A ishte Enver Hoxha një komunist nacionalist?

Pëllumb Xhufi February 15, 2017 10:30

A ishte Enver Hoxha një komunist nacionalist?

Të bësh një analizë pak a shumë të saktë e gjithpërfshirëse të Enver Hoxhës është një mision i vështirë e, me sa duket, i parakohshëm. Misioni bëhet edhe më i vështirë në këtë klimë intolerance prej lufte të ftohtë, të krijuar nga lukunia e spiunëve dhe e komunistëve të konvertuar që kanë qeverisur vendin këto 23 vjetët e fundit.  Aq më shumë, bëhet e vështirë të flasësh në mënyrë të paqme për Enver Hoxhën dhe për çdo ngjarje e personazh të periudhës së komunizmit shqiptar, kur ftohesh ta bësh një gjë të tillë në 20 shkurt, datë që lukunia në fjalë e ka zgjedhur si ditën e saj të Shën Bartolomeut.

Kështu, çdokush që rreket të shkruajë ndonjë mendim për Enverin, siç po bëj unë tani, instinktivisht priret  t’i masë fjalët, për të qenë politikisht korrekt me lukuninë e spiunëve dhe të të konvertuarve, që veteksitohen deri në kafshim. Ndërsa them këto, vetvetiu më fanepset histori e vitit 1991, që ka për protagonistë z. Sali Berisha dhe z. Edi Rama.

Ishte janar, kur në sallën “Dea” të Pallatit të Kulturës Partia Demokratike e porsakrijuar kishte organizuar një bashkëbisedim me intelektualë të kryeqytetit. Mes të tjerash, një i pranishëm në atë takim e pyeti z. Berisha se cili ishte qëndrimi i tij dhe i PD ndaj figurës së Enver Hoxhës.

Z. Berisha u përgjegj ngatërrueshëm, duke thënë, hiç më shumë e hiç më pak, atë që po them edhe unë, pas 23 vjetësh, në hyrje të këtij shkrimi: “Enver Hoxha është një figurë komplekse, me të mirat e të këqijat e tij”.

Me të mbaruar këto fjalë, nga gjysmëerrësira e rreshtit të fundit ia befi Edi Rama, i cili rrëmbeu thuajse me forcë mikrofonin dhe me një “ua tregoj unë se kush ishte Enver Hoxha”, filloi t’i tregojë sallës, e sidomos Doktorit që nuk ishte çliruar ende nga hija e Komandantit, se Enver Hoxha nuk ishte aspak një figurë komplekse…

Të gjithë e dinë se çfarë mendon Edi Rama për Enver Hoxhën, ndaj nuk dua të zgjatem as me pasionin e tij antienverist, të sinqertë, të kuptueshëm por antihistorik, dhe as me antienverizmin e antikomunizmin e z. Berisha, që është i vonuar, i shtirë, antihistorik e gjithashtu amoral.

Për Enver Hoxhën është shkruar shumë kohët e fundit, por kryesisht duke e analizuar atë kryesisht në marrëdhëniet me demokracinë dhe me të drejtat e njeriut. Kjo është e kuptueshme, e pashmangshme dhe e domosdoshme Ai i përkiste, qysh në nisje, një bote dhe një ideologjie që e shkelte individin, liritë dhe të drejtat e tij, në emër të rendjes pas një projekti utopik që do t’u sillte të gjithëve, njëherësh e njëlloj, mirëqënien e lumturinë e kërkuar.

Kundërshtarët e tij politikë, nga bashkëluftëtarët e bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, e deri te përfaqësuesit e “klasave të përmbysura”, u dënuan me një ashpërsi që nuk e pati shoqen as në Rusinë e Stalinit. Në mënyrë të veçantë, histeria represive e shpërthyer pas vitit 1970, kur pas “kërleshjes” me SHBA dhe BRSS regjimi bëhej gati t’i hidhte dorashkën edhe Kinës dhe për rrjedhim kishte nevojë më shumë se kurrë për një “paqe të brendshme”, nuk mund të shpjegohet veçse me një degradim politik dhe intelektual të regjimit dhe të vetë Enver Hoxhës.

Por, për  marrëdhëniet negative të Enver Hoxhës me demokracinë e me të drejtat e njëriut është folur mjaft pas vitit 1990. Edhe biografitë mbi të, të shkruara vitet e fundit, vërtiten në mënyrë të pashmangshme rreth këtij motivi. Ndërkohë, aspekti represiv i shtetit dhe  i vetë personalitetit të Hoxhës nuk përfaqëson të gjithë qënien e tij si politikan e burrë shteti.  Për një analizë më të thelluar e më historike, do të ishte e nevojshme të hetoheshin edhe marrëdhëniet e liderit komunist me gamën e madhe të veprimtarive partiake e shtetërore, që ai drejtoi me dorë të hekurt për më shumë se 40 vjet.

Pak ose aspak është shkruar lidhur me raportet e tij me pavarësinë e sovranitetin, me mbrojtjen e sigurinë, me  industrinë, bujqësinë, energjinë, arsimin, shëndetësinë, politikën e jashtme, kulturën, shkencën, sportet etj. etj. Nëse ne e pranojmë si një të dhënë të paracaktuar nga ngjarjet e Luftës II Botërore instalimin e sistemit komunist në Shqipëri, dhe në rast se analiza jonë nuk abstragon nga kjo premisë e rëndësishme, atëhere kuadri  i realizimeve dhe i dështimeve të regjimit të Enver Hoxhës në këto fusha nuk del aq i zi, sa ç’rezulton kuadri i rrënuar i raporteve të tij me të drejtat e individit dhe me demokracinë.

Ajo që unë dua të trajtoj posaçërisht këtu dhe që me siguri do irritonte shumë vetë, ka të bëjë me raportet e Enver Hoxhës me nacionalizmin dhe me Kosovën, si thelbi i çështjes kombëtare shqiptare. Shumica e autorëve dhe e teksteve të huaja, që janë marrë me historinë e Shqipërisë të pas Luftës, janë të një mendje kur thonë se Enver Hoxha ishte një komunist nacionalist. Sigurisht, në vendin e shqipeve nuk është pa rrezik ta thuash një gjë të tillë: rrezikon të mbytesh në detin e urrejtjes, të pështymëve e të jargëve të të ashtuquajturve “nacionalistë të opingës”. Ndaj, më së pari duhet sqaruar terminologjia.

Tashmë është bërë e modës të kategorizohen si “nacionalistë” figura si Abaz Kupi, Muharrem Bajraktari, Halil Alia, Selim Kaloshi, Isa Toska, Taf Kaziu, Bektash Cakrani etj. etj. Mirëpo, thotë Bernd Fisher, në rastin më të mirë, nacionalizmi i këtyre figurave ishte thjesht një “nacionalizëm krahinor”. Gjatë Luftës I dhe Luftës II Botërore, kush më shumë e kush më pak, çdonjëri prej tyre ra në ujdi me pushtuesit. Termat e ujdisë qenë të thjeshta: ju mos na hyni në sinoret e fshatit tonë, ne do t’iu ndihmojmë të shtypni çdo rezistencë jashtë sinoreve tona. Sigurisht, kundrejt pagesës. Kështu, këta trima, ndërsa betoheshin e përbetoheshin për “Shqipërinë Etnike”, e kaluan kufirin e krahinës së tyre vetëm për të vrarë e për të prerë shqiptarë të tjerë, pikërisht ata që luftonin për lirinë e vendit të tyre. Kështu bënë në Vlorë, në Berat, në Shkodër e Tiranë në dimrin e vitit 1943-1944.

Nuk u mjaftuan me kaq. “Legalistë” si Musa Juka e Muharrem Bajraktari qysh në 1942, dhe “ballistë”, si Mithat Frashëri në 1944, i propozuan marrëveshje të fshehta përfaqësuesve të së djathtës nacionaliste serbe e greke, Drazha Mihajlloviçit dhe Napoleon Zervës. Këto parashikonin, hiçmosgjë, bashkimin e Shqipërisë në një federatë me Serbinë, gjegjësisht me Greqinë . Në 1948, kur E. Hoxha i preu marrëdhëniet me Jugosllavinë, përfaqësuesit e “nacionalizmit” në mërgim (mes tyre edhe Ernest Koliqi), i shkruanin letra Titos, ku e grishnin atë të sulmonte Shqipërinë, të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës dhe t’ua besonte atyre drejtimin e atij vendi, me premtimin se Shqipëria “e tyre” do të ishte një mike besnike e Jugosllavisë. Ishte skema e përpunuar  nga “arqi-nacionalisti” Esat Pashë Toptani (1914)dhe e zbatuar nga Ahmet Zogu (1924).

Sigurisht, në raport me ta, nacionalizmi i Enver Hoxhës ishte krejt tjetër. Hoxha e shpalli të paprekshme atë Shqipëri që trashëgoi, Shqipërinë e Londrës.  Në marrëdhëniet me jugosllavët e Titos, vuri qysh në kohën e luftës çështjen e Kosovës dhe të bashkimit të saj me Shqipërinë. Në 1943, Titua e pranoi se Kosova ishte shqiptare dhe pas luftës duhej t’i bashkohej Shqipërisë. Në janar 1944, me inisiativë të komunistëve shqiptarë këndej dhe andej kufirit (Fadil Hoxha shkruan se inisiator ishte Enver Hoxha dhe ai vetë), u mblodh Konferenca e Bujanit, ku u ritheksua vullneti i popullit të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Në vitin 1946, Ambasadori i Jugosllavisë në Shqipëri, Gjegja, i cili shoqëroi Enver Hoxhën gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd, deklaronte se gjatë bisedimeve me Titon, lideri shqiptar kishte kërkuar “në një mënyrë të papërshtatshme” bashkimin e premtuar të Kosovës me Shqipërinë. Po me atë rast, Hoxha këmbënguli që problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të përfshihej edhe në Traktatin e Miqësisë e Bashkëpunimit, që dy vendet bëheshin gati të nënshkruanin. Pas prishjes me Jugosllavinë, në 1949, Hoxha i shkruante një letër të gjatë Stalinit, ku pasi paraqeste një histori të detajuar të shqiptarëve nën regjimin e Karagjeorgjeviçëve e të Titos, konkludonte se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do ta forconte këtë të fundit, “aleate besnike e BRSS”dhe do ta dobësonte Jugosllavinë e Tito-Rankoviçit.

Nuk ka dyshim se afrimi i Krushovit me Titon në 1955, ishte një nga shkaqet kryesore të krizës në marrëdhëniet sovjeto-shqiptare.  Hoxha nuk mund të harronte që pas vitit 1948 Jugosllavia ishte bërë bazë kryesore ku organizoheshin veprimtaritë e zbulimeve jugosllave, amerikane e greke kundër regjimit të Tiranës.

Mbi të gjitha, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë mbetej problemi i mprehtë i Kosovës. Qëndrimet e Enver Hoxhës pas vitit 1960 për çështjen e Kosovës zhvishen gjithnjë e më shumë nga mbulesa ideologjike dhe dominohen nga retorika nacionaliste, herë-herë edhe me nota raciste. Hoxha lëshohet me të njëjtim tërbim kundër “qelbësirave frikamane maqedonase që terrorizonin shqiptarët” (1969), por edhe kundër shërbëtorve shqiptarë të regjimit të Beogradit, duke filluar nga “qeni serb” Sinan Hasani (1982).

Në vitin 1966 shkruante artikullin “Kush përgjigjet për krimet e genocidit të kryera në kurriz të popullsisë shqiptare të Kosovës, Malit Zi e Maqedonisë”, ku nënvizonte si momente kryesore vrasjet e të rinjve kosovarë në Mal të Zi (Tivar), ato të kryera në Kosovë kundër gjoja kundërshtarëve të Luftës, terrori gjatë aksionit për grumbullimin e armëve. Denoncon gjithashtu politikat shkombëtarizuese në dëm të shqiptarëve nëpërmjet rrudhjes së vazhdueshme të të drejtave kombëtare të tyre, duke filluar nga ajo e shkollimit në gjuhën shqipe. E trembte ajo që do të vinte pas vdekjes së Titos, kur edhe në të gjallë të tij zhvillohej një luftë e egër mes klaneve të ndryshme brenda Lidhjes së komunistëve jugosllavë. “Në kuadrin e kaosit e të shqyerjeve mes klikave të Jugosllavisë, Kosova dhe banorët e saj shqiptarë gjenden kurdoherë të ekspozuar ndaj rreziqeve të mëdha”, shkruante në 19 shtator 1966.

Hoxha tregon se e njihte mirë gjendjen në Kosovë, kur bën përgjegjës kryesor të politikave antishqiptare klanin serb të përfaqësuar nga i njohuri i vjetër i tij, Dushan Mugosha dhe nga “xhelati” Rankoviç (ndërkohë, vetë Fadil Hoxha i vlerësonte këta të dy si dashamirës të shqiptarëve!). Eliminimi i Rankoviçit në 1966 si dhe denoncimi që Hoxha dhe Tito i bënë pushtimit të Çekosllovakisë në 1968, krijuan kushtet për një normalizim të marrëdhënieve me Jugosllavinë. Hoxha pati meritë të padyshimtë që këtë afrim ta kanalizonte thuajse tërësisht në drejtim të Kosovës, sidoqë jugosllavët insistonin që marrëdhëniet të zhvilloheshin paralelisht me të gjitha republikat jugosllave. Njohja e  autonomisë së Kosovës dhe sanksionimi i saj me Kushtetutën e vitit 1974, themelimi i Universitetit , i Akademisë së Shkencave dhe institucioneve të tjera mësimore e shkencore të Kosovës,  shkëmbimi i pedagogëve, studjuesve, artistëve, sportistëve midis Tiranës e Prishtinës, organizimi i veprimtarive shkencore me tonalitet të lartë kombëtar, siç qenë ato për  500-vjetorin e Skënderbeut (1968), Konsulta e Prishtinës për unifikimin e gjuhës (1968), Konferenca për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit (1978) etj., krijuan një klimë të ngrohtë mes dy anëve të kufirit, e mbi të gjitha nxorrën në sipërfaqe një shtresë të re intelektualësh e studentësh kosovarë, që do të bëheshin protagonistët e ngjarjeve që do të vinin.

E pra, askush nuk mund ta mohojë që Enver Hoxha i ka ideuar dhe i ka ndjekur deri në detaj këto zhvillime. Madje edhe duke korrigjuar vetveten. Deri në vitin 1981 ai ishte shprehur kundër parrullës “Kosova-Republikë” dhe mbronte projektin e bashkimit të thjeshtë të saj me Shqipërinë. Për këtë arsye, në 1973, kishte refuzuar të nënshkruante edhe Aktin Final të Helsinkit, që sanksiononte pandryshmërinë e kufijve në Evropë. Por, pas ngjarjeve të mars-prillit 1981 në Prishtinë, ai doli pa hezitim në mbrojtje të demonstratave të studentëve dhe të parrullave të tyre, mes të cilave më kryesorja ishte “Kosova-Republikë”.  Me rastin e zhvillimeve në Kosovë, Hoxha korrigjoi edhe qëndrimin e vet ndaj demokracive perëndimore. Për herë të parë pas 40 vjetësh, marrëdhëniet preferenciale të regjimit me Francën njohin një periudhë krize. Arsyen e shpjegon vetë Hoxha: Franca, e shqetësuar nga proceset dizintegruese në Jugosllavinë e pas-Titos, kishte marrë nën mbrojtje politikën represive kundër shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi e Maqedoni.

Ndërkohë Hoxhës nuk i kishte shpëtuar mbështetja që po i jepnin lëvizjes së shqiptarëve shtypi dhe mjedise politike të Gjermanisë Perëndimore. Pikërisht në maj të vitit 1981, në një shkrim të botuar tek “Zërit të Popullit”, ai artikuloi tezën e “së drejtës së kombit gjerman për të jetuar i bashkuar”, që pas ndonjë muaji e nënvizoi me më shumë forcë në Kongresin e Partisë së Punës. Hoxha shprehte bindjen, se në kushtet e mungesës së një marrëdhënieje çfarëdo me SHBA, do të ishte pikërisht Gjermania ajo që do sensibilizonte e do të tërhiqte aleatin amerikan në mbështetje të luftës së shqiptarëve në Jugosllavi. Sinjali nuk shpëtoi pa u kapur në Bonn. Ishte fillimi i një marrëdhënieje shumë të rëndësishme, që u konkretizua me vizitën e papritur të Franc Jozef Shtrausit në Shqipëri, në 1984, por që për fat të keq, pasardhësit e Hoxhës e lanë të shuhet me frikërat dhe pavendosmëritë e tyre.

Sigurisht, e gjithë kjo trajektore e shpejtë e qëndrimeve të Enver Hoxhës ndaj çështjes së Kosovës, si thelb i çështjes kombëtare shqiptare në shek. XX, shënohet edhe nga dyshimet e pasiguritë e veta. Mjafton të kujtojmë, se përvoja negative e marrëdhënieve me Jugosllavinë, gjatë dhe pas Luftës, bëri që regjimi i Hoxhës të dyshonte si “agjentë titistë”, dhe shpesh herë të keqtrajtonte, shumë nga patriotët kosovarë që kalonin kufirin për t’u shpëtuar përndjekjeve të organeve jugosllave. Çështë më e keqja, angazhimi i madh politik në mbrojtje të luftës së rinisë e të popullit të Kosovës, nuk u shoqërua të paktën me një relaksim të luftës së klasave dhe me një çfarëdo liberalizimi të ekonomisë të super-kolektivizuar e të pashpresë shqiptare. Përkundrazi. Por, me sa duket nuk mund të pritej më shumë prej Enver Hoxhës. Ishte nacionalist, por ishte edhe komunist. Dhe nacionalizmi i tij mbulohej herë pas here nga dallgët e një dogmatizmi ideologjik, që në vitet e pleqërisë u bë gjithnjë e më mbytës.

 

Pëllumb Xhufi February 15, 2017 10:30
Komento

255 Komente

  1. babo February 23, 12:01

    Si Sala edhe Edi nga stani Enverist vijne, te konvertuar jane, por mjer ky popull qe nuk shpetoi nga kthetrat e Enveristeve e komunisteve akoma…….

    Reply to this comment
    • grupi i prasit February 23, 13:55

      o babo
      or jaron
      or qim peka

      cfare faji kemi ne te tjeret qe i kendoje enverit dhe kaloje ne orgazem
      ja kqyre nje cike si masterboje ti me berishovicin atehere

      Plot pese shekuj nana priti
      Skenderbeut nji vella ia rriti
      legjendar n’lufte e n’liri
      enver hoxha emni i tij
      gjysem shekulli kombi t’pat
      lum si shqipja qe t’pat djale
      tan’ Shqipnia per ket emer
      me dy sy e me nji zemer
      ushton vaji, vaditi token
      shpi per shpi e ne çdo voter
      per ket’ vdekje t’burrit dheut
      qau dhe shpata e Skenderbeut

      Per Enverin qau dhe moti
      tan’Sshqipnin e ka shtang topi
      monumenti Nan’ Shqipni
      i ban roje birit te tij
      asht perkul i perkedhel ballin
      thue e ka t’pavdekshem djalin.

      Reply to this comment
      • raimondi Vlonjati February 23, 17:02

        Kete konkluzion qe ka profesor Xhufi per Enverin , e ka edhe Enciklopedia Britanike , e cila thote :..Enveri ishte nje nacionalist i zjarte dhe nje komunist fanatik….

        Shume e sakte analiza e Profesor Xhufit .

        Enveri nuk pushonte se kerkuari Kosoven, saqe ne 1946 u shqetesuan edhe amerikanet qe pse Enveri i kerkonte Kosoven Titos, sic thote historiani amerikan Edwin Jacque

        Reply to this comment
        • Dielli mbi KORAB February 24, 09:41

          Analise BRILANTE.
          te cilen e lexova me vemendje e kureshtje, sepse Zoti Xhufi vendos piken mbi i,
          Shqipnia nuk do mbytet po te degjohet zeri i njerzve inteligjenta si Kulla & Qosja.
          Enver Hoxha ishte nje Diktator qe punoi per Shqiperine.
          Ai do te ngrihet,perseri mbi nje Piedestal te arte si Bismarku i shqiptarve

          Reply to this comment
          • Agimi February 17, 14:23

            Jo more, vllai kosoves, se e dime me mire se ju kush ishte diktatori Enver, ai vrau e preu dhe shoket e vet e Luftes. Ne na ka vra e fut neper burgje. Edhe kufomat e te burgosur e e te pushkatuar e nuk ja jepte familjet, por coheshin ne mesu studentet e mjeksise. Shume nuk kane as varr as grope. Nuk e ka bere serbi, me ju cfare ka ba sie ne Shqipni! Mos na lendoni ju te pakten, mos, vlla….

        • Tragjasi December 2, 05:10

          Oficeret e spiunazhit britanik e vune, e veshen, e fotografuan Enverin qe gjate luftes (ku ai nuk luftoi ndonjehere) dhe enciklopedia britanike eshte ne harmoni me bëmat e injorantit Enver dhe historianeve te paguar si ky autor i ketij shkrimi.

          Reply to this comment
          • nazim April 15, 20:38

            Tragjas,

            Eshte e njohur boterisht qe Inglizet punuan per ju ballistet, e Enver Hoxhes ja kalonin ujin nen rrogoz, prandaj mos e hap gojen.

          • Shefqet Cela April 16, 04:11

            Kur u rrezua busti i Enver Hoxhes, qarkulloi nje fraze:
            PER DY VJET DO ME SHANI. PASTAJ DO TE ME KERKONI.
            Me bemat gjememedha te politikes se mocaleve,
            fatkeqesisht, kjo thenie u vertetua.
            Druaj se koha do te vijoje te vertetoje kete gje.
            Rrespekt dhe falenderim te vecante Pellumb Xhufit, qe ngrihet me guxim per te thene te vertetat: mangesite dhe meritat e medha te Enver Hoxhes.

          • luli April 16, 15:40

            Mos e perdhosni emrin e nderuar te TRAGJASIT me mbroçkullat tuaja. Vini nje emer vetes qe t’u shkoje sipas kokes.

          • Vladimir Pulaj January 3, 23:04

            Mos fol o derr ne emer te tragjasit, o pjelle e ndonje ballisti te ndyre.

        • Ermira February 17, 14:12

          Enveri nuk ishte as komuniste e as nacionalist i ndershem. Ai ishte nje paranoid (mjeku i tij Personal e ka vertetat) qe vrau e preu cilido, dhe shoket e Luftes. Ai donte te mos kishte njeri qe ta rezonte nga fuqia dhe prandaj na mbylli si ne keshtjelle. Enciklopedia do te shkruhet rishtazi, ne botimet e ardhmshme. Historia e ka kete te mire, qe korigjohet….Po jetet e njererze qe iken nga dora e tij gjakatare nuk korigjohen me…

          Reply to this comment
        • Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o mije kenetash e avoketer te djallit. January 2, 21:39

          Per cfare nacionalisti e komunisti fanatik na etiketon diktatorin Enver Hoxha,per grabitjen e tjetersimin e pasurise kombetare e ate private,gje qe as ne teorine marksiste-leniniste nuke thuhet nje gje e tille,por prona eshte e shejte dhe askush nuke ka te drejte ta rrembeje,apo ta tjetersoje,per cfare?.Dhe per cfare komunisti nacionalist na e etiketon kete moster per ate nacionalizem qe desh e shiti Shqiperine tek titovicet,apo me vone tek ruset e kinezet,por qe nuke e pranuan,pra nuke e perfillen dhe e lane si mut te dhjere qe populli vete ta kuptonte,percfare?Apo per ato vrasjet pas shpine me kurthe e fuqi cmendurie pushtetesh deri ne kanibalizem ndaj miqeve,shokeve e disidences shqiptare qe e strehoje,ushqeu dhe e shpetoje nga pushtuesi,percfare apo per pabesine ne teresine e saje te ushqyer nga nexhijeviceja?Apo per kermat qe la pas si salijevicet,metovicet,nanovicet,medijvicet e ramovicet qe ne unison e dogjen,grabiten pasurine kombetare e private nga fuqia mafjozo-imorale e pushteteve,duke shtuar pas viktimave te eterve mijra viktima te tjera te rradhes se lufte per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda djallit, ku dhe praktikuan teorine e tokes se djegur,nen moton pas nesh u befte qameti,percfare? Mjaft eshte MJAFT;thote populli qe ne shumice i bojkotoje zgjedhjet e fundit parlamentare saqe e nxoren berishen,lulushen,metushen,e ramushen te dhjere,por krenare.Cfare te mirash beri enverizmi,kur ato vepra e ndertime qe u bene me gjakun e djersen e ballit u shkemoqen nen diktatin e tyre,ne vazhdimesine e luftes per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda jashteqitjes shqiptare ne dite e vite deri me sot,aqe mekate saqe u kerkua nga SOVRANI SHBA e BE-ja reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i Dekriminalizimit.Tashme po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,duan apo nuke duan ujqerit e cakejte e politikave bastarde te Tiranes zyrtare,qe deridhin lot krokodilesh per te mashtruar e shqer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Koha e tyre perendoje,ashtu sikurse dhe e dishembullit te tye diktatorit Enver Hoxha.Besoni te pakten nje here te vetme ne jete ,qe Zoti t’u meshiroje.

          Reply to this comment
      • ari April 12, 19:50

        enveri bar e rama lesh negjmije o ju bijt e kesaj qelbesire partie.55 vite bare 15 vite lesh e nuk u ngopet o ju bangladsh.

        Reply to this comment
      • ELIOT December 20, 15:05

        OR GUPI I PILURIT ….. SKENDERBEU LUFTOI KUNDER PUSHTUESVE .. DHE I BASHKOI SHQIPTARET ..NDERSA ENVERI LUFTOI PER SURRATIN E VET .PREJ ZGJEBSI .. DHE I NDAU SHQIPTARET . ENVERI VRUA 10 MIJE TE RINJ VETEM NE KUFIJ ..QE PO TI KISHTE KETO TRIMA SKENDERBEU …. DO TI REZISTONTE TURKUT EDHE PER 50 VJET MORE KOQE KATUNARI …ENVERI FUTI NE BURGJE INTERNOI ME SHUME SE HITLERI NE SHQIPERI … ENVERI EDHE ME HITLERIN NUK KRAHASOHET …SEPSE HITLEI VRISTE CIFUTET TE HUAJT ..NDERSA ENVERI VRISTE SHQITARET JO KOMUNISTA …. E KUPTON COBAN APO TA BEJ ME VIZATIME SI NE KOPESHT ….. ANALFABET …. ENVERI ISHTE TRADHETARI ME I MADH I SHQIPTAREVE NE 200 VITET E FUNDIT ….

        Reply to this comment
    • Gazmend Terbicka April 16, 09:29

      Erjon Veliaj djali i paligjeruar i Presidentit Iranian Ahmadinejad
      09 Prill, 2015
      Dashuri & UrrejtjeEditorialKomenteOpinion
      343

      Erion Veliaj, në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kur debatohej për çështjen “Pango” shprehu pikëpamjen se edhe pse përgjimi është dhunim i privatësisë nga ana ligjore, ai (Erioni), kur është fjala për interesa publike, e pranon këtë shkelje të ligjit, se siç tha Erioni, me një buzëqeshje ironike, një frazë të manualeve sorosiane të imazhit: “Po nuk shkele ligjin, nuk merr Çmimin Pulitzer”. Edhe unë jam me pikëpamjen e politikanit të ri Veliaj dhe shpresoj që Erioni ta shikojë në këtë sens edhe një investigim të pritshëm për atë, se cili është fëmija ilegal që ka në Shqipëri Presidenti aktual iranian, Ahmadinejad. Në website të opozitës iraniane jashtë vendit, është dhënë lajmi se Presidenti Ahmadinejad, i cili e ka vizituar Shqipërinë në kohën e regjimit komunist, në vitin 1979, pas Revolucionit Islamik në Iran, ka në Shqipëri një fëmijë ilegal që është bërë një figurë e shquar politike në Shqipëri. Sa e vërtetë është kjo gjë nuk dihet, por duhet investiguar. Të dhënat e websiteve të opozitës iraniane jashtë vendit, duhen marrë po aq të vërteta sa ç’ u morën të dhënat e disa websiteve të huaja në rastin e Damir Fazlliç, i cili mbi bazën e të dhënave me një prejardhje të tillë u shpall serbo-boshnjak dhe nipi i ish- shefit të shërbimit sekret të Serbisë, Stanisiç. Pra, precedenti ekziston dhe duhet ndjekur edhe në rastin e websiteve iraniane. Të dhënat që jepen në websitet e opozitës iraniane nuk duken apriori të pabesueshme se dihet se regjimi komunist shqiptar kishte marrëdhënie të mira me regjimin islamik që erdhi në fuqi në Iran pas revolucionit të vitit 1979. Në këtë kuadër midis Shqipërisë dhe Iranit ka pasur shkëmbime të dendura delegacionesh të ndërsjella. Në këtë kuadër, edhe Presidenti i tashëm iranian, Ahmadinexhad ka vizituar Shqipërinë në vitin 1979, sipas atyre që thuhen në muajin mars. Ahmadinexhad ka qenë në qytete të ndryshme të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Berat. Ai sipas të dhënave ka kryer në Shqipëri dhe stërvitje ushtarake, siç bënin shumë të huaj në Shqipëri në atë kohë. Gjëja e veçantë në rastin e Ahmadinexhad është se ai ka qenë stërvitur edhe nga një oficere shqiptare femër. Nuk mund të mos ndihet krenar njeriu gjithsesi, kur një femër shqiptare ka stërvitur një njeri si Ahmedinexhad, i cili pavarësisht nga të tjerat, nuk mund të mohohet se është një burrë trim. Kjo femër shqiptare të shëmbëllen me një amazonë, një Shqiponjë. Sigurisht që ekzistenca e një fëmije të Presidentit iranian në Shqipëri, është një gjë që e justifikon një investigim, duke dhunuar dhe privatësinë e këtij iraniano-shqiptari enigmatik, aq më tepër që supozohet që ai të jetë dhe një figurë e njohur politike në Shqipëri. Në botë investigime të tilla janë të njohura dhe janë bërë deri edhe ndaj personaliteteve të tilla politike si Tony Blair, për të cilin u zbulua se nuk ishte i biri natyral i prindërve të tij, porse ata e kishin gjetur pasi qe braktisur nga prindërit e tij natyralë, një çift aktorësh shëtitës. Blair më pas e pranoi edhe vetë këtë gjë. Pse të mos e ndiqte shembullin e tij edhe politikani misterioz shqiptar, aq më tepër që tash Ahmadinexhad po jep shenja se kërkon të bashkëpunojë me Perëndimin dhe veçanërisht me SHBA. Për të filluar investigimin, unë kam siguruar një libër për Ahmadinexhadin të botuar në Britaninë e Madhe, ku ka shumë fotografi të kohës së rinisë të Ahmedinaxhadit, kur ai qe 30 vjeç, aq sa ç’ është sot djali i tij i supozuar në Shqipëri. Në investigimin tim unë do të veproj si një dishepull i Erion Veliajt, duke dhunuar privatësinë për interesa publike. Metoda që kam zgjedhur është që të krahasoj fotografinë e politikanëve të rinj shqiptarë, të moshës 30 vjeç, me atë të Presidentit Ahmadinexhad. Më pas do t’ ia le publikut të gjykojë se kush është i biri i Ahmadinexhad. Ai politikan që do të rezultojë se i ngjan Ahmadinexhadit, ka të drejtën që të japë shpjegime para se të bëhen deduksione të mëtejshme, mbi bazën e fakteve që nuk është vendi të përmenden në këtë shkrim. Kjo metodë nuk është më pak e vlefshme sa edhe përgjimi i “Fiks fare”, madje është më serioze, se ngjashmëria fotografike mund të trukohet, ashtu si audioregjistrimet, derisa është fjala për krahasimin e fotografie që gjendet në një libër të botuar nga një shtëpi botuese shume serioze në Britaninë e Madhe ku Erion Veliaj pretendon se ka marrë një master (apo mos duhet të themi është bërë master) dhe fotografisë së një personi që është aktiv në politikën shqiptare sot. E mira do të ishte që në këtë investigim të angazhohej dhe Erion Veliaj se ai, me lidhjet që ka jashtë vendit, ku prezantohet veç të tjerave edhe si gazetar, mund të fitojë Çmimin “Pulitzer”. Unë, me një altruizëm të sinqertë profesional, do t’ ia kaloja të gjitha të dhënat që kam, në mënyrë që ai ta vazhdonte investigimin. Se ku dihet, mund të ndodhë që djali ilegal i Ahmadinexhad të jetë në partinë e Berishës, dhe kjo do ta rritë shumë kreditin e Erion Veliajt tek e majta. Por, përtej ironisë, tash që jemi me përshtypjet e emisioneve të Aida Shtinos dhe Rudina Magjistarit, ku ka pasur edhe disa raste ku janë takuar fëmijë me baballarët e tyre që nuk i njihnin, nuk është çudi që kulmi i këtyre emisioneve të jetë takimi i një politikani shqiptar me Presidentin iranian. Sigurisht që Presidenti iranian, i cili në atë kohë ishte një djalë i ri, nuk ka pse të ketë ndonjë embarracim për këtë aventurë rinore, se gjëra të tilla ndodhin në këtë moshë në çdo vend të botës. Kjo histori nuk e cënon dinjitetin e tij. Përndryshe kjo histori ndoshta cënon reputacionin e djalit të tij shqiptar, por supozohet që ai të jetë aq i emancipuar nga paragjykimet, sa të krijojë një standard të ri emancipimi në shoqërinë shqiptare.https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
      Nga Kastriot Myftaraj
      Gazeta SOT

      Reply to this comment
      • Nazim January 1, 20:55

        O njeri i semure nga trute, rri rri ti dhe boton kete pacavure.

        Reply to this comment
      • Nik January 1, 22:37

        Nder njerezit me pervese qe nxijne rreshta me aluçinacionet e mendjes se semure. Ky s’ka lene njeri pa pergojuar.
        Bojkotojeni! Ai eshte ndotesi me i madh i mediave te shkruara.
        Nik

        Reply to this comment
      • Dielli mbi Korab January 3, 01:12

        Enver Hoxha duhet shpall Shenjtori i Shqiptarise.
        Ai asht Legjenda e dyte e kombit shqiptar gati 500 vite mbas Gjergj Kastriotit.
        FALEMINDERIT i nderum zotni Pllumb per qetsin me te cilen e ke analizu Figuren e Enver Hoxhes,Diktatorit qe e donte dhe punoi per nje Shqiperi krenare dhe te barabarte me popujt e Evropes

        Reply to this comment
        • Berti February 17, 14:32

          Kur kemi duruar nga 1944- 1990, nje te semure, (pyesni mjekun Personal, qe e ka kuruar per paranoia) qe hodhi dhe Mehmetin ne varr, do durojme dhe gjithe psiqiatrine…Ne populli me durimqar….

          Reply to this comment
        • ELIOT December 21, 19:36

          OR FSHATAR KORABI …. KU E PE TI MORE QORR SE SHQIPERIA ISHTE NJESOJ ME POPUJT E EUROPES MORE DERRRRRR….. ENVERI NA LA POPULLIN ME TE VARFER NE EUROPE NE BALLKAN MORE QYRRAVEC … BUKEN 40 ..TE ZEZE QE NA HANIM NE SHQIPERI …..NE EUROPE MORE KATUNAR …EDHE QENVE SJA JAPIN …. E DI SE JETOJ NE FRANCE ZGJEPS SPIUN… DHE QENI IM SE HAN BUKEN E ENVERIT DHE USHQIPET E PRISHURA TE KOMUNISTAVE ….. PRANDAJ SHKO SHIKO NJE PSI SE PASKE LINDUR BUDALLAH …POR ESHTE FATKEQESI TE VDESEH DEBILE …..HEJ FSHATAR ZHULS ..KAM NJE HISTORIE PER TY EDHE DISA ANALFABETA …. KUR MIKU I HITLERIT GENERALI ERWIN ROMMEL E TRADHETOI ..SEPSE E DINTE PER ATENTATIN QE PO I PREGATITEJ NE 44 KUNDER HITLERIT ..DHE SI DENONCOI PUCISTAT ….. HITLERI I COI GESTAPON DHE I THANE QE TE VRASI VETEN OSE ……DHE GENERALI I MADH ….SHOKU I HITLERIT QE E GJITHE GJERMANIA KRENOHEJ . VRAU VETEN …….POR HITLERI NUK JA VRAU FAMILJEN GRUAN DHE CUNIN……..ENVERI MIRE QE E VRAU MEHEMT SHEHUN ..POR JA VRAU EDHE FAMILJEN DJEMT GRUAN DHE FAREFISIN ….. E KUPTON COBAN .KUSH ISHTE HITLERI DHE KUSH ISHTE ENVERI …… APO TJU A BEJ ME VIZATIME JUVE DISAVE FSHATAREVE TE KOMUNIZMIT ….LEXOJE 5 HERE COBAN ANALFABET … DHE PO SE KUPTOVE …TA BEJ ME VIZATIME SI NE KOPESHT ……MERCI …. TETE DE BITE …..A BIENTOT …..

          Reply to this comment
      • dg January 3, 18:31

        Mos eshte per Alibejin,ai eshte dhe islamist

        Reply to this comment
      • Zgjimi February 17, 14:46

        Komenti nuk eshte gazete ore ti. Shkruan gjate kush nuk ka kohe me shkrujte shkurt.

        Reply to this comment
      • era December 20, 17:48

        Krimb gjirizesh

        Reply to this comment
    • Sadiu April 16, 09:30

      Ky flet si kollovar jo si historian. Eshte ne konflikt interesash.

      Reply to this comment
    • Taku January 1, 17:05

      Nacionalist? Ishte vella me Miladinin dhe Dushani qe moren Kosoven. Komunizmi eshte antinacionalist, eshte internacionalist.

      Reply to this comment
    • Irriqi January 2, 03:19

      Perkthjeni ne shqip fjalet “komunizem” dhe “nacionalizem” dhe pastaj çdokush lete te zgjedhe te shkruaje ne Shqip apo gjuhe tjeter. “KomunizmiR