Enkelejd Musabelliu: Taksat s’janë gogol, por element shtet-ndërtues

August 6, 2015 17:30

Enkelejd Musabelliu: Taksat s’janë gogol, por element shtet-ndërtues

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, këshilltari i Kryetarit të ri të Bashkisë së Tiranës, Enkelejd Musabelliu ka komentuar edhe çështjen e taksave dhe rëndësinë që ato kanë për një shoqëri. Musabelliu ka qenë këshilltar edhe te Ministria e Mirëqenies Sociale e Rinisë deri një muaj më parë.

“Dita” ju sjell analizën e tij të plotë:

U bene 2 vjet qe thuajse perdite lexoj qe mjafton te ulen taksat dhe fap si me magji do rritet punesimi. Eshte absolutisht e pavertete! Madje eshte nje genjeshter e demshme sepse i ben taksat te duken si gogol dhe jo si element shtet-ndertues.

Ne Belgjike taksa e korporates eshte 34%, tatimi mbi te ardhurat personale arrin maksimumin ne 64% dhe papunesia eshte 8.5%.

Ne France taksa e korporates eshte 33.33%, tatimi mbi te ardhurat personale arrin maksimumin ne 45% dhe papunesia eshte 10.5%.

Ne Slloveni taksa e korporates eshte 17%, tatimi mbi te ardhurat personale arrin maksimumin ne 50% dhe papunesia eshte 9.3%.

Ne Portugali taksa e korporates eshte 25%, tatimi mbi te ardhurat personale arrin maksimumin ne 54% dhe papunesia eshte 13%.

Ne Serbi taksa e korporates eshte 15%, tatimi mbi te ardhurat personale arrin maksimumin ne 25% dhe papunesia eshte 16.8%.

Ne Shqiperi taksa e korporates eshte 15%, tatimi mbi te ardhurat personale arrin maksimumin ne 23% dhe papunesia eshte 17.3%.

dhe shembuj te tille marrim sa te duam….

Tani, me kane lene syte mua apo vendet me taksa shume te larta kane edhe papunesi me te ulet?! POOOO, sepse taksa me te larta do te thote me shume investime publike qe shpie ne rritje te konsumit qe shpie ne rritje te kerkeses agregate qe shpie ne rritje te ofertes agregate per te “plotesuar” rritjen e kerkeses qe shpie ne rritje te punesimit.

…dhe Shqiperia vazhdon te mbetet nje nga vendet me taksat me te uleta ne rajon!

August 6, 2015 17:30
Komento

4 Komente

  1. Kris 1 August 6, 18:04

    Dhe me rrogat e pensionet me te uleta nje rajon.
    Me rrogat e poliikaneve me te lartat be rajon.
    Me numerin me te madh te partive,shoqatave dhe bordeve be rajon.
    me numrin me te madh te ministrive
    Nje vend ku kryeministri shtron iftar per barkderrat.
    Me numurin me te madh te azilkerkuesve ekonomike
    Drejtimi I duhur I sulltan salepit.

    Reply to this comment
  2. elio August 6, 18:42

    I nderuar artikullshkrues, jam dakord per te ghithe shembujt qe dhe…POR, kjo eshte e lidhur me sherbimet qe shteti jep per kompanite (subvencionet, investimet ne projekte zhvillimi dhe infrastrukture sikurse selektimi dhe predispozimi i administrates publike per ti sherbyer biznesit e jo per ta zhvatur)…Nuk shte vetem problemi tek niveli i taksave por mbi te gjitha ne kapacitetet e qeverise per te marre taksat nga te gjithe pra per te rritur nr e atyre qe paguajne taksat. Ne kete kohe qeveria shqipetare eshte e paafte ta beje dhe mbitaton e gjobit “te njejtet”…Politikat tatimore nuk behet vetem ne drejtimin e rritjes apo uljes se %(bile keto jane aspekte margjinale) por mbi te gjitha ne zhvillimin e sektoreve te rinj ekonomike te cilet do te jete terheqes te rritjes ekonomike dhe ne kete drejtim qeveria ne fjale(dhe ku ti ben pjese) eshte shume deficitare..Nuk behet politika “keynes-iane” mbi keto baza te dobeta demagogjie…por mbi liberizem ekonomik dhe rigorozitet fiskal dhe respekt reciprok (i cili mungon). Nje nga arsyet e mungese se respektit eshte edhe deklarata e genjeshtert se Biznesi paguan 10% -15% taksa etj…pesha fiskale ne shqiperi eshte rreth 39-44% dmth per kushtet qe ofron, asak indiferente. Edhe dicka tjeter, ke provuar te mbash veten tende me biznes, nese po atehere do te kuptosh se rritja qe Qeveria Rama pergatitet ti beje tatimit mbi fitimin (ishte 10 do te behet 15%) eshte ti heqesh bukene femijeve nga goja atyre qe paguajne tatime nderkohe qe Kjo qeveri duhet te rrise “bacin-in” e tatimpaguesve dhe jo te rrise taksat…shendet or mik dhe mos jep mendime “aguridhe” prej personi qe ka lexuar vete libra(pavaresisht se ku)…

    Reply to this comment
  3. info-analitike August 6, 19:28

    Po, te kane lene syte! Ja shiko Italine, taksa te larta dhe papunesi sa te duash. Arsyeja, korporativizmi, korrupsioni dhe nepotizmi qe po e mbyt ekonomine. Po e njejta gje ndodh prej kohesh ne Shqiperi ku taksat mund t’i rrisesh sa te duash por efekti do te jete thuajse nul perderisa sa ke vene ne krye te drejtorise se tatimeve, doganave, njerez te paafte qe mendojne vetem si te mbushin xhepat. Kur qeverisesh nga njerez jo vetem te paafte por edhe te pangopur e te korruptuar gjer ne palce. Ja pra qe teori mund te besh sa te duash por eshte praktika shqiptare ajo qe i ve vizen cfaredolloj spekullimi me teorite ekonomike.
    Po te duash shembuj mund te pyesesh shefin tend te bashkise qe arriti te martohej me kursimet e se emes pensioniste ose mund ta pyesesh se si trukohen bilancet per te mbuluar fitimet ose ne me te keqen mund te zhdukesh te dhenat bashke me kompjuterin.

    Reply to this comment
  4. oxo August 7, 12:43

    nese dhe ne institucionin me te larte te bazes ekonomike sic eshte thesari shtetit vidhet o Kelo sillu e peshtullu me taksa sa te duash se ekonomi te shendosh nuk ke, filozofia jote ekonomike qenka rende shume sepse nuk krahason dot veten me rajonin sepse sa ce ke ti XHDP kompania qe prodhon guzhineta ne Çeki e ka me shume,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*