“Enver Hoxha, 5 Maji dhe veteranët e nëpërkëmbur”

Entela Resuli May 5, 2016 09:27

“Enver Hoxha, 5 Maji dhe veteranët e nëpërkëmbur”

 

Një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Veteranëve të LANÇ Odise Porodini. Si do të përkujtojnë ata 5 Majin e këtij viti, cilat janë shqetësimet e njerëzve që bënë luftën, dhe disa kritika për qeverinë aktuale

 

Zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare ndodhen në katin e pestë të godinës, e cila gjendet ngjitur me selinë e Partisë Socialiste.

Njerëzit që punojnë aty dhe frekuentojnë këtë ambient, janë mesatarisht, mbi 80 vjeç. Çdo ditë ngjisin pesë kate.

Kur arrijmë në katin e katërt, Odise Porodini na thotë se “askush nuk është kujtuar të na bëjë një ashensor. Kemi kaq vjet që ngjisim këto shkallë. Kjo është fiskultura jonë e përditshme”.

Porodini, fëmijërinë e tij e ka kaluar në luftë dhe ka kontribuar në të, në fillim si debatikas në fshatin e tij të lindjes pranë Gjirokastrës, e më pas, ka ardhur në Tiranë, duke qëndruar afër çetës së Pezës.

Në kafenenë pranë zyrave të tyre, e cila mëngjeseve mbushet me kapele gri e të zeza, ata takojnë njëri-tjetrin, flasin për hallet e përditshme, por edhe kujtojnë me nostalgji rininë dhe kohën e luftës.

Shumë shokë i kanë humbur gjatë viteve. Ndihen krenarë për gjakun e dëshmorëve të rënë, por edhe të atyre që kanë kontribuar për çlirimin e Shqipërisë.

Data 5 maj për komunitetin e veteranëve është një datë e rëndësishme në të cilën ata bëjnë nderimet e përvitshme.

Në këtë ditë të shënuar, ne kemi folur me Porodinin, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve të LANÇ. Në këtë bisedë, ai flet për problemet e veteranëve dhe disa qëndrime në lidhje me figurën e Enver Hoxhës, varrezat e Dëshmorëve, dhe shumëçka tjetër që ky brez ka shqetësim.

 

-72 vjet pas Luftës së Dytë Botërore, a e meriton Dita e Dëshmorëve të respektohet si e tillë?

Është një ngjarje e rëndësishme e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Është një ditë e shënuar. Është një ditë homazh. Është një ditë kur ne përulemi si komb ndaj këtyre 28 mijë dëshmorëve të Luftës, të cilët në lule të rinisë dhanë jetën e tyre, gjakun e tyre dhe u ndërtua Shqipëria e re. U ndërtua ajo Shqipëri të cilën e gëzojmë ne sot, ndaj ata meritojnë gjithnjë nderim dhe përulje të jashtëzakonshme.

 

-Keni menduar ju një program se si do të organizoheni në këtë ditë?

Ne bëjmë pjesë në protokollin që ka qeveria. Nëse qeveria nuk do të kishte këtë protokoll, do bënim siç ka ndodhur në kohën e qeverisë Berisha, i cili na ndalonte të shkonim në varrezat e dëshmorëve, megjithatë, ne çamë çdo rrethim dhe shkuam te bashkëluftëtarët tanë për t’i nderuar dhe respektuar. Kështu, kjo qeveri e ka futur në program dhe pjesëmarrjen e komitetit të veteranëve. Nesër (sot) ne do të jemi pjesë e homazheve që bëhen nga e gjithë qeveria.

 

-Z.Porodini, gjatë këtyre viteve shpesh keni patur përplasje me pushtetet. Për sa i përket vlerësimit, si jeni ndjerë pas viteve ’90?

Nuk e kemi ndjerë veten në atë pozicion që na takon. Në mënyrë të veçantë do të thosha se në kohën e regjimit të Berishës jemi hasur me qëndrime të paprecedenta. Me ardhjen e forcave të majta në pushtet diçka ka ndryshuar. Ne kemi një trajtim tjetër, në kuptimin moral, se po të flasësh në kuptimin material, ai shpërblim që marrin veteranët është i papërfillshëm fare, megjithatë ne veteranët, asnjëherë nuk kemi pretenduar për veten tonë, por gjithnjë jemi munduar të ruajmë ato vlera të mëdha të LANÇ dhe gjithë ato sakrifica që ka bërë populli. Çështjen e trajtimit duhet ta shohë mbarë shoqëria dhe qeveria. Ne e kemi thënë fjalën tonë. Sa na kanë ndihmuar? Nuk na kanë ndihmuar shumë dhe për këtë ndjejmë keqardhje.

 

-Vit pas viti vijon të bëhet debat në lidhje me numrin e dëshmorëve, janë 28 mijë, apo jo?

Ne i qëndrojmë shifrës, 28 mijë dëshmorë. Kjo shifër është dhënë që në Konferencën e Paqes nga Enver Hoxha. Ai vajti i përgatitur për shumë probleme. Në këtë konferencë është shtruar dhe problemi i dëshmorëve dhe atje është thënë shifra 28 mijë. Dikush mund të shtrojë pyetjen: po mirë, si i numëruan këta? Shtabi i përgjithshëm, kishte informacion nga të gjitha formacionet partizane, brigadat, batalionet

Odise Porodini, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve të LANÇ

Odise Porodini, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Veteranëve të LANÇ

deri te çetat. Këto informacione i vinin shtabit të përgjithshëm, Enver Hoxha ka qenë komandant, komisar e ka patur informacionin të saktë.

Por për sa i përket dëshmorëve dua të shtoj edhe diçka. Ka një problem, pasi është përcaktuar që dëshmorët e luftës dhe të atdheut janë një. Jo, ne nuk jemi për këtë. Ne jemi për dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare dhe dëshmorët e tjerë të atdheut duhet të jenë veçmas. Nuk duhet të përzihen. Kanë statuse të ndryshme këto dy kategori.

 

-Kur ka data të shënuara, shpesh, simpatizantë të Enver Hoxhës dalin dhe e përkujtojnë. Madje shfaqen me fotografinë e tij gjatë ceremonive zyrtare. Ju duket normale ju kjo?

Demokracia i pranon të tëra. Nuk mund t’i thuash tjetrit, mos dil. Atë duan ata. Por ka një gjë, në këto ceremoni që janë qeveritare duhet të respektohet statusi i kësaj ceremonie. Sepse qeveria thotë që nuk e do këtë pankartë apo atë fotografi të shfaqet në këtë ceremoni, ti duhet ta respektosh këtë rregull. Le të shkojnë në një moment tjetër, me fotografinë e Enverit, me pankarta, të bëjnë ç’të duan, por në një ceremoni që organizohet zyrtarisht, jo, këtu ka të drejtë qeveria.

 

-Për ju, çfarë përfaqëson figura e Enver Hoxhës?

Figura e Enver Hoxhës është si mali i Tomorit, nëse tundet ai mal dhe ulet, aq mund të ulet edhe figura e Enver Hoxhës. Enver Hoxhën e njohim si Komandantin e Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare. Me të gjitha vlerat e tij për luftën. Nuk marrim përsipër të gjykojmë për çka ndodhi pas çlirimit, ama një gjë duhet theksuar: ishte Enver Hoxha që udhëhoqi ndërtimin e Shqipërisë socialiste. Ishte një Shqipëri e prapambetur, me analfabetë, me një fukarallëk të tejskajshëm, pa asgjë. U ngritën uzina, kombinate, fabrika, hidrocentrale, të gjitha këto. U ndërtuan në atë periudhë që udhëhiqte Enver Hoxha dhe njerëzit duhet t’i vënë në balancë të gjitha gjerat. Hajde t’i gjykojmë këto të mira dhe këto gabime që u bënë gjatë asaj periudhe. Ne jemi objektivë në këtë drejtim. Dimë t’i ndajmë gjërat. Enver Hoxha mbetet figurë e madhe historike. Mbetet figurë gjatë luftës dhe pas luftës. Ne e njohim për të tillë dhe e respektojmë, e nderojmë, e kujtojmë përjetësisht.

 

-Ju thatë që Shqipëria u ndërtua gjatë viteve të diktaturës, por sa nga ajo Shqipëri e atëhershme ka mbetur sot?

Nëse ka krim të madh ndaj këtij populli, është periudha e pas viteve ’90. Nëse të vjen një i huaj dhe të shkatërron është e justifikuar, por të jesh shqiptar vetë, dhe të shkatërrosh atë djersë të popullit, që e ka ngritur me sakrifica, me vuajtje…! E di ti si kemi punuar ne në atë kohë?! Erdhëm nga lufta dhe vajtëm në punë. Punonim ditë e natë. Ndërtonim hidrocentrale, hekurudha, rrugë… Kush i prishi? Regjimi i Sali Berishës me shokë, që siç thonë ka qenë dhe mbetet në shërbim të të huajve për të shkatërruar Shqipërinë, bashkë me Azem Hajdarin. Kjo është një tradhti e madhe që iu bë popullit shqiptar dhe fatkeqësia tjetër është se këta akoma mbahen sot dhe respektohen. Ndihen krenarë për çka kanë bërë. Ky është absurditeti më i madh.

 

-Z.Odise, sa të organizuar jeni ju si veteranë?

Ne kemi 37 komitete veteranësh në rrethe dhe atë organizim që kanë veteranët nuk e ka asnjë forcë politike. Jemi të organizuara në qytete dhe fshatra. Ne shkojmë pranë tyre. I takojmë. I dërgojmë një mesazh. Ata kanë nevojë të kujtojnë kontributin që kanë dhënë. Kanë nevojë të ndihen të vlerësuar. Këtë gjë duhet ta bëjnë të gjithë me veteranët, t’i nderojnë dhe respektojnë.

 

-Jemi në vitin 2016. Që pas rrëzimit të regjimit komunist kemi ndërruar shumë qeveri. A ka diçka që ju mërzit në këto kohë që po jetojmë?

Jemi të keqardhur, e të dëshpëruar, pasi u bënë 25 vite dhe në vend që të bëjmë përpara, bëjmë prapa. Mua nuk më bëjnë përshtypje ca kulla që janë ngritur. Mua më bën përshtypje sot që Shqipëria ka dy realitete. Ca që jetojnë shumë mirë dhe të tjerë që jetojnë në varfëri ekstreme. Në atë kohën tonë, ndërtoheshin pallate dhe ishin bosh, sot ka plot të pa strehë. Ja ç’prodhon kapitalizmi i egër! Për fat të keq këtu, forcat politike nuk e kanë vënë në shinat që duhet problemin e ekonomisë tonë. Sa herë që mblidhet parlamenti, asnjëherë nuk flitet për problemet dhe hallet që ka populli, të diskutojnë për fukarallëkun, punësimin… fare, vetëm shajnë njëri-tjetrin. Janë bërë si estrada qëmoti. Njerëzit dëshpërohen dhe thonë; more këta do të na udhëheqin ne? Forcat politike te ne, nuk po bëjnë atë që duhet të bëjnë.

Na mërzitin edhe ata që flasin me mllef kundra nesh. Një tip historiani, Teodor Kareco përpara disa ditësh ka dalë dhe ka thënë që, ata që kanë qenë komunistë, nuk duhet të shpallen dëshmorë. More, a është shqiptar ky njeri?! Ky është anti-shqiptar dhe në shërbim të forcave të errëta. Ky është një faqe e zezë. Si guxon ky dhe thotë që komunistët që janë vrarë nuk duhet të shpallen dëshmorë? Komunistët janë njerëz të ndershëm, të drejtë dhe duhet të respektohen për bindjet e tyre.

 

Rama-Meta-Kodheli-5-maj-deshmore-Si e shihni këtë qeveri sot?

Ne i përkrahim reformat e kësaj qeverie. Është qeveria për të cilën kemi votuar. Reformat duhen bërë. Mënyra se si po i zbaton janë ca të nxituara. Duhet punuar më parë dhe më me kujdes me shtresat në nevojë. E dini ju që familjet e dëshmorëve merrnin një shpërblim dhe që është hequr?! Ne kërkuam që të kthehet ky shpërblim. Qeveria interesohet më shumë për disa shoqata të tjera, duke u përqendruar te të përndjekurit, dhe t’i japë shpërblim nipërve dhe stërnipërve të tyre. Si është e mundur kjo? Ky që ka luftuar ka dhënë jetën, ka derdhur gjakun. Ka lënë nënën, babanë, motrën, vëllanë dhe pasardhësit nuk marrin gjë. U japin të përndjekurve! Më thoni, kush ka dhënë kontribut më të madh në këtë Shqipëri, këta që dhanë gjakun, apo ata që flisnin kodra pas bregut dhe shkuan në burg për agjitacion dhe propagandë?

 

-Keni pasur dhe një reagim për varrezat, si qëndron problemi?

Në një gazetë u dha një njoftim që qeveria vendosi që t’i heqë varrezat e dëshmorëve atje ku janë dhe t’i çojë në Babrru. Ne reaguam menjëherë. Kjo do të ishte një ri-vrasje e dytë për dëshmorët tanë. Nuk mund të hiqen nga ai vend atje. Atje duhet të qëndrojnë dhe asnjë mos të guxojë ta bëjë këtë. Më anë të një letre ju drejtuam kryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe gjithë deputetëve, por nuk morëm asnjë përgjigje. Para një dy-tre ditësh, na vjen një përfaqësues i qeverisë dhe na thotë që kot jeni shqetësuar, se nuk i lëviz njeri varrezat. Po mirë, i thamë, pse nuk reaguat? Nëse ajo gazetë ka shpifur, dilni atje dhe bëni një deklaratë si qeveri, që nuk është i vërtetë si lajm. Ne jo vetëm nuk jemi dakord për lëvizjen e varrezave të dëshmorëve, po nëse ndodh kjo, ne ngrihemi të gjithë në këmbë dhe nuk lejojmë kurrë të lëvizen ato eshtra.

 

Entela Resuli May 5, 2016 09:27
Komento

19 Komente

  1. Arben May 5, 09:48

    2016 – 1944 = 72 VJET,

    SA VJEC JANE KETA PSEUDOVETERANE AKOMA TE GJALLE QE PAGUAJME NGA PARATE TONA????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    NUK KA NJERI GJE KUNDRA ATYRE QE LUFTUAN E SAKRIFIKUAN NE LUFTE, POR PROBLEMI ESHTE SE ME KETE TEME ESHTE ABUZUAR DHE VAZHDOHET TE ABUZOHET SHUME.

    Reply to this comment
    • maks May 5, 10:54

      o debil nuk i han veteranet paret e tua po ti ha saliu me klasen e korruptuar politike ata hane pensionet e tyre sepse kan punuar nje jete te tere dhe asnje nuk ua vleresoi kontributet e tyre respekt per veteranet dhe lavdi te perjetshme deshmoreve te atdheut

      Reply to this comment
    • Skraparis May 5, 15:46

      Po “çlirimtaret” pushtues xhihadiste komuniste a kishin te drejte te ishin kollaboracioniste te sllaveve dhe te kryenin krime para dhe pas “çlirimit”? Ato qe marrin medalje edhe sot si “çlirimtare” ishin xhihadiste komuniste qe i sherbyen vetem sllvazimit, bolshevizmit, komunizmit si gjate ashtu edhe pas lufte; ato nuk qene “çlirimtare” por pushtues dhe si te tille nuk mund te marrin edhe sot medalje.

      Reply to this comment
  2. mal May 5, 10:02

    Po nuk u vleresuan 5 Maji dhe veteranet nuk do te behet kurre ky vend , edhe ne vitet e fundit te diktatures kur u zbeh ky vleresim filloj shkatrrimi barbar i gjakut dhe djerses se nje populli te tere , filloj shkatrimi i pasurise se nje populli me parimin shaj e vidh sa te mundesh .

    Reply to this comment
  3. Der Spiegel May 5, 10:28

    LVDI DESHMOREVE QE U VRANE PER LIRINE

    E SHQIPERISE,

    NDERIM PER ATA VETERANE QE MBIJETUAN

    PAS ATYRE BETEJAVE HEROIKE.

    JEMI KRENARE PER VETERANET TANE QE U

    BASHKUAN NE FRONTIN KUNDER FASHIZMIT .

    Reply to this comment
  4. Ilirjan May 5, 11:36

    Zotni Odise Porodini me shoke !
    Respekt per kontributin tuaj si edhe te gjithe ish partizanve dhe partizaneve ne luften Nac.-Cl., si edhe ne rindertimin dhe ndertimin socialist te Atdheut !
    Me keqardhje konstatoj se Ju jeni te lekundur ne disa vlera te asaj periudhe qe vet Ju i pohoni ndersa respektoni qeverine Rama qe dukshem i mohon.
    Ju vleresoni Komandantin Enver HOXHA, por pranoni dhunimin qe qeverite e majta(duke perfshire edhe kete te “Rilindjes”) i bejne pikerisht ne ceremonite perkujtimore ne te cilat dihet, sic edhe e pranon me siper, roli udheheqes i Komandantit dhe Komisarit te Madh, ndersa Ju dhe Organizata juaj kokeulur shkoni dhe beheni pjese e ketyre ceremonive,(?!) pranoni zyrtarisht mohimin qe qeverite i bejne.
    Si nuk ju beri pershtypje, perderisa nuk e permendni, qe vet ky kryeminister – me inisjativen e tij heq emrin e nje prej objekteve me te rendesishem per Popullin dhe Kombin Tone, behet fjale per Stadiumin Kombetar “Qemal Stafa” ?! Perse nuk po reagoni ?!
    Perse duhet te respektoni zyrtarisht qendrime te tilla fyese dhe denigruese per Simbolet Kombetare, per Shqiptaret e vecante qe udhehoqen luften e Popullit per Clirim, Rindertim dhe Prosperitet ?!
    Eshte ne nderin tuaj te tregoheni te qarte dhe te vendosur, ashtu sic edhe gjate Luftes Nacional – Clirimtare dhe gjate viteve te Pushtetit Popullor, t’i tregoni vendin te gjithe Politikes se pas 90-s, jo vetem Saliut qe deklarohet cakalli i shumices se Popullit, i Vlerave te genit te kesaj shumice, por edhe i dhelprave qe qendrojne ne te njejten strofull me cakallin.
    Jo vetem te distancoheni por edhe te tregoni deri ne frymen e fundit Rrugen e te Vertetes, Rrugen e Drejte, sepse keni qene dhe duhet te mbeteni deri ne fund Krenaria e Popullit Shqiptar, fanari drejt te cilit rendin brezat !
    Lavdi Deshmoreve te Atdheut !
    Lavdi Luftes Nacional-Clirimtare !
    Lavdi Komandantit dhe Komisarit sh.Enver HOXHA !

    Reply to this comment
  5. Populli May 5, 12:09

    Deshmore Fatlume ju nderojme shume, te vdesesh per liri eshte madheshti…Jeni fatlume se ju vrau Hitleri, te jetonit pas lufte do ju vriste Enveri…Ngrehuni deshmore nje cike ( e ka thene Ben Duka poet ), te shikoni poshtersite pas luftes se shkrete…Kerkoni komandant e komisare, do ju thone i kane vrare…Vrare e pushkatuar, si armiq te betuar…Ca armiq e ca tradhetar, nuk i la as grop per varr…Ku e kemi heroin Mehmet do pyesni o te shkret, Enveri pas 40 vjet e shpalli Poliagjent… Ne gjume e pushkatuan, eshtrat ne grope nuk ja lejuan..Kur te mesoni keto sot, deshmore mos jeni pishman kot…Ju ishit fatlum vertet, se e patet nje varr perjet! ( Populli ).

    Reply to this comment
  6. Sadush Cani May 5, 12:53

    C’ka qene Enver Hoxha per Ju ?- pyet gazetari .

    Pergjigja: Shkoni te minatoret e naftetaret e ta thone ata se cili ishte. Po ta dish se koncensione qe vetem ropen e shkaterruan nuk kishte ..Ishin punetoret qe punonin e fitonin . Dita e rrogave ishte dite rrogash …….Po shkoni e i takoni e do mesoni.

    Reply to this comment
  7. Illo May 5, 13:51

    O. Porodini eshte bashkekrahinasi I’m . E njof ne te tera etapat e jetes . Njeri I respektuar , I llogjikshem , tip social , pa dyshim nga me inteligjentet e krahines . Interviste shume e kuilibruar , paqesore , por pa mllefe dhe emocione . U qendron bindjeve te tij dhe te shoqates me gjakftoftesine , qe karakterizon nje burre te ditur dhe te ekuilibruar , duke qene ne moshe te bardhe . Ne disa pikpamje nuk perputhem me idete e intervistusit , por e respektoj , per burrerine dhe llogjiken e gjykimit . I uroj jete te gjate dhe te bardhe . I. Foto

    Reply to this comment
  8. "Horri i Bulevardit" May 5, 14:10

    5-Majin, sot e festojne si kujtim te azem hajdarrrit, vetem kjo, te ben te kuptosh, se dita e deshmoreve, dita e perkujtimit te atyre qe dhane jeten per atdheun, eshte kthyer ne nje dite pa vlere.
    Smund te nderosh deshmoret ne varrezat e deshmoreve, kur aty jane hequr eshtrat e komandatit te atyre deshmoreve.
    Nje referendum popullor, do ti jape hajdareve te politikes, shuplaken me te madhe, duke dhene verdiktin qe Enver Hoxha, te rikthehet tek shoket e tij.
    Prandaj o sharlatane, mos beni te respektueshmin, se jeni plehra dhe ashtu do te vdisni.

    Reply to this comment
  9. Mbreteresha Teuta May 5, 15:51

    Lavdi Deshmoreve te Luftes Nacional-Clirimtare!
    Lavdi Deshmoreve qe kane luftuar per nje Shqiperi te lire e te pavarur, per nje popull shqiptar te lire ne trojet e veta.

    Reply to this comment
  10. mirel May 5, 16:45

    Mos thoni me veteranet e neperkembur
    Shqiperia e neperkembur
    ShqShqiperia e shkelur dhe e poshteruar mga Barjaktaret, Zogollet, Berishet dhe se fundmi Edvinet
    Neperkembja e vetveteraneve nuk rendom mbi veteranet por mbi gjithe fatet e popullit shqiptar qe e ka lene veten me dore te krimineleve

    Reply to this comment
  11. Mark.uk May 5, 16:58

    72 vjet ka qe nga okupimi komunist,po sa vjec kan qen kta shurrana qe na shesin prralla kur luftua.Lufta ishte ma teper e karakterit civil se me armiqt.Lavdi deshmorve sido te ken dhene jete.Dita e deshorve daton me vrasjen e Qemal Stafes te cilin Enveri e spiunoj te italianet.

    Reply to this comment
  12. mali May 5, 18:36

    Lavdi deshmoreve , Kush nderon deshmoret dhe veteranet , meriton dhe rrespekton emrin shqipetar , Politikanet qe luajne çdo dite me interesat e Shqipris per tu pasuruar , nuk kane si te vleresojne ate brez qe sakrifikuan gjithçka , edhe jetet e tyre per Shqiperin.

    Reply to this comment
  13. why ? May 5, 21:02

    Jam i bindur se nqs cohen deshmoret nga varri do te vrasin veten kur te shikojne qe ish bashkpuntore te fashizmit jane bere heronj..kur te shikojne dh HAJDUTIN E PULAVE azem hajdaren do lemerisen..

    Pse duhet te nderojme deshmoret te cilet ne i kemi perdhosur ,sepse me Berishen dhe Bashen ,atë ëndërr që nuk e arritën ta realizonin për qindra vjet regjimet serbe e greke të Pashiqëve, Karagjorgjeviçëve e Venizellosve me luftëra e me kancelaritë evropiane, e arritën pas vitit 1992 nga qeverisja e shqiptarëve me tradhtarin Sali Berisha në krye të Pushtetit, bile me përmasa shumë më tragjike.

    Dëmet që i ka shkaktuar popullit Sali Berisha, janë të pallogaritshme dhe të gjitha janë bërë me dashje, një budalla nga fshati Viçidol do kishte qeverisur shumë më mirë.

    Dihet se dëmet që i shkakton një vendi armiku i brendshëm, asnjëherë nuk mund t’ia bëjë armiku i jashtëm. Nuk është e vështirë të qeverisësh një vend me një popullsi sa gjysma e Athinës me resurse të shumta, pasuri që nuk i ka asnjë vend i lindjes por edhe vendet e zhvilluara perëndimore. Shqipëria është qeverisur kundër interesave të Popullit, është shkatërruar plotësisht ekonomia e vendit, u shkatërrua djersa e popullit e ndërtuar për 45 vite. Populli në këtë vend nuk ka më asnjë mundësi për jetesë.

    Baza e një shteti është ekonomia dhe uniteti i popullit, nëse ajo shkatërrohet e shitet, nuk ke më shpresa për një jetë më të mirë. Është tradhtuar plotësisht e ardhmja e brezave, papunësia ka kapur shifra rekord, i gjithë brezi i ri është pa punë, të gjithë studentet që mbarojnë shkollat e mesme dhe të larta janë pa punë.Dhe te gjitha keto krime bashke me borxhin e jashtem mbi 65% dhe me borxhin ndaj biznesit rreth gjysem miliardi dollare ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali Qeni

    Në Shqipëri, pas vitit 1992 jo vetëm nuk është ndërtuar një sistem demokratik por regjimit të pushtetit të Sali Berishës do t’ja kishin zili dhe regjimet më diktatoriale në Botë. Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj.

    Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht. Konkretisht: – Është shkatërruar totalisht bujqësia, kur dihet se ne jemi një vend bujqësor, janë shkatërruar themelet e bujqësisë; Uzinat e prodhimit të plehrave kimike, superfosfatit e nitratit, plehra me cilësi shumë të lartë dhe me shumicë; Është shkatërruar ujitja, mbi 50 % të rezervuarëve dhe kanaleve ujitëse; Janë shkatërruar institutet e prodhimit të farërave bujqësore që janë bazë për rendimentet e cilësinë e prodhimit, mekanizimi është kthyer si në vitin 1945; 50 % e tokës bujqësore është kthyer në moçalishte kur dihet se nga rreth 260 mijë hektarë tokë që kishte vendi në vitin 1945, në vitin 1992 kishte rreth 645 mijë hektarë tokë bujqësore dhe kjo nga tharja e kënetave. Nga viti 1992 – 1997 u shkatërrua si në asnjë vend tjetër të Lindjes e gjithë industria e lehtë e ushqimore, industria e duhanit, panxhar sheqerit, lulediellit, pemëtaria plotësisht (janë në kujtesë plantacionet e mëdha me agrume në Lukovë e gjithë Jugun e Shqipërisë, plantacionet në Tropojë, Korçë e Dibër). U shkatërrua e u shit për 5 grosh industria nxjerrëse e përpunuese, a nuk është kriminale të shkatërrosh industrinë e pasurimit të Ferrokromit në Burrel e Elbasan kur dihet se çmimi i Ferrokromit është 10 fish më tepër se 1 ton krom, industrinë e bakrit totalisht dhe të gjitha industritë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve të tjera.

    A nuk është kriminale që vendburimet e nxjerrjes mineraleve shqiptare kanë qenë vetëm burim vjedhjesh e korrupsioni, tani janë kthyer në gërmadha, shko e shihe Kam Tropojën e Rragamin, njëlloj e gjithë Shqipëria.
    Është shkatërruar transporti hekurudhor plotësisht, në vitin 1947 është bërë inagurimi i linjës hekurudhore Tiranë-Durrës- Peqin. Janë shkatërruar e shitur po thuaj totalisht pyjet duke përfshirë dhe qendra turistike si Thethi, Lura e tjerë, po shkatërrohet e vidhet kultura mijë vjeçare e popullit, Akrologjia, monumentet kulturore, kishat e tjera e tjera.
    Është shkatërruar sistemi arsimor, shëndetësor e gjyqësor. Është e patolerueshme dhe kriminale të shkatërrosh arsimin. Është plotësisht i qartë Sali Berisha, se vetëm në rrethin e Tropojës ka patur mbi 20 shkolla të mesme të një niveli shumë të lartë në fshatra e Komuna. A do të mund të dalin kuadro të lartë në fshatra si në Viçidol, Lekbibaj, Çerem e fshatra të tjera në Shqipëri? Kjo dihet që jo. Diplomat po shiten si perime, analfabetizmi që u zhduk në vitet 1950 është kthyer këmbëkryq jo vetëm në fshatra por edhe qytetet kryesore të vendit. Shëndetësia dhe sistemi gjyqësor janë kthyer në organizata biznesi. Është shkatërruar administrata shtetërore.
    Qytetari shqiptar nuk mund të drejtohet askund për të zgjidhur një hall, në administratë mund të punosh vetëm po të jesh militant i PD, pasi edhe Akademik po të jesh hiqesh nga puna. Pas vitit 1992 vuri në funksion nenin famëkeq 24/1 që hiqeshe nga puna pa asnjë motiv, nen i cili funksionon edhe sot. Të gjitha gjyqet e fituara nga të hequrit nga puna, që janë me miliona dollarë, i ka paguar populli, asnjë titullar nuk është vënë para përgjegjësisë ose të shlyejë dëmin e shkaktuar. Asnjëherë lufta e klasave nuk ka qenë më e ashpër se sot. Sali Berisha shpiku firmat piramidale, edhe sot janë të freskëta kujtimet e bashkëpunimit të Sali Berishës me Vehbi Alimuçën, presidentin e firmës “Vefa”, kur tha: Kjo është pionerja e parë e borgjezisë në Shqipëri dhe paret e shqiptarëve janë të pastra e fituar me djersë, veprim që vendin e futi në kolaps të plotë
    .
    Në vitin 1996 realizoi zgjedhje të manipuluara totalisht, u zgjodh President duke e rrethuar parlamentin. Gjatë vitit 1994-1997, kur regjimi Serb i Millosheviçit bëri kërdinë duke vrarë njerëz të pafajshëm, gra e fëmijë, një genocid i pa parë në Bosnjë Hercegovinë, Kroaci, Slloveni e Kosovë, furnizonte Serbinë me naftë duke thyer dhe embargon e vënë nga OKB dhe BE. Në vitin 1997 mobilizoi mercenarë e sharlatanë duke i armatosur dhe dërguar në Jug të Shqipërisë (Vlorë, Gjirokastër, Përmet e qytete tjera të Jugut) për të luftuar e vrarë, pra organizoi luftën civile, konfliktin Veri – Jug, dëshirë e hershme e qarqeve greke e serbe. Mobilizoi dhe avionë për të gjuajtur Jugun, të cilët zbarkuan në Itali. Dihet se ish ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali nuk pranoi të realizonte atë strategji dhe u arratis në Itali. Me këtë rast, habitem për Labërinë trime, si është e mundur tpleroje një njeri që deshi ti vrasë e ti djegë, si ka mundësi të votojnë e ta mbështesin kur ai duhet të ketë frikë ta kalojë qytetin e Durrësit!?.
    Në vitin 1995 vrau me organet e SHIK-ut të ndjerin Remzi Hoxha, kjo pasi ai filmoi dhe regjistroi takimin sekret në Maqedoni të Sali Berishës me Sllobodan Millosheviçin, edhe sot pas 16 vitesh nuk dihen eshtrat e tij. Në vitin 1992, u takua në Shkodër me Kriminelin serb Arkan, arsyet dihen. Mburret me rrugën e kombit, autostradën Milot – Qafë Morinë, gjatë realizimit të këtij objekti, jo vetëm u vodh dhe u shpërdorua djersa e popullit, por vetëm me vlerën e armatimit të Ushtrisë para vitit 1992 e të shitur për llogari të klanit të tij, do të ishte realizuar e gjithë Infrastruktura rrugore e Shqipërisë në përputhje me standartet europiane.Te numerosh krimet e drakules Berishe dhe kelyshit Bashe nuk mjafton ky koment por ajo qe vlen te theksohet eshte se kjo veprimtari antishqiptare 22 vjecare e Sali qenit I ka rrenjet ne hipokrizine e dipllomacise te USA & BE si dhe ne impotence fatale te Qeverise sotme.
    Nqs se nderkombetaret dhe qeveria e sotme nuk denon berishizmin si praktike dhe doctrine antishqiptare duke e futur ne biruce supertradhetarin berishe atehere Enver Hoxha do jete Jezu Krishti I shqipatereve I cili u tregoi vendin hajduteve,krimineleve,imoraleve,tradhetareve,hipokriteve,terroristeve,diversanteve,spiuneve,agjenteve,idioteve pa harruar malokaret & pseudo malsoret dhe porno-ambassadoret..

    Reply to this comment
  14. Aqo May 6, 00:16

    Skraparis……Nga cilet ballista je ti mor qyqar?Nga Perparimi,Mollasi,Melova,Prishta apo Siraka?Sa te ekzistoje njerezimi tipa si ti Jane e do te mbesin pleherat e jashteqitjes njerezore…..besoj e kupton se c’dua te them…..

    Reply to this comment
  15. intelektuali May 6, 00:18

    5 MAJI ESHTE DATA KUR ENVER HOXHA SPIUNOI TE FASHISTE QEMAL STAFEN PRANDAJ NUK MUND TE JETE DITA E DESHMOREVE

    Nga ana tjeter keta “DESHMORE” imagjinare te Enverit me vepren e tyre si lakenj te bindur te Jugosllavise Komuniste mbollen MURTAJEN bolshevike ne vendin tone dhe per 50 vjet instaluan regjimin me te eger stalinist nder vendt ish komuniste te Evropes Lindore duke mbushur lumenj me gjak njeriu ne Shqypni,

    prandaj:

    A JENI NE TEREZI O DEBILE DHE DALLKAUKE TE ENVERIT?

    Per cfare doni te festoni ju more te paudhe qe ne vend te ulni koken dhe te kerkoni falje per krimet tuaja te komunizmit mashtroni dhe brockulla propagande enveriste per Lufte Antifashiste dhe per “deshmore” imagjinare kur i vute minat jugosllave Anglezeve ne Kanalin e Korfuzit dhe Gjykata e Hages e cilesoi LANC-in tuaj si nje organizate terroriste?

    PO NUK KENI PAK TURP MORE PISA QE FLISNI ME GJUHEN E PARTISE SE PUNES 25 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT SI NE ASNJE VEND TJETER TE EVROPES?

    Ka ardhur koha qe pushteti t’i tregoje vendin ketyre VEMJEVE te ndyra te Enver Hoxhes qe nuk u ka mbetur asnje gram morali qytetar dhe qe si Nexhmije Hoxha nuk ndjen kurfare pendese per krimet e saj kunder njerezimit,

    sepse:

    SHQYPNIA PO SHKON DREJT BE-SE ANTIKOMUNISTE DHE JO DREJT RUSISE SE PUTINIT

    o debila enverista.

    Reply to this comment
    • ELIOT January 4, 12:20

      BRAVO INTELECTUALIST …KA DISA COBANE QE SE NJOHIN HISTORINE OSE BEJn SIKUR …. ME 5 MAJ ENVERI TRADHETOI QEMAL STAFEN …E SPIUNOI TEK FASHITET DHE E VRANE …. DONC DULLA I MORRRI VENDIN . PASTAJ LUFTA E PARTIZANEVE ….. MOR FSHATARE MORE INJORANTA MORE DELE …CDO EUROPIAN E DIN SE PA AMERIKEN KURRE SDO TA FITONIM LUFTEN JO 5 PARTIZANE ME PUSHKE DRUNI QE DO TE ZHDUKNIN NAZISTET …. ESHTE NJE KENGE FRANCEZE QE THOTE …. SI AMERIKANET TE MOS ISHIN KETU ….. DO TE ISHIM AKOMA DUKE FOUR GJERMANISHT.JOE DESSIN…….DHE PER VETERANET …….HA HA HA KISHA 2 GJAJALLARE VETERANE QE MORREN 1000 LEKSHIN E LUFTES GJATE GJITHE JETES …DHE KUR E PYETA BABIN TIM PERSE SDOLI EDHE AI PATIZAN ….QESHI DHE ME THA ….. XHAJALLARET KUR E PANE QE GJERMANET PO IKNIN .LUFTA MBAROI ..NE 43 RUSET I VUNE PERPARA NE STALINGRAD NE AFRIKE ANGLEZET E SHPORREN GJERMANIN NE ANGLI AMERIKANET P PREGATITESHIN PER TI DHENE GRUSHTIN E FUNDIT NE FRANCE ???NORMANDIE …DHE HITLERI SKISHTE ME FORCAA ..FILLOI TI TERHIQTE TRUPAT PER TE MBROJTUR EUROPEN QENDRORE DHE GJERMANIN ..DHE KESHTU VELLEZERIT E MIJE ..TE BABBAIT TIM MOREN PUSHKET DHE DOLEN PARTIZAN …POR KURRRE NUK SHTINE KUNDER NJE GJERMANI …. DHE ISHIN VETERANE ..PRANDAJ ME PERRALLA MJAFT SKEMI ME 10 VJEC

      Reply to this comment
  16. CEZARI BALLKANIT May 7, 03:02

    SHQIPERIA C’KA QENE,C’ESHTE …..DHE C’DO TE BEHET ?

    Mendoj se shqiptaret kthyen koken nga enverhoxha pas 1997…u shkri shteti shqiptar per here te pare pas 1912..kaq mjafton per kuroren e pare te enver hoxhes
    Nuk gop some sot asnje shtet apo kualicjon shtetesh..asnje organizte apo sherbim qe nga Cia-Kgb e deri te mafja nderkombetare te erresoje figuren e xhaxhit

    Perkohesisht ish pinjollte e fashizteve ,zogisteve ..mergatqyqareve elezbiberiste,filo serbe.damirfazllice filogreke janullatiste,titste isamusafiste islamiket me muhaxherrit fatos lubonjat dhe spartak ngjalat kane ne dore media qe nga VOA e deri te Klani I 2F qe po shperfyterojne memorjen kombetare..por e kane te kote:

    Fillojme me Zog tradhetarin qe I kane ngritur lapidarin
    Per Ahmet Zogun edhe nqs se marrin ne konsiderte qe shqiperia doli nga perandoria osmane tejet e varfer dhe mbi te u versulen shtetet fqinje dhe fuqite e medha prape se prape kishte kohe te bente shume me teper per ate vend ,,por ai u mor me hareme,tradheti dhe kurveri klasike dhe politike.Numri I atentateve qe I kalonte 50 here tregojne jo vetem urrejtjen e popullit per te por dhe se ai ishte nje shejtan apo djall qe nuk e kapte plumbi.

    Nqs se lexojme kujtimet e ambasdorit amerikan Grand ne ate kohe ai thote: Ahmet Zogu e kishte shitur me kohe shqiperine te italianet dhe 7 prilli 1939 ishte nje pushtim formal se pushtimi ekonomik dhe moral kishte kohe qe ishte kryer.Ne nje fare menyre Zogu e mirepriti kete pushtim se perfitoi nje thesar kolosal dhe doli I fituar.

    Por hileja e me madhe e pompimit dhe glorifikimit te Zogut eshte ne funksion te erresimit te figures Enver Hoxhes.Nqs se shohim nje detaj vetem te fotografia qe nipi ESAT TOPTANIT –blendi feziu ka vene ne kopertinat e librave per enverin dhe zogun ne te parin ka vene nje fotografine e erresuar dhe te plakur te te Enverit kurse te zogu ka vene fotografine e tij me te mire I veshur me te bardha dhe ne moshe te pershtateshme.

    PAK VEMENDJE I NDERUAR LEXUES !
    Kam qene ne ate brez shqiptaresh qe u distancova ng a “rruga e enverit” qe nga 1973-74 per aresye qe nuk du ate zgjatem se jane shume.Kete qendrim e kam mbajtur deri ne mars 1997 kur shteti shqiptar u shkerrmoq per 1 muaj..Para kesaj ngjarje kushdo person I afert me mua qe fliste mire per Enverin ne nje fare menyre e perbuzja dhe e largoja nga ai mjedis ku debatonim….Por pas 1997 dhe deri ne keto ore qe po flasim Shqiperia nuk egziston si shtet qofte si MBROJTJE,DIPLLOMACI,EKONOMI,FINANCA e deri te …MORALI.KOMBETAR

    Me kot lodheni enverofage te eklipsoni figuren e Enver Hoxhes ne artikujtt tuaja biles sa me shume e shani ju si ujk i vetmuar aq me teper i rrisni vleren atij.Ju duhet ta ndani figuren e Enverit nga ana ideollogjike dhe te shihni veprimtarine e tij ne rrafshin kombetar.

    Shohim sot se sa me teper kjo klase politike futet me thelle ne rrugen e asgjesimit te shtetit shqiptar dhe te deformimit kombetar aq me e eger behet propoganda kunder atdhetarit Enver Hoxha.

    Viktime e kesaj propogande eshte brezi i ri qe po bombardohet non stop 24 ore ne dite me nje rrjet shume te gjere dhe te sofistikuar duke i trullosur deri ne shplarje truri permanente.

    Por vepra e Enverit nuk mund te zbehet pamvaresisht shume gabimeve te ndodhura ne kohen e tij qofte nga eksperianca,qofte nga nje rrethim 40 vjecar nga athina dhe beogradi te ndihmuar ne ate kohe nga perendimi.Jo vetem i takojne ato dy dekoratat qe ka te Kuvendi por une do tishtoja dhe te tjera:

    1-DEKORATE ATDHETARIE
    Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
    SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .

    2-DEKORATE TRIMERIE
    Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i shkerdheu nenen atyre.Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.

    3-DEKORATE GUXIMI
    Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.

    4-DEKORATE LARGPAMESIE
    Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .

    4-DEKORATE INTELIGJENCE
    Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.

    5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
    Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
    Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
    Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..

    6-DEKORATE “GARIPI”
    Eshte lideri I vetem ne bote qe I beri kaps dy superfuqite per 40 vjet dhe kjo eshte aresyeja kryesore qe ai luftohem me kaq cmenduri sidomoa nga ish mergata e qyqeve dhe Macrthistet ne Amerike qe ndyshe sillen me komunizmin kinez me Maon apo me Fidel Kastron dhe ndryshe me enver hoxhen qe kane kaluar deri ne kanibalizem.

    7-GJYSEM DEKORATE PER DE-TARTABIQIZIMIN E NASTRADINEVE &SALIBANEVE
    Ketu ka gabur se eshte treguar se ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..

    Ishte enver hoxha qe armiq te betuar te tij I fali ,I dha shkolle te larte dhe I ofroi dhe poste te rehateshme ku do permendja dy egzemplare nga mijra te tille si Uran Butken dhe Pellumb Kurvllen qe po na can menderen me rrefenja nga marika..ketu futet dhe nastardin perkthyesi I palodhur I veprave te xhaxhit ne rusisht..eshte kopja e amik kasaruhos qe ishte dhe I perndjekur dhe spiun I shokeve..

    Nuk dua te mbroj atdhetarin Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.
    Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresiveVetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lujtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak..
    Ne pefundim shtetareve qe na kane drejtuar pas 1924 do ti jepja kete vlersim simbolik per dhjete pike:
    enver hoxha…9 pike
    ahmet zogu …1 pike ( se eshte 1/2 dhender amerikan per hater)
    fatos nano…0 pike
    Sali berisha..nuk vlersohet burre shteti
    ( vetem arvizu eshte dipllomati I vetem ne bote qe beri nja gafe te tille per halen berishe por gafa me e madhe e tij ishte dalja ne television per te thene se enver hoxha ishte monster qe ka nje efekt boomerang..nqs ka nje diplomat arkitekt qe I ka bere permendoren me te madhe enverit ky ishte arvizu qe pranoi poshtrimin nga burri I tij I shtetit dhe iku nga shqiperia si ushtar ..kur ne e nderuam si general para 21 janarit..)
    JEPENI CEZARIT BALLKANIT ATE QE E MERITON DHE VETEM AMERIKANET E KANE CILESUAR
    ARMIKU YNE I DOBISHEM.
    .KAQ MJAFTON..
    KY ESHTE LAPIDAR MERMERI QE AMERIKA I KA NGRITUR ENVERIT (NUK DUHEN NDEGJUAR PORDHET E ELEZBIBERIT DHE AS TE NDONJE NASTRADIN INTELEKHALE MOTHERFUCKERI)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*