Enver Hoxhën e helmuan “të helmuarit”

December 27, 2017 21:24

Enver Hoxhën e helmuan “të helmuarit”

I nderuar z.Thano

Prej disa ditësh faqet kryesore të medias së shkruar janë “pronotuar” nga debati për helmimin e mundshëm të Enver Hoxhës. Kjo sigurisht nuk është ndonjë risi e shtypit. Gjatë 27 viteve të demokra-zisë borgjeze, rrallë mund të ketë kaluar ndonjë muaj, ku emri i Enver Hoxhës të mos jetë leçitur në gojën e politikës përverse shqiptare dhe të kazanit të madh mediatik. Por në disa momente, kjo “leçitje” ka patur “hope sasiore”, kurba e së cilës ka nxitur debate ditore e javore me një ritëm kreshendo.

Pse ka ndodhur e ndodh kjo, kur personazhi i këtij debati ka më tepër se tridhjetë e tre vite që është ndarë nga jeta? Arsye anësore mund të ketë shumë, por arsyeja kryesore është “Kriza”. Kriza, e cila  prej 27 vjetësh ka mbërthyer shoqërinë shqiptare në të gjitha aspektet e jetës politike, ekonomilke e sociale, që përmbledhur në një emërtim të vetëm quhet “Kriza e sistemit shoqëror”, të cilin po rrekemi të aplikojmë.

Sistemi aktual kapitalist, i modifikuar e i makiazhuar me termat “demokraci pluraliste” dhe “ekonomi e lirë e tregut”, ndonëse konsumoi plot njëzet e shtatë vjet në drejtimin e shoqërisë shqiptare, nuk arriti të japë, qoftë dhe një ”kampion” të vetëm të lirisë e të drejtave të individit, të shtetit ligjor, të demokracisë e të begatisë. Përkundrazi solli shkelje flagrante të këtyre të drejtave, soli krize ekonomike e sociale, solli fenomene perverse të padëgjuara e të paimagjinuara për shoqërinë e pastër shqiptare. Përjashtuar këtu kasta politike e shtetërore, e cila nuk mund të bëhet kurrsesi përfaqësuese e klasave të shoqërisë dhe shtresave të saj. Jo njëherë ka ndodhur që pikërisht kur sistemi zhytet në krizë, hapen “qitapët” e së kaluarës dhe me temjan në dorë nis mallkimi i saj. Veçanërisht kur bëhet fjalë për të kaluarën e afërt, atë të periudhës së sistemit socialist, e cila ka qenë e ka mbetur në rend të ditës, siç ka mbetur e do të mbetet në rend të ditës edhe kriza e sistemit aktual.

Kriza e sistemit aktual ka qenë dhe mbetet permanente, gjë që e ka nxjerrë jashtë loje mundësinë e konkurimit të tij me sistemin socialist, i cili, ndonëse është përbaltur moralisht e fizikisht, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mendjen dhe aspiratat e shqiptarëve. Është kjo arsyeja që pas njëzet e shtatë vitesh, vetë apologjëtët e sistemit aktual testojnë dhe vertetojnë faktin e “hidhur” se mbi gjashtëdhjetë përqind e shqiptarëve kanë nostalgji për periudhën e socializmit, i cili kishtë në harmoni të plotë liritë dhe drejtat e individit me liritë dhe të drejtat e Atdheut. Kur propaganda kundër sistemit socialist nuk “ndez”, atëhere sistemi aktual me apologjetët e tij i kthehen liderit historik të shqiptarëve, Enver Hoxhës. I kthehen Enver Hoxhës, për ta dërrmuar jo në çështjet apo strategjitë dhe politikat e zhvillimit të vendit, sepse ato janë vertetuar me rezultate të pashlyeshme e të padiskutueshme, por duke amplifikuar skena e prapaskena të jetës individuale e familjare, që vetëm mendja diabolike e një borgjezi hibrid mund t’i kurdisë. Ustallarët e këtyre skenave e prapaskenave kësaj radhe kanë thirrur në ndihmë Makbethin e Uliam Shekspirit, me shpresën se mund t’i nxjerrë ne “bregun” e kënetës njëzet e shtatë vjeçare ku janë zhytur e nakatosur me baltën e zezë të krimit e prostitucionit politik, dhe me veprimtarinë e hapur antipopullore e antikombëtare.

Pa diskutim që “loja e tyre makbethiane” është e destinuar të kthehet në lojë komediane, sepse personazhi që ata kanë zgjedhur është aq lart, sa nuk mund ta zbresin për ta vendosur në skenën e tyre perverse.  Por duke pranuar për një moment “merakun” e tyre për “zbardhjen e së vërtetës së vdekjes së Enver Hoxhës”, shtrojmë pyetjen:  A kërcënohej Enver Hoxha nga goditjet e drejtpërdrejta fizike, qoftë dhe me rrugë shëndetësore? Dhe më tej: A u helmua Enver Hoxha nga mjekët që i shërbyen, apo persona të tjerë të interesuar?

Që Enver Hoxha dhe sistemi socialist, të cilin ai udhëhoqi, ishte i kërcënuar nga imperialistët dhe rezizionistët, kjo as që ha diskutim. Sistemi socialist është një periudhë tranzitore nga kapitalizmi në komunizëm. Gjatë kësaj periudhe, lufta midis këtyre dy sistemeve është e gjatë, e ashpër dhe e pandërprerë, gjer në fitoren e pashmangshme të socializmit dhe kalimin në komunizëm. Enver Hoxha, jo vetëm teorikisht, por edhe praktikisht e njihte këtë luftë, ndaj sa ishte në drejtim të politikës e të shtetit socialist, mori të gjitha masat që të mbronte socializmin, sepse ishte i bindur se mbrojtja e këtij sistemi siguronte dhe mbrojtjen e lirisë dhe pavarësisë së Atdheut. Këtë objektiv të Enver Hoxhës, tashmë çdo shqiptar që i ka sytë në ballë e mendjen në kokë e ka kuptuar. Prej njëzet e shtatë vitesh nga përmbysja e socializmit, shqiptarët dhe Shqipëria kanë humbur plotësisht lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre, dhe janë kthyer në sejmenë e shërbëtorë të të huajve. Për dyzet e një vjet (1944 – 1985) sa ishte Zot Shtëpie Enver Hoxha, socializmi dhe Shqipëria qëndruan të palëkundur përballë presionit politik, ekonomik e ushtarak të sistemit kapitalist që e rrethonte në afërsi dhe në distancë. Konspiracioni antisocialist e antishqiptar gjatë këtyre 41 viteve kur jetonte Enver Hoxha, ishte në shkallën më të lartë. Këtë po na e vertetojnë çdo ditë dokumentet e hapura të CIA-s amerikane dhe agjenturave të tjera kapitaliste. Megjithatë, ashtu siç e pohon ish kryeministri anglez Bler, dhe vetë dokumentet e hapura të CIA-s, ky konspiracion imperialist kundër Shqipërisë dhe Enver Hoxhës dështoi me turp. Dështoi për dy arsye themelore: Nga masat politike, diplomatike e ushtarake që mori udhëheqësi i shqiptarëve, dhe së dyti nga Uniteti i çelniktë i popullit shqiptar rreth Partisë së Punës dhe Komandantit legjendar Enver Hoxha.

Po, a pati skena e prapaskena të brendshme, e në kurriz të socializmit e të Enver Hoxhës? Pa diskutim që fijet e agjenturës së jashtme shtriheshin edhe tek njerëzit tanë. Koha do të vertetojë se kush ishin këto fije, të cilat falë vizionit, largpamësisë dhe guximit të Enver Hoxhës u paralizuan në kohë, duke u bërë të padëmshme. Në çdo rast që këto “fije” tendoseshin, apo nxirrnin kokën, Enver Hoxha godiste me grushtin e fuqishëm të revolucionit e socializmit, duke siguruar kështu punën dhe jetën paqësore të popullit. Por sot pa frikë nxjerrim konkluzionin se pas vdekjes së Burrit, konspiracioni i jashtëzakonshëm kundër Shqipërisë u vu në lëvizje, dhe për pesë vjet, “me aksion me goditje të përqëndruar”, realizoi përmbysjen e madhe, e cila shkallmoi në themel ndërtesën  e ngritur me gjak e sakrifica të panumurta për gjysëm shekulli të Epokës së lavdishme të Enver Hoxhës. Pasojat e kësaj përmbysjeje tashmë i kemi të qarta të gjithë.

Përsërisim pyetjen që shtrohet këto ditë në media: A u helmua Enver Hoxha nga mjekët?  Përgjigja sipas meje është kjo:

Po, Enver Hoxha u helmua, por jo nga mjekët. Ai u helmua nga “të helmuarit”! Po kush ishin të helmuarit?  Këtë mund ta përcaktojmë mjaft lehtë, sidomos tani që kemi në “tavolinë” edhe të djeshmen, edhe të sotmen. A nuk janë disa nga ish komunistët “më të devotshëm”, që dje partia i kishte angazhuar me detyra të rëndësishme, e për pasojë gëzonin dhe respektin e privilegjin e “bllokut”, apo afër “bllokut”, që të nesërmen e ndërrimit të “havasë”, ndërruan lëkurën më shpejt se kamaleoni, duke u shdërruar sa hap e mbyll sytë nga pinjollë të socializmit në langoj të kapitalizmit?

Doni emra konkretë të helmuarish? Ja, po marr më të “vocklin”, njërin prej autorëve të shkrimeve për temën që flasim. Plot 13 vjet shërbeu doktor Kalo si mjek pranë Udhëheqësit, çka presupozon se ai duhej të ishte, jo vetëm njeriu më i besueshëm i sistemit socialist, por edhe më i vendosuri e më i konsoliduari në bindjet e tij socialiste e komuniste. Por në shkrimin e tij replikë me Doktor  Peçin, ai nuk “harron” të na lëshojë dy detaje: “Infrakti që u shfaq pak muaj më pas – shkruan doktor Kalo, – ishte fundi i teatrit me “zemrën shkëmb graniti””! – duke vënë në lojë kështu një thënie të vetë udhëheqësit që ai mjekonte. Ndërsa detaji i dytë, kur e quan Enver Hoxhën “idealist utopik”, na tregon se mjeku në fjalë e ka marrë komplet dozën e helmimit. Kjo metamorfozë nuk ndodhi pas përmbysjes së socializmit, por kishte filluar që në gjallje të tij, për të shpërthyer si qelb në ditët e “demokra-zisë”. Dhe për të keqen e vendit tonë, doktor Kalo nuk ishte i vetëm. Para, anash e pas tij pati edhe të tjerë, madje më me peshë se ai, “brumi” i të cilëve nuk “ardhi” për bukë, por u thartua me helmin që erërat e zeza shpërndajnë nëpër glob.

Pikërisht këtë metamorfozë kishte vënë re Enver Hoxha tek një racë intelektualësh, dhe bashkëpunëtorësh pranë apo afër tij, ndaj dhe në prag të 40 vjetorit të çlirimit të Atdheut, (Nëntor 1984) mbajti atë Fjalimin e famshëm – amanet, ku na bënte thirrje “Ta ruajmë Shqipërinë kurdoherë të fortë, kurdoherë të kuqe, si idealet partizane e komuniste”!

Fjalimin e atij momenti, shtypi i kohës e shoqëroi me një fotografi të Udhëheqësit, e cila flet më shumë se çdo fjalim. Ishte pra, pikërisht kjo metamorfozë, që presioni borgjez e kapitalist kishte imponuar tek disa të vetquajtur revolucionare e komunistë, ajo që e helmoi Enver Hoxhën, duke ja shpejtuar vrapin e sëmundjes drejt finishit të saj.

Përsëris më bindje të thellë, se Enver Hoxhën nuk e helmuan mjekët me ilaçe apo joilaçe, por e helmuan “të helmuarit”. Për më tepër këta të helmuar kanë plot njëzet e shtatë vjet që po na helmojnë të tashmen dhe të ardhmen. Nëse helmi i këtyre të “helmuarëve” nuk do të dizinfektohet me lavazh special antivirus, ne shqiptarët shumë shpejt do ta shohim veten refugjatë në vendin tonë.

Gjon Bruçi, Shkodër

December 27, 2017 21:24
Komento

25 Komente

  1. Paul Tedeschini December 27, 21:56

    Fotografi e bukur.

    Reply to this comment
  2. Besniku December 27, 23:15

    Plotesisht dakort me ju.
    Keta fonja si isuf kalo, mik i ngushte i berishes, antishqiptar i betuar, u bene helmi i vertete i Enverit dhe i Shqiperise.
    Nen masken e demokracise helmuan endren e shqiptareve per ndryshime demokratike,por jo per shkaterrimin e Shqiperise .
    Dhe verejtja juaj per mos-helmimin e Enverit, nepermjet jo-ilaçeve eshte nje e vertete e mundshme.

    Reply to this comment
  3. Befana December 28, 00:17

    Te lumte.
    Lavdi udheheqesit .

    Reply to this comment
    • ELIOT January 2, 18:45

      HA HA HA HA HA HA HA HA HA AKOMA NJE SPIUN .QE I BEN LAVDI ENVER HTLERIT … DHE SKANE TURP …KUR EUROPA ECTE PERPARA ENVERI I FUSTE NE BURG PER NJE FJALE GOJE … POR KY KATUNARI NGA ……SE DINTE …KUR EUROPA GERMANIA BERI PAQE ME FRANCEN I HAPI KUFIJTE ENVERI I MBYLLI SHQIPTARET DHE ARBERESHET VELLEZERIT TANE I NDAU PER SE GJALLI DHE TE GJITHE SHQIPTARET E LASHTE SMUND TE VININ NE SHQIPERINE E TYRE TE VJETER ..SPEPSE ENVER KOQJA I NDAU PER SE GJALLI …GJE QE SE KA KUPTUAR ZGJEBSI SPIUN I ENVERIT ..KUR EUROPA SHKONTE NE PUNE ME VETURA NE ME VELO LINEZE ..KUR EUROPA I MBUSHTE FRIGOT….. NE ME RRALLAT E VAJGURIT SI NE AFRIKE …. POR KY KOQJA ESHTE AQ ANALFABET …QE KURRE SE DIN SI KANE JETUAR NE EUROPE ….KAM 20 VJET NE PARIS ..DHE E KAM HARRUAR BUKEN E ZEZE ..QE ENVER NDYRESIRA NA I SHITI 40 LEKE … EDHE QENIT TIM SJA JAP MORE KATUNARE TE PISET …. HAPINI SYTE KRAHASONI SI JETOI EUROPA DHE NE PASTAJ ZHGARRAVISNI POVER CON … DHE PER DEMOKRACINE TANI …… KETE RRENJE E MBOLLI KOMUNIZMI ENVERI ..RAMA CUN KOMUNISTI …BERISHA SPIUN QE NDRYSHOI XHAKETEN BASHA TURK SPIUN DHE NANO DHE TE TJERET ..ISHIN PJELLAT E ENVERIT ..DHE SJANE DEMOKRATE PO KORRUPSIONI ..MOS I NGATERRONI ME QELLIM GJERAT ….. DEMOKRACIE KA NE FRANCE NE EUROPE DHE SJANE CUNA BOLSHEVIKESH ..MORE DRUVAR POR JANE TE VERTETE DEMOKRATE … DHE ME ENVERIN S ISHTE SOCIALIZEM POR KOMUNIZEM QEN ZGJEBS ..MOS E NGATERRO KOMUNIZMIN E ENVERIT ME SICIALIZMIN ..SOCILAISTET NE FRANCE E BENE PUNEN 35 ORE NE JAVE ENVERI E BERI 55 NE JAVE DHE NE SOCIALIZEM KA SHUME NDIHMA PER POPULLIN….. ENVERI KISHTE NDIHMA VETEM PER RRACEN E VET … DHE E URRENTE BORGJEZIN PE JETONTE SI BORGJEZ….ME 5 BENZA ME 5 VILA ME PISHINA …. QE EDHE JACKE ..CHIRAKU NUK I KISHTE ….. E SHIKONI NDRYSHIMIN SPIUN I QELBET …. DHE PO TE ISHTE NE FRANCE ..ENVERI ME CIVILIZIMIN FRANCEZ …AS 10 DITE SDO TE RRINTE NE PUSHTET …POR DO TE PERFUNDONTE SI ROBESSPIERRE ..GRAND REVOLUCIONER DE MERDE NE GIJOTINE ….POR NE SHQIPERI KA VETEM LOPE ..ANALFABETA DHE ENVERI MBOLLI VETEM BOLSHEVIKE DES MERDES SPIUNA DHE PEDE …. BONNE ANNEE BANDE DE DEBILE MENTALE …

      Reply to this comment
  4. aleks December 28, 10:56

    Shkrim i mrekullueshem,urime

    Reply to this comment
  5. fshatari pafshat December 28, 18:10

    Nje arsyetim parimor i Brucit, perjashto, lavdet per lume per socializmin.
    Berisha, Rama, Nano, Ruci, Pellumbi, Moisiu, dhe tabori i zagareve te tjere te PPSH, dhe te tjereve “demokrate” majtas dhe djathtas, jane neperkat qe linden nga neperkat e Diktatures, dhe si neperka po sillen me qellim lindjen dhe rishtimin e neperkave te reja.

    Reply to this comment
  6. Dike Mullai December 28, 18:35

    FALEMINDERIT ! Gjon BRUCI ! Vazhdon te mbetesh ATDHETAR ! Shkrimet Tuaja i lexoj Rregulisht. Permbledhja e tyre ne nje Liber, do te ishte nje Kontribut Politik e Shoqeror. Ju ne Shkoder, Une ne Vlore, shpresoj te takohemi, te cmallemi ! Uroj te Behet PENA TOP !

    Reply to this comment
  7. Javer December 28, 18:49

    Ja ky qe ka Enverist nostalgjik

    Reply to this comment
  8. ftri December 28, 20:06

    e vërteta nuk do koment .Të lumtë GJon !

    Reply to this comment
  9. Willjam December 28, 20:08

    O te shkerdheft kina robt ,ty e tegjith atyre si ty ,qe mbas 27 vitesh nuk e kan kuptuar akoma ,se fatkeqesit dhe poshtersit e sotme ,jane si rjedhoje e socialcomunizmit tuaj qe po e vuajn shqiptaret nen neodiktatin e bijve komunist te shperndar ne thjetra parti.

    Reply to this comment
    • Hamshori December 29, 00:38

      Po ti more Willja,si bir kurve qe ke qene dhe je,pse i le keta ish komunistet te mbajne pushtetin edhe ne kapitalizem?
      Po perendimi si i ka pranuar keta pinjolle komunistesh te qeverisin vendin?
      Kjo e ka spjegimin e vet,por qe ti aq tru ke qe nuki e kupton dot:
      -Arsyeja pse pinjolle ish komunisdte kane sunduar Shqiperine keto 27 vjet eshte se rraca juaj e shkerdhyer para e prapa nga te gjithe pushtuesit dhe agjenturat e huaja armike te Shqiperise keni mbetur me kohen e para 100 vjeteve!
      Se ju nuk mund te merrnit pushtetin se ishit njerez pa tru dhe antishqiptare me keq se keta qe kane sunduar!
      Pra ,”mut i ati,mut i biri,MUT ai qe beri t’ane”!

      Reply to this comment
  10. Peza December 28, 22:58

    Mire Enver Hoxhen e paskan helmuar,sipas langojve te ketyre 27 vjeteve mjeri8m total,po kete demokracine kapitaliste,qe e mburret aq shume pas rrezimit te socializmit,se do na bente te lumtur e do hanim me luge floriri,KUSH E HELMOI?
    Qe Shqiperia eshte e helmuar kjo nuk do as mend e as fiqir!
    Ja kesaj pyetjeje t’i pergjigjen keta larot e kapitalizmit,sepse kjo na helmoi Shqiperine!
    Ne se keta nuk e pranojne se Shqiperia eshte helmuar,po u jap une disa tregues te analizave shendetesore,politike,ekonomike,juridike,morale,ushtarake etj te kesaj Shqiperie te sotme!
    -Se pari,vete me gojen e tyre, kur jane apo kur kane qene ne opozite te gjitha partite e kane percaktuar sakte diagnozen e vdekjes se Shqiperise!
    Merrni akuzat e te gjithe sundimtareve kunder njeri tjetrit dhe do t’u sherbejne si fakte,prova dhe argumente se Shqiperia ka vdekur perfundimisht!
    Se dyti ne se komunistet udhehoqen popullin ne lufte per clirimin e vendit nga pushtuesit dhe u takonte pushteti,sundimtaret qe erdhen ne pushtet pas 90-tes jo vetem nuk kishin dhene ndonje kontribut per demokracine,por te gjithe ishin dhe jane pinjolle ose sherbetore te zellshem te udheheqjes komuniste!
    Dhe kur hiqen keta si antikomuniste,mos ngelte qen rrugesh pa u bere i tille si ata!
    Se treti,ne se socializmi ndertoi vendin,klikat qe erdhen ne sundim jo vetem e grabiten,por edhe e shkaterruan ne cdo fushe te jetes!
    Beni krahasime me fakte midis dy sistemeve ne arsim,shendetesi,bujqesi,drejtesi,ushtri,polici,mjedis,korrupsion,droge,gjakmarrje,percarje e popullit,shitje e detit Greqise,pushkatimi pa gjyq ne mes te bulevardit ne 21 janar etj.
    Se katerti,keni 27 vjet dhe askujt nuk ia mban te organizoje nje konference shkencore per te analizuar e gjykuar gjithcka eshte bere ne Shqiperi keto vite!
    Fakti,qe deshtimet makabre te ketij sistemi politik qe u instalua me dhune dhe agjentura te huaja pas 90-tes,jane mbuluar vetem duke share e shpifur per dite per Luften Antifashiste,Enver Hoxhen etj,etj dhe ne asnje rast se cfare eshte bere me mire se ne kohen e Enverit ne te gjitha fushat e jetes,verteton me se miri se Shqiperia ka vdekur,por nuk eshte varrosur!
    Prandaj shqiptaret cdo dite marrin arratine ,mbjellin kanabis etj,se nuk kane rruge tjeter jetese!
    Por banditet politike qe e katandisen kete vend,nga me te pasurit ne bote nen dhe mbi toke,nuk e pohojne dot kete realitet,por akuzojne njeri tjetrin per t’i rrembyer pushtetin!
    Sipas jush cfare duhet vte bejne qindra mijra prinder e gjysher per te ushqyer femijet kur nuk kane pune,pasuri,drejtesi e siguri jete?
    Doemos qe ketu eshte burimi i mbjelljes se droges,i korrupsionit,prostitucionit etj!
    Se fundi,si nuk keni turp qe vazhdoni te thoni se jemi akoma pas 27 vjetesh ne tranzicion,kur Enver Hoxha brenda 4-5 vjeteve rindertoi vendin e shkaterruar e djegur nga lufta?
    Si mund te mburreni ju armiq te Shqiperise te akuzoni Enver Hoxhen per gjithcka kur ai nuk mori per 50 vjet asnje qindarke kredi apo hua jashte vendit,ndersa ju gjithcka keni bere i keni varur vargonjte e celikte ne qafe popullit per dhjetra vjet te tjere per te paguar interesat kolosale ndaj bankes boterore apo FMN-se?
    Derdellitni se keni maredhenie te shkelyera me shume shtet,por nuk kemi pare asnje fabrike,uzine,hekurudhe,hidrocentrale etj te ndertuar me ndihmen e tyre?
    Ju shkaterruat pyjet,bregdetin,lumenjte,minierat,kanalet kulluese e vaditrese,sistemin e drenazhimit te tokave bujqesoremshkaterruat Akademine e Shkencave dhe te gjitha institutet shkencore te lidhura me ate!
    Keni 27 vjet qe shpenzoni miliona euro e dollare, per gjoja investime ne vend,pa u kujtuar se ato duhet te beheshin qe ne fillim pasi te ishte hartuar dhe miratuar me Referendum Popullor nje STRATEGJI KOMBETARE E ZHVILLIMIT EKONOMIK,POLITIK,USHTARAK,JURIDIK,DIPLLOMATIK et, te Shqiperise per nje periudhe afat gjate,afat mesem dhe afat shkurter!
    E kjo nuk eshte bere,prandaj cdo gje eshte bere tek ne ne funksion te fushatave zgjedhore ,per interesa politike te castit duke shpertdoruar lekun e polpullit!
    Mire socializmin nuk e donit,por token bujqesore,bregdetin,pyjet,minierat etj pse duhet t’i shkaterronit?
    Po fabriken e bakrit ne Rubik,qe prodhonte kallepe floriri,pse duhet ta rrenonit?
    Po uninen nr.12 te KOBALTIT,nje nga te rallat ne bote e qe punonte me hekur nikelin e minierave tona,pse e rrenuat?
    Po Uzinen e kabllove elektrike ne Shkoder apo ate te Instrumenteve matres ne Korce,me teknologjine me moderne te kohes,pse e rrenuat?
    Kurre nuk mund te mateni me socializmin e Enver Hoxhes ju antishqiptaret e urryer,se pervec luftes politike dhe ideologjike kunder tij,kurre nuk mund te mateni me ate cfare i dha ai popullit dhe cfare morewt ju!
    Mos kujtoni se populli i ha mashtrimet tuaja!
    Ju do mbaheni mend ne histori si tradhetaret me te medhenj te popullit shqiptar!
    Mallkuar qofshi per jete!

    Reply to this comment
  11. Return of the Saint December 29, 11:00

    mos e ngaterro kapitalizmin me post komunizmin shqiptar ke degjuar ne ndonje vend kapitalist apo borgjez si i thua zoterote te lene pa arrestuar kriminele vrases apo te korruptuar hajdute e te gjithe llojet e krimeve qe denon e drejta mos u beni qesharak dhe mos u perpiqni ti mbushni mendjen popullit shqiptar qe sistemi ne shqiperi eshte kapitalist ke pare ndonje vend kapitalist zoterote te te tjetersojne pronen apo partia kushdo qofte ne fuqi ti japi urdher kapitalit boll me brockulla se na lodhet ky sistem eshte pjelle e ish byrose politike dhe qellim kishte hakmarrjen e sistemit te tyre qe falimentoj perpara ekonomise se tregut dhe lirise se individit e artit e realizmit socialist qe falimentoj perpara mikelanxhelos e miliona virtuozve te tjere e gjithe sistemit politiko social qe falimentoj perpara fleksibilitetit te sistemit kapitalist

    Reply to this comment
  12. demo December 29, 19:26

    Nuk ha helmi neperken!Liljana me akuzat e saja kerkon te nxjerre ca inate te vjetra me Nexhmijen dhe pjesen tjeter te familjes.

    Reply to this comment
  13. Zeusi December 29, 23:02

    Do te doja te shkruaja dhe te rrjeshtoja ketu gjithcka qe ky vend po heq apo dhe ka hequr ne te kaluaren, por nuk mund ta bej dot me mire se sa e beni ju z. Bruci, por as te komentoj me mire sesa ju @Peza.
    Respekte per ju o njerez te mencur dhe dijeni se si ju dhe me ju por nen “zë” ,jane pjesa me e shendetshme e shumices se shqiptareve edhe pse sot per fat te keq jane te arratisur,te pambrojtur, te shkelur ne lirite e tyre , ne dinjitetin e tyre cdo dite ne keto 27 vjet, sepse jane te vjedhur e plackitur, mashtruar e lincuar, sakatuar e braktisur me kohe nga pushtetet e radhes te “Pseudodemokracise” shqiptare,si asnje qeveri tjeter te meparshme, aq më teper nga ajo e Enver Hoxhes qe propaganda 27 vjecare e “antishqiptareve” mundohet te injektoje per te helmuar brezat dhe zgjatur pushtetin e tyre uzurpues antikombetar.
    Meqe ra fjala, i bej pyetje gjithe atyre qe e qujne vehten demokrate:- ” Më thoni nje gje te vetme qe eshte ndertuar ne keto 27 vjet, vetem nje!?- “Nuk keni pergjije”.
    Po, sepse nuk keni ndertuar asgje.
    Ë, harrova, ju permendni rrugen e kombit, qe eshte bere me borxhe dhe pa standarte, pa thene per korrupsionin galopant, te poshterimit te taksapaguesit shqiptar te sterstervjedhur.
    Ju permendni ndertimet, kur “ju” ne fakt qeveritaret e ” dhimokracise” vetem sa betonuat gjithcka pa kriter, se vlera e ndertimit mbeti atje brenda hapesirave qe “Enveri” kishte krijuar ne kohen kur ishte i superrrethuar, kur armiqte e luftes se ftohte i benin presion dhe embargo ne cdo sekond te jetes per te mos e lene te marre fryme.
    Dhe atehere kur nuk ja dolen me sabotime e diversione ushtarake,”sulmuan” ne ” zemren” e pushtetit te tij duke infiltruar “rrjetin e merimanges” qe pasi zvogloi dhe e dobsoi ate “brenda rrethit te tij”, mori frenat e pushtetit ne dore qe me shembjen e murit te Berlinit u be dhe pasardhesi i pushtetit ” demokratik”.
    Enveri jetoi ne kushte te tjera nga ato te sotmet te politikave gjeostrategjike botrore.
    Ai beri ate qe kurre nuk e kishte bere askush me pare , duke marre nje vend gjysem feudal e 80% analfabet, ai e ktheu ne nje vend industrialo-agrar me fabrika e uzina, shkolla e spitale, me hidrocentrale e linje hekurudhore te cilat sot ose nuk i kemi sepse na i dogji e i shkaterroi ” ceku i bardhe”, ose ajo qe na mbeti nuk dime as t’a mirmbajme e administrojme…
    Ai nuk beri pazare me askend nen emrin e Shqiperise edhe pse ai ishte nje partner “i vogel”per te tjeret, ishte me dinjitet ne ” tavoline” se ishte i barabarte me te tjeret , qe ishin me te medhenj, duke ruajtur personalitetin e popullit te tij,sepse ai udhehiqej nga vlerat, nga parimet e asnjanesise , te mosnderhyrjes ,te respektit reciprok dhe kjo sepse ai ishte idealist dhe besonte per nje bote me te mire.
    Ai nuk pranoi te shitej nga askush kur e kishte kete mundesi qe “ai te luante”per interesat e veta, sepse kishte dhe gurin dhe arren, por nuk e beri.
    Ate ” kapitalizmi i luftes se ftohte” e izoloi, i beri embargo,qe ne hapat e pare te psaluftes se dyte botrore,pse nuk pranoi kushtet e tyre. Po keshtu edhe “Lindja” apo dhe me vone “Lindja e larget” e bllokoi derisa e izoluan kur ai nuk pranoi nenshtrimin.
    Ai duke qene krenar si gjithe shqiptaret,”pranoi izolimin” duke i lartesuar shqiptaret dhe duke i mbajtur te paprekshem ata sa ishte gjalle, duke mos u shitur lire nga askush dhe blere prej askujt.
    Ai mbrojti dinjitetin e qytetareve shqiptar ne kushte jashtzakonisht te veshtira ne te gjitha nivelet e jetes dhe deklaronte “se ne jemi diktature e proletariatit”. Me qarte nuk kishte ku te shkonte dhe qe do te thoshte se kundershtaret kushdoqofshin ato qe do te vepronin ne menyre te hapur apo te kamufluar sistemi do t’i godiste me nje force te madhe .Ai keshtu veproi gjate gjith kohes se tij ne pushtet dhe nuk e ndau kurre fjalen nga vepra, Pikerisht popullariteti i tij natyral u be mbrojtja me e mire dhe me e sigurte e Shqiperise, njekesisht dhe garancia me e madhe e vazhdimesie se udheheqjes se tij, por kjo binde ndesh, nuk binte dakort me ata qe donin ta rrezonin.
    Ai duke u reshtuar ne krah te koalicionit antifashist botror , i beri nder Shqiperise e vendit te tij , duke e rrjeshtuar ate gjate luftes se dyte botrore dhe pas saj ne krah te fituesve dhe vlerave demokratike botrore.
    Ai sa ishte gjalle futi ne popull frymen e vete dijes kombetare nepermjet vleresimit te figurave qe kane bere historine e Shqiperise, duke i lartesuar ato dhe duke u vene ne vendin qe atyre u takon.
    Ai ngjalli tek shqiptaret ndjenjat kombetare sepse ishte koshient dhe kete e bente te ditur gjithmone ,se populli shqiptar nuk duhet te harroj luften e sakrificat per nje jete sa me te mire te derisotme, por duhet te mos ndalet por te mbroje vlerat dhe te mbeshtetet tek ato.
    Ai, Enver Hoxha, sot nuk ndodhet, por armiqte e tij dhe te shqiptareve na e kujtojne cdo dite duke na e thene me ze te larte ” me bemat dhe veprat e tyre” antikombetare se Enver Hoxha eshte “gjalle” , se ai eshte midis nesh dhe se ai eshte i pavdekshem ,sepse eshte dhe mbetet tmerri i tyre, sepse nese Enveri lartesoi nje popull, populli ishte ai qe lartesoi Enverin dhe shpirti i nje populli ka me shume vlere se gjithcka tjeter dhe eshte ai qe thote fjalen e fundit.
    Ne ishim ” te gjithe te varfer”, por rronim te lumtur e me dinjitet ne ate pjese te Diellit qe na takonte.
    E them kete sepse nese ne “epoken e Enverit” familja e shqiptareve u bashkua, u shtua e u rrit, u forcua e u arsimua, pa plage te shoqerise me te cilen po perballet sot shoqeria shqiptare.pervecse asaj ideologjike ( e cila nuk i prishte pune askujt pervec klases se permbysur qe ishte ne miniature, apo atyre qe kishin rene ne rrjeten e agjenturave)
    Shikoni cfar plagesh ka hapur pushteti pseudodemokratik ne keto 27 vjet ne Shqiperi dhe si jane katandisur shqiptaret, beni krahasimet , ato jane kandari me i mire per kedo qe ska ” sy e vesh”.
    Per te qene sa me te sakte ne kendveshtrimin” tuaj “po ju kujtoj vetem nje shprehje ne nje fjalim te Enverit kur thote se : -” Nese Shqiperia do te hapej, do te kthehej ne nje han me dy porta ku te hyjne e te dalin derri e dosa”.
    A nuk eshte vendi im i dashur Shqiperia , keshtu!?

    Reply to this comment
    • Peza January 1, 02:50

      Te pershendes i nseruari “Zeus” per analizem teper te sakte dhe filozofike qe i beni situates!
      Ne se organizohen idealistet e Shqiperise,me siguri qe do te japin nje kontribut te jashtezakonshem per demaskimin e ketij sistemi politik aktual dhe zgjimin e popullit shqiptar nga “gjumi” 27 vjecar vdekjeprures!
      Deri me sot shqiptareve u ka munguar nje udheheqje idealiste,e zgjuar dhe trime,prandaj sundimtaret lakenj te te gjitha ngjyrave kane “shire lemin” kunder shqiptareve!

      Reply to this comment
  14. Adih December 30, 00:10

    O Gjon Djali , ben mire mos te shkruash fare..Pse une do te mbush mendjen ty ,qe jane cunat e enverit qe e kane shkaperdhyer kete vend.
    1 ……Pronen nuk po e ndajne
    2 ……Dosjet e sigurimit famekeq te diktatures nuk i hapen ,sic i hapi Gjermani dosjet e STASIT . Ku mesoje nga une ,eshte dhene urdher.. ish sigurimsat ne DDR , te mos punojne ne zyra shteterore ,e aq me keq , te merren me politike .E vetmja mundesi per fuksat gjermane eshte , te punojne privat. Pse po vuajne gjermano lindoret sot ,o GJON ,nga kapitalizmi ,ku me vjen keq . Ti nuk e di fare cdo te thote kapitalizem ,mesoje nga une ,diktature mbi ligjin , prona eshte e shenjte ,ku ke te drejte ta falesh ,edhe ta djegesh ,por jo ta rrembeje njeri!!! ,e mbi te drejtat e lirite njeriut te varfer e te pa perkrahur ,qe nuk te heq njeri kollaj nga puna ,plus asistencen , ku nuk i del nevoja te pa punit te vjedhe per mbijetese, se i ka te gjitha te siguruara ,. Por nuk ke faj ,ti di kapitalizmin e djemeve te enverit tend ,o djale prej shkodre? Te lutem pergjegju A po vuajne Gjermano Lindoret sot ?.!!! .. Sa per ta ditur te tjeret , se ti e di o Gjon Komunisti ,dy ministrat e brenshem te pare te Sali Berishes kan qene 80 leksha (92 deri ne 97). Ta ha mendja se Saliu i jot ,nuk e dinte qe ishin kelyshe sigurimsash ,ku spiunonin koleget e tyre ne arsim , ne kohen e dulles, qe ti paske nostalgji .Me dhimsesh .. ??!!!Saliun e ke edhe komunist si vetja e jote o Gjon.
    Je per gjynah o Gjon ,sinqerisht me vjen keq per ty . Dhe e keqja me e madhe eshte se jane edhe te tjere me shumice budallenj si ty ne shqiperi.Prandaj shkojme poshte e me poshte o Gjon….Sinqerisht ,nuk te ndihmoj dot…

    Reply to this comment
  15. Timonier Edvini December 30, 00:46

    Liljana, dhe Sokoli, jane tè besushem. Fakti qe u eliminuan, ata qe bene luften, dhe ndertuan Shqiperine. Si B Balluku, H Kapo, M Shehu, K Hazbiu, e shume tè tjere. E tè dale burre mire Ramizi me gjithe Nexhin, qe na lane peshqesh saline, janullatosin, e shume dallkauker tè tjere. Do tè thote qe si liljana, dhe Sokoli thone te verteta.

    Reply to this comment
  16. asd December 30, 13:56

    Enveri ishte nje psikopat delirant. Eshte keqardhje kur shikon qe delirante te tjere shkruajne ne favor te socializmit si faze e ndermjetme per ne komunizem. E kush do te shkonte ne komunizem ? Kampi i perqendrimit qe krijoi E.H. ? Femijet pa buke, shtepite e mjeruara, njerezit pa shkolle ? Harruat rradhen per te blere vajgur, tollonin e djathit? Harruat qe endrra e rinise ishin nje pale xhinsa apo kepuce atletike ? Harruat qe diferencat klasore atehere ishin akoma me te medha se sot; Qendra superiore ndaj periferise, Tirana me superiore se rrethet, qytetet me superiore se fshati, dhe fshataret ishin skllever qe nuk blinin dot buke gruri ? Harruat luften e klasave ? burgjet ? interrnimet ? i harruat sekretaret e partise dhe degen e brendshme qe te arrestonin naten ? Po pse te arrestonin ? Sepse kishe thene qe “nuk ka qumesht”. Harruat qe studentet lejoheshin te studionin nga partia, edhe emerimet beheshin nga partia. Harruat qe u shtyp dhe nuk ekzistonte asnje shpirt i lire, asnje enderr nuk mund te ushqehej, asnje deshire nuk behej dot realitet, asnje profesion nuk ishte i mundur. Ishin shfaqje te huaja dhe te denueshme pantallonat e gjera, floket e gjata, te degjoje muzike, te shikoje TV, te lexoje libra ? Tu flisje te huajve denoheshe. Absurditet i paimagjinueshem. Po pse e gjithe kjo ? Per te shkuar ne komunizem ? Shume mire qe ky monster shkoi ne gop te semes. Atje shkofshin edhe ata qe e adhurojne dhe e duan.

    Reply to this comment
  17. Lalai December 31, 15:27

    Jepi Thanas……beju tru-shpelarje shqiptareve me legena si Enveri…dhe keta M.Fck qe jane ne pushtet.
    O Thanas….ke kellqe te botosh studime kush ishin legenat pa bukse Komuniste me ne krye legenin Enver..?
    Jo…..sepse ska studim te tille ne Albanistan.
    Ateher kerko pertej kufijve so do gjesh plot materiale te besueshme e te dokumentuara per tu treguar kush ishin dhe jane LEGENAT qe qeversinin budallenjte ne Shqiperi

    Reply to this comment
  18. Plaku Xhuxhumaku January 2, 15:53

    Na çatë koken na çatë, mjaft u moret me kete halene e kombit shqiptar. Ne e pacin helmuar, kush e helmoi i lumte dora.

    Reply to this comment
  19. Z/K January 2, 19:20

    Paul Tedeschini! Keshtu te pafshim sa ma shpejt dhe ty Palo i Tedeskit.Megjithes nuk te njeh historia po te njohim na qe jetuam prane e prane qe ti kishe frige edhe nga hija e jote qe te shoqerote rrugeve te Shkodres,kjo frige ta bante ftyren e verdhe si te kishte ra verdheza.Nuk te uroj se i kundervihesh kufomes ne foto.Por me krijon pershtypjen ku ishe frigacak i heshtun deri ne gryken e vorrit e deri me sot triomosh qe shperthen si zorra ne prush apo si popcorn.

    Reply to this comment
  20. ELIOT January 5, 21:06

    ENNVER PEDERASI HELMOI TE GITHE SHQIPTARET …. DHE JU NA CANI TRAPIN ME HITLERIN …. PO TA KISHIN HELMUAR QE KUR LINDI … DO TO CONJA 50 MIJE EUROS PER FESTAT ATIJ …JU SHPLAFTE MORTJA KATNARE PISA … JU LA NE MUT ..I LANIT DHEMBET NJE HERE NE MUAJ DHE E . LAVDERONI .. DUKET QE SKENI 2 GRAM KULTURE …QE SKENI LEXUAR ASNJE HISTORIE NGA EUROPA SI JETUAN SI E KISHIN TE DREJTEN E LIBERTESE .. NUK CUDITEM QE EUROPA JU LE NE MUT JU ZHULSAT E BOTES … THITHJANI ENVER HITLERIT HE NEXHMIJES SHTRIGES .. DHE NGORDHNI PER BUKE .. BUDALLENJ E BOTES … JANE MBLEDHUR NE SHQIPERI ..SE KA FAJIN EUROPA SE JENI DEBILA … NE FRANCE ENVERI ..AS 24 ORE SDO TE ZGJASTE ME RENAT DHE DIKTATUREN E VET….. ROBESPIERRE BERI REVOLUCION… DHE E VAREN SI QEN .NDERSA ENVERI SBERI ASGJE DHE .. JA PRENIN KOKEN NE GIJOTINE ..POR NE SHQIERI KA VETEM ANALFABETA …DHE SPIUNA …..

    Reply to this comment
    • Che Guevara January 5, 21:17

      Fashistit Eliot!
      Nuk ju kuptoj ju neperkat antishqipotare!
      Mire qe Enverin e urreni se ai ua shkerdheu nenat,motrat,grate,vajzat e cfare u mbante pragu i shtepise,por me Nexhmije Hoxhen,cfare keni,more qener,aq me teper qe pretendonbi se paska helmuar Enverin?
      Sipas interesave tuaja duhej te mbanit qendrim tjeter pro asaj,meqenese paska helmuar armikun tuaj.
      Pra duhej t’i ngrinit lapidar asaj e jo satrapit tradhetar Ahmet Zogolli.
      Por ju edhge e akuzoni se helmoi Enverin,pra paska bere heroizem sip[as jush edhe e akuzoni per ato gjera qe ajo kurre nuk i ka patur ne dore!
      E kinderta veprohet me M.Shehun qe ka qene dora e djathte e Enver Hoxhes,jo vetem qe nuk e shani,por e mburrni si trim,burre shteti,si luftetar i Spannjes etj,etj !
      A e kuptoni se skenari i juaj eshte thellesisht kriminal e antishqiptar?

      Reply to this comment
  21. Deti January 6, 12:10

    Or mik. Ja ke fut kot me “zemeren shkemb graniti” Ate ja kan then Mjeket e tjere si Peci Enverit per ti ber qejfin Kalo thote qe ata ne fakt per servilizem e kane genjyer Enverin per gjendjen reale te shendetit te tij dhe i bije te jene tallur me te Po

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*