite kishte bërë qindra denoncime e kishte provokuar dhjetëra njerëz të pafajshëm.

Se deri ku kishin hyrë njerëzit me dosje në opozitën e asaj kohe (dhe të tashme) tregon edhe një shënim i avokatit Nafiz Bezhani, të cilin po e sjell më poshtë:

“Komisionit i erdhën kërkesa të shumta nga parti të krahut të djathtë për të kontrolluar figurën e anëtarëve të kryesisë së tyre. ….U verifikua kërkesa e parë, por u vendos të mos jepej asnjë përgjigje, për shkak se, nga të shtatë anëtarët e kryesisë, tre rezultuan bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit. Dhe nga këta, dy ishin të persekutuar politikë”.

Rustem Gjata

Rustem Gjata

Jozefina Topalli

Jozefina Topalli

Kryetari i një partie tjetër të djathtë kishte deklaruar me mburrje se kishte kaluar kufirin e Shqipërisë më se dhjetë herë për llogari të UDB-së, për të rrëzuar komunizmin. Ndoshta është shembull i largët, por duhet të jetë ende në kujtesën e njerëzve shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Grupi fraksionist kërkonte verifikimin e figurës së Sali Berishës dhe të Pjetër Arbnorit, duke këmbëngulur se, i pari mund të ishte edhe bashkëpunëtor i UDB-së. Por, për të hapur dosjet e një partie rivale, fillimisht duheshin parë dosjet e tyre. Nga nëntë fraksionistët, dy nga ata që bënin më shumë zhurmë, kishin qenë prej shumë viteve bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, me dosje të mëdha. Njëri do të njihej si “Sqepari”, ndërsa tjetri si “Trëndafili”. Një tjetër personalitet i lartë politik i kohës do të njihej si “Pashtriku”, i cili, megjithëse nga një familje e persekutuar, kishte preferuar t’i shërbente Sigurimit të Shtetit.

Shembujt që solla më lart nuk do të jenë të vetmit. Sipas një statistike të kohës, Sigurimi i Shtetit ka pasur rreth 1 mijë e 400 punonjës, ndërsa bashkëpunëtorët ndër vite kanë qenë rreth 400 mijë vetë. Është një shifër e frikshme, por jo të gjithë kanë qenë aktivë. Disa prej tyre janë nënshtruar pas torturave, disa të tjerë pas një shantazhi ose një premtimi për një të drejtë studimi, një vend pune; ka nga ata që pranuan të bëhen pjesë e Sigurimit të Shtetit sepse ishin zënë në një vepër tjetër penale; por ka edhe nga ata që u bënë me dëshirën për karrierizëm, nga shpirti i keq, nga bindja se të jesh syri e veshi i regjimit është privilegj. Shpesh herë, pikërisht këto të fundit, kanë qenë më të egër, më të dhunshëm dhe më provokues se sa vetë punonjësit e Sigurimit të Shtetit. Megjithëse edhe mes tyre, sadizmi, si një mjet i detyrimit, ka qenë i pranishëm.

Unë nuk jam ndër ato që mendoj se të gjithë ata që kanë punuar në sistemin e punëve të brendshme kanë qenë agresivë, të dhunshëm, përbindësha. Si kudo, edhe mes tyre, në jo pak raste, ka pasur figura që i kanë qëndruar kohës. Ende në qytetin e Shkodrës ka njerëz që kujtojnë për të mirë ish shefin e Degës së Punëve të Brendshme, çamin Hilmi Seiti, apo shkodranin Reshat Gjyli. Por këto janë përjashtime nga rasti.

Dosjet duhen hapur, ata nuk duhet të jenë më mollë sherri, dhune psikike dhe provë force mes dy partive politike, pasi ata nuk i përkasin vetëm atyre. Në dosje është pjesë e rëndësishme e jetës së një populli, i cili i ka bartur mbi vete tallazet e atyre që u bënë pjesë e dosjeve. Loja e partive politike me dosjet, të hapen apo të mos hapen, duhet të ketë një fund. Secili duhet të dijë pr fatin e tij, megjithëse do të jetë e vështirë.

Personalisht kam pasur rastin që në vitin 1991 të lexoj vetëm një dosje, e cila kishte të bënte me një njeri të afërt me mua. Kureshtjes për të ditur nuk i shpëton askush, e po ashtu as tundimit për të ditur një të vërtetë. Ishte dosja e parë dhe e fundit që kam pasur nëpër duar dhe shpesh herë mendoj se ende më djegin gishtërinjtë tek shfletoja ata faqe të zverdhura, tek shihja shkronjat që po veleshin nga koha, dhe mendoja për ata që i kishin shkruar, tinëzisht e pabesisht. Disa kishin qenë shokë të të ndjerit, disa ndjekës të tij, por kishte pasur edhe të tjerë që nuk kishin pranuar të deklaronin asgjë negative. Mes gjithë asaj tymnaje më mbetën në mend emrat e Thoma Litit, një sarandiot që kishte jetuar në veriun e Shqipërisë dhe që kishte ruajtur dinjitetin e tij, dhe më pas, një çift nga Lezha, Rrok e Albina Kodheli, miq të afërt të të ndjerit, të cilët pasi nuk kishin pranuar të bënin asnjë kompromis, do të kishin një pasojë të hidhur jete.

Këto ishin të paktë, por edhe emrat e atyre që qëndruan në një kohë të vështirë, është mirë të dihen dhe të ketë mirënjohjen ndaj asaj që sollën.

Mendimi im vetjak është që dosjet duhen hapur. Për disa arsye, disa nga të cilat kanë të bëjnë me politikën, e disa të tjera me jetën njerëzore. Dosjet e njerëzve të politikës, të medias, të strukturave të gjyqësorit, të administratës së lartë, të shërbimeve speciale, të mbrojtjes, ku ende disa gjëra janë tabu, ata duhen hapur. Nuk mund të besoj se një njeri, i cili për shumë vite resht, me vullnetin e tij apo i thyer nga presioni, është ende i aftë të bëjë ndershmërisht një punë të paqme dhe të mos thyhet. Unë do u thoja atyre që kanë qenë pjesë e kësaj loje jo të ndershme se, koha juaj shkoi; është mirë të mos jeni pjesë e së tashmes, por duhet të zbardhet ajo që është e rëndësishme nga e djeshmja juaj. Katarsisi i politikës është themelori, ashtu si edhe i strukturave të larta të shtetit. Unë mund të besoj se një njeri i dosjeve tashmë ndjen pendimin e tij, e njeh këtë realitet, ndoshta e shijon edhe më shumë se sa të tjerët, por nuk mund të jetë pjesë ndërtuese e saj.

Dosjet duhen hapur edhe për arsyen e saj njerëzore. Droja se pas tyre mund të ndodhin akte të rënda hakmarrje, ose, edhe më keq se kaq, mund të fillojnë hasmëri të shumta, nuk është e natyrshme. Shumica e atyre që janë dënuar e dinë ndoshta më mirë se sa dosjet e mangëta të sotme, se kush i ka dënuar në të djeshmen. Gjyqi, ndoshta i fundit politik, në qytetin e Shkodrës, kundër Rustem Tabakut e Enver Bicakanit, të dënuar me vdekje nga një gjyq i drejtuar nga Rustem Gjata, ishte mes të tjerave, qesharak, edhe për vetë denoncuesit e tyre. Provokues të shumtë ishin futur mes atyre njerëzve, disa nga të cilët krejtësisht të pashkolluar, kishin luajtur me vuajtjen dhe mundimin e tyre, punën e rëndë në një kaldajë, dhe nga ana tjetër me një mendim që kishin shfaqur dy ushtarakë, për të shkuar tek marrja e dy jetëve.

Dosjet që kanë krijuar probleme të mëdha politike duhen hapur të parat. Dhe bartësit e tyre, të paktën për ata që i bartën pasojat, duhen të jenë të njohura. Për të shkuar më tej: për të mos lënë mjegullën e denigrimit të jetë mbi kokat e njerëzve. Për shumëçka nuk jam i një mendjeje me zonjën Topalli, ish shefen e parlamentit, por dua të besoj se fakti që drejtori i famshëm i Institutit të Misrit e Orizit, shkencëtari Hysen Laçej, ishte një njeri i skeduar, nuk ka të bëjë me informacionet që thonë se janë dërguar prej saj si “Dizenjatorja”. Mëria politike nuk ka të bëjë me të vërtetat, dhe nëse kjo ndodh, atëherë do të thotë se njëri nga fiset më të tabanshëm në Shkodër, Çobajt, paskan humbur shumë nga vetja. Personalisht, nuk e besoj, nuk dua ta besoj.

Nëse do të ishte në dorën time, dosjet e para që do të hapja do të ishin pikërisht ato që janë krijuar nga informacionet e dhëna nga ish komunistët dhe punonjësit e sferave të larta. Pse e them këtë? Sepse në Shqipëri ka pasur një ligj, i cili e ndalonte pjesëmarrjen e komunistëve si informatorë të Sigurimit të Shtetit, duke shkuar nga deviza se, partia e kontrollon atë dhe jo Sigurimi të kontrollojë partinë. Përjashtimet nga ky rregull, janë bërë në shumë raste nga devotshmëria e paprinciptë e këtyre njerëzve, të cilët, për vetë pozitën e tyre dhe statusin, kanë qenë më të rrezikshëm, sepse ishin edhe më të besuar. Të njëjtën gjë do të kisha bërë me informacionet e dërguara nga sekretarët e partisë, që nga dikasteret e deri tek fakultetet, sepse shpesh herë nga informacionet e tyre kanë filluar proçese të rëndësishme. Për të vazhduar me dëshmitarët e rremë, të sajuar vrimave. Në gjyqet kundër Frederik Rreshpjes, poetit të shquar migjenian, dëshmitarët më të shumtë do të ishin nga ata që kishin pirë kafe me të, që e kishin vizituar, që e kishin provokuar. Dhe kështu, shumë vite të begata të jetës së poetit, mbetën në shkretëtirë.

Dhe një fund për veten:

Jeta është treguar bujare me mua. Sikur një minutë të vetme të kisha qenë hallkë e këtyre strukturave, do e kisha thënë ndershmërisht, do të isha tërhequr në jetën time vetjake, dhe publicistika do të kishte qenë e largët për mua. E solla këtë mbyllje, sepse, në fund të fundit, unë i respektoj ata njerëz, qofshin edhe publicistë apo të politikës, që ndershmërisht, tepër hapur e pa bujë, e kanë pranuar faktin se në një moment të jetës së tyre janë thyer, kanë ulur kokën, por kanë gjetur forcën për të marrë veten, që jeta e tyre të mos jetë pjesë e jetës së prishur të dikujt tjetër.

Vetëm të marrët dhe të vdekurit nuk ndryshojnë, më thoshte një natë në Gjenevë miku im i vyer, Adem Demaçi. Të gjallët ndryshojnë. Mund të besohet në ndryshimin e tyre, nëse ata janë vetë pjesë e këtij ndryshimi, dhe kjo fillon nga sinqeriteti i njohjes së një faji që kanë bërë, ndoshta edhe të ngushtuar nga rrethanat e jetës.

Bedri Islami December 5, 2014 22:00
Komento

40 Komente

  1. Kris December 5, 15:57

    Keta spiune po e turbullojne prape Shqiperine. Shqiperia ka nevoje per stabilitet dhe Bershes nuk i duhet. Basha eshte si nje femije qe i ka hyre lepurri ne bark.

    Reply to this comment
  2. XUME PROTOPAPA December 5, 16:18

    I ARRATISURI ME AKTIVITET

    Jam me siguri brenda kesaj dosjeje edhe une, duke pare edhe daten e hapjes se saj 23 nentor 1988, siç shenohet ne kopertine.

    Qe paskemi qene te “kontrolluar” nga sigurimi i shtetit e kam mesuar qe nga publikimi i asaj listes se 386-teve “armiq te popullit”, siç ishim cilesuar per te vetmen gje qe kemi bere, demonstruam para selise se perfaqesise shqiptare ne OKB.

    “Te mos lejohen te hyjne ne Shqiperi, se jane armiq te betuar te popullit e Shqiperise” shkruanin ta dashuruarit me ne nga Drejtoria e Trete (ne se nuk gaboj) ne Ministrine e Brendeshme, e me urdher te agjentit te CIA-s e UDB-se Ramiz Alia nuk lejoheshim te shkelnim kembe ne vendin tone.

    E kam thene dhe here te tjera ne ate demonstrate ishim vetem 28 vete dhe ai qe shenoi emrat e pjesemarresve ne ate rast ishte qelbesira Nerim Kupi. Emrat e tjere nuk di ku i kane gjetur per ta bere me bombastike listen e zeze.

    Megjithate une hyra me grupin e pare te te arratisurve ne vendin tim. Nuk e dija qe ishim te spiunuar per gjene me te rendomte qe beme me aq sa patem mundesi, te ngrinim zerin per shembjen e pushtetit te qelbanikut Ramiz Alia, mu ne zemer te Manhattan-it ne New York.

    U impresionova duke veshtruar kete kopertine te zymte, me relacione e firma qelbesirash edhe nga toka amerikane. Ne Rome Arshi Pipa e bente me kohe kete poshtersi, i mirepaguar me parate tona. Mbase edhe te tjere qe kam patur rastin ti njoh e frekuentoj.

    Andaj eshte ne llogjiken e gjerave qe keto dhe shume te tjera, pa perjashtim te hapen, qe ne te dosieruarit te dijme kush ishin keta qelbesira qe shisnin te prapmet, vetem per para e asgje me shume, duke demtuar e vene seriozisht ne rrezik jeten jo vetem tonen por edhe te afermeve tane qe lame ne Shqiperi.

    Pobrati, Brokaj, Ilir qelbesira e shume ndyresira te ketij kallepi kane ngritur “murin e sigurise kombetare” para nje domosdoshmerie te tille. Le te dengellisen edhe pak, edhe nese do i zhdukin apo tjetersojne, kemi mundesi te tjera per ti patur mbase edhe ne origjinal te bemat e ketyre biçimeve.

    Bedriut, autorit, do i thoshja se shumica e agjenteve te sigurimit, ndryshe nga sa shkruan ne artikull ishin anetare partie me tesera ne xhep. Informohu me mire zoti shkodran i zbritur nga Puka e Migjenit te madh.

    Reply to this comment
    • raimond vlonjati December 5, 17:11

      Jo ore ti –Komunistet nuk lejoheshin te beheshin spiune –

      Spiune rekrutoheshin vetem ata qe ishin te pa parti dhe me shume rekrutoheshin ish te persekutuarit,
      sepse ata edhe gjendeshin ne pozicion me te veshtire ne ate kohe dhe me pake presion thyheshin..

      Sidoqofte koha atehere ishte e veshtire dhe njerezit cdo gje e benin nen presion , ndaj edhe jane te justifikuar per ate kohe

      Ndersa sot qe e bejne cdo gje me vullnet te lire sepse jemi demorkaci, sot nuk jane t ejustifikuar per mekatet qe bejne

      Reply to this comment
      • December 5, 21:24

        Komunistet nuk lejoheshin te beheshin spiune? Komunistet ishin te gjithe spiuna te çertifikuar . Per tuber komunist detyra kryesore ishte spiunimi ,sidomos i miqeve dhe i shokeve.

        Reply to this comment
  3. beni December 5, 16:21

    Keto dosje duhen hapur ne prani te gjith gazetarise ne shqiperi bile ata qe kan mar pjese ne pergjimin e cdo individi qofte ne sherbim te sistemit komunist, duhet te largohen automatikisht nga parti te djathta qofshin apo te majta! Shteti duhet te denoj vetem kokat kryesore, te tjeret qe jan ven ne sherbim te komunizmit vetem duhet te perjashtohen automatikisht nga cdo parti qofshin pervecse asaj komuniste!
    Te lirohen automatikisht, nga cdo digaster shteteror qe i sherben sistemit politik ne shqipri!

    Reply to this comment
  4. ne emer te Migjenit te Math December 5, 16:27

    Eshte vertetuar zyrtarish se per Rustem Gjaten e fabrikoji nje dosje te bardhe Skender Gjinushi per ta largue nga gjykata kushtetuese.Pas largimit doli qarte se ishte mashtrue nga Gjinushi dhe Bezhani.Vete Bezhani kishte qene spiun dhe nga trysnija e shefave tha po eshte spiun Gjata
    Vini re se te majten e ka zene halli i dosjve qysh se TYRYKU Rama leshoji nje deklarate pa dite se ku del.Tani sduan ti hapin por ka mobilizue shtypin e blere e gjithe soje mashtruesish per te mbulue gjurmet.As Topalli as Berisha nuk jane spiuna por jane te spiunuar nga sigurimi.Mos i qani hallin te djathetes se e majta ka shefat e spiunve dhe spiunet si vete si te satelitet e saje si FRD e PSD e PDS e coPerse e dergoji ne kushtetuese Ps ligjin qe hapte dosjet qe do te pengonte spiunet dhe shefat e tyre per funksione politeke e publike, Pse Topi nuk e fermisi?Mos donin te mbronin Berishen,Topallin e PD? Jo more te mjere .Ata mbronin veten jo Berishe Topall apo Pd.Kush kerkoji ta reabilitoje Enverin?Kush doli me grusht lart e shallin komunist ne qafe deri sa SHBA detyroji Arvizune te flase se vete se kishte ndermend.Qysh kur shalli komunist qenka simbol kombetar?Mjaft o tellallet e Rames se nuk ju beson njeri.Spiunet dhe shefat e spiunve dhe presekutoret e popullit jane Ps.A nuk tha Majko se Partijajone(PPSH) i ka futur ne burg gjithmone homot.Ps edhete jo pjella e PPSH por vete PKSH apo PPSH thoni si tju vije me mbare

    Reply to this comment
    • Dashamiresi December 5, 21:16

      Ti , ka mundesi te jesh teper i felliqur ne keto punet e spiunazhit,deri aq,sa guxon te quash te bardhen te zeze e anasjelltas.Te mohosh te verteten e dokumentuar katerciperisht te kriminelit Rustem Gjata,do te thote te jesh fare i pa cipe,mashtrues i rregjur dhe me llumi i seres se krimineleve.Me e pakta qe mund e duhej te bejne funderrina si ti,eshte TE HESHTIN ,e te rrine si te menderosur.

      Reply to this comment
    • roberto December 6, 07:14

      Rustem Gjata ka qene kryetar i Gjykates ne Shkoder!
      Ai ka drejtuar GJYQET ME TE RENDESISHME KRIMINALE DHE KA DHENE DENIMET ME MAKSIMALE ne Shkoder mbi 20 vjet e me VDEKJE!
      Ai ka qene ZAGARI ME FANATIK I SISTEMIT,qe ashtu si edheBerisha u kaneherbyer politikae tedites dhe sot hiqen si demokrate te medhenj!!!
      Le te hapen dosjet,se per vete jam i qete,ndersa keta ish te PERSEKUTUARIT do ta marrin vesh se kane qene NJEREZIT ME TE POSHTER TE SHQIPERISE SE KANE SPIUNUAR NJERI TJETRIN!!
      Dhe tani hiqen si te ndreshem,porpo u hapen DOSJET do shohim nje GJAKDERDHJE TE PAPARE midis familjeve,fiseve etj,sa keta PALACO nuk do kene kohe me te MERREN ME FOTON E ENVERIT!!
      Hapini dosjet,qe te na zhduken ca nga keta TRIMAT e persekutimit komunist!!

      Reply to this comment
  5. arben December 5, 16:47

    Po mire po operativet, hetuesit, prokuroret, ata duhet te vazhdojne te qeverisin? Mbaji Edi se ata do te ta hane koken

    Reply to this comment
    • SEKRETARI TAZE I PD-se December 5, 21:27

      Cfar idjoti i trashe qenke zotrote ! Ti s`pasle as sy,as veshe dhe as tru qe te kuptojsh se ata jane vene gati te gjithe nga Saliu e Gazidede me shoke,kurse Edi Rama po perpiqet me te gjithe menyrat per te gjetur celesin e braves ligjore sekrete qe i ka mbyllur e blinduar Saliu dhe nuk po e gjen dot.Edhe e Djathta Evropiane po ushtron presion te pa nderprere ndaj Rames,qe te mos preke nomenklaturen e Saliut.Puna shkoi deri atje,sa Rama u detyrua te ngrere Byrone Informative Hetimore per te ndjekur ata kriminele.Kurse ti karabush na flet kodra mbas bregut e na humbet kohe te te sqarojme.

      Reply to this comment
    • Emigrant SHBA December 5, 22:08

      E lexova me vemendje shkrimin tuaj me sa shoh kini informacion te bollshem dhe natyrisht sillni dhe fakte Kjo tregon se kini mundur te bisedoni me njerez kompetente qe kane njohuri dhe qe kane punuar ne ato sektore. Une gjithmon i mbahem parimit se i vetmi ligj qe mund ti sherbeje vendit eshte ai Gjerman duke pasur parasysh qe te pastrohet politka shqiptare Nje miku im thoshte qe kur te behet nje ligj mos te vihet fotoja e askujt perpara ose emri i dikujt Sepse duke bere kete do te gabojme. Me sa di une ne kohen qe u nda sigurimi nga policia numri i pergjitshem i punonjsve te sigurmit ishte afersisht 1000 veta ne gjithe shqiperine dhe ky numer qendroi pak a shume edhe ne SHISH per shume kohe flasim ne demokraci Nuk e di tani se sa eshte numri i tyre por edhe i bp se edhe tani ka te tille. Kur flisni per bp nuk eshte mire qe te flisni per emra sepse kjo nuk i ben nder askujt pavaresishit nga mundesia qe kini pasur per te mesuar dicka. Edhe berja publike e dy dosjeve nga ana e Fevziut perben shkelje pavaresisht se ky njeri eshte bere si puna e Saliut qe nuk e theret dot njeri ne prokurori. shpresoj qe kjo situate e filluar te kapercehet sa me lehte dhe te pastrohet vendi nga njerez te inkriminuar qe drejtojne jeten e vendit si dhe nga gazetare te tille.

      Reply to this comment
  6. TAHIRI December 5, 16:56

    Dosjet duhet mi hap, qi mos te lojme qelpsina e hafije si pune eSADIK LLULES qi tbajne karrjer politike e qi vjedhin sa mujn nga pasunija komtare.

    Reply to this comment
  7. Kinkel December 5, 17:10

    Rama, me hapjen e dosjeve, ka ne dore te beje historine e vertete te Shqiperise dhe do te ngelet politikani me I madh shqiptar i ketij shekulli. Marredhenia e Tij me pas do te ngelet me historine e Shqiperise.

    Reply to this comment
  8. Gjoka December 5, 17:22

    Thashetheme, deshira personale. Jepni emrat e vertete te pseudonimeve qe shkruhen ketu.

    Reply to this comment
  9. kuz babaja December 5, 17:35

    @raimodit nga çolja e Babices

    Ke ngrene akullore kete pasdite andej nga Kuzbabaja, se me duket ke nevoje per shume fresk.

    Reply to this comment
  10. male osdrimi December 5, 17:37

    Pa i permendur emrin, por e ke renduar shume Bedri. Shume kosovare mund te jene rekrutuar nga sigurimi i shtetit, jo per te bere kallzuesin ordiner, por per ti mobilizuar si diversante. Besoj se do te jesh i mireinformuar per mareveshjen e vitit 60 midis RPSH dhe RFJ per te ndaluar dergimin e grupeve respektive diversioniste. Sigurimi i shtetit ne bashkepunim me UDB nepermjet ketij aktiviteti ka zhdukur figura te cmuara te rezistences kosovare. E ky kosovari qe une mendoj se po e rendon, Bedri, ka nje lidhje shume te ngushte me nje nga figurat emblematike te rezistences ne vitet 50 te Drenices, Rifat Berisha.

    Reply to this comment
    • roberto December 6, 07:07

      Per “male osdrimi”!
      Te kuptoj nga larg se qenke akoma SPIUN I PAGUAR I SERBISE,kur shpif kaq paturpesisht sikur ne vitin 1960 qenka bere mareveshje e dyfishte per mos dergimin e grupeve respektie diversioniste!
      Ku e ke gjetur kete COPE MUTI,o male osdrimi,se nje njeri me dy pare mend ne kohe,te pakten sa te gomarit,do ta pyste veten:Ne 1960 Shqiperia dhe Jugosllavia ishin ne kulmin e LUFTES SE FTOHTE midis tyre!
      Pastaj NUK KA VEND NE BOTE,qe te kete bere mareveshje me kundershtaret e vet politik e ushtarak,per te mos derguar grupe respektive diversioniste!!!
      Edhe nje BUDALLA FARE nuk mund ta shkruante kete mbrockull!
      Sipas kesaj ata [ranonin se paskan derguar me pare grupe te tilla???
      E fundit(jo per KRRICIN male…,por per lexuesit):Mareveshje te tilla mund te behen midis shteteve vetem kur kane marredhenie vellazerore midis rte e jo kur jane ARMIQ!
      Mee pakta qe mund te behej,te SHKEMBEHESHIN SPIUNET E RENDESISHEM TE NJERI TJETRIT..
      Nje gje eshte e qarte:
      Kosovaret kane sherbyer ne shunuce ne UDB dhe jane hedhur ne Shqiperi prej tyre gjoja si PATRIOTE!
      Por SIGURIMI YNE nuk e hante buken thate,ndaj e NDAU SHAPIN NGA SHEQERI!!
      Kosovsret e denuar ne Shqiperi,kane qene AGJENTE TE UDB-se,pavaresisht DOKRRAVE te tyre se Enveri denonte shqiptaret!
      HALLALL TA KENE MBI KURRIZ BURGUN DHE TRADHETINE!!!

      Reply to this comment
    • cilieta December 6, 14:31

      Dosjet me emrat e kosovareve qe kane qene informatore te sigurimit te shtetit lidhur me informacione nga Jugosllavia qe I interesonin Shqiperise, ua dorezoi Berisha serbeve vite me pare, ashtu sic dogji te gjitha dosjet e informatoreve serbe qe vepronin ne Shqiperi kunder Shqiperise.

      Reply to this comment
  11. Kris 1 December 5, 17:38

    Megjithese sigurimin e shtetit e udhehiqte partia ekzistonte dhe linja e sigurimit te partise.Informacionet e ketij rrjeti shkonin direkt tek H.Kapua .Teza ishte se lufta e klasave zhvillohetedhe ne gjirin e partise.Kush I mohon komunistet agjente kerkon nje demokraci te minuar sice kemi sot

    Reply to this comment
  12. Tartufi December 5, 17:52

    Ja te mesosh o Bedri,pse une nuk kam simpati per ti ?? Dhe qe ke shkruar me vlere ne
    kete artikull.Gjysmaket gjithmone i lene gjerat per gjysem ,dhe shpesh here thone fjalen
    e fundit perpara te gjithave .Qe te mbyllesh kete histori te ketyre dosjeve eshte ti japesh
    fund pa meshire dhe deri ne gjak derdhje atyre qe krijuan dhe mbeshteten kete degjenerim
    kombetar.Neqofte se une dhe ti nuk ke dosje,por ne kemi mbrojtur dhe ndihmuar sistemin
    e dhunes per te krijuar dosjet,nuk kemi vlera me te larta se ata qe detiruan me force dhe
    dhune prishjen e shpirtit,apo te atyre qe rane viktima,apo te atyre qe e benin me deshire.
    kete pune te ndyre.Armiqte e vertet te degjenerimit kombetar jane ata qe degjeneruan me
    force te ligjit dhe ata qe mbeshteten kete degjenerim

    Reply to this comment
  13. pelivani December 5, 17:57

    S’di pse kjo hapja e dosjeve me kaq vones,(Nese eshte e vertete qe do hapen), me ngjane me nje zonje shume plake!….

    Me nje zonje,plake ne moshe…
    Verdall banjes me nje karte!
    Sa here fshine ate, nga nga poshte…
    Aq here flliq ate me larte!…

    Reply to this comment
  14. Sokrat Marina December 5, 18:37

    Ti xume protopapa qenkerke me te vertet I ngritur mga ana historike.” Mjere SHQIPERIA KUR U LARGOVE TI” E ” aMERIKA QE TE PASKA NE GJIRIN ESAJ” TI DUKESH NGA FJALORI QE PERDOR. KA nje shprehje populli jone,per te cilin ke “sakrifikuar ” shikoi gjine( mendjen) e very kusine . Ja po ta them une qe kam qen bashkpunetor I sigurimit ,se komunistet ishin te rralle bashkpunetore., E keta te rekrutuar vite e vite me pare ….. NDAJ KUR NUK DI GJE MOS U HIQ HERO. AODSE PO DITE ME TE VERTET MOS NGATERRO ……. .

    Reply to this comment
    • Sali Qerozi December 5, 19:44

      Mue me duket se Xumja asht nje spiun sigurims, edhe ne burg ka qene po sigurims, madje edhe ne shtepi ka qene sigurims, spiunonte gruen dhe plaken e vet. Qite emrin Xume, se do ta qisim ne, mos u fshif pas ballistave, se je kokra e komunistit edhe atje ne Ameriken e larget. Por mos harro shume historine, se e ke per zemer, ate te thjeshten, te kafeneve dhe shpijave te kultures, dhe berberanave, ku shpifesh tane diten per kedo.

      Reply to this comment
    • XUME PROTOPAPA December 6, 00:13

      ME NJE QEROZ E NJE GREK [S(u)OKR(r)AT]

      duke i shtuar edhe Berat Buzhalen, bejne skuadren e urgjencave te zhbllokimit te gjirizeve jo vetem te Shqiperise por edhe atyre e Sheshelit te serbise. Duke qene se jam shume me afer se sa mendoni, do e kuptoni kur t’ju kthehen prapa sat’emet tuaja me duart bosh pa u dhene me mundesine te bleni me liste tek une.
      Me morraxhinj si ju te zbritur nga rrethinat e Gjakoves e te Nea Moedania-s ka vetem nje zgjidhje, uroj te zhdukeni para se te keni provuar embelsine e saj.

      Nuk dalloheni shume edhe nga autori i ketij artikulli qe vanveron duke e bere Reshat Gjykin, ish drejtorin e pergjithshem te policise si oficer sigurimi !

      Edhe nje here per ty qeroz qimeshkulur nga morrat, te gjithe ofecerat e sigurimit ishin anetare partie.
      Mos harro tu japesh dhive per te ngrene pak kashte para se te dalesh I veshur me fustanin e sat’eme per te fituar ndonje qindarke.

      Reply to this comment
  15. Xhema nga Tirana December 5, 18:42

    Dosjet duhet të hapen; një orë e më parë. Hapja e Dosjeve duhet të jetë përparësi e Edi Ramës; në të kundërt do zhvleftësohet figura e Edit ashtu si te : “u mbars Mali dhe polli… një mi”.

    Reply to this comment
  16. Artur December 5, 19:55

    Ka shume dosje qe jane mbyllur per arsye se personi “eshte organizuar”, por proces-verbalet kane ngelur dhe jane te plota, me data, pseudonim, kush i ka mbajtur dosjen dhe kush e ka mbyllur e miratuar. Dikush mendon se meqe dosja eshte asgjesuar nuk ka ngelur shenje. Gabohet!
    .

    Reply to this comment
  17. lili December 5, 20:00

    ‘Dosjet’ Jane pjesa ma e parendsishme per te kuptuar se si ky regjim ka qendruar:nuk Jane dosjet Krim kryesore i atij regjimi!
    Duhet analizuar sistemi ne gjithe shtresat e jetés tone ,duhet analizuar mekanizmat e perdorur per te kuptuar kishe e si u bâ pjese e atij engrenaxhi te tmerrshme ,e vetem ate here sicili merr pjesen e ‘fajit’ :nuk eshte nje son te behesh bashkpunetor se te torturojne e te behesh bashkpunetor se fiton famé e perkrahje kur behesh obortar!pesha e ‘fajit’ ne anen moral Denon ma shume shkrimtarin apo gazetarin servile se sa te perndjekurit i cili nuk ka vend per me zgedh!( kjo ne boten normale,se ne shqiperi edhe bashkpunetoret jo te detyruar e shohin Vete si te virgjer nga krimet e tyre)!
    Pra ende sot nuk kemi nje analize te tille ne shqiperi,edhe pse modèle per te bâ kete analize kemi mjaft ne per vend et ish komuniste se si vepruan ata!ende nuk kemi mundesi me speguar se si,se pse gjysma e popullit jetoj Duke vra e torturuar gjysmen tjeter,Cfare Jane mekanizmet qe çojne ne humbjen e ndjenjat human e cône njerin ne nje monstrum pa skrupul,cinik,qe per nje Pike pushtet qofte si brigadier,qofte si minister vert e pret edhe vellahun e tij! Ende nuk kemi ba nje analize se si ky regjim prodhojaq shume njereze perverse e kriminele …
    Ende nuk kemi nje analize per pse kemi pasur aq shume ‘lâcheté’ e obskurantism intelektual!pse njereze pa asnje Pike kritike…pse ky konformizme ne te keqen,ky ‘non sens’ ne jet en e sicilit!

    Reply to this comment
  18. December 5, 21:29

    DOSJET TE HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAPEN .
    Keshtu te perfundoj nje here e mire komedia e rufianeve , e degjeneratave , e te pavlereve , e legenave , e sojit me te ndyre qe mban rruzulli.
    DOSJET TE HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAPEN
    DOSJET TE HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAPEN
    DOSJET TE HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAPEN
    DOSJET TE HAAAAAAAAAAAAAAAAAAAPEN , ne menyre qe zorraxhinjte te marrin shuplaken e merituar dhe burrrrrrrrave tu kerkohet falje ne radhe te pare dhe pastaj tu jepen meritat e mohuara.

    Reply to this comment
  19. JOY -72 December 5, 22:06

    BEDRI ; shume ke shkruajtur asgje nuk na the ……………!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
  20. M A R K O December 5, 23:05

    Po! PD e Shkodres eshte dominuar nga Bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit.. me dhjetra e konkretisht… Te ndjeret Pjeter Arbnori Kryetar parlamenti… Ali spahiu kirurg, deputet. Dode Kaçaj nga Bajze e Kastratit deputet. Jozefina Topalli Kryetare e Parlamentit.. Kryetari aktual i Pd Shkoder..etj

    Reply to this comment
  21. Roland December 6, 01:34

    I nderuar z.Islami.Paraprakisht Ju falenderoj per punen tuaj si gazetare ne problemet e ndryshme te kohes dhe per ate cka ke bere me pare ne ndihme te zgjidhjes se ceshtjes shqiptare,pra fillimit me problemin e trojeve Dardane.Sa per dosjet kudo jo vetem ne Shkoder por ne cdo vend I dine se kush kane qene spiuna dhe informatore pa pagese sepse ata qene te paret qe na u ulen ne karriket e PD,por me doemos qe duhet te behen edhe publike.Thone se nuk eshte mire se munde te kete hakmarrje?!Nga kushe se te gjithe Ne qe edhe sot e kesaj dite kemi ngelur ish te persekutuar dhe ish pronare ,pra isha nuk vrasim dhe nuk hakmerremi se ne rrojme me emrin e prinderve dhe gjysherve tane dhe per tu lene femijeve tane ate cka na lane te paret tan FISNIKERINE dhe te me falesh per gjuhen popullore :- nuk perzihet m…ti ,me sh…rre.Ndersa sa per ata spiuna nga familje edhe te deklasuara sic thonin qe sot na tjerrin historira me kercenime nga sigurimi I shtetit ta mbyllin gojen se askush nga keta qelbesira nuk doli te thote emerin e kercenuesi me pushtet,pra llogjika te con :-ja ka dashur b…tha pa e ka bere spiunimin per te qene besnik me partine.Ja kane future vellai,vellait vetem per te ruajtur menderet e tyre dhe sot….uuuuuu pika qe su bije kane goje dhe flasin.I ndrite shpirti dhe u prehte ne paqe I ndjeri Shoshori se vetem ai deklaroi per spiunin e tije dhe kush e degjoje se ,ai prap u be buuuuurr shteti.Pika atije qe sna do ,thonin pleqte.Te happen dosjet,te qerohen plehrat nga jete politike dhe shteterore ne Shqiperi qe dhe brezi I ri qe jane edukuar dhe po edukohen neper universitete prestigjoze ne bote nga keto familje fisnike nje dite te vijne e ta ngrejne SHQIPERINE ,mbare kombin atje ku e ka vendin dhe ku na takon.Ne keto momente cdo shqiptare I ndershem vetem se kujton shprehjen e popullit:- ne m…t vetem miza rri.

    Reply to this comment
  22. Onkezmi December 6, 03:42

    SHKRIMI ESHTE I NDJESHEM DHE PA NERVA DHE XHINDE SHQIPTARI.Nuk fryn here tesre dhe as here veriu apo jugu.Kjo eshte kryesorja.Pa se do hapen apo do mbyllen dosjet per mua nuk ka rendesi,se i cvleresoi politika e dites ne keto 23 vjet.Kurr i hipnin xhindet Vicidolit,zinte ne goje pseodonimet,tani qe Rames nuk i dalin financat,bertet si ujku ne debore…pra eshte retorike boshe.Une jam me mendimin se dosjet duheshin hapur ne kohe dhe ne hapesire,tani ka rene interesi i kureshtareve manjake…,vetem gazetat kane interes…

    Reply to this comment
  23. Likja December 6, 12:31

    Jane ca naive ose te paditur e te pa lexuar qe i kundervihen z.Islami per s i perket nese kane qene apo jo komunistet spihuna.E ç’fare kishte nevoje te rekrutoheshin anetaret e PKSH,PPSH pra komunistat kur kishin bere betimin se do ti sherbenin partise deri ne flijim.Pra ata ndoshta kane qene spihuna por pa dokument apo pseudonime pasi kur ua lypte nevoja orgneve te Sigurimit ata kane qene kurdohere te gateshem te deshmojne ne dem te individeve qe akuzoheshin nga organet.Eshte njelloj qe te pretendosh qe anetaret e PD nuk kane qene spihuna te Bashkim Gazidedes apo te Sali Berushes!Paradoks apo jo!Se fundemi jame i mendimit qe dosjet te hapen per te gjithe politikanet ,dhe per kohen e sotme nese aderojne ne ndonje agjenture te huaj apo jo qofte kjo nga vendet mike apo armike shqipetare.Jam i bindur qe keta emra qe jane rrekrutuar pas viteve 90 (perjashto S.B) qe eshte rekrutuar qe perpara viteve 85)do te jene me te shumte ne numur se sa ne monizem!Me siguri Vito Kondin e dekoruan qe mos ti dale emri!

    Reply to this comment
  24. Mal Uka December 6, 13:49

    Per dite lexoj ne faqe te internetit Per luften nacional clirimtare
    per themelimin e partise, Per vellaznim bashkimin serbo enverian
    Per themeluesit e partise se punes se flliqenise shqipetare
    Mugosha, stojniqi, Tempo , Koqa popoviqi, rankoviq, Gjilla
    deri te vellau i Enverit Ali Popoviqi ! Lexoj per luften ndershqipetare
    Ku secili komandant ushtrije e kishte koken e vete ne strajce
    Nxora nje konkludim qe intriga, rrena, shpijunllaku, pabesija u beren
    pjese e krenarise se partise se punes se flliqenise shqipetare
    Vritet Ramize Gjebreja , Se shpijuni thot Naten ia qiti kembet ne shale
    Zaho Kokes, Vritet qpifuni Zaho e Shpallet hero Nisin vrasjet e pabesise
    me NakO Spiru , Vazhdojne me Liri Gegen, Me koqet e xoxes qe per te paret
    ishte pushkatar Me radhe me Kiqa , e Balluka, deri ne fund Me mehmert
    gjebrailin e te pushkatuerve te perparshem per tja leshue renin Kadri Hazbiut
    Kjo konstatova qe u be kulture shqipetare. Keto dite lexoj qe Reja e Enver Hoxhes
    grueja e Sokolit ben rrespekt per Nexhmijen e per kunaten e vete duke i paraqite
    edhe si kurvat e Bllokut !!!! Valle si mund Ai Sokol Hoxha ti futet nermjet kembeve
    Asai grueje qe perdite ia shane nanen ??!!!!!,Nejse po kaloj te Bedrija i zenel
    lulit Ky i ngarkuar nga sigurimi i shtetit komunist u be punetor i zellshem
    dhe ne gazeta bluen ballgur si rrota e mullinit te hajdar ages ! gjithcka flet
    e etiketon te tjeret ! Por keti bedri shikut ia ka pa sherrin kosova Se pse
    ky e kultivoj ne LPK -pabesine, intrigen deri e qoj UQK te ndahet ne fraksione
    Ky si kryeshikas mesoj emna te kosovarve dhe ckarravite e ckapurdhe
    si pula ne pluhur per ti mbulue te zezat e veta qe flasin ndryshe per te
    Duhet te hapen dosjet Kush eshte kunder Veq ata qe jan te ndyre
    Por duhet te hapen dosjet edhe per LPkucat te cilet pushtetin e mueren
    me shik e munafik mer udbash e qergash dhe nga te pa brektit
    u beren milioner me fondin e hajnise te quejtur ,,Vendlindjas po ethet”
    E duhej ti kecenin tareqet e rrugve qe populli i njef si lahpera !
    Nale mullini bedri isllami Nuk po shitet ballguri!

    Reply to this comment
  25. "Horri i Bulevardit" December 7, 01:19

    Mua me spiunoi njeri qe ne vitin 92, u be bodigard ne kryeministri.
    E kishin lene ne birucat e burgut te vjeter, tek hetuesia, tek stacioni i trenit, megjithese ishte denuar nga gjykata, per bixhoz dhe duhej te ishte ne Kaush, sic i thonin kapanoneve, ku strehoheshin te burgosurit e denuar, ky spiun, qe mbas 92 u be demokrat, sorollatej me urdher te hetuesve, neper birucat e paraburgimit, duke tentuar, te nxirrte ndonje llaf.
    Kjo me ndodhi mua, prandaj kam qene shume i sigurte, qe sigurimi i shtetit, kishte shume spiune, mes te denuarve.
    Hapja e dosjeve, do te detyronte 3/5 e politikaneve, te zbythen nga politika.

    Reply to this comment
  26. alfade December 7, 22:50

    Dosjet e atyre qe kane qene deri tani ne pushtet jane zhdukur ,sic zhduku Sali Berishovici,
    tonelata letra votimi qe i dogji ne mes te dites dhe ju o shqiptare -katundare naive mendo-
    ni se Vicidolasi ka lene gjurme per veten e tij dhe rrethin e tij te afert qe i sherbyen keto 24
    vjet dhe qe dosjet e tyre ia mbante mbi koke si ” Shpata e Demokleut ” sa here?qe keta per-
    piqeshin t’i benin tetshin …!
    Megjithate , ka nje vend ku mund te gjenden dosjet e berishizmit : ato ndodhen ne duart e
    UDB- s ! Por kur do te vije ajo dite qe do te shohin drite keto dosje as kurre ne 50-60 vjetet
    e ardheshme !?.

    Reply to this comment
  27. alfade December 7, 23:11

    Shenim : para dosjeve zoterinj duhen zgjidhur :
    1. E ashtuquajtura drejtesi , e korruptuar deri ne metastaze ….!
    2- problemi i BSH : Governatorit dhe Keshillit Mbikqyres ….!
    3- Administrata ndodhet teresisht ne doren e Vicidolasit
    4- Presidenti ulok , kapteri i Berishovicit , s’ben gje tjeter vecse zbaton urdherat e ketij te fundit
    duke futur cdo dite shkopinj ne qerren e Pozites, vecanerisht , K/ministrit aktual qe prakti—
    kisht nuk po merret me zgjidhjen e hallkave kryesore te pushtetit por duke mos qene i afte
    te zgjidhe problemet kryesore qenka vendi sajon gjera qe e bejne te bjere ne pozita karagjo-
    ze dhe qe opozita po i shfrytezon duke e kercenuar ore e cast.
    5- Kam pershtypjen se K/ministri e ka mbledhur mendjen qe te qendroje vetem keto 4 vjet ne
    pushtet , prandaj nuk po e cane koken me per militantet e simpatizantet qe e sollen ne push-
    tet duke i lene rrugeve , bile me e keqja eshte se qeveritaret e tanishem sapo moren karriget
    as qe i pergjigjen me popullit , dalin nga mbledhjet tere fodullek e arrigance pa i kthyer koken
    askujt qe i del perpara per ndonje hall . Edhe keta kane marre te njejtat ”nazihate” si qeveri-
    taret pedeiste !
    6- Fali o zot se s’dine cka bejne e s’dine cka thone ….. Quo Vadis. ?????

    Reply to this comment
  28. laveri December 8, 09:07

    Dosjet jan te hapuna mjafton te hapesh nje dhe shkon zingjir ,hapeni dosjen jozefins dhe ajo hap te sales e me rradhe,pome rendsishme esht qe duhen te jen te hapuna gjithmon se spiun e kriminel qe kan zaptue shtetin ka shum qe jan mas dosjeve

    Reply to this comment
  29. Nafi Çegrani July 18, 18:45

    Shkëputur nga libri “Agjentura e UDB-së dhe shqiptarët” :
    …Qëndresa e popullit shqiptar, ndaj tendencave shkombëtarizuese dhe veprimeve zaptuese të trojeve etnike, ishte tejet e madhe.
    “Kështu, venin e vinin Carë, Sulltanë , Krajla e Pashallarë si dhe mbretëri e regjime me stuhi të llahtarshme. Me hyrjen e italianëve në Ballkan, Shqipëri më 9 Prill 1939, u konstituua Asambleja Kushtetuese, Qeveria me Shefqet Vërlacin kryeministër, u formuan Komitete të Përkohshme Administrative, që përfshinin territorin harkor: Ulqin, Plavë e Guci, Kosovë, Ferizaj, Tetovë, Kërçovë, Shën Naum,….Greqi”, -rrëfejnë Sinan Kotari dhe Selim Kolaveri. Madje, Neshat Gora në Stamboll ka treguar shumë gjëra interesante kur e kam takuar në shtëpinë e tij në verë të vitit 1971. “Ato vite, kudo në trojet shqiptare buçiste kushtrimi i Lirisë, bëheshin përpjekje për organizimin dhe bashkimin e popullit për luftë për liri. Dy kolonelët: Abaz Kupi dhe Muharrem Bajraktari krisën pushkën e parë kundër fashizmit. Pushkë krisi edhe Gani Butka e Riza Cerova, Haxhi Lleshi në Dibër, në Kërçovë Mefail Zajazi dhe rreshtuar Xhemë Simnica, Xhel Kalishti, Arif Kapetani, Sulë Hotla, Mulla Idrizi Gjilani, Gjon Sereqi, Azem Morana, Hasan Remniku, Mamut Gjonovica, Xhevit Rakoveci dhe qindra martirë të tjerë”, tha ndër të tjera Neshat Gora.
    Në verën e vitit 1943 u mbajt Mbledhja e Mukjes. Anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar ishin: Muslim Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Omer Nishani, Haki Stërmilli, Gogo Nushi, etj..
    Balli Kombëtar përfaqësohej nga: Mit’hat Frashëri, Hasan Dosti, Nexhat Peshkopia, Dr. Vasil Andoni, Ismail Petrela, Hysni Lepenica, etj… Për të gjitha këto UDB-ja kishte të arkivuara mori materialesh sekrete, të cilat i mbante në konservim dhe hermetikisht të mbyllura…
    ****
    Në këtë kohë, kur në Ballkan çdo gjë gumëzhinte, sidomos në Shqipëri vepronin dhe zhvillonin aktivitete konspirative shumë shërbime sekrete të zbulimit dhe kundërzbulimit, sidomos makineria e madhe, KGB e Stalinit, madje edhe ajo serbomadhe e greke. Niveli i lartë i realizimit të kombinacioneve operative të ideologjisë ruso-staliniste, çuditërisht futi në kthetrat e tyre edhe shumë shqiptarë tejet energjikë, por naivë përderisa ngecën në grepin bolshevik e pansllav.
    Këto struktura, përmes Beogradit dhe emisarëve të Titos, D. Mugosha, M. Popoviçi, S. V. Tempo etj., vepruan përmes arterieve në Kosovë, vunë në lojë: Fadil Hoxhën, Ali Shukrinë, Xhavit Nimanin, për të depërtuar në Shqipëri e të kooptojnë grupet e organizuara rinore shqiptare në kauzën komuniste. Këtë e realizuan duke i bindur Enver Hoxhën, Liri Gegën, Koçi Xoxen e të tjerë, për formimin e Partisë Komuniste, ndërsa para e mbrapa gjithë kësaj, serbo-malazezët bënin krime, ushtronin gjenocid ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Kështu edhe pasoi ndryshimi i qëndrimit të disave nga krerët komunistë ndaj Marrëveshjes së Mukjes. Atëherë nisën hallet e telashet. Përplasjet midis shqiptarëve u shndërruan në vëllavrasje të paskurpullt. Ishin vite që u rrënuan.
    Por, paralelisht dinjitetit, guximit dhe trimërisë burrërore për jetë a vdekje të shqiptarëve ishte prezent edhe interesimi i spiunazhit për të nxitur vëllavrasjet, hakmarrjet midis shqiptarëve. Prandaj dështuan shumë qëllime dhe ideale të kauzës kombëtare. U zhvilluan metastazat e tradhtisë, fenomeni i kacafytjeve për shkaqe interesi mbulohej me dallimet në pikëpamje ideologjike… Karrierizmi dhe hakmarrja morën çmimin e vetë në dëm të shqiptarit të nëpërkëmbur sot e gjithë ditën. Këtë e shfrytëzuan shërbimet e huaja sekrete sllavo-serbo-ruse dhe greko-bullgare…..
    Në Kongresin e Berlinit, Marrëveshjen e Shën Stefanit, apo në Konferencën e Londrës etj., Shqipërisë dhe shqiptarëve u është bërë padrejtësia më e madhe, mbi këtë fakt duhet ta vënë theksin historianët tanë. Sepse, Kosova dukej si një fole e shkatërruar me zogj krahë-thyer të Shqipes, ku pamëshirshëm frynin erërat e dhunës, terrorit, tmerrit dhe vdekjes. Shqipëria Amë dergjej në përmallim me gjymtyrë të këputur. Me këtë popull të përvuajtur, të robëruar dhe me shekuj në rrezik jete, luhej një dramë e çuditshme dhe e përgjakshme, një sagë tragjikomike shqiptare në Ballkan.
    Atëherë filluan të frynin edhe erëra të tjera të ftohta, konflikte interesash të ndryshëm, grindje territoriale, mbi të gjitha ngrihej hakmarrja e nxitur nga prapavija shoviniste e strukturave çetnike dhe sllavo-bollshevike. Shërbimet sekrete staliniste vinin si dallga e lartë dhe tmerrshme, për pasojë, midis tjerash, realizoi dështimin e Konferencës së Pezës (16 shtator 1942) ku mori pjesë edhe Miladin Popoviçi i tërbuar dhe disa moskovik e kominternista të tjerë jugosllav.
    Këto dështime sollën krijimin e organizatës “Balli Kombëtar”.
    Lufta dhe vrasjet, zjarri e djegiet, tmerri e vdekjet, likuidimet dhe pushkatimet, merrnin hov dhe zgjeroheshin në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Partia Komuniste Jugosllave, pa ndalur, luante rolin e vetë në dëm të shqiptarëve. Bylykbashët e tradhtisë shqiptare ishin në Kalin e Trojës.
    Pas formimit në Vithkuq të Korçës të Brigadës partizane, me komandant M. Shehun dhe komisar politik Tuk Jakovën, lindën konfliktet sporadike me pasoja tronditëse për atë kohë, gjë që imponoi mbajtjen e Mbledhjes në Mukje, me qëllim veprimi të përbashkët për mbrojtjen e gjithë trojeve etnike. Mirëpo, E. Hoxha, nën ndikimin e fortë të emisarëve komunistë jugosllavë e refuzoi këtë, nën mbulesën e refuzimit të platformës për sistemin e ardhshëm politik pas çlirimit të Shqipërisë, gjë e cila u kthyen në një hata për shqiptarët, pasojë të cilat për çështjen dhe kauzën kombëtare, mbeten plagë të rënda shekullore, që vazhdojnë edhe sot…
    * * *
    Ende pa kapitulluar mirë pushtuesit italianë, në mbarë tokat shqiptare u vendosën forcat gjermane. Ata, menjëherë, e shpallën Shqipërinë të lirë e të pavarur, udhëhequr nga Komiteti i Përkohshëm me në kryer Ibrahim Biçakun, që zgjodhi edhe Këshillin e Lartë të Regjencës me përbërje: Fuad Dibra, Anton Harapi dhe Lef Nosi, të cilët emëruan anëtarë e Qeverisë së Re me kryetar Rexhep Mitrovicën.
    Në Prizren, tanimë, ishte themeluar Lidhja II e Prizrenit, ku bënin pjesë Xhafer Deva, Bedri Pejani, Rexhep Mitrovica, prof. Kolë Margjini, Tahir Zajmi, Qazim Bllaca, etj..
    Nazistët gjermane, (vlerësuar informacionet e Gestapos), kishin parashikimet e veta strategjike për Ballkanin, prandaj e përkrahën Lidhjen II të Prizrenit me qëllim që ta shfrytëzonin atë në interes të planeve të veta të luftës. Në anën tjetër çetat çetnike në ballë të hordhive serbo-sllave e maqedono-bullgare ushtronin dhunë, terror e vrasje masive, sidomos në Mal të Zi dhe Luginën Preshevës e Kumanovës, kur tradhti të hatashme hoqën valleve e tyre mbi shqiptarët.
    Me denoncimin e Marrëveshjes së Mukjes, ndërhyrjet bolshevike konspirative, me propagandë mjeshtërore, krijuan tendosje edhe ndër strukturat Zogiste, të cilët konvokuan Mbledhjen e Labinotit, duke sjellë përplasje të reja…. Aty, njëanshëm, u bë diferencimi ideologjikë dhe u shpall formimi i Lëvizjes së Lega1itet nën drejtimin e Abaz Kupit.
    Në fillim të Tetorit 1943, Enver Hoxha, duke marrë instruksione konspirative nga D. Mugosha e M. Popoviçi, hapi konflikte luftarake kundër forcave të organizuara zoriste, njësive gjermane dhe atyre të Ballit Kombëtar, që do të shënonte fillimin e konfliktit civil, vëllavrasës mes shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni….
    Mandej pasoi mbajtja e Mbledhjes së Bujanit apo Kongresi i Përmetit, etj.. nga njëra anë, ndërsa nga ana tjetër brigadat e egërsuara ndërsjellë zhvillonin luftime të ashpra, sidomos përplasjet partizanë-ballistë me shprehje hakmarrëse e zilie që shkaktuan dëme edhe ndër masat e pambrojtura civile, veçanërisht në Drenicë, Kap, Karadak e Kërçovë!
    Por, për këto le të flasin historianët, ata të cilët e kanë detyrë dhe obligim moral e profesional, që të shkruajnë devotshëm si ndodhi gjithë ajo dramë historike që nga viti 1939 e më parë, lidhur me idealin e bashkimit të trojeve etnike shqiptare, në momentet kyçe, që mundej të rezultonin me zgjidhje tejet fatlume, të dështojnë aq dëmshëm, me pasoja që ndihen sot e gjithë ditën….. (Edhe për këto çështje UDB-ja posedon një arkiv të tërë që ruhet Qendrën e saj për arkiv në Batajnicë.)
    ****
    Abaz Kupi, me nofkën Bazi i Canës, lindur në Krujë më 1891, bashkë me Bajram Currin dhe Ahmet Zogun, në Koplik luftoi kundër malazezëve. Ai me ndihmën e një oficeri anglez nga Turqia shkon në Jugosllavi për të formuar Frontin e Rezistencës, me përkrahjen e ambasadës angleze në Beograd, pas kësaj u formua Lëvizja e Legalitetit, kohë kur Enver Hoxha e hodhi poshtë Marrëveshjen e Mukjes dhe u shpalli luftë Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Abaz Kupi në vitin 1944 u largua nga vendi, për t’iu shmangur luftës civile dhe në emigracion udhëhoqi Komitetin “Shqipëria e lire”. Abaz Kupi vdiq në Amerikë në vitin 1976. (Bisedat që kam zhvilluar me të do t’i mbaj mend gjithë jetën time…. Ato janë kujtime përmbledhjen e të cilave do ta botoj në një tjetër libër).
    Në nëntor të vitit 1942 Mit’hat Frashëri, ndryshe Lumo Skëndaj, i biri i Abdyl Frashërit, lindi në vitin 1880, në Stamboll. Ai mori pjesë në Konferencën e Mukjes, dhe si lider i Ballit Kombëtar, në mbarim të Luftës se Dytë Botërore, emigroi si antikomunist dhe udhëhoqi Komitetin “Shqipëria e Lirë”. Në vitin 1949, në një hotel të Nju Jorkut, në Amerikë u gjet i pajetë. Edhe sot e kësaj dite vdekja e tij mbetet misterioze.
    Në Nëntor të vitit 1942 u krijua organizata Lëvizja Nacionaliste “Balli Kombëtar” me në krye Mit’hat Frashërin, të cilën ashtu si edhe Legalitetin e luftoi Partia e E. Hoxhës me strukturat partizane duke nisur kështu luftërat e “Dimrit të gjatë”. Luftërat e formacioneve të Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare, fillimisht nisën në Kosovë, Maqedoni e Jugosllavi, në krah të komunizmit sllav, kur këta botërisht bënin kërdi ndër vendbanime etnike shqiptare, gjithnjë shfarosëse, por me pretekste luftimi të forcave konservative dhe armiqësore e kolaboracioniste!!!
    Kështu ndodhi, më herët ose më vonë, në Drenicë, Vushtri, Podujevë, Gjilan, Ferizaj, Preshevë, Kumanovë, Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër e Strugë. Siç bënin terror të njëpasnjëshëm andej PK(P)SH-ja me Enver Hoxhën, këndej përgjigjej PKJ-ja me Titon dhe paramilitarët barbarë sllavë, kurse mbi të gjithë të njëjtën gjë realizonte KOMINTERNI pansllav me Stalinin në krye. Të gjithë bashkë e kishin gjetur gjuhën ta shkruanin historinë sipas qejfit të tyre. Edhe për këtë do ta shkruajnë historianët ndonjë ditë të vërtetën.
    Bëmat e këtilla e përshkuan edhe Matin e Lumën nga Brigada V partizane kundër vullnetarëve të Muharem Bajraktarit. Vëllavrasja kishte marr hov…Arratisjet e shqiptarëve s’kishin të ndalur, por edhe likuidimet fizike të personaliteteve autoritarë nuk munguan. Falë synimeve egoiste po1itike, me instruksionet e Miladin Popoviçit organizohet nga E. Hoxha vrasja e Mustafa Giinishit. Më pas likuidohen edhe Emin Duraku dhe ca të tjerë që edhe sot mbeten mister. Nga ana tjetër, këndej dhe andej maleve të Sharrit, Xhemë Hasë Gostivari… Sulë Hotla, Gjon Sereçi, Ibrahim Lutfiu, Hasan Remniku, etj.bënë një histori promethiane. Zbatimi i metodave perfekte sllavo-komuniste, jonjerëzore dhe antishqiptare, me qëllim shkombëtarizues, ose zhbërës,kishin hartuar planet e tyre strategjike për shpërngulje, mbisundim dhe eksploatim pambarim ndaj shqiptarëve…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*