Enver Hoxha “gjallë” në Ferizaj

June 4, 2016 18:13

Enver Hoxha “gjallë” në Ferizaj

Pak minuta larg qendrës së qytetit të Ferizajt, në ndërtesën e gjimnazit të parë të vitit 1938 në këtë qytet, mes shkurresh dhe pemësh që bëjnë hije, ndodhet zyra e Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës së Shokut Enver Hoxha.

Sekretari i kësaj organizate, Agim Xhigoli rreth të 60-ave, hap derën e Frontit dhe përpara shfaqet një bust rreth një metër i lartë i vendosur në ballë të dhomës. E tërë dhoma është e mbushur me fotografi.

Një pjesë e tyre janë fotografitë ikonike të Enver Hoxhës, udhëheqës i Shqipërisë që pas Luftës së Dytë Botërore, nga viti 1945 deri në vdekjen e tij më 1985.

Vite më parë publiku i Shqipërisë u trondit me pamjet që dolën nga Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë në Prishtinë të një mbledhjeje përkujtimore të hoxhaistëve kosovarë, ku Enver Hoxhës i thureshin lavde e i përmendeshin sukseset e udhëheqjes së tij.

Madje, duartrokitjet e gjata që shoqëroheshin me thirrjet e emrit të tij që të kujtonin pamjet e mbledhjeve të kongreseve të punës së PPSH-së, sigurisht në Shqipëri, nuk lanë shije aspak të mirë.

Kosovarët janë të njëanshëm kur vjen puna te udhëheqësit e Shqipërisë. Pa i përjetuar në lëkurën e tyre politikat që burrështetasit e Shqipërisë mund t’i ndjekin, kosovarët apriori krijojnë simpati për ta, duke i konsideruar si burrështetas të kombit në përgjithësi dhe jo si zyrtarë me funksione e përgjegjësi të caktuara.

Për këtë arsye, kur vjen puna te figura e Enver Hoxhës, shqiptarët e Kosovës nuk kanë emocion për sa i përket jetës në kohën e tij, ata e shohin atë vetëm në nivel makro të politikës e historisë dhe më shumë nga aspekti i aktivitetit të tij nacionalist.

Agim Xhigoli, i cili ngjan më i ri se mosha e tij, ndoshta edhe ngaqë ka qenë notar dhe merret ende me sporte, tregon se Fronti në Ferizaj u themelua në vitin 2000.

“Enver Hoxha ishte frymëzuesi dhe ideatori i të gjitha lëvizjeve për çlirim dhe bashkim kombëtar”, tregon sekretari i Frontit, duke sqaruar anët më të forta të Enver Hoxhës.

Për të, Enver Hoxha ishte i dinjitetshëm dhe para tij “dridheshin armiqtë e lindjes dhe perëndimit”.

Xhigoli nuk thotë vetëm fraza letrare për njeriun më të rëndësishëm, sipas tij, të kombit shqiptar, por përmend zhdukjen e analfabetizmit dhe elektrifikimin e vendit po ashtu.

Busti i Shokut Enver në Ferizaj | Foto nga Rron Gjinovci

Busti i Shokut Enver në Ferizaj | Foto nga Rron Gjinovci

Por ajo që është më e rëndësishmja për të, është ruajtja e Shqipërisë siç është sot. “Në atë kohë, jeta mund të ketë qenë e vështirë për shqiptarët, por duke e parë nga sot, është e qartë që Shqipëria e ka ruajtur sovranitetin për shkak të Enverit”, sqaron ai për GazetaJNK.

Sekretari enverist thotë se Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Shokut Enver Hoxha në Ferizaj ka lëshuar deri më sot rreth 5000 libreza anëtarësimi dhe të paktën 300 prej tyre disponohen nga anëtarë aktivë.

Ndonëse Xhigoli ishte qytetar i Jugosllavisë, ai e urrente atë. Ai shpjegon se në atë kohë kishte vetëm dy mundësi, ose ishe titist ose enverist, “natyrisht, ne shqiptarët e Kosovës nuk mund të bëheshim me Titon, por me Enverin”, shpjegon ai.

Ndryshimin e sistemeve nga ai socialist në kapitalist, sekretari e sheh si të rrezikshëm për njerëzit, mirëpo shpreh bindjen se socializmi do të vijë përsëri. Madje, thekson se “Enver Hoxhën s’mund ta ngjallim, por socializmi ka me ardhë prap”.

Korrupsioni që sot zë vend në të gjitha ballinat e të përditshmeve, sipas Xhigolit, në Shqipëri nuk ka ekzistuar kur ishte gjallë Enver Hoxha.

“I vetmi vend në botë ku nuk ka pasur korrupsion ka qenë Shqipëria në kohë të Enverit. Ata kanë mësu në shkolla për korrupsionin në vendet tjera të botës se në Shqipëri s’ka pasë korrupsion, e tash…?” – hap sytë sekretari si për të treguar se pyetja e tij është retorike.

Ai thotë se e çmon sistemin socialist në përgjithësi, për mbrojtjen që u bënte qytetarëve të vet. Xhigoli shpjegon se edhe duke qenë brenda Jugosllavisë, që për të paraqet një entitet shtypës, jeta e dinjitetshme e punëtorëve mbrohej.

“Ja për shembull” – thotë ai – “atëherë ke mund me marrë kredi sa të duash por bankat kanë mund me t’i ndalë vetëm 30% të të ardhunave, e sot ta marrin krejt rrogën edhe vijnë senet në shpi t’i marrin”, përfundon ai duke tundur kokën si me njëfarë dëshpërimi për atë se si njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë thjeshtësinë e asaj që shpjegon.

Ndërkohë që Xhigoli shpalos mendimet e tij rreth Shokut Enver dhe socializmit, dhoma ku ndodh biseda është e stërngarkuar me flamuj të Shqipërisë socialiste që karakterizohen me yllin pesë-rremësh në mes të flamurit, me fotografi të aktiviteteve të ndryshme të Frontit Popullor për Kultivimin e Veprës së Shokut Enver Hoxha, simbole të socializmit e banera me thënie të Enver Hoxhës.

Të gjitha këto nën hijen e rëndë të bustit të ftohtë, të bardhë të Enver Hoxhës, që sheh i vrenjtur mbi atë që ka lënë pas.

Xhigoli nuk heziton ta rreshtojë Enverin si njeriun me më ndikim në shekullin 20, bashkë me Nelson Mandelën madje, me Stalinin, me Che Guevarën. Por ai e dallon Enverin nga të tjerët. “Ai ishte i pandryshueshëm në mendime, i pathyeshëm, nuk ia zgjaste qafën askujt”, shprehet Xhigoli për idhullin e tij.

Ndërkohë që Titon, si socialistin fqinj të Enverit, e sheh si joparimor. “Ai ishte me krejt, s’kishte parime si Enveri”, vazhdon sekretari enverist.

Zyra e Frontit në Ferizaj është e pajisur me infrastrukturë për mbledhje e takime revolucionare | Foto nga Rron Gjinovci

Zyra e Frontit në Ferizaj është e pajisur me infrastrukturë për mbledhje e takime revolucionare | Foto nga Rron Gjinovci

Daljen nga pakti i Varshavës që ndodhi në vitin 1968 për shkak të mosmarrëveshjeve rreth konfliktit kinez-sovjetik dhe pavarësisht faktit se Shqipëria socialiste merrte ndihma domethënëse nga Bashkimi Sovjetik, Xhigoli e sheh si dëshmi të parimeve të forta të Enver Hoxhës.

Kjo ngjarje ka bërë që udhëheqësi komunist i Shqipërisë të gëzojë reputacion të mirë te shumë shtete dhe organizata socialiste të kohës. Madje një simpati e tillë vazhdon të kultivohet edhe sot.

Qartazi adhurimi për figurën e Shokut Enver i ka mbijetuar dekadave jo vetëm në Ferizajn e veçuar në Kosovën e vogël, por edhe në vende më serioze e që zënë sipërfaqe të mëdha në hartën e planetit.

Me një kërkim të thjeshtë në internet mund të gjenden lista të partive komuniste hoxhaise si dhe debate mbi atë se çka është hoxhaizmi.

Partia e Punës së Iranit është një nga ato parti që u rreshtua me Shqipërinë gjatë konfliktit kinezo-sovjetik. Platforma Komuniste në Itali e formuar në vitin 2008 poashtu identifikohet me hoxhaizmin. Lista vazhdon në vende të ndryshme në të gjitha kontinentet e botës.

Madje disa parti komuniste të sotme, siç është Partia Komuniste e Spanjës, qartazi shprehin admirim dhe ngrejnë lart figurën e Enver Hoxhës.

I pyetur se kush është më afër Enver Hoxhës nga partitë që veprojnë në Kosovë, Xhigoli u shpreh “me shiku me platformë, nëse janë të vërteta ato që i thonë, atëherë Vetëvendosja është më afër ideve të Enverit”.

Mirëpo ai e sheh Hashim Thaqin si figurën politike më të suksesshme dhe më afër Enverit ndërkohë që na tregon një fotografi të tij dhe Kadri Veselit në mesin e shumë fotografive të veprimtarëve komunistë që mban zyra e Frontit.

Së fundmi në Britaninë e Madhe pati bërë bujë një citim i Enver Hoxhës nga ana e Jeremy Corbin, udhëheqësit të laburistëve, i cili në ndejën e krishtlindjeve të Partisë Laburiste tha se “ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar” dhe këtë fjali ia atribuoi “liderit të ashpër”.

Kjo ngjalli reagime të shumta qoftë në Britani të Madhe po ashtu në Shqipëri. Zyra e Corbyn sqaroi më vonë se fjala ishte për një shaka.

Enver Hoxha akuzohet se është përgjegjës për vrasjen e të paktën 5000 njerëzve dhe burgosjen e internimin e dhjetëra mijëra të tjerëve, duke u konsideruar si një nga diktatorët me të egër komunistë në botë.

Në një intervistë të disa viteve më parë për Enverin, Remzi Lani, një ekspert i medias nga Shqipëri, tha me shpoti: “Krahasuar me Enver Hoxhën, Çaushesku ishte demokrat i madh”.

E me gjithë këtë, adhurimi për të vazhdon, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përreth saj, dhe nuk përfundon këtu, por vazhdon të shpërndahet përtej oqeanit Atlantik e atij Paqësor, duke mbërritur në të gjitha skajet e botës.

Ndërkohë, shqiptarët janë në përpjekje të vazhdueshme për daljen nga traumat dhe dëmet që ka lënë periudha e të ashtuquajturit “sistemi socialist” në Shqipëri.

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

June 4, 2016 18:13
Komento

9 Komente

  1. Mollosi June 4, 18:30

    Enveristet e Ferizajt (Kosoves) jane aq te pakte sa nuk ja vlen te permenden.

    Reply to this comment
    • cezari ballkanit June 4, 19:38

      zoti Mollos

      I respektoj antienveristat qe nga ata normalet e deri te ato me kanibalet.

      Por me e vogla e juaja eshte se nuk duhet te ushtroni terror antikomunist deri ne genocid.

      Eshte fakt qe antienveristet me kanibale ishin ato qe erdhen nga amerika-serbia-greqia-turqia dhe nese ne 1991-1992 kishte nje fare kuptimi lufta me enverit..sot ne 2016 eshte harakiri te merresh me enverin..fakti qe ju molloseve titiste xhafer deviste zogiste dhe elezbiberiste.

      Nqs presidenti me i mire i te gjithe kohrave HONORABLE BARAK OBAMA..shkon ne kuben e fidel kastros dhe ne vietnamin e hoshi minit..perse duhet te vazhdoje vampirizini berishist ibrahimrugovist dhe titist ??

      Qe jeni armiq te enver hoxhes eshte normale por ju nuk duhet te harroni se pertej enveristeve dhe antienveristeve mbi 80 perqind e popullit shqiptar vlerson me shume periudhen e enverit se te zogut apo sali fatos rames…beni referndum dhe shikojeni.

      ose me sakte lexo ca postulate me poshte dhe gjykoje pozicjonin tuaj si enverofagos

      Pra duhet nje pale e trete asnjanjese qe nuk eshte pershire ne konflikt ose nuk eshte i paguar si ky Stefani qe vetem nje budalla nuk e kupton.
      Pra ndiqe albitrin e Enverit dhe te mirepres repliken:
      Indro Montaneli = analisti me i mire italian per te gjitha kohrat me prirje fashiste qe kishte nje antipati te madhe per Enver Hoxhen dhe e quante Tiran..por me nje egzatesi te cuditeshme pranonte dhe keto merita te tij qe duhet te quhen

      20 POSTULATET E MONTANELIT PER EHOXHEN:

      1-burri i shtetit më jetëgjatë dhe serioz përsa i përket ushtrimit të pushteti

      2-e fitoi pushtetin si partizan ,cliroi shqiperine pa ndihmen e huaj

      3- e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

      4-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet si gjithe bota

      5-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

      6-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.

      7-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës

      8-Denimet e para i bëri vetëm me mbarimin e luftës, por i bëri në emër të Shqipërisë dhe jo në emër të komunizmit

      9-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.

      10-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.

      11-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.

      12-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut

      13-në publik shfaqej rrallë

      14-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

      15-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

      16-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar

      17-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën

      18-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.

      19-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

      20-është nje nga shtetaret me te spikatur se e nxorri ate vend nga mesjeta e hereshme ne nje vend me varferi të pranueshme

      Jepini Cezarit kuroren qe i takon..sidomos pas kataklizmose se 97′ kur vrate shtetin dhe dinjitetin e kombit dhe akoma nuk po e ngjallni dot.

      e fundit
      amerika zyrtare,te perndjekurit politike dhe klasa pornopolitike shqiptare sot i kan ngritur nje monument enver hoxhes me tolerimin qe po i bejne kryemostres serberish ketij qeni serb nga fara e ju molloseve

      Reply to this comment
      • zot therras por zot spaska per ju: June 4, 23:23

        Ore djale po lexon ndonje liber apo vetem vellimet e enverit -kur te permendesh Skenderbeun me duket si apokalipse -jete te gjate e miresi te gjithe shqiptareve po jo diktatoreve e tradhtareve ..

        Reply to this comment
        • TE DHJEFSHA ZOTIN TEND ME KETE SHQIPERI FANTAZME June 5, 01:06

          Zoteri ke te drejte

          Nuk ka zot derisa lugati i vicidolit jo vetem qe nuk denohet per krimet e tij por po e perkedhelin me telefona nga amerika….

          Edhe shqiptari me pro-amerikan apo me antienveristi me i cartun kane filluar te psheretijne per karagjozlleqet e dunald luse per sali mune.

          Nuk e lavderoj enver hoxhen por ai ishte e keqja me e vogel.

          Shiko vetem nje fakt ate te varrezave greke,,,te janullatosit apo shitjes detit jon

          me shume se kriminale

          dhe po te kishte ZOT..do ishin cuar keto shqiptare dhe do ta hidhnin ne det si pushtues berishen ramen meten bashen,,qe e kane shitur ate vend.

          Pra ku e ke zotin O TE DHJEFSHA ZOTIN TEN

          PER MUA ZOTI IM ESHTE SHQIPERIA QE PO E SHKERDHENI JU O TE PA UDHE

          PO KY ANGLEZI KU E KA ZOTIN ???
          “Kthehu shoku Enver, t’i kemi falur të gjitha!”, ky është titulli i një shkrimi në të përditshmen e majtë britanike “Morning Star” (Ylli i Mëngjesit).
          Artikulli është shkruar nga poeti dhe këngëtari britanik John Baine, i njohur me emrin e skenës Attila the Stockbroker. Teksa i quan “trapllëqe” dogmat fetare të mesjetës, ai vlerëson nismën e Sekretarit të Parë të Partisë së Punës në Shqipëri, shoku Enver Hoxha të ndërmarrë në vitin 1960 për të lënë pas dogmat shoqërore mesjetare.
          Duke marrë shkasë nga sulmet në Francë, ai shkruan se “liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe se po mendoj të jem në krah të shokut Enver Hoxha”.
          Këto ditët e fundit jam bërë nostalgjik për disa nga zgjedhjet e gjetura në vitet ’60 nga shoku Enver Hoxha, Sekretar i Parë i Partisë së Punës në Shqipëri, për të zgjidhur problemin e ndarjeve shoqërore dhe trapllëqeve mesjetare të shkaktuara nga feja.
          Ndalimi i mjekrave, një muze i ateizmit dhe deklarata në vitin 1967 se Shqipëria është zyrtarisht i pari shtet ateist në botë dhe natyrisht shprehja apokrife:
          “Populli shqiptar do jetë i lirë vetëm kur të varet prifti i fundit me zorrët e hoxhës së fundit”.
          Disa vite më parë, megjithatë përpiqesha të pranoja që rruga e zgjedhur nga shoku Hoxha ishte një reagim i tepruar dhe se njerëzit kanë të drejtën për të adhuruar çdo mik imagjinar apo artifakt që zgjedhin ata, pavarësisht vendit të origjinës, formës apo numrit të tentakulave apo testikujve.
          Më vjen keq nëse kjo bën që të dukem si një hipi liberal.
          E kam bërë dhe kam një justifikim për këtë.
          Kjo zgjidhje presupozon se ata nuk do përfundojnë duke djegur kryqe në periferi, duke ndërtuar në tokat e tjetrit ose duke masakruar fansa të pafajshëm të muzikës ‘Rock’ në një klub nate të premten.
          Tani, liberalizmi im po zvogëlohet me shpejtësi dhe përfundimisht kam nisur të jem në krah të shokut Enver, sërish.
          Kjo është sigurisht e vërtetë, që në duart e duhura, ai mashkulli imagjinar me mjekër, mund të jetë një forcë për mirë. Gruaja ime është e krishterë, është e dashur, e mirë dhe socialiste. Ajo ka miq nga fe të tjera, që janë njerëz të mirë.
          Por në duart e gabuara ata marrin formën e shprehjes: “Oh Zot, çfarë kemi bërë për të merituar këtë?”.
          Sigurisht kjo është ajo që pyesin shumë njerëz tani.
          Edhe me standardet imperialiste, ishte e paimagjinueshme që të hidhje acid në fytyrat e femrave në Afganistanin e viteve ’70.
          Gra të lira dhe të arsimuara? Sekularizmi në zemër të Kushtetutës? Reforma e tokës, që i jep mbështetje fshatarëve të varfër? Nuk mund ta kesh.
          Ishte akoma më çmenduri dhe budallallëk të bombardosh Sadamin dhe Gadafin- dy nga antifondamentalistët më të angazhuar në planet- duke çliruar çmenduritë fetare nga burgjet.
          Në vend të thirrjeve “Faleminderit demokracia perëndimore, ju duam. Na sillni McDonalds, Top Man dhe Coldplay”, nisën të thërrasin “Allahu Akbar”. ..si të thuash në Shqipëri sot ” Berisha Akbar”

          Reply to this comment
  2. ilir June 4, 18:41

    Respekt te madh dhe konsiderate te larte per Ju, Agim Xhigoli dhe popullit te Ferizajt!
    E verteta vonon, por nuk harron! Ndaj e verteta per Figuren dhe Vepren e sh. Enver HOXHA, do te shpaloset ne Shqiperi. Vet zhvillimi i ngjarjeve menjehere pas vdekjes ka krijuar lirite e daljes ne drite te gjithckaje te vyer dhe me vlere qe Komandanti, Udheheqsi i Madh i Popullit Shqiptar ka bere per gati 45 vjet.

    Reply to this comment
  3. Mark uk June 4, 19:16

    Shume pak kosovar ka vrar Enveri ne bashkpunim me Jugosllavet.Katermije u vran ne rrethinat e Ulqinit ne vitin 1945.Po do ishte mire ti kishte qindfishuar.

    Reply to this comment
  4. Golik Kokojka June 4, 22:09

    ZEUS_swt Nuk vdesin kurrw. Enver Hoxha eshtw njw i Tillw.
    Kush meret me tw i kundervihet Perwndisw, se Enveri pwr kogwn e tij,ishte-PERWbdi
    Afdhetarizmi i FERIZAJVE; shqiptarwve- SHQiptarw tw vwrtetw ju lumtw dhe pas tyre gjithw shqiptarwt Shqiptarw tw vwrtetw. .
    Golik Kokojka.

    Reply to this comment
  5. shaqo June 4, 23:14

    Ky katundari dibran Remzzzziiiii Lani kur ka ardhur ne Tirane nuk dinte te lidhte pantallonat, i vareshin qurret, por u be i ri komunist ne krye te gazetes Rinia dhe te cante koken me perrallat e veta.Po meqe u be kryeredaktor i gazetes Rinia, Caushesku i eshte dukur ku e ku me shume demokrat se Enveri. Na rrofsh topet o koke loqe, gruan me pune ne Spanje, vete zvarritet per disa vite ne Tirane, ky jep rremmzziuu.

    Reply to this comment
  6. antifashisti June 5, 16:10

    Ate qe nuk kane mundur ta bejne per ENVER HOXHEN ne Shqiperi komunistet dhe patriotet e vertete shqiptare,PO E BEJNE SHQIPTARET TRIMA TE FERIZAJT!
    Ju lumte,o besnike te Shqiperise,te HISTORISE SE CSAJ SHUME SHEKULLORE,te HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHES!
    Te mbrosh sot figuren e ndritur te Enver Hoxhes,do te thote te mbrosh te shkuaren dhe te ardhmen e kombit shqiptar!
    Vetem armiqte e Shqiperise nuk e duan Enver Hoxhen!
    I nderuari Agim Xhigoli, te pershendes nga zemra per kete qendrim te pa pare deri me sot ne trojet shqiptare ne mbrojtje te figures se Enver Hoxhes!
    Si bir i nje prej partizaneve te Brigades 22 Sulmuese heroike te Ushtrise Nacional Clirimtare qe luftuan mbi 12 muaj per clirimin e te gjitha trojeve shqiptare ne ish Jugosllavi e vleresoj qendrimin tuaj heroik,por edhe klimen poltike sot ne Kosove qe eshte shume here me e pastert se sa ne Shqiperi!
    Klikat sunduese te Shqiperise qe nga viti 1990 e deri me sot,jo vetem e quajne Enver Hoxhen diktastor,por ata edhe LUFYEN NACIONAL-CLIRMTARE e quajne si LUFTE CIVILE,sepse ashtu u interesoj ballisteve,pra atyre qe bashkepunuan me pushtuesit!
    Pas 90-tes ne Shqiperi kane sunduar kelyshet e atyre qe kane punuar fshehurazi kunder Shqiperise dhe sot duhet ta vazhdojne kete lufte per te ruajtur imazhin e tyre te dhjere antikomunist duke harruar se nderkohe janbe edhe ANTI SHQIPTARE!
    Pervec agjentit te UDB-se Salih Berisha TE NJEJTEN GJE PO BEN EDHE Edi RAMA!
    Kjo duket hapur ne qendrimet e tyre prej 26 vjetesh,qe ne bijve te PARTIZANEVE HEROKIKE ,qe derdhen gjakun dhe sakrifikuan per Clirimin e Shqiperise, pasi i sherbyem me nder vendit si ushtarake ne cdo cep te Shqiperise,pasi na perzune nga ushtria,na lane pa asnje ndihme financiare dhe morale per 26 vjet me radhe!
    Na kane trajtuar si ARMIQ e jo si qytetare te Shqiperise!
    Nderkohe kriminelet si Hamit Matjani,Isa Toska,Muharrem Bajraktari etj i shpallen HERONJ ,ndersa TRADHETARIT SATRAP Ahmet Zogolli i ngriten shtatoren ne mes te Tiranes!
    LAVDI HEROIT KOMBETAR ENVER HOXHA!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*