Enver Hoxha përballë Sadik Premtes

July 3, 2018 11:28

Enver Hoxha përballë Sadik Premtes

Po botojmë këtë shkrim të kolegut Dalip Greca, editor i gazetës “Dielli”, dërguar enkas për gazetën “DITA” nga SHBA. Ky shkrim bën fjalë për Sadik Premten, një nga themeluesit e Partisë Komuniste më 8 nëntor 1941. Për dekada me radhë Premtja është anatemuar si armik i PKSH-së, i dënuar si fraksionist dhe që mundi t’i shpëtojë asgjësimit mbase rastësisht… Në këtë shkrim të gazetarit Greca jepen peripecitë e Sadik Premtes, si u lidh me lëvizjen komuniste, përplasjet me Enver Hoxhën, gjithnjë mbështetur në kujtimet e Sadikut, arratisja dhe aktiviteti i tij në Francë si anëtar i PK Franceze, deri në vdekjen e tij.

Historia e Sadik Premtes nuk mund të shmanget nga historia e PKSH-së, ku ai ka qenë bashkëthemelues. Enver Hoxha e ka përshkruar me nota negative dhe, sikurse dihet, kishte dhënë urdhër për shpartallimin e atij fraksioni dhe asgjësimin e fraksionistëve. Anastas Lulo u vra, kurse Sadiku shpëtoi. Madje ka lënë dhe kujtimet e tij, mbi të cilat mbështetet dhe ky shkrim i kolegut Greca. Është e natyrshme që pikëpamjet e Sadikut të jenë të kundërta me ato të Enver Hoxhës. Por fakt është se gjatë emigracionit politik afro gjysmë shekullor, Sadik Premtja, sipas edhe dëshmive të ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit të asaj kohe, ka mbajtur një qëndrim korrekt dhe, pavarësisht papajtueshmërive me udhëheqjen komuniste të Tiranës, nuk ka kryer as krime dhe as veprimtari armiqësore kundër Shqipërisë. Ai, me autoritetin që kishte ka bërë që të dështonin një sërë sulmesh terroriste kundër udhëheqësve shqiptarë të kohës dhe në aktivitetet kulturore ku Shqipëria merrte pjesë.

Kjo mbase ka qenë dhe arsyeja që ai nuk u eliminua nga Sigurimi i Shtetit dhe vdiq natyralisht, duke u varrosurme nderime nga komunistët francezë dhe të Internacionales së katërt komuniste.

Sadik Premtja (Gjorm, 1915 – Paris, 14 prill 1991) bashkëthemelues i Grupit Komunist të të Rinjve dhe i PKSH-së, ai u akuzua si fraksionist, i shpëton pushkatimit duke u arratisur në Francë më 1944.

Mbaroi shkollën teknike amerikane në Tiranë. Prej datës 2 nëntor 1938 hyn në shërbim të shtetit si konduktor teknik, punë të cilën e kreu deri më 1942. Drejtues komunist i të Rinjve dhe themelues i Partisë Komuniste. U largua nga Shqipëria më 1944. Jetoi në Francë deri në fund të jetës dhe vdiq në Paris më 14 prill 1991. / Xhevdet Shehu

****

NJË KOMUNIST SI SADIK PREMTJA

Nga Dalip Greca 

Kush ishte në të vërtetë Sadik Premtja, kundërshtari i Enver Hoxhës,për të cilin tregojnë edhe legjenda me tentativa vrasjesh në Paris.

Libri i Dashnor Kaloçit”Sadik Premtja-Historia e Panjohur e Një Disidenti”, zbardh shumë nga enigmat që regjimi u përpoq t’i fshihte dhe Enver Hoxha në librat e veta e paraqiti si renegat të ideve dhe idealeve komunsite. Libri – dossier i Kaloçit, është një libër që nuk rrëfen, nuk analizon, por vetëm ekspozon: dokumente, raporte, relacione, procesverbale, letra dhe kujtime në dorëshkrim, facsimile, dëshmi dhe foto të rralla, nxjerrë nga arkivi Qendror i Shtetit, Shqiptar, Arkivi i Ministrisë së Brendshme dhe nga arkivi personal i Sadik Premtes. Libri përbën një kontribut me vlerë në llojin e vet dhe shquhet për burime arkivore, dokumente origjinale, shumica prej të cilave botohen për herë të parë.

Dalip Greca

   SADIK PREMTJA, KUSH ISHTE

Sadiku lindi në Gjorm të Vlorës në Janar 1915. I ati i Sadikut, Feçorr Premtja, mbas një viti martesë, vritet në Luftën e Janinës, ku shqiptarët bënin rezistencën e fundit për të mbajtur Janinën shqiptare. Ky akt suprem është përjetësuar në këngën e famshme ”Janinës ç’i panë sytë”. Një nga heronjtë e rezistencës ishte i ati i Sadikut, ndërkohë që Sadiku vetë, në atë kohë ishte krijesë në barkun e nënës. Kështu e kishte paraparë fatin Sadik Premten, të mbetej jetim ende pa lindur. Dhe si jetim u rrit.

Nëna e Sadikut ishte nuse e re 18 vjeçare, shtatzanë, kur i shoqi mbeti në luftë. Familja e martoi në Lepenicë me Tafil Hoxhën (Lepenica). Djalin ajo e rriti pranë vetes deri në moshën 5 vjeçare. Sapo mbushi 5 vjeç Sadikun e mori e gjyshja në Gjorm, ku edhe mori mësimet e para. Aty mbaroi shkollën fillore. Shkollën plotore e kreu në Vlorë me rezultate të shkëlqyera. Fati e ndihmoi Sadikun për të vijuar më tej shkollimin. Dhe ja çfarë ndodhi: Kryeplaku i fshatit Gjorm ishte i afërt i nënës së tij dhe kur deputeti i krahinës erdhi dhe po bënte fushatë për të marrë votat e fshatit, kryeplaku i thotë deputetit: Ne t’i japim votat me një kusht: Duam një bursë për në shkollën Teknike në Tiranë për një djalë jetim të fshatit që është i shkëlqyer në mësime dhe i ati ka rënë dëshmor për Janinën shqiptare”.

Deputeti e dha fjalën dhe e mbajti. Sadiku shkoi për të studiuar në shkollën Teknike në Tiranë. I vetmi kusht që iu vu duhej të punonte gjatë pushimeve verore për të shlyer bursën. Në shkollë shkëlqeu që në vitin e parë e derisa e përfundoi. Përfundimisht maturën e përfundoi me rezultate të shkëlqyera në të gjitha lëndët. Në dëftesën e  tij nuk figuron asnjë notë tjetër përveç 10-tave. Gjurmët e rezultateve të tij shihen në regjistrat e shkollës teknike. Ishin ato rezultate që bënë që ai të emërohej nëpunës në zyrën e Statistikave në Kryeministri. Këtë vend pune e fitoi si student i ekselencës.

NGA REPUBLIKAN, KOMUNIST-REVOLUCIONAR

Sadiku e pohon vetë se ishte një republikan me bindje, por një republikan i asaj kohe shumë shpejt konvertohej në komunist revolucionar. Kjo ndodhi edhe me Sadik Premten. Ndoshta, siç shkruante ai vetë, ishte pushtimi fashist i Shqipërisë, që e përshpejtoi konvertimin e tij. Ndikim pati edhe bashkëpunimi me Anastas Lulën. Vetë Sadiku shkruan në promemorien e  tij: “Me Anastasin njiheshim si bashkënxënës dhe përshëndeteshim kur shiheshim korridoreve. Anastasi i kishte pikasur idetë e mia antizogiste. Unë nuk e dija me ekzaktësi se çfarë bindjesh kishte ai. Që në takimin e parë ai mu hap dhe më tregoi se me bindje ishte komunist.

Para Anastasit kryetar i Grupit të të Rinjëve ishte Sadik Staveleci, por me që ai vuante nga tuberkulozi, drejtimin e grupit e mori Anastasi dhe nënkryetar Sadiku. Për të sëmurin Staveleci, Sadiku kujton se mblodhën të holla dhe e dërguan për kurim në një Sanatorium në Bari të Italisë.”

Enver Hoxha

Kush e bëri komunist Sadik Premten?

Ai vetë tregon se: ”Kontaktet e mia të para me idetë komuniste i kam pasë me Andrea Varfin, i cili vinte nga Grupi i Zjarrit.”

Takimi i parë me Andrea Varfin nuk i la mbresa të mira. Ai shkruan tekstulaisht në kujtimet e tij: “Kur u takova për të parën herë arrita në përfundimin se Andrea nuk ta mbushte mendjen se kishte ndonjë bagazh të pasur marksist dhe nuk u takova më me të.”

Së bashku me Anastasin (Lulo) Sadiku nis përkthimin nga anglishtja të “Anti Dyringut” të Marksit, “Kapitali” dhe disa artikuj të Trockit, pa e ditur se ky i fundit ishte vënë në shënjestër nga Stalini për ta eliminuar.

Sadiku tregon se celulat e parë i krijuan në Shkollën Teknike, nisën të rekrutonin anëtarë edhe nga Gjimnazi i Tiranës, Instituti Femëror, madje “rekrutuan” dhe punëtorë e katundarë. Në çdo cep të Tiranës, shkruan ai, grupi kishte bazat e veta ilegale. Sadiku shënon në memorien e tij këto baza të grupit: Shtëpia e Ije Farkës, Bije Vokshit, e Kecve, Këllëzve, Sallakve, Shoshorve e dhjetëra baza të tjera.

Në promemorien e  tij Sadiku shënon edhe këtë fakt historik: Më 1940 ne e shpërndamë grupin e të Rinjve në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të organizuar rezistencën antifashiste. Në Korçë e Kolonjë shkoi Anastasi, në Vlorë e Mallakastër shkoi Sadik Premtja, në Elbasan shkoi Kadri Hoxha dhe Ramadan Çitaku, në Pezë e Tiranë qëndruan Qazim Prishtina, Shyrete Turkeshi (Çabej), në Gjirokastër Tahir Kadareja e Bedri Spahiu, në Berat Resul Tozhari, Namik Meqemeja dhe Fatbardh Guri, në Shkodër Perlat Rexhepi, të cilin e  përjetësoi në Këngën e Tre heronjëve, Kolë Jakova, duke e krahasuar aktin sublim të vetësakrifikimit të tij me atë të Oso Kukës.

MBLEDHJA THEMELUESE E PK SIPAS SADIK PREMTES

Në Kujtimet e tij Sadik Premtja shkruan se para themelimit të Partisë Komuniste grupi i të Rinjve kishte bërë një marrëveshje me Grupin e Shkodrës; marrëveshje që synonte pikërisht kalimin nga faza e grupeve në atë të krijimit të PKSH.

I vetmi njeri që ka kundërshtuar bashkimin e grupeve që ekzistonin në Shqipëri për atë periudhë shënon Sadiku, ka qenë vetë Enver Hoxha. Sadiku i mëshon këtij fakti duke nënvizuar ”Ishim ne të grupit të të Rinjve që propozuam themelimin e PK me qëllim që të sheshoheshin mosmarrëveshjet e mëdha që ekzistonin mes grupeve. Sipas nesh, shkruan S.Premtja, themelimit të PK do t’i paraprinte një shtab drejtues i përbashkët, që do të koordinonte veprimet e përbashkëta. Mbledhja themeluse sipas S Premtes ishte e tensionuar, veçanërisht mes grupit të Korçës, që ishte aktiv e kërkonte të printe dhe grupit të të Rinjve.Për praninë e dy jugosllavëve si vëzhgues në mbledhjen themeluse ranë dakord të gjithë grupet, por Enveri i kishte bashkuar urat me jugosllavët vëzhgues para se të vinte në mbledhjen themeluse.

Gjatë pushimit të seancave, kujton Sadiku, dilnim në oborr për të pirë cigare.  Në oborr ishte një man i madh. Duke pirë cigare, në një moment dallova se mbrapa trungut të manit diçka lëvizi. U afrova dhe pashë Enverin me Miladinin tek flisnin vesh më vesh. U habita dhe i pyeta: Ç’bëni këtu fshehur?

Ja, po rrinim…bisedonim-tha Enveri dhe shkoi brenda duke tërhequr pas vetes dhe Miladinin.

Më bëri shumë përshtypje të keqe fshehja dhe biseda e tyre jashtë syrit të të tjerëve… Sapo rifilloi mbledhja Miladini propozoi që zgjedhjet në Komitetin Qendror të bëheshin me numra. Emrat që fshiheshin pas numrave i dinin vetëm jugosllavët. Grupi i të Rinjve e kundërshtoi me forcë formulën, pasi e kuptoi qëllimin e jugosllavëve. Por nuk kishte fuqi të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve. Kur filluan propozimet, Anastas Lulo propozoi Sadik Premten si përfaqësues i grupit të të Rinjve në KQ. Në bazë të numrave bëhej dhe biografia e secilit dhe hidhej për votim secili. Biografitë sipas numrave i bënte Miladini i ndihmuar nga Enver Hoxha. Të padëshiruarve u nxihej biografia, të preferuarëve u zbukurohej.

Nga grupi i të Rinjve, nuk u preferua Sadiku, por  Ramadan Çitaku, hidrauliku, që ishte edhe serbishtfolës. Duke u nisur edhe nga niveli i ulët i bagazhit intelektual, ideologjik dhe kulturor ata zgjodhën Çitakun pasi ai mund të përpunohej më lehtë dhe ashtu ndodhi.

Sadik Premtja sjell në kujtesë edhe një fakt, që Enveri e trajton ndryshe në kujtimet e tij: U kërkua me ngulm që kryetarët e grupeve të dorëzonin listat e anëtarësisë. Grupi i të Rinjve, kujton Sadiku kërkoi nga grupet e tjerë që t’i bënin aty të njohur anëtarët, por kjo kërkesë u kundërshtua. Në këto rrethana grupi i të Rinjve refuzoi dorëzimin e listave emërore të grupit të vet pasi e kuptoi qëllimin e kësaj dredhie. Mënyra se si u zgjodh KQ me numra dhe kërkesa këmbëngulëse për të dorëzuar listat ngjallte shumë dyshime.

Sadik Premtja në kujtimet e tij hedh dritë edhe mbi numrin e  pjesëmarrësve nga secili grup në mbledhjen e bashkimit të grupeve. Ai kujton se nga grupi i të Rinjve kanë marrë pjesë: Anastas Lula (Kryetar), Sadik Premtja (nënkryetar), Tahir Kadare, Elami Nimani, Ramadan Çitaku… Për rolin e Enver Hoxhës gjatë mbledhjes bashkuse, Sadiku kujton se ai ishte thjesht mbajtës i protokollit dhe foli vetëm një herë gjatë mbledhjes, por foli në emër të të gjithëve, dhe vetë ai, Sadiku, e kundërshtoi rreptë duke i thënë: Kush je ti  mo, që flet në emër të të gjithëve? Kush të të zgjodhi ty përfaqësues të të gjithëve?

Enveri është përpjekur ta zbusë situatën duke thënë: -Po dale mor Sadik, se unë po flas në emër të grupit Komunist të Korçës, jo në emrin tuaj.

Sadiku sërish e kundërshton:

-Grupi i Korçës e ka një kryetar. Le të flasë Koço Tashkua, pse ti?!

Enveri s’foli….

Sadik Premtja

DEMONSTRATA E 1942-shit, MANIPULIMI I ENVERIT, FSHEHJA E PROTAGONIZMIT TE SADIKUT

Enveri e ka monopolizuar rolin e tij në Demonstratën e 7 prillit 1942, e organizuar me rastin e 3 vjetorit të pushtimit fashist, duke i atribuar vetes pozicion drejtues dhe udhëheqës të saj, madje duke sajuar edhe mbajtjen e fjalimit para demonstrusve, ç’ka Sadiku e kundërshton prerazi. Ai zbardh të vërtetën: Këtë demonstratë, e kam drejtuar unë dhe fjalimin e mbylljes së demonstratës e kam mbajtë po unë-shkruan Sadiku në kujtimet e tij. Italianët qëlluan drejt meje, por isha i rrethuar me demonstrues. Kjo ishte demonstrata më e madhe antifashiste, por nuk ka rol fare Enver Hoxha në të.

Ai shton: ”Unë Enverin nuk e kam parë fare në demonstratë, por nuk mund të spekuloj mbi të vërtetën nëse ishte apo jo i pranishëm. Ndoshta mund të ketë qenë i strukur në ndonjë qoshe ose mund të ketë qenë pjesë e turmës, si gjithë të tjerët, por nuk ka pasur rol organizues apo drejtues në atë demonstratë…

Gjatë shpërndarjes së demonstratës, unë, rrëfen Sadiku, u ndoqa nga italianët, por arrita që t’u shpëtoja duke u strehuar në një bazë të grupit të të Rinjve, që ndodhej në rrugën e Elbasanit. Ajo ishte shtëpia e Shoshorëve, një nga bazat e sigurta tonat.

Në ndihmë të dëshmisë të Sadik Premtes vijnë edhe faksimilet e Komunikatave të Kuesturës Italiane të 15 prillit, apo komunikata e Kuestorit të Elbasanit, 30 maj 1942 etj.

 

KONFERENCA E JASHTËZAKONSHME, DËNIMI I “ARMIQVE”…PUSHKATIMI NË GJUMË I ANASTAS LULËS…

Me interes janë kujtimet e Sadikut mbi të ashtuquajturën Konferencë të Jashtzakonshme të PKSH, për të cilën shkruan gjatë Enveri në librin”Kur Lindi Partia”. Bëhet fjalë për Konferencën e zhvilluar në ilegalitet në Tiranë me 28-29 qershor 1942.

Enveri shkruan: Puna e tyre tradhtare kishte arritur gjer në disa celula të veçanta partie, bile Xhepi (Sadiku) dhe Qorri (Anastasi) kishin filluar të formonin edhe celulat e tyre, me element të vet fraksionistë… Isha i bindur shkruan Enveri se Anastas Lula dhe Sadik Premtja duhej të merrnin dënimin e merituar… Dhimbja e thellë për shokët e rënë më kthehej në urrejtje për këta të dy, por unë isha i detyruar të takohesha me Anastasin e Sadikun.

Sadik Premtja

Por çfarë shkruan Sadiku në kujtimet e tij?

As ai dhe as Anstas Lula nuk e dinin se konferenca mblidhej për të dënuar pikërisht ata të dy. Njoftimin për konferencën e kishin marrë me korrier. Sadiku ndodhej në krahinën e Vlorës për të organizuar luftën kundër pushtuesëve, ndërsa Anastasi në qarkun e Korçës, me të njëjtin mision. Takimi paraprak i Sadikut me Anastasin u bë në një nga bazat e vjetra të grupit në Tiranë. Sadiku i shfaqi dyshime ish kryetarit të tij, Anastasit, se diçka po kurdisej pas shpinës së tyre. Dyshimi vinte nga rrethanat e thirrjes urgjente. Në një kohë që ata ishin dënuar me vdekje dhe kërkoheshin kudo nga italianët, thirren me urgjencë nga Partia, madje pa u pajisur as me pasaportat e falsifikuara, siç veprohej në raste të atilla. Anastasi nuk besonte se ekzistonte ndonjë skenar pas shpinës së tyre pasi besonte tek sinqeriteti i vetes. Sadiku i propozon që të mos shkonin fare në mbledhje, por Anastasi, nuk u bind, nuk pranoi që të mos i përgjigjeshin urdhërit që kishin marrë me korrier: ”Shkojmë Sadik, pastaj me të parë e me të bërë”…

Ku ta dinin ata se pas shpinës së tyre pjesëmarrësit në atë mbledhje ishin përpunuar paraprakisht?! Të dy u ndodhën në breshërinë e akuzave të sajuara. U akuzuan si fraksionistë, përçarës dhe u vunë në qendër të goditjes. Pas mbledhjes u thirrën të dy në një dhomë, ku ndodhej Enveri dhe Miladini.

Ja si e kujton skenën Sadiku: “Enveri kishte futë duart mes shalëve dhe shikonte poshtë tek majat e këpucëve. Nuk e ngriti kokën të na shikonte për asnjë çast. Fliste vetëm Miladini. Ai na përcolli vendimin se ishim të përjashtuar nga Partia. Sipas vendimit, për meritat që kishim, po na jepnin dorën edhe një herë, duke na dërguar në bazë-terren, në rrethe që të edukoheshim… Anastasin e caktuan në Çetën e  Skraparit si partizan të thjeshtë dhe i vunë pas për ta vrarë Ramiz Aranitasin dhe Gjeli Argjirin. Anastasi ra pre e naivitetit, idealizmit, sinqeritetit dhe besimit të tepruar se komunistët janë vëllezër, nuk mund t’i bënin keq njeri-tjetrit. Kështu kishte lexuar nëpër libra… I shkreti ai: E kapën në gjumë, e lidhën, dhe e pushkatuan diku në fshatin Gllavë. Ia morën jetën pa bërë asnjë faj. Pushkatimi pa gjyq i Anastasit u krye me aktuzën se kishte dezertuar…ku? Në gjumë!

vijon nesër…

 

 

 

 

July 3, 2018 11:28
Komento

37 Komente

  1. kujtesa July 3, 11:44

    Nuk ma merr mendja qe te jete derguar enkas per gazeten DITA sepse ne kete moment qe botohet te ju eshte botuar dhe ne nje gazete tjeter.
    Ose Dalipi ju ka genjyer ose gazeta tjeter ja u ka vjedhur!!!!!!

    Reply to this comment
    • Vezhguesi July 3, 16:40

      Prap me Dalip Grecen O dita?!

      Po qe kur u bete shoke e kolege me ate rakitik( e kam fjalen per mendjen dhe jo per trupin e tij)

      Po lereni ore Dullen rehat atje ku eshte e rregulloni Shqiperine. Kur te kete rregulluar Shqiperia merruni me Dullen sa t’ju doje qefi.

      Ata njerezit po vetevriten e po vrasin njeri tjetrin, ju merreni me Dullen.?!

      Mjaft me keto artikuj ku sulen 100 e komentojne se na hapet barkun na hapet.

      Merruni me problemet qe ka Shqiperia sot!

      Reply to this comment
    • Real July 4, 18:21

      Bravo Dalip Greca se po veprove ndryshe do mbetesh pa buke.
      Komunist ke qene,kryeredaktor i gazetes “Shkendia”te
      PPSH ke qene dhe tani je bere antikomunist.
      Ti edhe nenen apo baben do mohosh per buke e jo Enverin!

      Reply to this comment
  2. info analitike July 3, 11:46

    He more shoke a po i lexoni bemat e kumandarit e si “e themeloi” PKSH-ne. Si vrau pas shpine te rinjte komuniste idealiste.
    Tani filloni villni tere terbimin tuaj per te mbrojtur nje kriminel e dallaveraxhi qe nuk hezitoi as te vriste per pushtet.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN July 3, 12:47

      jemi duke kerkuar per biografine e shokut Dalip Greca, dhe macen e oborrit do ja nxjerrim reaksionare, sepse askush nuk duhet te guxoje te na thote ne sy troç – Ky eshte Envorr Hoxha, dhe ju jeni copa mishi me dy sy, qe konsumuat oksigjenin kot nje jete te mjere qe patet;
      Me respekt;
      Shoket endhjeriste te byrose komentuese.

      Reply to this comment
    • Babalja July 3, 12:48

      Te dy palet kriminele ishit. Komandati vriste kundershtaret politike qe te garantonte pushtetin dhe drejtimin e parrise ju ballistet dhe zogiste vrisnit popullin se bashku me nazistet.
      Kush ka qene me kriminel le ta gjykojne njerzit.
      Ama nje gje ngel e pakunfershtueshme, qe luften e bene partizanet dhe qe Enveri i perdori jugosllavet per te konsoliduar pushtetin e vet dhe ne momentin e pare qe mori mbeshtetje nga Stalini pas prishjes se ketij te fundit ne Tito u tregoi vendin.
      Ndersa ju ballistet u bete vegla te jugosllaveve e monarkofashisteve greke, bashke me mbretin hajdut kunder Shqiperise me minjte diversante qe i degoroi reshter Nishani.
      Sadiku ka qene nje komunist idealist dhe patriot dhe nuk beri pas arratisjes aktivitet antishqiptar si eterit tuaj diversante e bashkpuntore te nazisteve, jugosllaveve e grekeve.

      Reply to this comment
      • BLACK SWAN July 3, 13:03

        degjo ketu ti babalja i AGRON XHAFES ;
        ne ate kohe te gjithe komuniste ishin, te gjithe fe atdheun kishin, e nqs ishte komunizem, ateher komunist kane qene te gjithe . SADIK PREMTJA ishte shenuar ne histori qysh kur te jatit i kendohej kenge, ketu po te shkruan dikush qe rrjedh nga ‘te velçiotet’ e asaj kenge, qe me pas u bene komunist apo partizane apo se di me une çfare u bene per te shpetuar atdheun-dheun e atit, po duke qene qe kopili i gjylos nuk kishte at-dhe , e ktheu ate lufte vetem per te konsoliduar pushtetin e tij dhe te nje grushti morracakesh nga ku duket qe ke prejardhje dhe vete.
        popullin e atdheun vetem ju mostra e vrate dhe e kthyet vertete ne shprehje gjeografike, ate qe po vuajne dhe sot.
        Etrit tane e kuptuan shume shpejt rrugen qe duhej te ndiqte ky vend, por si gjithmone ,te ne, mamaja e budallit eshte gjithmone me barre.tani rrini aty hani buke me liste,si
        te vdekur qe keni frike se do vdisni !

        dhe laje mire ate protezen e shpifur qe ke, kur te diskutosh njerez qe nuk ke shancin ti kuptosh sikur dhe 5 jete te kesh .

        Reply to this comment
        • Babalja July 3, 14:22

          Mjelme e zeze apo larske e zeze themi ne nga Gjirokastra.
          Buken me liste ta hash ti si te vdekur qe jeni ketu e 70 vjet me pare.
          Dhe ne kohen e shkerdhato kracise se Saliut hajdute dhe pisa ngelet.
          Une jam fisnik dem baba dem. Pas kalase shtepia me e madhe ne Gj eshte shtepia ime.
          E more vesh moj laraske katundi e shpie me qerpiç?
          Ke degjuar per Bedri Spahiun? Fisi tim eshte. Antizogiste e komuniste te oreve te para kan qene te paret e mi se ishin patriote. Po te ti reshtoj moj laraske dhe ti degjosh emrat do te te bien ato pendet e lerosura.
          Qe kur u be Shqiperia shtet me 1912 dhe deri me sot ne pushtet kemi qene dhe do jemi.
          Shko pirdhu tani dhe be llapaqenin ne komente se kjo pune ju ka ngelur ju se ne kemi pune per te bere. Na duhet te integrojme Shqiperine ne BE qe tju fshime njehere e mire dhe ju mbeturanat e kolaboracionosteve e kuislinget esadiste. Kavje laburatori te jugosllaveve e monarkofashisteve greke.
          Respekt per ata te perndjekur politike te fjales se lire dhe idealeve demokratike,
          POR
          qe nuk ja shiten shpirtin agjenturave te huaj.

          Reply to this comment
          • BLACK SWAN July 3, 19:33

            Babale,
            ketu ku jam une , firmos listat per disa endhjeriste si puna jote,qe kane ngelur ktej kapitalizmit ende me tollon, se gjithe jeten e kaluan duke ngritur bunkere. pergjithsisht seren tende e trajtoj mire, ju them gjithmone qe jua firmos 2 here buken nje ‘balliste’ …se ne nuk jemi si ju !
            kam degjuar per Spahiun, po mos u merzit ;çdo fis e ka nje pis, andej nga ty keni qelluar te gjithe nje prerje…
            nuk para depilohem hiç une nga sera jote, nuk me bien pendet per ca si ti, po desha te thoshja qe ne Europe do futeni duke mohuar baballaret, duke deklaruar qe JANE KRIMINELE, ndryshe Europen do e shihni nga brima e çelsit, nga po ajo brime ku spiunonit armikun …armikun shqiptar ….
            mbaje aty respektin tend, dhe mos harro ..laj protezen .

          • Babalja July 3, 20:22

            Ha haa laraske pirdh pirdh se lirohesh.

    • Bureto July 3, 18:30

      Me venien ne jete te vendimit te Miladinit dhe Enverit, per likudimin e Anastas Lulos, Ramiz Arianitasi u be Hero i Popullit, ndersa Gjeli Argjiri, per te cilin, sipas deshmive te kohes, thuhet se ka vrare ne nje aksion dhe vete Ramizin, u gradua gjeneral !!?? Keshtu u likuiduan nje e nga nje te rinjte komuniste qe nuk ishin pjese e intrigave te Enverit, nen diktatin e emisareve jugosllave Miladin popoviç dhe Dushan Mugosha. (Enveri, nuk ka qene ndonje here komunist, sic ka deklaruar vete ne pleniumin e II te Beratit). I erdhi rasti historik, ndjeu eren e pushtetit, dhe si rrufjan i jashtezakonshem qe ishte, arriti qe per 40 vjet t’i shtroje te gjithe ne dajak. Kjo eshte e vetmja merite qe i duhet njohur Enver Hoxhes, qe i ngjan me shume asaj te Baltazar Cose-es, i cili duke mos qene besimtar, arriti nga pirat te behet Pape. Sipas deshmise se Petro Markos (libri ‘Gure dhe Re’, kur e pyeten Enverin se ç’donte ai me komunistet u pergjigj: “Qe t’u q… motrat…!”.Dhe ua q… vertet.

      Reply to this comment
  3. ELIOT July 3, 12:13

    ha ha ha me ne fund populli Shqiptar zbulon marrezirat e enverit ;;;; Tradhetite per pushtet ;; dhe idealizmin e komunistave ;;;qe t vritnn ne gjume dhe te quanin tradhetare ;;Sepse nuk i pelqente opinioni ;;;Serbeve te titoos ;;;;qe se bashku me enverin percane Shqiptaret ;;;si e si per te na mmarre kosoven dhe per te vrare sa me shume Shqiptare ;;;;;;; Cfare tradhetishe ;;;;;Megjithese e dinja qe ne moshen 14 vjec kush ishte enveri ;;nje tradhetar ;;;; Nje i pabese qe vrau heroin e popullit ;;Qemal stafa nga prapa ;; ishte ai qe i eliminoi te gjitha partite rivale jo Fahsiste per Demokrate dhe Liberale ; per te marre vendin e udheheqesit me dhune dhe hile ;me tradheti ;;;; Familja ime nga Tirona e dinin me hollesi per tradhetite e enverit ;;;; merci per kete tregim ngjarje me hollesi ;;dhe ta zbulojne disa naiva fytyren e vertete te enverit ;;;; FYTYREN E VERTETE TE DIALLIT TE TRADHETARIT ME TE MADHE QE KA NJOHE SHQIPERIA QE NGA NIPI I GJERGJE KASTRIOTIT SKENDERBE HAMZA KASTRIOTI … ENVERI ESHTE I 2 PER TRADHETI …..FELEMINDERIT PER KETO SHENIME …INTERESANTE

    Reply to this comment
  4. Dike Mullai July 3, 12:36

    ZOTI Xhevdet SHEHU :- Ke kohe qe, nepermjet Gazetes DITA, po na paraqet “Gabime e Faje” te ENVER HOXHES! Sado Balte te hedhesh:- FLORIRI mbetet FLORI !!! Pershendetje nga VLORA !

    Reply to this comment
  5. Epiriot me Zemer e Shpirt July 3, 12:39

    Merren shembull heronjte trimat ejo pederat.
    Sadiku vajti ne te semes .as mish e as peshk,llafazan ishte e spiun.
    Akuzohet Mehmet Shehu ,kreshniku modern i burrerrise Shqiptare ,edhe kurvat e djathit shqiptar ,nuk thone nje gjysme fjale per Mbesen e Duces qe urdheroi te vriteshin 100 plus ,shqiptare duke i mbytur ne det.Shumica absolute gra e femije.
    Nje gabim bene trimat Epiriote te udhehequr nga Legjendari Enver Bektashi.
    Qe paten meshire per ju edhe nuk ju shfarrosen me kuc e me mac.
    Ky popull do tju tshfarroste ta dinte sa te poshter jeni.
    Nje pseudo historian mercenar i paskrupllut nga fisi kurdi lalave ,qe sot eshtene sherbim te klanit mafioz cam te salvadore maskara idrizit ,poston nje liste*historike* me emrat ete persekutuarvene Konispol.
    80% e atyre emravejane aktivisteedhemilitante paraushtarak te organizates famekeqe greke PER ANEKSIMIN EJUGUT SHQIPTAR.
    Ky 80% jane vllehe ortodokse qe shiten per greke.
    20%jane emra came qe ubene bashkepunetor te tyre.
    Te gjithe me akuzen tradheti ndaj Atdheut.
    E djathta shqiptare sic e quajne veten bijtee djathit ,ka shume gjynahe ne kurriz kunder popullit edhe shtetit shqiptar.
    Hamza Kastrioti nuk ishte tradhetar,nuk e shiti kete vend kurre sic beri Skender Beu.
    Hamzai luftoi deri ne piken e fudnit te gjakut per kete truall.
    pabesisht u tradhetua edhe u syrgjynos ne burgjet e qenve evropiane.
    Po ku dini ju rraca maloke cfare eshte Atdheu.Jeni qenie pa personalitet edhe pa identitet.
    Ishit edhe ngelet dyndje vllahobullgare dmthfise turkmenesh te stepave kaukazike.
    Fare e felliqt paskeni qen shume.

    Reply to this comment
    • Taku July 3, 12:50

      Ik o debil

      Reply to this comment
    • BLACK SWAN July 3, 12:52

      Epiroti endhjerist, desha te beja nje pietje
      Andopauzen e kuron ti, apo ke ngele keshtu rrugeve per tu ber gazi botes ??!!
      Kerko ndihme se ka akoma nga ata ‘ndryshe’,shyqyr jemi vertet shume, dhe keshtu per meshire do ja blejme ilaçet sojit tend debil 40 breza .

      Reply to this comment
      • Epiriot me Zemer e Shpirt July 3, 14:21

        40 breza e me shume Alban jam ,.o pata e zeze!
        Nuk keni asnje pike ndergjegje ne koke e asnje pendese ne shpirt per keto gjynahe kundrejt Atdheut te Shqiptareve ,edhe popullit Shqiptar.
        Nuk keni asnje te drejte morale per tu ankuar,e keni humbur ate me veprat tuaja te poshtra.
        Nuk ndjej asnje keqardhje per ju ,ndjej neveri per krearine qe keni ne antikombtarizmin tuaj.
        Jeni qenie te poshtra e diabolike.
        Nuk jam Enverist,por jam i Vertete!!
        E verteta ju duket enveriste,apo komuniste.
        Une mendoj si Shqiptar e jo si ideolog fashist apo komunist.Une dua ate qe i ben mire vendit edhe popullit tim.Jeni te semure psiko shpirteror te pasherim.
        Une mendoj e ndiej Shqiperine ,e jo stomakun e sorra e zeze.Harrm emri shqiptar qequani veten edhe gjuha shqipe qe flisni.
        Kurse ti Taku.je pa pergjigje direkte ,sepse debilave nuk i jap kohe fare.

        Reply to this comment
      • (a+b)2 July 3, 14:59

        O ti plaçka e zeze!
        Je e lutur te me mbash pak iso,ne ate kengen e kohes: ” Do bejme lufte,de more de,Lumsi ti o popull qe mezi na ke….

        Reply to this comment
        • BLACK SWAN July 3, 19:37

          keto jane kenget qe kendonte gjyshe Nexhmija kur ishte ilegale me Miladinin, e keni andej nga rraca juaj ate,
          gjyshja ime s’ka qene ndonjeher ilegale, sa here thoshnin ‘nena parti’ ,pergjigjej -jo biro jo, kta jane te mite, juve qe jua ka ber sekretari ik q..ani nenen tuaj …

          Reply to this comment
    • ELIOT July 3, 19:38

      EPIRIOT MIRE QE NA QENKA ANALFBABET …POR EDHE TRURI TE PASKA LEN TURK ARAB I PISET …SKENDERBEU E BERI VENDIN SHQIPTARET KRENARE ENVERI HAMZAI E TRADHETUAN POPULLIN …NDOSHTA EDHE ENVER ZGJEBSI ISHTE TURK ?????? HEJ PERSE JO … HEJ TURK I PISET … NUK ESHTE PUNA E DJATHTA OSE E MAJTA …PO PROBLEMI ESHTE KUSH I TRADHETOI SHQIPTARET ….. EDI RAMA ESHTE SOCIALIST .POR FJALEN SOCILALE SE DIN CDO TE THOTE TA COMPRIS TETE DE BITE ..

      Reply to this comment
      • Epiriot me Zemer e Shpirt July 4, 01:29

        Injoranca (padituria) eshte mema e te gjithe te keqija -thote je fjale e urte.
        Edhe puna jote Elioti qe 100% duhet te jesh nga popullsite turkmene qe permenda me siper ,dyndje ketyre aneve.Natyrisht nga zbritjet e sllaveve muslimane ne kohen e sokolovicit .

        Reply to this comment
  6. Sallakja July 3, 12:57

    Komunizmi kishte dy ligje themelore, dhe vetem dy:
    1. Mungesa e prones private.
    2. Lufta e klasave.
    Te gjithe ata qe beheshin antare te Partise Komuniste apo Partise se Punes me vone, sado idiote te ishin, keto te dyja i dinin.
    Komunizmi deshtoje ne te gjithe Europen, si rrjedhoje edhe ne Shqiperi.
    Deshtimi pati pasoja marramendse, dritheruese, tmerr, orror, krime, genocid.
    Fajtoret e tmerrit gjysem shekullor qe kaloje Shqiperia nuk ishin Marsianet por pikerishte komunistet te gjithe komunistet.
    E perseris,
    nuk ishte Enver Hoxha fajtori por te gjithe komunistet.
    Nuk ka komuniste te mire dhe komuniste te keq,
    por komuniste dhe pike.
    Per ne antikomunistet, ne qe lindem anti komuniste (po po lindem) mostra Enver Hoxha
    sado te duket paradoksale ishte njeriu me i “dashur” sepse ishte i vetmi qe denonte plehrat komuniste d.m.th. mostrat e tjera.

    Ne Kroaci dhe Hungari, ne vitin 2008 jane denuar per krime lufte dy ultra nentedhjetevecare perkrahes te nazizmit.
    Un denuan per krimet qe kishin bere 65 vjet me pare
    Denohen qe historia te mos perseritet.

    Reply to this comment
  7. pensionisti July 3, 15:54

    Ore edhe une jam dakort se y Enveri paska vrare e prere te gjithe,edhe ata qe i kishte perballe,si ky Anastasi i Lulos. Or mos valle edhe keto veprime negative e nxierin TRIM. Ore edhe krimineli eshte trim,nuk eshte budalla. Po gjithe keta te mencur si KOco Tashko,kryetar grupi, Anastas Lulo ,filozofi, Po edhe Qemal stafen thone se ky e ka vrare, LiriBelishoven,po ky eka denuar edhepse Liria ishte me e ditur para ketij qe nuk ka kalusr edhe klasat ne shkolle. Ky shkaterroi Shqiperine, sa edhe DE Goli fliste “Keq”. Ky vrau Mehmetin, Todi Lubonjen, Beqir ballukun .. he e thoni se ka qene budalla,gomar, ,,,,,. IU thafte dora e iu grymcin kokat ,kur s’vrau edhe byh mutin Sali… Eh sikur te kishte lindur ne ate kohe ky morracaku i Garunjasit te Bllagatit ,Dalipi i Greces, si do kishte ikur Enveri…. Anastasi ishte nje bajge ,ashtisi kishte edhe fyyren….

    Reply to this comment
  8. Arben July 3, 16:48

    Enver serbo-komunist (NE fakt.me gjak cifut)

    NUK I vjen anes me te fundit te njerezve mbi kete

    Toke nga morali e njerezilleku.

    Reply to this comment
  9. Historiani July 3, 18:15

    Amani, more shoke, kush na shkruan per Enverin! Shikoje nga emri, Dalip. Enveri vuri perpara cilindo qe i doli perballe dhe i çoi ne varr, ndersa Dalipi, ku gazetaruci i Draper cekanit te Fierit na tregon perralla. Forca e Enverit qendroi te partizanert e thjesdhte dhe mbas çlirimit – te populli. Beri per vete nje popull dhe ua rregulloi lekuren kujtdo qe i doli ndesh. Kur meret Dalipi me Enverin eshte njelloj si te mendosh mizen ne b… e kalit.

    Reply to this comment
  10. Bureto July 3, 18:30

    Me venien ne jete te vendimit te Miladinit dhe Enverit, per likudimin e Anastas Lulos, Ramiz Arianitasi u be Hero i Popullit, ndersa Gjeli Argjiri, per te cilin, sipas deshmive te kohes, thuhet se ka vrare ne nje aksion dhe vete Ramizin, u gradua gjeneral !!?? Keshtu u likuiduan nje e nga nje te rinjte komuniste qe nuk ishin pjese e intrigave te Enverit, nen diktatin e emisareve jugosllave Miladin popoviç dhe Dushan Mugosha. (Enveri, nuk ka qene ndonje here komunist, sic ka deklaruar vete ne pleniumin e II te Beratit). I erdhi rasti historik, ndjeu eren e pushtetit, dhe si rrufjan i jashtezakonshem qe ishte, arriti qe per 40 vjet t’i shtroje te gjithe ne dajak. Kjo eshte e vetmja merite qe i duhet njohur Enver Hoxhes, qe i ngjan me shume asaj te Baltazar Cose-es, i cili duke mos qene besimtar, arriti nga pirat te behet Pape. Sipas deshmise se Petro Markos (libri ‘Gure dhe Re’, kur e pyeten Enverin se ç’donte ai me komunistet u pergjigj: “Qe t’u q… motrat…!”.Dhe ua q… vertet.

    Reply to this comment
  11. Niko Shpiragu July 3, 18:57

    Nuk po bej komente, por dua te them se Librin “Antidyring” nuk e ka shkruar Marksi por Engelsi dhe se Trocki ishte denuar shume me heret nga Stalini se sa Sadiku te fillonte te merrej me politike. Te jene keto lajthitje te autorit apo i tille eshte niveli i tij. Ne se niveli i tij eshte i tille, mendoj se nuk duhet kushtuar shume vemendje per ato qe shkruan ai.

    Reply to this comment
    • Vvv July 4, 18:46

      Jam dakord me ty. Te tilla lajthitje si ajo e autoresise te Anti Dyringut tregojne nivelin e ulet intelektual te autorit dhe nuk I bejne nder gazetes. Sidoqofte eshte intersante te mesojme per historine a PKSh nga ata qe PKSh i perzuri nga rradhet e veta dhe i perndoqi gjithe jeten.

      Reply to this comment
  12. demo July 3, 19:08

    Dy Serbo-malazezet nuk kishin mandat perfaqesimi,.Enver Hoxha u mor nga rruga.
    Ja cfarte ndodh kur te zotet e shtepise fusin djallin ne vater.Zef Males,Qemal Stafes,Koco Tashkos Sadik Premtes dhe Anastas Lulos i kushtoi rende TOLERANCA DHE NAIVITETI. Pranuan per gjykates dy serbe shoviniste antishqiptare dhe kelyshin e tyre te parapregatitur enver hoxhen..Edhe njehere kujtimet e Sadik Premtes konfirmojne ato qe kemi shkruar per 30 vjet ne faqet e shtypit dhe ne rubriken e komewnteve te gazetes Dita. Enverin e futen serbet ne vallen komuniste per tu bere gjemen komunisteve dhe popullit shqiptar.100% e komunisteve origjinale nga me te vjetrit si Sejfullah Maleshova,Zai Fundo,Qamil Cela e deri tek grupet komuniste qe formuan partine,u asgjesuan te tere.Ata qe nuk i asgjesoi si armiq te partise,i denoncoi ne sherbimin e fshehte fashist SIM,nepermjet ministrit te brendshenm Bahri Omari,ose direkt ne partite ne Pokerit qe zhvillonte katershja Mustafa Kruja, Bahri Omari,Qazim Mulleti,Enver Hoxha,.Nuk eshte rastesi eleminimi i kryetarit te grupit komunist te Rinjve Sadik Staveleci ne rrethim me Vojo Kushin.Vrasja e Perlat Rexhepit i grupit te Rinjve bashke me Jordan Misjen e Xhorxhi Martinin.ne te njejten menyre.Ne rrethime nga karabinieria ne baza te sigurta per te cilat dijeni kishte vetem Enver Hoxha dhe dy serbet.
    Sadik Premte sado u ruajt dhe nuk foli publikisht per te vertetat qe dinte nuk i shpetoi atentatit.
    Enver Hoxha i dergoi Llambi Pecinin ne Paris,i cili i zu prite ne erresire ne apartamentin e tij,por Sadik Premte i shpetoi nga duart me nje plagosje te lehte.
    Hasan Luci ben mire ta zbardhe skenen e ketij atentati te deshtuar ne Paris ndaj Sadik Premtes,sepse ka qene i pranishem.

    Reply to this comment
  13. Charles de Gaulle July 3, 19:21

    Ky sadiku i premten e lulua i Anastasia qe udheheqnin grupin e te rinjve kishin dhe parullen per dashuri te Lire, keta do TA kishin bere ushtrine Partizane bordello sic e Donin keta kuislinget Ballo- , zogo-, legaloiste prandaj i qajne e quraviten per lulo e premten me gjithe soj.

    Keta te grupit te te rinjve ishin dhe ATA qe rembyen gocen e kukaleshite?
    Do e beshin lüften si balliste Duke luftuan gra e femije.

    Po te gjithe keta zhenira e trima, qe na kishin perkthyer marxin,
    Po si more ja U morri ne kthese Enveri, ai burracaku, ai Pa shkolle, ai frijacaku?
    Me serb Pa serb katapultoi ne krye te nje levizje apo Partie qe ne ate Kohe ISH ne ilegalitet, qe NUK kish buxhet nga qeveria si keto te sotme, qe perndiqwj me vdekje nga Fashiste Italiane apo dhe ndihmesit e tyre vendalinj, qe ne ate Kohe NUK kish asnje shprese per fitore(behet fjale per vitin 1941, skish ndodhur akoma Stalingradi).

    Ne 1941 morri kreun e PKSH Kur Mund te behej Diku anetare i Parties Fashiste si shume nga keta baballaret e kombit dhe do kish pasur shume me teper perfitime.
    Se gjyshin Demos dhe korbit ishin katnar analfabete e si pranonte fashua.

    Po zgjodhi ate rruge te mundimshme, teper te rezikshme, ku s’dihej fündi dhe qe mund TA perballonte vetem nje njeri trim idealisti guximtar atdhetar Patriot.

    E kuptova ne 1941 zgjodhi kete Partie se e “nuhati” se do fitonte Pas 3 vjet lufte nga me te ashprat e me te lavdishmet te popullit shqiptate, dhe se do sundonte 50 vjet.

    Paska qene zheni, profet, magjistar.

    Hahaha Po qe keshtu i ndrite shpirti aty ku eshte se paska qene i derguar i zotit ne toke.
    Si dhe jezusi qe U torturua e kryqwzua dhe vite me rradhe U mohua e pasuesit e tij ja U hodhen tigrave e bishave te tjera te egra, keshtu Beri dhe Ju shketerues si neroni.

    Po mire Mo demo Eliot Korbi,
    si thoni Ju NUK do kish qene me e lehte per Enverin te behej si zogu, si esad pasha, si Titua, si Sala e si luli meta me edvinin.

    Mbaje mire me gjithe antishqiptaret, leri te vjedhin sa te duan token e popullin, leri ambasadoret fullcat e fluskat te bejne si te douan e do ishte mbret dhe jo Diktator, do kish mbush xhepat per vete e per femijet per gjithe fisin per nja 100 vjet te tjera dheeee
    Do te rrinte ne pushtet gjithe jeten, vdes ai merr kolltukun i biri, , nipi e keshtu me rradhe, sic ben asadi e Korea e papandreu
    Titua beri qejf hengri e piu ndroi nja 4 gra.

    Na cmendet me rruajti kolltukun.

    Po te kish vepruar ndryshe do TA kish te vetin kolltukun ne jete te jeteve ne dinastine Hoxha

    Po U perpoq te merrej me kete popull te dhjere Po heroik sic thote arbeni brekdhjeri.
    Morracaket i lau e shpelau, i mbushi barkun qe ISH ngjitur ke kurizi Öse fryre si tollumbace nga Malaria, i hoqi nga duart e priftit qe jua “kendonte”femijve, e i dergoi ne shkolle, Po ja morri shtepine e qerpicit Demos dhe e dergoi ne pallatin qe ndertoi ne token time

    Kete xhevdetin e morri nga gerxhet e mallakastres dhe e solli ne shkolle per Journalist, si Mehmet elezi, si dabei balliste si besnik Mustafa si prec zogaj.

    I coi shqyptaret ne plazh mor aman, qe atehere dhe ATA Pak qe e njfshin U fusshin me gjithe rroba per te lare gjynahet dhe zhulin e mbledhur prej nje Viti.
    Dhe tani zbriten egersirat nga Malet e i xune te tana, e Po kenaqen me byth e Cica femnash qe “50 kishin qene te mbyllna “(se Para 70 vjetve ishin vertete Pa breke, moderne me thone, Po kishin brekushe e citjone)

    Dhe femijet dhe gruan e tij i la Pa shtepi fare.

    Kesaj i them te menduar e arsyetuar une ore xhevdet kaloci dalip grereza e Demi Infoanalytik.

    Reply to this comment
    • ELIOT July 4, 11:40

      GENERAL DE GAULLE … SA PER TE FILLUAR …HIQE KETE PSEUDO SE I MADHI GENERAL DE GAULLE I URRENTE KOMUNISTAT FASHISTA /// DUKET QE QENKE ANALFABET … E 2 ENVERI TE BEHEJ SI ZOGU SI TITO SI ..SI MORE DRUVAR NGA MALET NGA FUSHAT E VLORES … PO A E NJEH NDOPAK HISTORINE MORE I GJORE APO KE LEXUAR VETEM LIBRAT E KADARESE TE DRITEROI TE ENVERIT ….TITO NUK VRAU POPULLIN E VTEM MORE SPIUN JO TITO SFUTI NJERI NE BURG PER NJE MUZIKE S ENVERI TYCI JO TITO SVRAU RININE NE KUFIJ SI ENVER HITLERI MORE MORE SKAM FJALE TE TE ..THEM CFARE JE LOPE ESHTE COMPLIMENT PER NJE ZVARRANIK SI JU TITUA I THA POPULLIT SERB .. OK SKA PUNE NE SERBI . …SHKONI PUNONI NE EUROPE DHE ME MIJERA SERB KOSOVARE KROATE PÜNUAN NE EUROPE QE NGA 1960 MORE I ZI SI MIU ..KUR ENVERI VRISTE REBELAT RININE NE KUFIJ TITO I LEJONTE TE FITOIN JETEN NE UZINATE E RENAUL NE FRANCE NE GJERMANI .. PRANDAJ COBAN MESO MIRE HISTORINE PASTAJ ZHGARRAVIT … TITO ME ENVERIN ISHTE SI NENE TEREZA ME NEXHMIJE HOXHEN DHE ZOGU .?UK ISHTE CHURCHILLI ..POR NE KRAHASIM ME ENVERIN ISHTE 100 HERE ME I MIRE SE SVRISTE RININE PER NJE FJALE GOJE .STE FUSTE NE BUGJE PER NJE QENDRIM J KOMUNIST S ENVER KOQJA …..HEJ EPIRIOT PEDERASI . ELIOTI E LEXON HITORINE NE GJUTHE E MOLIERIT TE VOLTARIT TE VIKTOR HUGO TE EMILE ZOLA ..TE SHEKSPIRIT ..POR NJE KOQE NGA GJIROKASRTA QE HITLERI JA HOQI TRUNIN SI HITLERI NAZISTATVE …SI KUPTON MIRE KETO GJERA NGA CIVILIZIMI NGA BOTA HEJ FSHATAR COBAN …DITEN QE TE JETOSH 5 ORE NE EUROPE KUR TE CULTIVOHESH PAK .. SHKRUAJ ..SE TANI PER TANI KULTURA JOTE ESHTE 0 ….. EDHE GZIM KULLUFI KA ME SHUME KULTURE GENERALE SE JU ……JE SUIS ALBANAIS .ET JE SUIS FIER ..ALBANAIS UN JOUR ALBANAIS POUR TOUJOUR …MERCI

      Reply to this comment
  14. Charles de Gaulle July 3, 19:22

    Ky sadiku i premten e lulua i Anastasia qe udheheqnin grupin e te rinjve kishin dhe parullen per dashuri te Lire, keta do TA kishin bere ushtrine Partizane bordello sic e Donin keta kuislinget Ballo- , zogo-, legaloiste prandaj i qajne e quraviten per lulo e premten me gjithe soj.

    Keta te grupit te te rinjve ishin dhe ATA qe rembyen gocen e kukaleshite?
    Do e beshin lüften si balliste Duke luftuan gra e femije.

    Po te gjithe keta zhenira e trima, qe na kishin perkthyer marxin,
    Po si more ja U morri ne kthese Enveri, ai burracaku, ai Pa shkolle, ai frijacaku?
    Me serb Pa serb katapultoi ne krye te nje levizje apo Partie qe ne ate Kohe ISH ne ilegalitet, qe NUK kish buxhet nga qeveria si keto te sotme, qe perndiqwj me vdekje nga Fashiste Italiane apo dhe ndihmesit e tyre vendalinj, qe ne ate Kohe NUK kish asnje shprese per fitore(behet fjale per vitin 1941, skish ndodhur akoma Stalingradi).

    Ne 1941 morri kreun e PKSH Kur Mund te behej Diku anetare i Parties Fashiste si shume nga keta baballaret e kombit dhe do kish pasur shume me teper perfitime.
    Se gjyshin Demos dhe korbit ishin katnar analfabete e si pranonte fashua.

    Po zgjodhi ate rruge te mundimshme, teper te rezikshme, ku s’dihej fündi dhe qe mund TA perballonte vetem nje njeri trim idealisti guximtar atdhetar Patriot.

    E kuptova ne 1941 zgjodhi kete Partie se e “nuhati” se do fitonte Pas 3 vjet lufte nga me te ashprat e me te lavdishmet te popullit shqiptate, dhe se do sundonte 50 vjet.

    Paska qene zheni, profet, magjistar.

    Hahaha Po qe keshtu i ndrite shpirti aty ku eshte se paska qene i derguar i zotit ne toke.
    Si dhe jezusi qe U torturua e kryqwzua dhe vite me rradhe U mohua e pasuesit e tij ja U hodhen tigrave e bishave te tjera te egra, keshtu Beri dhe Ju shketerues si neroni.

    Po mire Mo demo Eliot Korbi bureto
    si thoni Ju NUK do kish qene me e lehte per Enverin te behej si zogu, si esad pasha, si Titua, si Sala e si luli meta me edvinin.

    Mbaje mire me gjithe antishqiptaret, leri te vjedhin sa te duan token e popullin, leri ambasadoret fullcat e fluskat te bejne si te douan e do ishte mbret dhe jo Diktator, do kish mbush xhepat per vete e per femijet per gjithe fisin per nja 100 vjet te tjera dheeee
    Do te rrinte ne pushtet gjithe jeten, vdes ai merr kolltukun i biri, , nipi e keshtu me rradhe, sic ben asadi e Korea e papandreu
    Titua beri qejf hengri e piu ndroi nja 4 gra.

    Na cmendet me rruajti kolltukun.

    Po te kish vepruar ndryshe do TA kish te vetin kolltukun ne jete te jeteve ne dinastine Hoxha

    Po U perpoq te merrej me kete popull te dhjere Po heroik sic thote arbeni brekdhjeri.
    Morracaket i lau e shpelau, i mbushi barkun qe ISH ngjitur ke kurizi Öse fryre si tollumbace nga Malaria, i hoqi nga duart e priftit qe jua “kendonte”femijve, e i dergoi ne shkolle, Po ja morri shtepine e qerpicit Demos dhe e dergoi ne pallatin qe ndertoi ne token time

    Kete xhevdetin e morri nga gerxhet e mallakastres dhe e solli ne shkolle per Journalist, si Mehmet elezi, si dabei balliste si besnik Mustafa si prec zogaj.

    I coi shqyptaret ne plazh mor aman, qe atehere dhe ATA Pak qe e njfshin U fusshin me gjithe rroba per te lare gjynahet dhe zhulin e mbledhur prej nje Viti.
    Dhe tani zbriten egersirat nga Malet e i xune te tana, e Po kenaqen me byth e Cica femnash qe “50 kishin qene te mbyllna “(se Para 70 vjetve ishin vertete Pa breke, moderne me thone, Po kishin brekushe e citjone)

    Dhe femijet dhe gruan e tij i la Pa shtepi fare.

    Kesaj i them te menduar e arsyetuar une ore xhevdet kaloci dalip grereza e Demi Infoanalytik.

    Reply to this comment
  15. Plaku Xhuxhumaku July 3, 19:41

    Boll Demi se na hape barkun.
    Ne eshte vertete ashtu sic thua ti, ashtu e paskam pas koken e ashtu ja U vine dhe festen.
    Kaq te pregatitur keta premten e tu dhe erdhi dikush nga rruga, nen hunden e Fashisteve e dhe ja U morri nga Dora pushtetin imagjinar.

    Mire qe si spiunoi te gjithe te Fashiste dhe atehere cdo ISH bere. Apo ti e di qe i spiunoi te gjithe me ne Fund.
    Ke qene sigurims ti Demo?

    Enveri do kish mgel Pa kolltuk.

    Po harrova, ishte lojeeee.

    Ai do i bente gjithe keto “sakrificat” se e Dinte qe baballaret e Demos dhe intelektualit do U mundshin pas 3 vjeteve, do vritshin ne halete apo do aratiseshin nga syte kembet, Bashke me gjermani(dhe kete e parashikoi qe Italia do kapitullonte e do vinte gjermani per shetitje), qe gjermani NUK erdhi per lufte e NUK beri lufte, Po vetem Italiane qe iu dorezuan si aleate qe i kishin pasur, i shkoni ne hell, Pale Partizan e komunist e popullin Tone Märtyr qe vrau e shkateroi.

    Demo te hengert tenja, shko merr ilacin derman.

    Lere sadikun se U kenaq ne Paris e rrojti e i vuri perpara Titon zogun Enverin.

    Shiko veten derman se tani ne dhjerokraci qe fitove lirine e pasurine gezo jeten e Mos lodh koken se te Bie ndonje damlla dhe atehere te morri lumis se ska AS azile e AS Spital e do vdec i shurosur ne ndonje qoshe.

    Reply to this comment
  16. Plaku Xhuxhumaku i U rinuar July 3, 19:42

    Boll Demi se na hape barkun.
    Ne eshte vertete ashtu sic thua ti, ashtu e paskam pas koken e ashtu ja U vine dhe festen.
    Kaq te pregatitur keta premten e tu dhe erdhi dikush nga rruga, nen hunden e Fashisteve e dhe ja U morri nga Dora pushtetin imagjinar.

    Mire qe si spiunoi te gjithe te Fashiste dhe atehere cdo ISH bere. Apo ti e di qe i spiunoi te gjithe me ne Fund.
    Ke qene sigurims ti Demo?

    Enveri do kish mgel Pa kolltuk.

    Po harrova, ishte lojeeee.

    Ai do i bente gjithe keto “sakrificat” se e Dinte qe baballaret e Demos dhe intelektualit do U mundshin pas 3 vjeteve, do vritshin ne halete apo do aratiseshin nga syte kembet, Bashke me gjermani(dhe kete e parashikoi qe Italia do kapitullonte e do vinte gjermani per shetitje), qe gjermani NUK erdhi per lufte e NUK beri lufte, Po vetem Italiane qe iu dorezuan si aleate qe i kishin pasur, i shkoni ne hell, Pale Partizan e komunist e popullin Tone Märtyr qe vrau e shkateroi.

    Demo te hengert tenja, shko merr ilacin derman.

    Lere sadikun se U kenaq ne Paris e rrojti e i vuri perpara Titon zogun Enverin.

    Shiko veten derman se tani ne dhjerokraci qe fitove lirine e pasurine gezo jeten e Mos lodh koken se te Bie ndonje damlla dhe atehere te morri lumis se ska AS azile e AS Spital e do vdec i shurosur ne ndonje qoshe.

    Reply to this comment
  17. Lili July 3, 21:25

    Sadiku ka vepruar edhe ne France me internacionalen e IVte,per ata qe e kuptojne.

    Reply to this comment
  18. K. M. Tusi July 4, 06:34

    Charles de Gaulle, e ke thene drejt!

    Reply to this comment
  19. intelektuali July 4, 18:04

    Ti eliot je nje kric budalla.

    Nje koqe matufi qe te ka kalu gjysma e jedes poshte ures ne Lyon.

    Idiot injorant paske lexu ti per de Gaulle.

    Dukesh qe lexo dalipin e xhevdet, tamam i kupton ti de Gaulle e burra shteti te vertete.
    Ti mbase kupto salen apo Edin Po per te tjeret te mungon intelekti dhe origjina familjare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*