Për deklaratën mbi “dosjen amerikane për një KM” dhe krizën në vend

July 11, 2019 11:13

Për deklaratën mbi “dosjen amerikane për një KM” dhe krizën në vend

Dy ditë më parë Fatos Klosi tha se kur ka qenë kreu i SHIK ka pasur informacione shumë të rëndësishme që flisnin për aferat korruptive të një kryeministri. Duke qenë një situatë e paparashikuar nga ligjet e vendit, ai tha se kishte mbetur në rrethana të vështira.

Klosi shtoi se nuk e kishte informuar kryeministrin në fjalë për situatën, ndonëse kishte pyetur amerikanët qe ia kishin sjellë informacionin. Duke theksuar se kishte punuar me tre kryeministra të ndryshëm, Klosi tha që informacioni i ishte dëguar presidentit, që i kishte thënë shprehimisht “po unë ça ta bëj këtë”.

Klosi përfundoi me fjalët: “Është një rast që nuk është parashikuar gjëkundi në ligjet tona”.

Erion Habilaj i gazetës Dita bisedoi me z.Klosi rreth kësaj deklarate dhe krizës politike në vend.

-Zoti Klosi, vendi është i përfshirë në një përplasje të madhe politike, që ka paralizuar thuajse zhvillimin normal në çdo sektor. Si e gjykoni këtë situatë?

– Është një situatë shumë e vështirë pasi, siç thatë dhe ju, po pasqyrohet në çdo sektor të jetës së vendit. Dhe nuk shihet asnjë perspektivë politike për zgjidhjen e situatës, ndërkohë që të dy grupimet janë barrikuar në pozicionet e tyre. Opozita kërkon me një këmbëngulje absurde, që zgjidhja të vijë nga propozimet e saj, duke “harruar” se është minorancë.

-Opozita është larguar fare nga sistemi, duke djegur mandatet, duke bojkotuar zgjedhjet dhe protestuar herë me dhunë e herë paqësisht, duke kërkuar që të largohet kryeministri. Sipas saj përgjimet për blerjen e votës janë arsye të mjaftueshme që ajo të mos e pranojë më zotin Rama si kryeministër. Ju keni qenë vetë i angazhuar në zgjedhje vite më parë, a blihen votat dhe si mund të frenohet ky fenomen? 

– Sigurisht që ca vota dhe mund të blihen, dhe janë blerë me kohë, dhe kjo ndodh më kollaj në zonat rurale, ku ka më shumë varfëri dhe që janë më pak të monitoruara. Përgjimet janë një provë e parë materiale për dukurinë e blerjes së votës, por që nuk tregojnë se dukuria është e re. Pastaj, ato janë bërë në mjedise shumë të kufizuara, dhe në asnjë mënyrë nuk mjaftojnë për ta përgjithësuar problemin. Nga ana tjetër janë vetëm prova, që duhet të trajtohen në një proces gjyqësor, dhe atëherë vjen koha e trajtimit të pasojave që kanë patur dhe e masave që duhen marrë.  Të kërkosh që sot, që t’i përdorësh si argumente për largimin e Kryeministrit, është thjesht një pretekst që tregon se nuk je i përgatitur seriozisht për atë që po kërkon.

-Nga ana tjetër mazhoranca thotë se opozita është arratisur nga sistemi për shkak të frikës nga Reforma në Drejtësi. Sa realiste është kjo dhe pse theksohet kaq shumë që opozita ka frikë, ndërsa mazhoranca nuk paska frikë?

– Unë e besoj këtë tezë. Të gjithë, në shkallë të ndryshme, e kanë frikë Reformën. Opozita më shumë, mendoj për dy arsye: titullarët e saj kanë më shumë zullume mbi shpatulla dhe nga ana tjetër e ndjejnë vetën më larg proceseve që po çojnë në Sistemin e ri gjyqësor.

– Ju besoni se do të kemi një sistem drejtësie të pavarur?

– Besoj se po, pasi me këtë Reformë janë angazhuar seriozisht partnerët kryesorë ndërkombëtarë të vendit, ata janë pjesë e rëndësishme e strukturave kryesore dhe më delikate. Dhe po bëjnë këtu, atë që në vendet e tyre funksionon prej kohësh, pra besoj se nuk do gabojnë. Natyrisht, nuk ka për të qenë e lehtë, të paktën për shkak të traditave të ndryshme.

-Aktualisht vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe nuk dihet ekzakt se sa do zgjasë kjo gjendje. Mendoni se kjo është një fazë tranzitore apo palët janë duke e zvarritur me qëllim një situatë të tillë?

– Kam dëgjuar që puna për ngritjen e SPAK ka filluar, shpejt do fillojë dhe ngritja e Gjykatës së Lartë  dhe asaj Kushtetuese, është një periudhë e zgjatur tranzicioni , por nuk është fundi i botës.  E vetmja ngjarje e rëndësishme e kësaj periudhe ishin zgjedhjet e fundit lokale, që sigurisht,  e ndjenë mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Le të shpresojmë që të votuarit e kësaj radhe do të jenë më të mirë se paraardhësit . Zgjedhjet e tjera do t’i kenë të gjitha institucionet e duhura të drejtësisë dhe të shpresojmë se do të bëhen pas një Reforme zgjedhore, shumë të nevojshme.

-Zoti Klosi, dy ditë më parë ju jeni shprehur se kur keni qenë drejtues i SHISH, amerikanët ju kanë vënë në dispozicion një dosje me afera korruptive të një kryeministri. Mund të na thoni ndonjë detaj për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

– Dhe aq sa thashë, ndoshta thashë shumë, pasi bëhet fjalë për një bashkëpunim me partnerët kryesorë të Shërbimit, dhe nuk është në traditën e punëve të mira, që aspekte të bashkëpunimeve midis Shërbimeve të bëhen publike, edhe se ka kaluar shumë kohë nga ngjarja.

-Ju thatë se bëhej fjalë për një rast që nuk e parashikonte ligji. Cila është ajo vepër që lidhet me korrupsionin dhe nuk e parashikon ligji?

– Problemi nuk ka qenë kaq i thjeshtë. Ligji për Shik-un është një ligj kuadër, që jep vetëm parimet e përgjithshme të detyrave, të lidhjeve me institucione nga ku varet, të mënyrës së përcaktimit të prioriteteve të punës, të kufizimeve të detyruara në trajtimin e subjekteve  dhe të organizimit të brendshëm të Shërbimit. Kur u hartua ligji i ri i Shërbimit, që u realizua me ndihmën e madhe të partnerëve amerikanë, as që mund të mendohej që kupola e Shtetit të ishte ndonjëherë subjekt i Shërbimit, prandaj problemi nuk ishte i thjeshtë.

-Si vepruat pasi u njohët me rastin?  

– Ju thashë pak më parë, edhe kaq sa kam thënë në publik është shumë.

-Në çfarë viti ju ka ardhur kjo dosje, cila ishte biseda që patët me presidentin Meidani, dhe a mund të hapet sot një dosje  e tillë, duke qenë se kryeministrat e asaj kohe i kemi ende gjallë?

– Ky është një nga problemet e Sistemit të ri të Drejtësisë.

-A kanë amerikanët dosje për politikanët shqiptarë?

– Sigurisht, ata janë fuqi botërore dhe përpiqen të dinë gjithçka që munden për armiqtë, por dhe për miqtë e tyre. Informacionet për integritetin e partnerëve të rëndësishëm, janë të domosdoshme për zgjedhjen e mënyrës së bashkëpunimit me ta.

-Cilat janë veprat që politikanët janë më shumë të përfshirë?

– Unë sot di, aq sa lexohet dhe shihet në media. Natyrisht, një filtrim i logjikshëm i këtij informacioni është i domosdoshëm. Vepra më e përhapur e paligjshme midis politikanëve është përfitimi i paligjshëm, apo shkurt, korrupsioni.  Shpresoj që Sistemi i ri i drejtësisë do vërë gishtin mbi këtë fenomen, për ta minimizuar, por dhe për të ndarë politikanët e ndershëm nga ata të korruptuar.

-Me bërjen e drejtësisë së re, mund të shpresojmë se do të ketë fakte të papublikuara që ndërkombëtarët do të vënë në dispozicion të prokurorëve?

– Besoj se do ketë.

-Zoti Klosi ju keni qenë anëtarë kryesie i LSI dhe njeh mirë raportet mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Si e shikoni këtë marrëdhënie mes tyre?

– Në përgjithësi nuk kanë qenë shumë miqësore, kanë patur shumë dritë-hije.

-Mendoni se parlamenti do ta shkarkojë presidentin, dhe a është e motivuar një gjë e tillë?

– Më duket se armiqësia aktuale midis Parlamentit dhe Presidentit nuk është proporcionale me ngjarjet e ndodhura. Më vjen keq që ngjarjet nuk u diskutuan para se të ndodhnin dhe të ish gjetur një  trajtim më racional i tyre.

-Si e shikoni të ardhmen politike të zotit Meta?

– Tek LSI, siç është tradita dhe e vërteta.

A rrezikon vendi në një përplasje civile nëse arrestohet ndonjë prej krerëve të opozitës?

– Më duket absurde.  Kush do të sakrifikonte për ca krerë që kanë gabuar dhe po gabojnë përditë, përveç ndonjë militanti ekstrem. Kush do ishte pala tjetër, veç forcave të rendit? Nuk do ishte përplasje civile, por një vazhdim i përplasjeve që pamë  në disa prej protestave të dhunshme të Opozitës.

-Pyetja e fundit, a mendoni se ka ardhur koha që kjo klasë politike të dalë në pension për të lënë qarkullimin e elitave dhe t’ia lënë stafetën brezit të ri?

– Po, ka ardhur dhe ka kaluar, shumica e politikanëve të rëndësishëm janë prej pothuaj 30 vjetësh në politikë. Por është dhe një problem po kaq serioz, nuk ka politikanë të rinj seriozë, ata që janë evidentuar gjer më tani, janë bërë të tillë se u janë servilosur dhe mbajnë si idhuj, të vjetrit. Gjetja e politikanëve të rinj, me koncepte dhe mendësi të reja, do të jetë një problem shumë i vështirë i së ardhmes. Gjer më tani të gjithë ( pothuaj)  të rinjtë që i janë afruar politikës, e kanë bërë për të përfituar prej saj.

Intervistoi: Erion Habilaj

July 11, 2019 11:13
Komento

19 Komente

  1. anticensurë25642654 July 11, 12:10

    e fortë e fortë e fortë për ta lëshuar pordhën e madhe!!
    mos vallë nuk kemi dëgjuar serialin javorë “dosjet e nxehta”??
    ky serial është i njëjtë prej gati 30 vjetësh!!e njëjta histori por me aktorë të ndrshëm që shpalosin dosje në tribunën e parlamentit!!më i forti ka qënë braçaletua i vogël!!ai ulërinte sa skuqej si një majasëll në plasje e sipër!!
    por seriali më i gjatë shqiptar nuk ka pasur as më të voglin efekt!!nuk kemi parë asnjë fillim hetimi për asnjë nga dosjet lumë të paraqitura!!dënime a gjëra të tjera!?jo e jo!!
    e vetmia gjë që kemi parë ka qënë zbehja e ngadaltë e personit “me dosje”!!ai si me të qeshur e me të ngjeshur ka mbyllur gojën dhe pikë!!
    sot kemi këtë intervistë që na lë me frymën të zënë se kush do të jetë një nga tre ministrat që të ngatërrojnë!që bëjnë që të ruhet “fshehtësia” e fjalëve të tos klosit!!
    si rastësisht,ndoshta gabimisht,ndoshta për mungesë fotosh Erion Habilaj,intervistuesi lajkatar i tos klosit,ka vendosur vetëm njërin prej tyre!!dhe për dreq atë që është dhe “armik” për momentin me timonierin universal!!
    pthu haletë e mutit!!
    ju jeni kërma nga i pari deri tek i fundit!
    vetëm për shqipëri e shqiptarë nuk punoni!!
    nuk është faji juaj!
    vet shqiptarët nuk pranojnë të punojnë për vete!!
    të gjithë,pothuajse,shetymë që ndërsehen si qënër kundër njëri tjetrit!!
    ju bëni gallatë duke i parë të jargaviten!!

    shantazh i pastër kundër metës!!
    mbyll gojën meta!?
    futet dosja në sirtar!!
    gjë tjetër mos prisni!!

    Reply to this comment
    • Ky po perpiqet te trembe Berishen qe e kercenoj disa dite me pare July 11, 20:09

      Ky Klosi nuk thote asgje. Ka qejf qe te duket. Asnjehere nuk ka bere asnje kontribut. Vetem genjen dhe mbulon. Eshte e qarte qe pas sulmit qe i beri Berisha po i thote qe shiko une kam informacion per krimet e tua. Nuk po them gje, por, po me kruajte do ti nxjerr. Dhe kete e ben publikisht. Eshte e turpshme. Ky person nuk eshte as mish as peshk. Ne cdo gje qe thote gjysmat i ak genjeshtra dhe gjysma i ka gjysem te verteta dhe te kamufluara. Ka informacion ne shtepi qe e perdor per perfitime vetiake.

      Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit July 11, 20:33

      “Presioni ” i Klosit nuk ishte per Meten te packten per sa i perket informacioneve te amerikaneve se ne interviste ( ne TV) ai e lavderoi Klosi thote ate qe dihet tashme:te pakten 3 SH.S dine c’behet ne c’do zyre shqiptare! Gazetari gjerman ne kete mes eshte me naivi!!!!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 July 12, 08:14

        orteko
        shum ë i koncentruar nuk të kuptova fare!!

        Reply to this comment
        • Orteku i Fekenit July 12, 15:47

          Sherbimet e huaja sekrete dine c’do gje qe behet ne Shqiperi!! Kjo reflektohet ne pritjet qe organizohen per politikanet shqiptar kur shkojne jashte shtetit! Gazetari i Bild it nuk ju la treguar europianeve asgje qe nuk e dinin!!

          Reply to this comment
          • anticensurë25642654 July 12, 18:53

            DHE PASTAJ??
            je i sigurtë që dinë gjithçka??
            je i sigurtë që ata bashkpunojnë me njëri tjetrin?
            je i sigurtë se dhe në se i dinë ju interesojnë që të na i servirin ne për ti ndrequr?
            je i sigurtë që nuk i përdorin më parë për të shantazhuar për interes të tyre politikanin??
            e shumë ??????? e shumë ??????? të tjera

            orteko mua nuk më intereson se sa informacion ka amerika a rusia, a marsianët!si e shkruajta dhe më lartë këto informacione janë dhe në shqipëri!i kanë institucionet tona,I KA POLITIKA,i kanë njerzit, këto infirmacione nuk përdoren për të goditur krimin e korrupsionit, por thjeshtë,e vetëm thjeshtë për TË SHANTAZHUAR KUNDËRSHTARIN!!

  2. Kasaforta July 11, 12:53

    Klosi qenka me fajtor se sa ata qe kane bere pislliqe dhe korrupsion te denoncuar nga CIA, ca pritet, Klosi duhet te merret i pandehur per moskallzim krimi, dhe te filloje hetimi ndaj tij. Keta tipa ja kane zgjatur jeten korrupsionit ne shqiperi Klosi flet me kopetence dhe nuk tregon emrin e K/ministrit kriminel. Kjo do te thote se ben shantazh per te kerkuar kundrapeshen me flori apo euro nga ai qe eshte denoncuar fajtor. Merni klosin ne vend te kryeministrit, pasi ska pas bythe te beje detyren si shef i shikut, eshte dhjere ne breke nga frika por rrogen e shtetit e ka marre, (ka marre edhe pare nga kasaforta e gazidedes qe e mbante fshehur ne zyre)

    Reply to this comment
  3. Tomorri July 11, 12:53

    Pse duhej kjo intervista e Klosit kur nuk tha asnje fakt dhe prove?
    Mbrockulla per te mbjelle tym!

    Reply to this comment
  4. Fol hapur mer maskara ,jo te provokosh nevrat e Shqiptareve July 11, 13:36

    ngelet po e njeta rrace tinzare

    gjithcka ne funxion te perfitimit personal

    nji lloj rrace qe sillet ne kte Toke sikur mos te njihte

    ne te vertete se exziston nji Atdhe dhe ti si qytetar i tij

    i detyrohesh teresishte madje edhe me jeten tende .

    Nderkohe qe kta ne shekuj kane ber te njeten loje .

    ate te Tinzarit sepse e zoterojne ne menyren me te mire

    Maskarenje te pafytre qenie te papergjegjeshme paAtdhe ,spekullante te peshtire qe perdorni gjithcka

    vetem e vetem te perfitoni e vetem erresire sillni kudo

    Reply to this comment
  5. intelektuali July 11, 14:13

    Klosi nuk e thote emerin e Kryeministrit te korruptuar qe e kishin treguar me gisht amerikanet e CIA-s, sepse helbete sapo mafia enveriste e zbuloi qe ishte piketuar ne ‘targetin” e Drejtesise nderkombetare ndermoren masa serioze dhe i bene puc ne terrin e nates Presidentit Mejdani dhe pas tij liruan duart per te debuar me dajak nga SHIK-u edhe mikun e tij Fatos Klosi qe hesht dhe nuk tregon emerin e Kryeministrit te korruptuar qe kishin treguar me gisht amerikonet.

    PO PSE KAQE BUDALLENJ JANE SHQYPTARET QE MOS TA NJOHIN QE PUSHTI ENVERIST, HAJDUT, PIJANEC DHE BIXHIOZXHI, TE CILIN E KA TREGUAR ME GISHT CIA AMERIKANE ESHTE FATOS NANO

    qe:

    Goditi ne autostrade me fuoristraden e tij nje kalimtar mjeran dhe e hodhi si qen te gjalle ne kanal bashke me Blendi Klosin, kusheririn e Fatosit pa i dhene ndihmen e pare dhe pa njoftuar policine dhe ambulancen e ndihmes se shpejte, duke ja mbathur nga vendi i krimit si frikacake dhe skutha te vertete enveriste,

    njashtu:

    Sic po tregohet frikacak dhe skuth Fatos Klosi qe po turperon me friken e tij trimin e Mallakastres, Ismail Beun duke mos ja perplasur te verteten ne sy vrastarit dhe kusarit te pacipe Fatos Nano qe e flaku si qen ne rruge Shfin e SHIK-ut pa i mbaruar mandati duke bere mareveshje ne terrin e nates me Sali Berishen per te hequr Presidentin Mejdani dhe per te vendosur ne vend te tij dallkaukun enverist dhe servil Moisiu per te livadhisur me pas me kontrabanden e armatimeve te Enverit ne vendet e Botes se Trete si t’ja donte kokrra e qefit

    dhe:

    Ja ku jemi sot me Edvin Drogen qe do me cdo kusht si Fatos Nano do kohe me pare te perzeje me dajak Aleatin e tij te dikurshem, Like Floririn e LSI-se makute enveriste, qe e hodhi me doren e vet ne postin e Presidentit pa e vrare fare mendjen se kishte deklaruar vete ne media dhe ne publik qe:

    E KISHTE PARE GJITHE BOTA ME ZE DHE FIGURE SI VIDHTE RYSHFETIN PUSHTETAR ME TEFTER NE DORE.

    Reply to this comment
    • Intelekti July 11, 15:55

      Intelektuhaleja

      Vetem frike skishte Enveri. Ty ti kapi koqet e ti vuri ne bige, dhe e pe te semes. Enverin dhe lepurin i ke ne bark.
      Keta te tjeret pastaj qe permend nuk jane race Enveri, apo skutha te Enverit.
      Po te ishte Enveri gjalle edhe ketyre ne bige koqet njesoj si ty.

      Reply to this comment
      • intelektuali July 11, 17:10

        ENVERI S’KISHTE FRIKE?

        Po c’a thu o BOLE enveriste?

        Sigurimsat tregojne se kur Enveri shkoi ne gjueti me Mehmetin, kasapi prej Mallakastre pa nje derr te eger dhe BAM! qelloi me pushten e tij “Remington” dhe e vrau ne vend, Enverit i hyri frika ne bark u shtri barkas ne toke duke i u lutur ne panik Mehmetit me fjalet “Aman mos me vra se te jap c’te duash!”. Mehmeti qe ishte mesuar me sjellje te ngjashme frikacakesh pederaste dhe e njihtte mire kunatin e dhjamosur barkderr te Bahri Omarit ja ktheu: “Mos ki frike se une di te dalloj derrat e eger nga derrat e bute!”,

        prandaj:

        Ja ku e ke ketu nje lutje prej frikacaku qe ka bere Enver Hoxha ne vitin 1954 per te kerkuar azil ne Ambasaden franceze me gjithe familjen e tij per te shpetuar koken nga hanxhari i Hrushcovit, sepse e kishte nuhatur me hunden e tij satanike qe Bosi i sovjetikeve donte ta zevendesonte me Liri Belishoven kur kujtonte se Mehmeti ishte ne anen e sovjetikeve ja lexoje vete o BOLE budallaqe dhe fanatike dru me pre:

        https://revista.gazetamapo.al/enver-hoxha-ka-aplikuar-per-vize-ne-ambasaden-franceze-ne-vitin-1954/

        Nga ana tjeter:

        PO HYSEN SHOSHORI QE E BERI ENVERIN TE BENTE SHURREN NE BREKE DHE T’JA PRISHTE GJUMIN E NATES ME TRAKTET E TIJ ME KAFKA?

        He mo Bole e Enverit ke gje per te shtuar tani?

        Reply to this comment
        • Rebel July 11, 22:15

          Po more HALE ashtu eshte sic thua ti,se Enveri ishte frikacak!
          Prandaj dhe Mehmeti,per t’i nxjerre friken Enverit ia futi vetes dhe shkoi ne te semes!
          Pa na thuaj ti,more gelbaze tuberkulare,se ku e shfaqi Enver Hoxha friken e tij?
          Filloje nga Lufta Antifashiste, provokacionet e gushtit 1949,qe i theu turinjte grekeve,lufta kunder Bandave diversante,lufta kunder spiunazheve me te fuqishme te botes,lufta per mbrojtjen e vendit nga armiqte,lufta kunde superfuqive te globit,PERLASJA ME HRUSHOVIN ne 1961 ne Moske,LARGIMI NGA TRAKTATI i VARSHAVES,BLLOKIMI i 4 NENDETSEVE NE VLORE, etj!
          Se per shpifje e dengla bythe je i zoti ti zaberhan!
          Kur paska qene frikacak Enveri,ku ishgin fshehur ata trima qe nuk guxuan te sulmojne per 45 vjet,por priten sa te vdiste ai TRIM,qe te rrezonin sistemin me Ramiz Aline?

          Reply to this comment
          • intelektuali July 12, 18:55

            Rebel Poliagjenti i Enverit degjo se cfare del akoma nga dosja e deklasifikuar e CIA-s per Enver Frikacakun qe bente shurren ne breke nga Mehmet Kasapi, cubi prej Mallakastre dhe prandaj e vrau ne gjumin e nates Kryeministrin e tij me nje plumb pas koke me killerin e tij Sulo Gradeci qe urdharat i merrte nga Nexhmija, degjo dhe ngri veshet e gjate:

            “…I vetmi që kishte frikë aq shumë sa nuk e fshihte dot gjate gjithe jetes se tij prej Diktatori, ishte Enver Hoxha. Një frikë edhe më e madhe e llahtarshme si panik e kishte kapur Enver Hoxhën kur Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik, më 1960. Siç kemi thënë më sipër, duke e ndjerë veten fajtor për krimet e rënda që kishte bërë në Shqipëri në kohën e Stalinit dhe duke e parë veten të zbuluar, pa mbrojtje të sigurt, si më parë dhe në rrezik për t’u eliminuar nga një lloj “puçi ushtarak”, që ai mendonte s’mund t’i vinte nga kuadrot kryesore ushtarake të ushtrisë, të cilat ai i ka konsideruar kundërshtare të tij dhe si të tilla kishte vendosur t’i eliminonte. Kësaj radhe rreziku që i kanosej Enver Hoxhës nga puçi ushtarak ishte vetëm imagjinar në mendjen e tij, sepse veprime ushtarake për të kryer puç ushtarak nuk kishte dhe nga hetimet dhe gjykimet e shumta që i ishin bërë të pandehurve kuadro të ushtrisë nuk kishte dalë asgjë për të. Ai ishte i sajuar nga vetë Enver Hoxha për të justifikuar eliminimin e tyre. Dhe kjo është hera e dytë që ai trembet kaq shumë, që tregon se Enver Hoxha nuk kishte fare aftësi për të mposhtur frikën dhe tërë jetën kishte mbetur frikacak qe nga koha kur fshihej ne vilen e kunatit te tij Kryefashist, Bahri Omarit. Një frikacak i madh, por me përgjegjësi tepër të larta: Kryetar Partie, Kryetar Shteti dhe Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë. I fshehur pas këtyre dhe duke u mbështetur fort në forcën e madhe të Partisë dhe te strukturave te Sigurimit, Enver Hoxha me rrugë shtetërore kishte likuiduar të gjithë ata që ai, si frikacak që ishte, mendonte se vinin në rrezik jetën dhe interesat e tij personale. Kurse me dorën e vet një frikacak i tillë nuk guxon të therë e të bëjë me gjak as edhe një zog pule. Një rrufjan politik frikacak, mashtrues e i pabesë, kriminel e tradhtar, me fytyrë njeriu e ndjenja kafshe. Likuidimi i kuadrove të ushtrisë nga Enver Hoxha, si i vetmi element i shëndoshë që kishte mbetur, shënon fundin e PPSH, të cilën Enver Hoxha e ka lënë tërësisht të degjeneruar. Enveristët e sotëm që drejtojnë Partitë e deklaruara të majta dhe ato të kamufluaram pseudo të Djathta, janë elementi më i degjeneruar i Politikes Kombetare, ku më të degjeneruarit janë fanatiket e Enverit dhe spiunet e Sigurimit te tij, te emeruar me përgjegjësi më të larta ne poste drejtuese ne shtet dhe pushtet. Prandaj nga këta nuk mund të pritet asgjë e mirë për Shqipërinë. Enveristët e mbrojnë Enverin për të mbrojtur veten e tyre, për të mohuar e fshehur krimet dhe tradhtitë e shumta që kanë bërë bashkë me të. Të majtët e sotëm mashtrojnë kur deklarojnë se kanë hequr dorë nga “Lufta e Klasave”, sepse po hoqe dorë nga Lufta e Klasave, ke hequr dorë njëkohësisht nga qenia i majtë. Enver Hoxha asgjesoi traditat e larta të shqiptarit, si trimëria, burrëria, besa, bujaria, mikpritja etj., që janë krenaria e popullit shqiptar dhe i zëvendësoi me edukimin e veseve më të këqija të edukatës njerëzore siç janë frika, pabesia, hakmarrja, mëria, dhuna, krimi dhe tradhtia etj. Enver Hoxha eliminoi patriotizmin, dashurinë për atdheun, flamurin e familjen dhe i zëvendësoi ato me shfaqjen e dashurisë e besnikërisë karshi Enverit e Partisë. Dështimet e herëpashershme të paevitueshme në ekonomi ai i kthente në arritje, duke zhvilluar gjyqe në parti e në shtet kundër disa kuadrove të partisë me akuzën: Armik dhe Sabotator, Agjent, Poliagjent, Tradhetar dhe duke e paraqitur veten çdo herë si Vigjilent e Shpëtimtar të Shqipërisë. Të gjithë ata që ishin më të shquar dhe trima të vërtetë, ai i konsideronte rrezik për të, i mbante në evidencë dhe i likuidonte nje nga nje. Të gjitha krimet që ai bënte bashke me Nexhmijen ja atribuonte Partisë: “E bëri Partia” dhe ajo ishte e pagabueshme, duke fshehur pas vendimeve te Partise veten e tij si Monster sadiste dhe kriminale. Kuadrot kryesore i detyronte të firmosnin një deklaratë se ishin dakord me masën me pushkatim për personat e rëndësishëm të Partisë. Diktaturën e tij personale komuniste e paraqiste si regjimin shoqëror më demokratik ne Bote dhe me kete demagogji i shpelau trurin miliona shqyptareve per 50 vjet me radhe…”

            Permbledhje nga:

            intelektuali

  6. intelektuali July 11, 14:15

    Klosi nuk e thote emerin e Kryeministrit te korruptuar qe e kishin treguar me gisht amerikanet e CIA-s, sepse helbete sapo mafia enveriste e zbuloi qe ishte piketuar ne ‘targetin” e Drejtesise nderkombetare ndermoren masa serioze dhe i bene puc ne terrin e nates Presidentit Mejdani dhe pas tij liruan duart per te debuar me dajak nga SHIK-u edhe mikun e tij Fatos Klosi qe hesht dhe nuk tregon emerin e Kryeministrit te korruptuar qe kishin treguar me gisht amerikonet.

    PO PSE KAQE BUDALLENJ JANE SHQYPTARET QE MOS TA NJOHIN QE PUSHTI ENVERIST, HAJDUT, PIJANEC DHE BIXHIOZXHI, TE CILIN E KA TREGUAR ME GISHT CIA AMERIKANE ESHTE FATOS NANO

    qe:

    Goditi ne autostrade me fuoristraden e tij nje kalimtar mjeran dhe e hodhi si qen te gjalle ne kanal bashke me Blendi Klosin, kusheririn e Fatosit pa i dhene ndihmen e pare dhe pa njoftuar policine dhe ambulancen e ndihmes se shpejte, duke ja mbathur nga vendi i krimit si frikacake dhe skutha te vertete enveriste,

    njashtu:

    Sic po tregohet frikacak dhe skuth Fatos Klosi qe po turperon me friken e tij trimin e Mallakastres, Ismail Beun duke mos ja perplasur te verteten ne sy vrastarit dhe kusarit te pacipe Fatos Nano qe e flaku si qen ne rruge Shefin e SHIK-ut pa i mbaruar mandati duke bere mareveshje ne terrin e nates me Sali Berishen per te hequr Presidentin Mejdani dhe per te vendosur ne vend te tij dallkaukun enverist dhe servil Moisiu per te livadhisur me pas me kontrabanden e armatimeve te Enverit ne vendet e Botes se Trete si t’ja donte kokrra e qefit

    dhe:

    Ja ku jemi sot me Edvin Drogen qe do me cdo kusht si Fatos Nano do kohe me pare te perzeje me dajak Aleatin e tij te dikurshem, Like Floririn e LSI-se makute enveriste, qe e hodhi me doren e vet ne postin e Presidentit pa e vrare fare mendjen se kishte deklaruar vete ne media dhe ne publik qe:

    E KISHTE PARE GJITHE BOTA ME ZE DHE FIGURE SI VIDHTE RYSHFETIN PUSHTETAR ME TEFTER NE DORE.

    Reply to this comment
  7. Noku July 11, 22:27

    Berisha nuk ishte kryeminister deri ne 2009 keshtu qe qetesohuni se nuk po fliste per Berishen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin