Entuziazmi i tepruar i Athinës për lëshimet e Tiranës

December 27, 2017 15:16

Entuziazmi i tepruar i Athinës për lëshimet e Tiranës

 

Nga Nikos Meletis*

Athina është në kërkim të “lajmeve pozitive” nga Tirana teksa po afrohet takimi i dytë me dyer të mbyllura i dy ministrave të jashtëm në Korçë, i cili do të jetë vendimtar për rezultatin e formatit të zgjedhur nga dy qeveritë për të zgjidhur njëherë e mirë “Të gjitha problemet”. Fakti që ky konfiguracion ka nevojë për një imazh pozitiv të të gjithë klimës në mënyrë që të justifikohet ky proces, krijon një rrezik për mbivlerësimin e lëvizjeve që vijnë nga pala shqiptare.

Ministri i Jashtëm, Nikos Kotzias e përshëndeti si një hap pozitiv të besimit ndërmjet dy popujve dhënien e nënshtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas dhe vendimin e mjegullt të qeverisë shqiptare për varrezat e të rënëve në Frontin italo-grek.

Një çështje e rëndësishme si ajo Kryepeshkopit Anastas dhe një lëvizje për varrezat që ende nuk është e qartë, janë servirur si shfaqje e”vullnetit të mirë” të qeverisë shqiptare drejt Greqisë, në një kohë kur nga rezultati i bisedimeve mes dy ministrave të Jashtëm do të varet qëndrimi i Athinës për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Dhënia e shtetësisë shqiptare Kryepeshkopit Anastas pas 25 vjet qëndrimi në Shqipëri dhe nje kontributi të madh për ngritjen nga e para të një kishe e cila u rrafshua nga regjimi ateist i Enver Hoxhës, ishte një detyrim i lartë i shtetit shqiptar ndaj Kishës Orthodhokse Autoqefale dhe mijëra shqiptarëve Ortodokse, pa u kufizuar te pakica kombëtare greke.

Në mënyrë provokuese, duke kultivuar një frymë të fortë anti-greke, shteti shqiptar i mohoi për gjithë këto vite shtetësinë shqiptare për Kryepeshkoin Anastas duke shantazhuar dhe mbajtur peng “grekun”, siç e quajnë grupet ekstreme nacionaliste, por edhe eksponentë të partive e mëdha.

Shumë herë edhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shihej nga Tirana, si një “Kalë Troje” i Greqisë, pavarësisht se Kryepeshkopi Anastas nuk dha shkas për një gjë të tillë. 25 vjet më vonë Kryepeshkopit Anastas me personalitetin dhe punën e rëndësishme të njohur tashmë në gjithë botën, vendoset nga Presidenti Ilir Meta t’i jepet shtetësia shqiptare

Kjo ndodh për shkak se “rreziku” që shihte klasa politike shqiptare për greqizimin e Kishës Ortodokse Shqiptare nuk u vërtetua, por ndodhi e kundërta. Qindra miliona euro të dhëna nga Greqia për mbështetjen e minoritetit, u lëvruan përmes programeve dhe projekteve të Kishës nga të cilat përfituan të gjithë qytetarët shqiptarë, pavarësisht prej origjinës së tyre etnike.

Deklarata e fundit e kryepeshkopit se “pasardhësi i tij do të jetë shqiptar” ishte një mesazh për të “shqetësuarit” që do të nxitonin të kundërshtonin vendimin për dhënien e shtetësisë. Veç kësaj askush në Tiranë nuk do të donte që historinë e  Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ta rishkruante një hierark me  kombësi greke.

Pavarësisht interesit të arsyeshëm të Athinës dhe iniciativave të ndërmarra nga ministri Kotzias gjatë Sinodit Ortodoks në Kretë është e tepruar të thuhet se vendimi i presidentit shqiptar është një masë e besimit mes dy popujve, pasi në radhë të parë i përket vetë Shqipërisë dhe respektit për liritë fetare si të minoritetit grek ashtu edhe të ortodoksëve shqiptarë…

Për sa i përket varrezave ushtarake, javën e kaluar ishte takimi i Komitetit të Përbashkët midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ekspertët ranë dakord për të filluar punën më 18 janar nga zona e Dragotit (në kontekstin e zbatimit të marrëveshjes mes dy shteteve në lidhje me kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin në varrezat ushtarake, të të rënëve grekë gjatë luftës italo-greko).

Së bashku me vendimin e qeverisë Rama që zëvendësoi vendimin e mëparshëm u miratua dhe një vendim për dhënien e “Statusit Varrezë Historike” në Bularat. Të gjithë këto, edhe pse praktikisht nuk ndryshuan ndonjë gjë në qëndrimin e shtetit shqiptar u pranuan me entuziazëm nga Athina.

Megjithatë, asnjë përgjigje nuk i është dhënë palës shqiptare, pas deklaratës së ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati se çështja e varrezave është e  lidhur me të tjera “çështje të mbetura” pezull të Luftës së Dytë Botërore dhe heqjen e ligjit të luftës,  në një mënyrë që mund të lejojë diskutimin e çështjeve pronësore. Zoti Bushati e dha këtë përgjigje pas pyetjes nëse dhe si është prekur çështja e çame nga ky proces …

Prandaj, lëvizjet pozitive si për shtetësinë e  Kryepeshkopit Anastas dhe angazhimin e ri të aktivizimit të Komitetit të Përbashkët për të rënët grekë duhet të regjistrohen në kontekstin e tyre të vërtetë, pa teprime që lehtësojnë pozicionin negociues shqiptar dhe nuk duan vlerësuar me ngut, së paku deri sa të konstatohet se shqiptarët janë duke i respektuar marrëveshjet dhe jo duke kërkuar shpërblime të tepruara për lëvizjet që janë vetë-evidente dhe që aktualisht kanë rëndësi kryesisht simbolike.

http://www.liberal.gr/arthro/183032/amyna–diplomatia/2017/i-dikaiosi-tou-archiepiskopou-anastasiou-kai-i-agonia-tis-athinas-gia-isonkales-eidiseissin-sta-ellinoalbanika.html

Përkthimi: ResPublica

December 27, 2017 15:16
Komento

18 Komente

  1. Epo kjo pune! December 27, 16:29

    ky rraso zeze, nje meshe nuk beri per viktimat e e genicidit te grekut ne Cameri… po plehrat greke sikunder del ne artikull duan akoma!!!!

    Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr December 27, 16:46

    Shume te gezuare ne Greqi nga marreveshjet e arritura! Perse gjithe kjo eufori ?Sikur jane arritur gjera qe nuk priteshin ose me shume se sa priteshin !?Apo fshihet ndonje gje tjeter ?Mos ndoshta Greqia ka nevoje per “fjale te mira “qe te rregulloi mendimin e perhapur “per politike te ngurte e nacionaliste”, apo qe te forcohet bindja ne Europe se pa Greqine , ceshtjet e Ballkanit nuk marrin zgjidhje!Mund te jene te gjitha sebashku , por ciladoqofte arsyeja per Greqine , euforia perligjet se te pakten deri tashti ajo ka perfituar shume , ndersa pala shqiptare , ka ” perfituar, vetem fjale”!

    Reply to this comment
  3. mirel December 27, 16:49

    Kur paskan perfituar te gjithe qyetaret shqiptare nga projektet e kishes greke?
    Keta barazojne hajdutet minorikare me shqipot.
    Pretendoni se fytyrepi.kat minorikare jane baraz me gjithe qytetaret shqiptare?
    O qelbesira qeveritare.
    E keni gjetur dhe Ministrin e Jashtem si te ishte fytyre sperme e vonuar greke..
    Kane dhe bisedime te dyta me dyer te mbyllura thone..
    Po kur keto bisedimet e para me dyer te “mbyllura” perfynduan vetem me leshimet e Shqiperise, ndaj i mbyllin dyert, atehere cfare pritet nga bisedimet e dyta..
    Qeveria shqiptare duhet ti beje bisedimet me dyer te hapura…hapuraaaaaaaaaaaa
    duhet te shpalle axhenden para cdo lloj takimi,
    perndryshe po ben Tradheti Kombetare te shkalles me te ndyre.
    Edi Rama duhet te denohet njelloj si Berisha per TRADHETI TE LARTE..
    DEMIMI KAPITAL per keta pisanjose qelbesira

    Reply to this comment
    • enter"" December 28, 21:53

      Skqenke pjekur akoma zotrote, kujtova se replikat tek Tema do kishin bere efekt por si duket duhet te te rris dozen e ilacit.

      Shko e hulumto, kerko, studio, per te gjitha sherbimet qe ka bere per te gjithe qytetaret shqiptare pa dallim feje. Normalisht zotrote nuk te pelqen sepse je I ngarkuar me qeliza urrejtje kafaneje ndaj nje personi qe ka bere shume.

      Ne krizen Kosovare, as vellezerit e tu turq nuk bene kaq shume per Kosovaret sa ka bere Janullatos.
      As per bashkeqytetaret e tu barbare qe dogjen universitetin bujqesor, e qe Janullatos e ringrite nga shkrumbi , nuk te intereson te flasesh. Sigurisht Mirel, qe ne ate universitet studiojne pa dallim feje, madje po te shkosh nuk do gjesh asnje minoritar atje.
      Edhe bursa studimi ka dhene e jep akoma pa dallim feje.
      Nejse, je teper I coroditur. Hajd me mend vitin tjeter

      Reply to this comment
  4. Ku po shkojme? December 27, 17:46

    More dita, me mkete artikull duket sikur po vihen i edhe ju ne sherbim te ketij perfaqesuesi te eksteemizmit antishqiptar grek

    Reply to this comment
  5. Ku po shkojme? December 27, 17:47

    More dita, me me kete artikull duket sikur po vihen i edhe ju ne sherbim te ketij perfaqesuesi te ekstremizmit grek
    antishqiptar.

    Reply to this comment
  6. Nikolla December 27, 18:24

    Me gte tille klerike mesjetare do te shkoje Shqieria ne Europen e qyteteruar perendimore?

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic December 27, 18:24

    Le te jape nje meshe per Sali Berishen dhe per Ilir meten te cilet jan shume te zellshem ne realizimin e interesave te qarqeve greke ne kurriz te kombit shqiptare.!r Camet, per Gerdecin , per per shume viktima ne shqiperi ketij nuk i shkon ndermende se nuk eshte prift shqiptare pore prifte misionar i asfalse Greke.!

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 28, 10:20

      o idiot,
      o aliu pri selenice,saliu meta dhe kusdo tjetër kanë bërë sa ka në plasur,përse nuk flet për këtë idiotin tënd që po ja lëpin bythën deri në rrënjë??
      kujton ti se duke shkruar për saliun e metën,shlyen fajet që po bën dashi tënd??
      or copë idioti,tërë kjo ndyrësi është e RAAAAAMËS!!
      edhe nënshtetësia është e ramës mor idiot!!
      vëri gishtin kokës dhe shtro pyetjeT:
      PËRSE RAMA NUK THOTË ASNJË FJALË PËR NËNSHTETËSINË??
      PËRSE SALIU NUK I VËRSULET RAMËS PËR VARREZAT?
      pastaj shtroji pyetjen ramës:
      ÇFARË DO TË NDODHË ME PAKTIN DETAR??
      o aaaaaaaaaaliiiiiiiiiiiiiiiiii,nuk o tu lujt futboll partizani-dinamo,pas ndeshjes i fusim një birrë dhe mbaron problemi.janë fatet e shqipërisë në lojë, or debil!janë fatet e tua dhe të mijat!!nuk mbyllen me një gëzuar birrash!!
      or budalla!!!!!!!

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 December 28, 11:34

      Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!

      « Back

      Reply to this comment
  8. bisturia December 27, 18:36

    Edi Rama ti veje gishtin kokes se nuk mund te luaj me fatet e vendit si ti interesoje atij duke u justifikuar se flet ne emer te popullit.Ai e ka pohuar dhe vete qe nuk eshte politikan prandaj per ceshtje te tilla madhore te pyes atdhetaret e vertete e te uretet e ktij vendi e per me sakte te bej referendum mbarpopullor.A ka problem me kapital per te bere referendum se ky rast.E kemi zgjedhur te pare jo si me i zgjuar por sepse kur s`ke pulen do hash sorren.

    Reply to this comment
  9. Alberti December 27, 20:18

    Pse mos gezohet Greqia? Nuk eshte fare entuziazem i tepruar i Greqise, por entuziazem i bazuar ne realitet. Ku kane gjetur greket nje qeveri si e Rames qe dergon Bushatlien ne Krete qe te kerceje sipas muzikes greke? Pse ta fshehim, kjo eshte Shqiperia qe duam, apo jo?

    Reply to this comment
  10. KUR DO TE SHOHIM VENDIN ME QEVERI E LIGJE ? December 27, 21:15

    A e shikoni pra , fytyrën e vërtetë të qeverisë greke ? Ata dualën prap në pikën e nisjes , se këto lëshime të qeverisë shqiptare nuk janë asgjë dhe nuk duhet të entusiazmohemi , por…. , tashmë ” që të morëm dorën , duam që tju marrim krahun , deri sa tu tërheqim zvarrë ” ! . Greqia kurrë nuk ka njohur reciprocitet me shtetin shqiptar , aq sa edhe tani , mbas më shumë se 100 vjet nga pavarësia e Shqipërisë , ende nuk kanë njohur kufijtë shtetërorë tokësorë , që na ndajnë , por vërsulen për të rrëmbyer hapesira të medha detare , dhe duke ushqyer akoma më tepër ëndërrën e herëshme , për të vendosur kufirin në Qafën e Krrabës , ku kolonel Janulla ka vendosur piramidën , në formen e një kryqi të madh , simbol i flamurit grek !
    Prandaj , As më të voglin lëshim atyre , që i marrin për dobësi tonën , lëshimet e fundit . Nuk e shihni se çfar idjotësh “dashamirës” janë , duke deklaruar botërisht se janë penduar për votën pro , që dhanë për futjen e Shqipërisë ne NATO , sepse ata harxhuan votën , por nuk muarën as një metër territor shqiptar !

    Reply to this comment
  11. Fat man December 28, 03:31

    Keshtu sic ha marre perpjete kjo pune do te na dale qe numri i te vrereve ushtare grek ne token shqiptare do t’ja kaloj edhe numrit te popullsise se Ger-qise ne vitin 1943.
    Pak me avash se po na e nxirrni Ger-qine mbi ALEATET dhe facizmin e kane mposhter ata, keshtu po vihet ne vend “padrejtesia” qe u eshte bere korofillakeve greke.

    Reply to this comment
  12. anticensurë25642654 December 28, 10:50

    shkrim i bukur i Nikos Meletis
    ky quan të vagullta disa gjëra të kësaj marrveshje të ndyrë,jo të sqaruara mirë si nga dhimitri i bushatëve ashtu dhe nga vendimet e qeverisë,por në krahun tjetër quan të qarta ato të anës së tij!!të qeverisë gërke.
    që normalisht nuk ka vendosur asgjë!!
    sidoqoftë,mua më lindin disa pyetje:
    kur flitet për kishë autoqefale shqiptare,përse ndërhyn kaq rëndë qeveria gërke,deri në propozim “sulmi ushtarak”??
    përse nuk ndodh e njëjta gjë dhe me komunitetin katolik shqiptar??
    as vatikani as italia e askush nuk kanë këmbëngulur tu jepet nënshtetësia shqiptare prelatë ve të tyre që kanë vepruar në shqipëri??
    janullatosi ka bërë një punë madhështore dhe në afrikë,mos vallë ka ulëritur qeveria gërke për tiu dhënë nënshtetësia e ndonjë vëndi afirkan??
    përse i duhet në mënyrë kaq këmbëngulëse kjo nënhstetësi këtij “njeriu të zotit”??
    ka dhe shumë pyetje të tjera që mund të lindin nga ky shkrim,por dhe kaq mjaftojnë për të thënë se duke si një shkrim i bërë nga “kazani mediatik” që mbështet ramën!!
    ky “odiseja”gërk kujton se mund tua shesë kalin e trojës të gjithëve si dhuratë!!
    një pjesë e mirë e quan të tillë!një pjesë janë ata që rendin pas boleve të deshërve që udhëheqin kopetë;këtu janë bërë që të tre kopetë bashkë,saliu ka dhënë varreza e det,iliri e ka mbështetur për to dhe dha nënshtetësinë tashti,ky palloshi ju dha “në mënyrë të vagullt”tërë shqipërinë për ta bërë varrezë;një pjesë tjetër asqë iu intereson se jetojnë si shiptarë a gërk a pishi i sëmës,një pjesë tjetër shkon me atë që të “ndahet shapi nga sheqeri”,ne me turkun e ata me gërkun,myslymanë veç e ortodoks veç!
    një pjesë e vogël e interesuar për të mbetur shqiptar,e kuptojnë fare mirë se ky artikull nuk është gjë tjetër veçse një kal troje!!një dhuratë e “odisesë”së ri me emrin Nikos Meletis,në ndihmë të palloshit tonë të tironës!!
    “vendimet jo të qarta” të qeverisë shqiptare,zotëria gazetar i dobët dhe maskara mund ti qartësojë me propozimin e K/ministrit tonë të tironës për të emruar në krye të SHISH një bashkatdhetar të tij!!një homogjen nga korça!!

    Reply to this comment
  13. anticensurë25642654 December 28, 11:34

    Entuziazmi i tepruar i Athinës për lëshimet e Tiranës
    shkrim i bukur i Nikos Meletis
    ky quan të vagullta disa gjëra të kësaj marrveshje të ndyrë,jo të sqaruara mirë si nga dhimitri i bushatëve ashtu dhe nga vendimet e qeverisë,por në krahun tjetër quan të qarta ato të anës së tij!!të qeverisë gërke.
    që normalisht nuk ka vendosur asgjë!!
    sidoqoftë,mua më lindin disa pyetje:
    kur flitet për kishë autoqefale shqiptare,përse ndërhyn kaq rëndë qeveria gërke,deri në propozim “sulmi ushtarak”??
    përse nuk ndodh e njëjta gjë dhe me komunitetin katolik shqiptar??
    as vatikani as italia e askush nuk kanë këmbëngulur tu jepet nënshtetësia shqiptare prelatë ve të tyre që kanë vepruar në shqipëri??
    janullatosi ka bërë një punë madhështore dhe në afrikë,mos vallë ka ulëritur qeveria gërke për tiu dhënë nënshtetësia e ndonjë vëndi afirkan??
    përse i duhet në mënyrë kaq këmbëngulëse kjo nënhstetësi këtij “njeriu të zotit”??
    ka dhe shumë pyetje të tjera që mund të lindin nga ky shkrim,por dhe kaq mjaftojnë për të thënë se duke si një shkrim i bërë nga “kazani mediatik” që mbështet ramën!!
    ky “odiseja”gërk kujton se mund tua shesë kalin e trojës të gjithëve si dhuratë!!
    një pjesë e mirë e quan të tillë!një pjesë janë ata që rendin pas boleve të deshërve që udhëheqin kopetë;këtu janë bërë që të tre kopetë bashkë,saliu ka dhënë varreza e det,iliri e ka mbështetur për to dhe dha nënshtetësinë tashti,ky palloshi ju dha “në mënyrë të vagullt”tërë shqipërinë për ta bërë varrezë;një pjesë tjetër asqë iu intereson se jetojnë si shiptarë a gërk a pishi i sëmës,një pjesë tjetër shkon me atë që të “ndahet shapi nga sheqeri”,ne me turkun e ata me gërkun,myslymanë veç e ortodoks veç!
    një pjesë e vogël e interesuar për të mbetur shqiptar,e kuptojnë fare mirë se ky artikull nuk është gjë tjetër veçse një kal troje!!një dhuratë e “odisesë”së ri me emrin Nikos Meletis,në ndihmë të palloshit tonë të tironës!!
    “vendimet jo të qarta” të qeverisë shqiptare,zotëria gazetar i dobët dhe maskara mund ti qartësojë me propozimin e K/ministrit tonë të tironës për të emruar në krye të SHISH një bashkatdhetar të tij!!një homogjen nga korça!!

    Reply to this comment
  14. Mersini December 28, 14:58

    Edi rama te mbledhe menden.
    Postin e kryeministrit nuk e ka te trasheguar.
    Ata qe ia dhane mund t’ia heqiin edhe para kohe.

    Reply to this comment
  15. MH December 30, 14:52

    Do te deshiroja qe ky entuziazem te ishte edhe per dhenine e pronave camerve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*