ENVER HOXHA- O mos kishte lindur, o mos kishte vdekur!

September 22, 2018 12:13

ENVER HOXHA- O mos kishte lindur, o mos kishte vdekur!

Lule Enver Hoxha,
që të kishim hekur,
o mos kishe lindur,
o mos kishe vdekur!

Për Enverin shkrova,
pas kësaja plot,
po strofë më të bukur,
se kjo s’bëra dot!

Kur qe gjallë nuk isha,
enverist i thekur,
vlerat ja kuptova,
mbasi kishte vdekur!

Kur ra në greminë,
nëna Shqipëri,
kuptova-Enveri,
ishte një gjeni!

Ishte një gjeni,
për të qeverisur,
nga niveli zero,
çdo gjë e kish nisur!

Në Dyzet e Katrën,
mbret qe errësira,
po për njëzet vite,
u bënë mrekullira!

Gjithë Shqipëria,
qe analfabete,
po shumë shpejt u ngritën,
universitete!

I gjithë vendi kishte,
vetëm dy centrale,
por shumë shpejt u ngritën,
plot hidrocentrale!

Ishte Enver Hoxha,
që bashkoi malet,
dhe ngriti liqenet,
për hidrocentralet!

Tre gjigantë u ngritën,
në kaskadë të Drinit,
që i vunë vulën,
elektrifikimit!

Ata më gjigantët,
janë edhe sot,
se demokracia,
asnjë s’ngriti dot!

Janë bërë ca përc-përce,
nëpër ca përrenj,
po absolutisht,
nuk ka të mëdhenj!

Miniera pa fund,
hapi ai shtet,
dhe pas çdo miniere,
ngrihej një qytet!

U shtuan me dhjetra,
qytetet e rinj,
po i shkatërruan,
këta faqezinj!

Shqipëria ishte,
mbushur me këneta,
por u thanë të gjitha,
edhe ndriti jeta!

Qindra kilometra,
kanale kullimi,
dhjetra hidrovore,
gjithë bonifikimi!

U hapën pa fund,
shkolla e spitale,
jo vetëm në fusha,
por gjer lart në male!

Arsimi qe falas,
falas shëndetësia,
dhe pesë herë më shumë,
u rrit popullsia!

Ishte absolute,
rendi-siguria,
vënd më të sigurtë,
s’kish se Shqipëria!

Ne po bëjmë shtet,
thonë këta sot,
po nuk kanë bythë,
nuk e bëjnë dot!

Shtet ngriti Enveri,
thoni çfarë të doni,
sot na mbyti droga,
edhe korrupsioni!

Nga ato që kishim,
s’përmenda shumë gjëra,
sepse me një vjershë,
s’thuhen dot të tëra!

“Harrova” kulturën,
flotën dhe ushtrinë,
po ata që ishin,
të gjitha i dinë!

Të gjitha i dinë,
se ka plot e plot,
bëni krahasimet,
me dje dhe me sot!

A.DUKA

September 22, 2018 12:13
Komento

30 Komente

  1. Rita September 22, 13:01

    Mos kishe lindur gjeja me e paqte e te kishe vdekur sic e meritoje ,i varur ne mes te Tiranes gjysma e trupit e ne mes te Gjirokastres gjysma tjeter e trupit ,gjeja me IDEALE . Por mjerisht asnjera nga keto dy profeci nuk u zbatuan e poezia e mesiperme eshte vec nje zhgaravine e turp e shkuar turpit

    Reply to this comment
  2. intelektuali September 22, 13:30

    ENVERI ISHTE HOMO GJAKATAR
    O BEJTEXHI KAPTERI HOKATAR
    ENVERI LA SHTET TE RENUAR
    NJE EKONOMI TE FALIMENTUAR
    PO TOLLONAT HARROVE O DITZI
    KUJT JA LEXON TI KETE ELEGJI?

    Reply to this comment
    • Niku September 22, 23:45

      Edhe ktu dole nastrudin. Hahahahaaaaaa. Ju qepe arbenit si muti pas kepuce

      Reply to this comment
      • intelektuali September 23, 09:41

        Une ne poezi te bukur antienveriste jam ne radhet e para

        KUSH ESHTE MUTI ENVERIST QE HEDH BEJTEXHIU PAPUSHIM KETU, NE GAZETEN DITA?

        Reply to this comment
    • Tomorri September 23, 17:11

      O inte-HALE!
      A nuk e kupton se ti vetem mut nxjerr nga shpella jote?
      A nuk e kupton,qe ty nuk te beson njeri per gjithcka nxjerr nga haleja jote?
      A nuk di gje tjeter te llapesh,ti o qen i zgjebosur,por vetem te shash Enver Hoxhen pa asnje fakt e argument,por vetem nga urrejtja jote prej fashisti?
      Ne se mban veten per atdhetar,qe e do popullin tend,pse nuk na rrefen sukseset qe shqiptaret kane arritur keto 28 vjet kapitalizem?
      Dhe te shkruash,jo per miliarderet hajdute e kriminele,por per shumicen e popullit se si jeton sotr,eshte me mire apo me keq se ne kohen e ENVERIT?
      Na shkruaj per mijra familje,sidomos femije qe janbe ngujuar nga gjakmarrja dhe qe shtetri kurre nuk ka folur,pa le te veproje ne zhdukjen e tyre!
      Na shkruaj per arsimin,shendetesine,per bujqesine,pyjet e prera,minierat e rrenuara,bregdeti i betonizuar,armatimi dhe municionet e ushtrise qe u vodhen pa nam e pa nishan,per tokat bujqesore,dikur te drenazhuara,me kanale ujitrese e kulluese,qe sot jane zhdukur!
      Na shkruaj per minierat e kromit,bakrit,hekurnikelit etj qe prodhohej ferro krom ,lingota floriri dhe baker i paster per uzinen e kabllove ne Shkoder,per Uzinen e Kobaltit,nje nder 4 uzinat e vetme ne bote per ate kohe,qe as vete Kina nuk e kishgte?
      Na shkruaj per Azotikun e Fierit,Urene,Superfosfatin e Lacit,Uzi8nen super moderne te prodhimit te instrumenteve mates qe 95 % eksportohej nga vete gjermanet etj,etj!
      Ku i ke sot keto pasuri,o HALE,qe na cave bythgen me Bahri Omarin,me Miladini apo Mugoshen!
      Keto kerkoja agjentit serb Sali Berisha e jo neve!
      Shporru qe ketej o qelbesire e ndyre,se te ta gjej adresen te marr shpirtin,o antishqiptar i urryer!

      Reply to this comment
  3. vjola September 22, 13:33

    Te lumte mendja edhe dora . Te kesh jete dhe shendet . Ne keto vargjet e tua shpaleset me force dhe bukuri historia dhe realiteti per cdo teme qe prek . Ju faleminderit .

    Reply to this comment
  4. vjola September 22, 13:35

    Te lumte mendja edhe dora . Te kesh jete dhe shendet . Ne keto vargjet e tua shpaleset me force dhe bukuri historia dhe realiteti per cdo teme qe prek . Ju faleminderit shume .

    Reply to this comment
  5. MH September 22, 14:06

    Kesaj rradhe te “kritikoj”.”Per mos frymezim” Ke perdor rrealitetin qe reciton cdogja qe u krijue nga zero deri ne perfundim me elektrifikim dhe konkretizim.
    Enveri e gjeti Shqiperine mbreteni me ato zhelet e zhelefines dhe armatosi me kostum qytetarie kohore botenore,ne te gjitha aspekte qe meriton jeta njerit.Aq ma teper me bindjen sot ne kete rrealitet zhgenjyes,qe po e ka emnin demokratike.

    Reply to this comment
  6. enverdjali September 22, 14:54

    E ke qare o Ben Duka. Me realiste se kjo nuk ka. E tha ai rametliu qe: Pese vjet do me qani, dhjete do me shani ama gjithe jeten do me kerkoni. Ja kjo eshte poezia e A. Dukes ky eshte realiteti.

    Reply to this comment
  7. katarakti September 22, 15:45

    “Kur qe gjallë nuk isha,
    enverist i thekur,
    vlerat ja kuptova,
    mbasi kishte vdekur!” – pohon Ben Duka.
    Edhe mua me vjen inat me veten, ose me mire me thene me keto 28 vjet shkerdhatokraci. Une jo vetem enverist nuk kam qene, por e kam urryer Enver Hoxhen ne kulm. Per mua ai ishte dhe mbetet nje serial killer, nje Big Brother 1984 i vertete. E keqja eshte se kam filluar ta simpatizoj pas instalimit te kesaj demokracie i thençin. Kur konstatova se ne çfare derexheje perfundoi Shqiperia. Fituan banditet, hajdutet, gjyqtaret dhe politikanet e korruptuar, shkerdhen sypeshkaqeni qe hodhi ne ere njerez ne Gerdec etj etj. Njerzit e ndershem, ata qe kishin punuar me nder dhe perkushtim 45 vjet me rradhe ngelen me gisht ne goje! Kush pati gje ne dore, duke qene qofte edhe mjek, mesues, nepunes, etj etj u be i pasur me rryshfete duke shfrytezuar postin.Disa individe te tjere u pasuruan me menyra korruptive, kriminale dhe te paligjshme. Ndersa Shqiperia u shkretua dhe u shkaterrua. Dje kishim Sigurimin perbindesh, sot kemi mafien e pameshirshme. Dje hanim me racion dhe tollona, por sot njerezit as nuk e dine fare se çfare po hane! Se nga vine keto “ushqime”, kush i sjell. Do ju tregoj nje rrefenje te vertete te vitit 1992. Duke kerkuar falje qe po zgjatem. Nje pinjoll i nje familjeje te njohur tiranase, e persekutuar nga regjimi komunist, vajti ne Maqedoni per te blere sallam. Maqedonnasit i ofruan disa lloje prodhimesh me çmimet perkatese. Biznesmeni shqiptar sa nuk po pellcite nga marazi. Me ne fund nuk duroi dot me dhe shpertheu:”Ore e kuptoni jo apo jo. Une dua sallam per ne Shqiperi”! Maqedonasit mbeten me goje hapur. Pastaj i propozuan sallame me çmime badiava. Te cilat banditi nga Shqiperia i bleu menjehere. Por ishte sallam per qen dhe mace! Biznesmeni i atehershem eshte sot VIP i njohur. Si shoket e tij qe kane sjelle miellin per kafshe nga Serbia etj etj.Ky shembull i vockel dhe qindra dhe mijera fakte, ndodhi dhe dukuri te tjera te ngjara gjate ketyre 28 vjeteve me bejne te dyshoj se ajo koha e Enver Hoxhes nuk paska qene aq e keqe dhe aq e zeze sa me dukej me pare…

    Reply to this comment
    • everest September 23, 14:25

      Epo nga ai mielli kanceroz serb vazhdon te behet buka edhe sot,por Rama asnjehere nuk ka thene qofte nje fjale!
      Me siguri mafia nderkombetare ka marre vendim qe populli shqiptar te zhduket perfundimisht me KANCER,prandaj Rama nuk flet,bile as per gjakmarrjen!
      Ky eshte Rama,kryeministri me i sukseseshem i 100 viteve!

      Reply to this comment
  8. gjermani i fundit September 22, 16:07

    ne vend te Enverit
    erdhi sali trapi
    dhe e ktheu vendin
    komplet per se prapi.

    Dalin te medhenjte
    me breke a pa brekat,
    flasin per miletin
    me mendjen tek Lekat.

    Ua do lezeti
    te shajne Enver djalin
    qe te bejne per vete
    “intelektualin”.

    Por ta themi shkoqur
    e dime une e ti
    keta Enver Hoxhen
    e kane perendi

    Edhe “nastradini”
    qe gjasme e ndot
    kestet e Enverit
    po i ha dhe sot-

    Reply to this comment
  9. Perkthyesi September 22, 16:56

    Sakte dhe qarte! Nje realitet qe secili e sheh me syte e tij. Sa me keq te qeverisin keta delenxhinjte e sotem (te te gjithe ngjyrave), aq me shume i ngrihet vlera ketij burri shteti, ende te pakonkurueshem!

    Reply to this comment
  10. Epo kjo pune September 22, 17:40

    ia thua po kujt ia thua i nderuar, po nga plehrat e greko-serbit vetem vrer pret… ai ishte diktator patriot, sot jane dhjerokrate qe bejne duvane e fqinjit.

    Reply to this comment
  11. DRAGOI September 22, 18:51

    Përgjigje komentit të “katarakti-t”, këtu më lartë!

    “katarakti” !
    Ti, ose qellimisht apo, nga kushedi çfarë MANGËSIE tjetër, nuk po ethua t’vërteten dhe bash të VËRTETEN për Enver hoxhën dhe kohën e Enver hoxhës!

    Enver Hoxha, ka qenë njeriu dhe KRYETAR SHTETI më i nderuari, më i përkrahuri, më i dashuri dhe më i adhuruari nga populli i vet; nga shqiptarët përgjithësisht dhe, jo rastësisht apo, kotnasikoti, por pikërisht sepse Enver Hoxha ishte VLERA më e madhja SHQIPTARE e të gjitha kohëve deri te AI dhe, populli këtë e dinte dhe e ndiente fort mirë dhe e dinte dhe e ndiente saktësisht, prandaj dhe pa sa pikën e dyshimit; Enver Hoxha, ishte KRYETAR SHTETI që nderohej dhe ADHUROHEJ nga populli i vet, nga populli shqiptar pakrahasimisht me cilindo qoftë kryetar shteti tjetër në BOTË !

    …Le të merren qoftë vetëm këngët që POPULLI shqiptar ia ka shkruajtur, ia ka kushtuar dhe ia ka kënduar Enver Hoxhës! Këngët që populli shqiptar ia ka kushtuar dhe kënduar Enver Hoxhës, janë këngë më të mira, janë këngë më përkushtuese; janë këngë më të bukura, janë këngë teksttualisht dhe muzikalisht sa s’ka më të mira, janë këngë të PËRKRYERA; janë këngë që gjithkuptimisht -janë KËNGË edhe më të mira dhe shumë më të mira edhe sesa këngët që edhe fetarët më fanatikë në BOTË i kanë kushtuar dhe i kanë kënduar qoftë edhe për Zotin !?! Dhe në të gjitha këngët që populli shqiptar ia ka kushtuar dhe kënduar Enver Hoxhës, sapo ta ndëgjosh cilëndo qoftë nga to, sakaq ndihet dhe kuptohet qartë e fort se, ato këngë janë të shkruajtura dhe të kënduara me gjithë ZEMER dhe me MEND n’unison PLOTËSISHT! …Pra, këngët për Enver Hoxhën e thojnë më së miri dhe më së qarti: mendimin, qëndrimin dhe konsideraten maksimale që populli shqiptar kishte për ENVER HOXHËN !!!

    …Mandej, qoftë edhe hiç ndryshe, vetëm kur është përmendur emri i Enver Hoxhës ndokund, shqiptarët kan shpërthyer në duartrokitje për Enver Hoxhë-SHQIPON, në duartrokitje frenetike dhe në duartrokitje …edhe pa fund ! Pra, kurrsrsi nuk duarrtrokitet ME ZOR por, DUARTROKITET me zemer dhe me mend bashk kur të kënaqën zemra dhe mendtë nga AJO që sheh dhe dëgjon!!!

    “katarakti”! Për Enver Hoxhën dhe vlerat e tij njerëzore, intelektuale, kombëtare etj., etj., do t’mund të folësha pa u ndalur, me orë e me ditë të tëra, prandaj nuk po zgjatëm edhe mëtutje këtu për Enver Hoxhë-SHQIPON sepse, Enver Hoxha është tamam si DIELLI apo është “DIELLI vet” i shqiptarëve; dhe me këtë pohim dhe mendim timin, s’do mend se nuk pajtohen vetëm shqipfolësit-ARMIQË( të fshehtë dhe të hapët) të SHQIPËRISË dhe të SHQIPTARËVE T’VËRTETË, dje dhe sot !?!

    Reply to this comment
  12. demo September 22, 20:04

    Njeriu jeton per vete nuk jeton per fabrikat hidrocentralet,oxhaqet der ne re.Perendimi i kishte oxhaqet dhe e exportoi kapitalin ne vendet e botes se trete,te merren ata me oxhaqet.Te pasurit nuk duan tymra,metalurgjira,oxhakera der ne re.
    Cfare mireqenie arriti me keta oxhaket der ne re?
    Ziii,buke misri,triska,tullon.I mori cobanet nga fshati,i beri qytetare,.Duhej te punoje 15 dite te blije nje meter stof…Nuk fklas per ata qe kaluan jeten ne burgje dhe internime,se ky eshte hesap tjeter,qe e rendit enver hoxhen me Diktatoret e xhunglave Afrikane.

    Reply to this comment
    • Tomorri September 23, 17:13

      O inte-HALE!
      A nuk e kupton se ti vetem mut nxjerr nga shpella jote?
      A nuk e kupton,qe ty nuk te beson njeri per gjithcka nxjerr nga haleja jote?
      A nuk di gje tjeter te llapesh,ti o qen i zgjebosur,por vetem te shash Enver Hoxhen pa asnje fakt e argument,por vetem nga urrejtja jote prej fashisti?
      Ne se mban veten per atdhetar,qe e do popullin tend,pse nuk na rrefen sukseset qe shqiptaret kane arritur keto 28 vjet kapitalizem?
      Dhe te shkruash,jo per miliarderet hajdute e kriminele,por per shumicen e popullit se si jeton sotr,eshte me mire apo me keq se ne kohen e ENVERIT?
      Na shkruaj per mijra familje,sidomos femije qe janbe ngujuar nga gjakmarrja dhe qe shtetri kurre nuk ka folur,pa le te veproje ne zhdukjen e tyre!
      Na shkruaj per arsimin,shendetesine,per bujqesine,pyjet e prera,minierat e rrenuara,bregdeti i betonizuar,armatimi dhe municionet e ushtrise qe u vodhen pa nam e pa nishan,per tokat bujqesore,dikur te drenazhuara,me kanale ujitrese e kulluese,qe sot jane zhdukur!
      Na shkruaj per minierat e kromit,bakrit,hekurnikelit etj qe prodhohej ferro krom ,lingota floriri dhe baker i paster per uzinen e kabllove ne Shkoder,per Uzinen e Kobaltit,nje nder 4 uzinat e vetme ne bote per ate kohe,qe as vete Kina nuk e kishgte?
      Na shkruaj per Azotikun e Fierit,Urene,Superfosfatin e Lacit,Uzi8nen super moderne te prodhimit te instrumenteve mates qe 95 % eksportohej nga vete gjermanet etj,etj!
      Ku i ke sot keto pasuri,o HALE,qe na cave bythgen me Bahri Omarin,me Miladini apo Mugoshen!
      Keto kerkoja agjentit serb Sali Berisha e jo neve!
      Shporru qe ketej o qelbesire e ndyre,se te ta gjej adresen te marr shpirtin,o antishqiptar i urryer!

      Reply to this comment
  13. fteri September 22, 21:24

    emri i tij kurr’ s’ka për të vdekur,do t’ qaj’ para n’ histori, flamurtarë në çdo stuhi.Dora e tij- flamur i ngritun,na tregon rrugën e ndritur. !!!
    Çohu Enver ,n’ tribunë të t’ shohim ,të urojm’ 16 tetorin !
    Siç thotë poeti i pa frymëzuar në këtë rast A.Duka,
    S’ thuhet në këngë e gjith’ lavdia ,strateg të madhë të pat shqipëria.
    Enverin e kemi të gjallë ,e kemi si sytë në ballë .Shqipëria po rënkon, shokun Enver po kërkon ,me hidhërimet e këtyre ditve ,bjeshkët e nalta të kreshnikve,rigojn’ lot ,prej çerapikve ,lotët e zemrës formojnë ortiqe

    Krime të mëdha po bëjnë sot politikanët ,populli i varfër në mjerim ,në gjaqe e shkatrrim ,mbush me lot me mallëngjim . Kuvendojnë mali me malin ,në shqipëri është bërë xhama,kuvendon guri me gurin ,ka ulë kryet shqipja ,besa , me flamurin !

    Kuvendon bjeshka me bjeshkën ,bac’Enver të japim besën ,brez pas brezi ,djal’ mas djalit, t’ jemi besnik ,mirnjohës deri në vdekje ,për një shoqëri pa klasa e shfrytëzues deri në palcë ,ku deputeti apo qeveritari merr 20 fishë më shumë se puntori .apo pensionisti masakrohet ,kur në kohën tënde raporti ishte 1:3,

    Sa të jetë jeta e truallit Arbënor shfrytëzim ,varfërim e dhimbje më të madhe nuk është parë në këto anë.
    Lahuta e brezave është varur në murë ,shqipja ulë kokën, e pushka vajtojnë për të zonë .

    Kuku.. çfar po i gjen’ moj tokë ,këta burra , me lot n’ zemër ,me fëmijë të degëdisur po i përpinë gjithmon ;
    -në flatra i rrita me Everin në qielli i ngrita ,në llumë kan rënë , si zhaba jetojnë. Të gjithë të punojmë ,të gjithë të hamë ,të gjithë të barabartë para ligjit ,e jo të punojë shumica dhe të hanë disa ,barkëdreq që është pakica !

    Sa rëndon sot zemra nga gjëma ,si Enver Hoxhën nuk bënë më nëna,ishte trim ,trim me fletë ,nëpër shekuj gjithmon do bëjë dritë ,për njerzimin një mal i lartë.

    Të këndoftë gjithmon zemra për legjendarin E.Hoxha , o’ poeti i kombit A.Duka,thonë se poetët i kuptojnë të parët tërmetet dhe njerzimit.

    Reply to this comment
  14. DRAGOI September 22, 21:32

    Përgjigje, komentit “demo” këtu sipër!

    Ti, “demo” jo rastësish edhe po u quajke “demo”, padyshim
    me vetëdashje ngase, vetëdishëm apo vetvetishëm po e ndiejshe SAKTË se je “demo” ngaqë, sigurisht i ke gjenet e DEMIT dhe, prandaj rrjedh nga DEMI e DEMAT, apo, si do t’thuash, TI, DEM?!
    …Qenke DEM e DEM DEMI sepse, në komentin tënd këtu në fjalë, ti po shkruan tamam si do shkruante një DEM më katër këmbë DUKE JA FUTUR KOT NË TË KATËR ANË!?!
    …O DEM “demo” (sepse, ju, të gjithë kunderenveristët SOT,) deri në vitin 1990, as në ëndërra nuk e keni parë Enver hoxhën si “DIKTATOR” e, lërë më që ta këni quajtur Enver Hoxhën “Diktator”, mos o zot !?! …Por, kur, veçmas pas vitit 1990 mbetet pa ZOT SHQIPTAR; mbetet pa ZOT-Enver Hoxhën, ju, KUNDËRSHQIPTARËT shqipfolës të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, deri në vitin 1990 të futur thellë në birucat e minjve, dolet nga birat dhe nga biruckat e juve dhe filluat ta quanit Enver Hoxhën …edhe “DIKTATOR” e qysh edhe jo ndryshe më keq e më shëmtuar sepse, nga njerëz që ishit (POSI) deri në vitin 1990, pas vitit 1990, u bëtë SHTAZË gjithfarëshe sa, u bëtë edhe minj e minj qenefësh por, çuditërisht ngelet me pamje njerëzore; prandaj dhe, nga GOJËMIRË e nga GOJËMJALTË që ishit (posi, posi) deri në vitin 1990, pas vitit 1990, tap-fap -u bëtë GOJËNDYRË e GOJËBYTHË, u bëtë GOJËNEVOJTORËSH E GOJËMUTRASH …dhe, filluat që, edhe Enver Hoxhën ta quanit …edhe “Diktator” që kurrë më përpara të tillë nuk e kishit quajtur dhe, sikurse thash edhe më parë, të tillë, kurrë as në ëndërra nuk e kishit parë, o farë e ndyrë dhe e TEJ NDYRË shqipfolëse; që, NANËN E NANËS… QIELLIT QË S’PO JU BIE MBI KOKA DHE TOKËS QË ENDE PO JU MBAN E NUK PO JU LËSHON !?!!!

    Reply to this comment
  15. fteri September 22, 21:50

    ………emri i tij kurr’ s’ka për të vdekur,do t’ qaj’ para n’ histori, flamurtarë në çdo stuhi.Dora e tij- flamur i ngritun,na tregon rrugën e ndritur. !!!

    Çohu Enver ,n’ tribunë të t’ shohim ,të urojm’ 16 tetorin !

    Siç thotë poeti i pa frymëzuar në këtë rast A.Duka,
    …..S’ thuhet në këngë e gjith’ lavdia ,strateg të madhë të pat shqipëria.
    Enverin e kemi të gjallë ,e kemi si sytë në ballë .

    Shqipëria po rënkon, shokun Enver po kërkon ,me hidhërimet e këtyre ditve ,bjeshkët e nalta të kreshnikve,rigojn’ lot ,prej çerapikve ,lotët e zemrës formojnë ortiqe

    Krime të mëdha po bëjnë sot politikanët ,populli i varfër në mjerim ,në gjaqe e shkatrrim ,mbush me lot me mallëngjim . Kuvendojnë mali me malin ,në shqipëri është bërë xhama,kuvendon guri me gurin ,ka ulë kryet shqipja ,besa , me flamurin !

    Kuvendon bjeshka me bjeshkën ,bac’Enver të japim besën ,brez pas brezi ,djal’ mas djalit, t’ jemi besnik ,mirnjohës deri në vdekje ,për një shoqëri pa klasa e shfrytëzues deri në palcë ,ku deputeti apo qeveritari merr 20 fishë më shumë se puntori .apo pensionisti masakrohet ,kur në kohën tënde raporti ishte 1:3,

    Sa të jetë jeta e truallit Arbënor shfrytëzim ,varfërim e dhimbje më të madhe nuk është parë në këto anë.
    Lahuta e brezave është varur në murë ,shqipja ulë kokën, e pushka vajtojnë për të zonë .

    Kuku.. çfar po i gjen’ moj tokë ,këta burra , me lot n’ zemër ,me fëmijë të degëdisur po i përpinë gjithmon ;
    -në flatra i rrita me Everin në qielli i ngrita ,në llumë kan rënë , si zhaba jetojnë. Të gjithë të punojmë ,të gjithë të hamë ,të gjithë të barabartë para ligjit ,e jo të punojë shumica dhe të hanë disa ,barkëdreq që është pakica !

    Sa rëndon sot zemra nga gjëma ,si Enver Hoxhën nuk bënë më nëna,ishte trim ,trim me fletë ,nëpër shekuj gjithmon do bëjë dritë ,për njerzimin një mal i lartë.

    Të këndoftë gjithmon zemra për legjendarin E.Hoxha , o’ poeti i kombit A.Duka.

    Thonë se poetët i përjetojnë e kuptojnë të parët tërmetet e çnjerzimit kapitalist . Siç i këndoi poeti i famshëm Millosh Gjergj Nikolla (Miegjeni) shfrytëzimit e mjerimit .Ai vajtojë i pari skamjen ,shfrytëzimin e varfërinë e popullit në vitet 30-të .

    Reply to this comment
  16. El Dorado September 22, 23:44

    Si gjirokastrit qe je zotrote, ne nuk presim qe te flasesh keq per enverin por ti e ngre ne qiell ate sikur te ishte perendi Sa edhe po te ishe biri i tij biologjik nuk do e vleresoje kaq shume. Nuk e marr vesh?! O arben mos te ka punuar jot eme pastruese ne komitetin qendror?

    Reply to this comment
  17. DRAGOI September 23, 15:01

    Përgjigje “El Dorado-s” këtu më lartë!

    El Dorado, ti nuk po ditke ENDE asgjë sepse, moj korba ti, se Enver Hoxha ka qenë vetëm me pamje njeri, se, përndryshe ka qenë PERËNDI; ka qenë PERËNDI I VËRTETË, por, që qenjet njerëzore si puna jote, nuk kanë pasur(as nuk kanë) sy, as veshë dhe as kokë për tä parë, për ta dëgjuar dhe për ta kuptuar se Enver Hoxha ishte vetëm me DUKJE njeri, se, në fakt ishte PERËNDI; ishte ZOT!!! …Sepse, ori “El Dorado”, sy, veshë dhe koka kanë edhe SHTAZËT ?!!!

    …Z.Arben Duka, jam i bindur, nuk e vlerëson Enver Hoxhën për asnjë privilegj, por e vlerëson për vlerën dhe vlerat e skajshme që Enver Hoxha i kishte në gjallje të tij, e të cilat VLERA, edhe vetë Arbeni i kupton TAMAM dhe saktësisht vetm pasi që Enver Hoxha filloj t’iu mungjë shqiptarëve dhe Shqipërisë! Kësisoj, z.Arben Duka e tregon dhe dëshmon veten se është VLERË e madhe dhe VLERË e njëmendtë shqiptare shi pse e VLERËSON DENJËSISHT ENVERIN dhe ashtu, duke e “ndarë shapin prej sheqerit” dhe, asisij, shqipfolësit (shqipfolëset) kundërenveristë/te; shqipfolësit-kundërshqiptar t’i sakatos e t’i vrasë me dorën e tij të artë e me PENËN t tij PLUMB dhe të mprehtë për MËRAK !?!
    …Madje, ti, “El Dorado”, edhe në komentin tënd dyvargjesh, shifet dhe kuptohet shumë qartë, se pos MANGËSIVE tjera të tmerrshme tuajat, je edhe shumë E MJERË e shumë E NGRATË !

    Reply to this comment
  18. Lala September 23, 15:39

    Rita, cupe e lales ne cfare bordello punon ,ku i ngre kembet?Ah me fale po je ne Shqiperine e pas ENVERIT kudo qe te punosh ne bordello je, e mer dhe nga prapa pa ngritur kembet.

    Reply to this comment
  19. El Dorado September 23, 15:55

    Hej DRAGOI.
    Ne komentin tim une i drejtohem arben dukes sepse ai e ka shkruar “poezine”. Por meqe ti ke marr persiper te pergjigjesh ne emer te tij atehere po te drejtohem ty. Se kush ishte Enveri ne e dime mire se Kohen e tij dhe rregjimin e tij e kemi provuar mbi kurriz. Po te kish qene shqiperia nje vend parajse dhe enveri nje perendi gjerat do kishin shkuar krejt ndryshe dhe jo ashtu si shkuan. Rroga e nje punetori ne fabrike ishte vetem 2 dollare ne dite (140 leke te vjetra) Sa per te mbajtur shpirtin gjalle. Ndersa nje koperativist paguhej edhe me pak rreth nje dollar ne dite Sa per te blere 2 buke misri. Nje pagese e tille nuk ishte as ne vendet me te varfra te botes. Cfare te them me teper, mjafton te kujtosh ditet e korrikut te 1990 – tes dhe marsit, gushtit te 91- shit kur turma te deshperuara njerezish te ushqyer keq e me rroba – rrecka ne trup largoheshin nga “parajsa” qe kishte ndertuar “perendia”. Por ti je miop e ndoshta i verbuar. Ti eksitohesh nga vargjet me rime e fjalet e bukura qe shkruan “poeti”. Kapteri i ushtrise se enverit i cili edhe kur shkonte ne dasma apo vizita dhe evente shkonte me uniformen e ushtarakut sepse nuk i dilte rroga per te blere nje kostum te ri. Te pershendes dhe mos u pergjigj kot se nuk do kete vlere pergjigja jote.

    Reply to this comment
  20. Drigu September 24, 01:56

    Gjeni është dhe ai,
    Që n’këtë burg të ri,
    Në demokraci,
    Gjen guxim dhe dije ka
    Xhaxhit hallall me ja ba,

    Që n’hije të kohës nuk e la,
    Në hije të historisë,
    Pa të drejtë, nga të pa ditë,
    Që duke e sharë, të ngriten vet,
    Sikur shqipen bënë xhenet!

    I harrojnë të zezat,
    Që çdo ditë i shtojnë,
    Po s’u tha nga jashtë,
    As të pshurren nuk guxojnë.

    Flasin sikur sot,
    Arritjet u perkisnin,
    Mohojnë pa mëshirë,
    Djersën, Socializmin.

    Edhe shumë e shumë,
    Kemi për të thënë,
    Po në këtë skllavëri,
    Moderne amon,
    Shumë na ka rrokë zori,
    Truri më s’punon!

    Po shumë pritëm e pak na dole,
    Ti o moj demokraci,
    Na u mbush barku e na u hap goja,
    Kush qanë kokën për shqipëri!

    Dikur gati në zjarr me hi,
    Me i lënë kockat për shqipëri,
    Për të mbrojtur tokë e det,
    Sot të lirë, e japim vet!

    Dikur thonë, me triska hanim,
    Pour Shqipërinë e ndërtonim,
    Sot me të mirat e gjithë botës,
    Në këmbë shumica,
    Msyjnë Evropës!

    T’ndrrohet ky zeman,
    As gjasa nuk ka,
    Që nga koha e xhaxhit,
    Më mirë s’kemi pa,
    Prandaj qajmë Enverin,
    E kujtojmë pa pra,
    Ani që s’mohohet
    Që gabime ka!

    Reply to this comment
  21. DRAGOI September 24, 15:27

    Përgjigj komentit të “El Dorado-s” këtu përmbi komentit “Drigu”

    “El Dorado”, derisa ju “po e ditkit mirë” kohën dhe regjimin e Enver Hoxhës se, “e paskit provuar mbi kurriz”, atëherë pse nuk e pohon dhe nuk e pranon ori “El Dorado” jo vetëm E PANDERSHME, HIPOKRITE dhe jo vetëm PSIKOPATE… se, kohen dhe regjimin e Enver Hoxhës, posi, posi, e keni mirëpritur; e keni tumirur; e keni lavdëruar; e keni kurajuar, e keni stimuluar dhe e keni mburrur -sa keni ditur e sa keni mundur!!! Dhe, shi për këtë, edhe sot janë fakte kokëforta të panumërta të cilat i di edhe krejt BOTA, e i di edhe unë gjithsesi dhe, i dinë fort mirë edhe çdo shqiptarë dhe shqiptare si të kohës së Enver Hoxhës dhe, edhe të kësaj kohe të DEMONKRACISË shqiptareshkatërruese e shqiptareVRASËSE !?!

    …Por, sikurse po e vërteton vet ti, me mendimet dhe shprehjet tua në komentin tënd të fundit, këtu; nuk mund të them se ti nuk paske TRU në kokë, porse, ji e bindur se në kokën tënde paske TRU LOPE… sepse DEMONKRACIA pasenveriane, ori QYQE-SHAKLLABANE ta paska shpëlarë E PËSHURRË trurin dhe ta paska bërë trurin PATATE, ori “El Dorado” për gjynah e ultraMJERANE-HAJVANE!?!!! …Ori, “El Dorado”-LOPËHAJVANE, sepse, tashmë, përveç TRURIT TË SHPËLARË E TË PËSHURRUR, edhe sytë dhe veshët i paske si të kafshëve apo, edhe më të kafshëve edhe sesa TË KAFSHËVE… dhe, sa më vjen keq tashmë për ty qe qenke katandisur në një të këtillë PUFTE, ori faqezezë e jetënxirë!?!!!

    …”El Dorado”, ti edhe RRENË pafytyrësisht kur thua se, unë paskam thënë se “Shqipëria ka qenë parajsë në kohën e Enver hoxhës, etj.,”; por, është e vërtetë dhe më shumë se kaq se, në kohën e Enver Hoxhës, për këndo që është njeri normal dhe që në kokë ka sy dhe veshë NJERIU NORMAL e, jo sy dhe veshë SHTAZE, Shqipëria e Enver Hoxhës ishte PARAJSË e TEJ PARAJSË në krahasim me Shqipërinë e SOTIT të cilën JU SHQIPFOLËSIT DHE SHQIPFOLËSET KUNDËRSHQIPTARË DHE KUNDËRSHQIPTARE e bëtë -për të gjitha kujët e për të gjitha vajet !?!!!

    …Dhe është më së e vërtetë se Enver Hoxha, edhe pse është dukur si njeri, ai ka qenë PERËNDI; ka qenë ZOT I VËRTETË dhe këtë e vërtetojnë plotësisht pasvitet e 1990-ës, kur JU nga njerëz dhe plotësisht NJERËZ që ishit deri në vitin 1990; pas vitit 1990; bash për shkak të mungesës së Enver Hoxhë-ZOTIT, ju u bëtë edhe MA KAFSHË edhe sesa të gjitha llojet e kafshëve; u bëtë armiqtë më të mëdhenj e më të ZI të Shqiperisë e të vetvetes, ori e TEJ GJORA “El Dorado” tashmë me MEND maje kokës !?!!!

    …Ori LOPA-DELME e DELME-LOPA-“El Dorado”, turmat e njerëzve (shqiptarëve), nuk qenë të dëshpëruara dhe të ushqyera keq e me rroba rrecka, siç po llapllapllapallap ti, në kohën e Enver Hoxhës; dhe, nuk ka as edhe një shëmbull,qoftë edhe iluzor, që tregon dhe vërteton se “turmat e njerëzve” (shqiptarëve), kanë qenë të dëshpëruara, të ushqyera keq e të rreckosura në atë kohë TË ARTË për Shqipërinë dhe për shqiptarët; po, në fakt turmat e njerëzve (shqiptarëve) u dëshpëruan (por, jo vetëm U DËSHPËRUAN), s’patën as çka të hanin dhe u rreckosën, u mutosën e përmutosën -vetëm me fillimin e DEMONKRACISË SHQIPTARE të prej pas vitit 1990 e mëtutje… dhe, këtë e dinë edhe LOPËT por, sikurse po e vërteton ti vetë, “El Dorado” se, pas vitit 1990, vërtetë qenke bërë (jo vetëm ti) LOPË E TEJ LOPË, he mozomakeq ku u katandiset e çka ju gjet që prej pas vitit 1990 !?!!!

    …Pra, turmat e shqiptarëve …edhe u çmenden aq keq e aq shumë vetëm pas vitit 1990 (NË AGUN E DEMONKRACISË shqiptare) sa zunë -SI SHTAZËT E TËRBUARA, ta shkatërrojnë e pastaj ta braktisnin Shqipërinë e cila në mungesë të ZOTIT-SHQIPTAR -nuk ishte edhe më Shqipëria e Enver Hoxhës po, zuri të bëhej Shqipëria e DJALLIT dhe e DJALLIT dhe TË BIRIT të më armiqëve shqiptar të krejt BOTËS !!!

    …Sepse, Shqipëria filloj të bëhej dhe u bë Shqipëri KUNDËRSHQIPTARE, duke u bërë FERR e tej FERR ku zunë fill e edhe krijuan KOKA të gjitha të këqiat e më të këqiat, dhe të gjitha TË ZEZAT dhe MË TË ZEZAT që kishte pasur dhe që kishte BOTA, ori LOPLOPA-DELME e DELME-LOPËLOPA-EL Dorado !!!

    …Jo, “El Dorado”-SHTAZA dhe KAFSHA-El Dorado, unë nuk eksitohem aspak “nga vargjet e rima e fjalëve të bukura që shkruan “poeti”, sikurse po llapallapë ti, në komentin tënd në fjalë, por, eksitohem dhe tërbohem (sepse jam njeri normal dhe SHQIPTAR-TAMAM), nga idiotësia dhe, jo vetëm nga IDIOTËSIA jote… e skajshme që me fjalëtr tua në komentin tënd në fjalë, ti nuk i flet po, LEH si KUDËR e si ÇAKALLE dhe prandaj, nuk thua asgjë mbushamendëse e të arsyeshme, ngase dhe pa as një dyshum -nga mungesa e Enver Hoxhës-ZOT, ti, dhe jo vetëm ti, “El Dorado” je bërë SHTAZËNJERI e NJERISHTAZË që, as nuk di çka flet (sepse LEH e nuk flet), as nuk di çka don dhe as nuk di çka urren !?!!!

    Reply to this comment
  22. fteri September 30, 16:40

    Sa rëndon sot zemra nga gjëma ,si Enver Hoxhën nuk bënë më nëna,ishte trim ,trim me fletë ,nëpër shekuj gjithmon do bëjë dritë ,për njerëzimin një mal i lartë.

    1)..Plot pesë shekuj – Enver Hoxha – Grupi i Hasit – YouTube
    Video for këngë kushtuar Enver Hoxhës !▶ 4:02
    https://www.youtube.com/watch?v=Q56mpNhPkM0 Dëgjojeni me qetësi ,ju këndoftë zemra .Vetëm ai u vjen hakut kriminelve dhe hajdutëve të sotëm

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin