Enveri, komunist apo nacionalist?

October 16, 2018 11:29

Enveri, komunist apo nacionalist?

Ekskluzive/Nga Prof. Hakif Bajrami (II)

Analiza e Eduard Kardelit për Enverin dhe mbrojtjen që i bënte Kosovës. Dalja nga Traktati i Varshavës dhe spastrimet e Enverit në udhëheqjen më të lartë. Burgjet e shqiptarëve në Jugosllavi dhe ëndrrat për Shqipërinë Etnike. Dënimi i bashkëpunëtorëve me pushtuesit dhe sa të drejta ishin ndëshkimet që u dha bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

(Vijon nga numri i kaluar)

Tani shtrohet pyetja a ishte Enveri “Stalinist”, pasi që Leninizmi disi nuk “dhunohej” në shumë ish vende komuniste.

Në lidhje me këtë, në bazë të informatave që kanë liferuar ambasadorët e RSFJ nga Tirana, e që kohë pas kohe ajo ambasadë ishte në “pension”, por që thjerëzat konkave të Eduard Kardelit dhe Vladimir Bakariqit ishin aktive, pa ndërprerë, është për t’iu besuar figurativisht, se Enver Hoxha ishte një politikan i guximshëm dhe atdhetar nacionalist që kurrë çështjen e Kosovës nuk e ka venë në plan të dytë. Po mbrojtja e vendit, por edhe substanca popullore e viseve shqiptare që ishin jashtë pushtetit tij, si janë trajtuar. Së këndejmi të njëjtat analiza e cilësojnë se Enveri nuk ishte Stalinist kurrë, por iu imponua Stalini sepse duhej të mbrohej nga “vetvetja” (të brendshmit) dhe nga jashtë, nga i tërë establishmenti i Paktit të Varshavës në rend të parë.

Lidhur me këtë, shkrimet top “sekret” të Eduard Kardelit, janë një analizë e “rruazave të kuqe”, ku thuhet se “Enveri më tepër ka droje nga Pakti i Varshavës se sa nga NATO”. Pse, sepse në shkallë perfide Nikita Hrushovi nuk e ka promovuar, por Leonid Brezhnjevi e ka bërë publik qëndrimin se BRSS: “ka të drejtë në sovranitet të kufizuar”, ndaj çdo anëtari të Paktit Varshavës, dhe aty ku rrezikohen interesat e tij. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, Enveri do t’i thotë Paktit të Varashvës më 1960: ADIO, de fakto, pas pesë vjet përvoje të hidhur në të, dhe de jure më 1968, në vitin revolucionar evropian. Enver Hoxha ka pasur autoritet në Kosovë, sepse nuk e nënshkroi kurrë Marrëveshjen e Helsinkit në vitin 1975, të cilën e prishën me të drejtë: BRSS, Jugosllavia, Çekosllovakia, Gjermania etj.

Kur të objektivizohet një etapë historike duhet të shtrohet pyetja: a mund të mbrohet çdo sukses dhe dështim i atij sistemi, dhe a mund të përjashtohen drejtuesit e atij sistemi ideologjik, kuptohet socialist-komunist (si premtim utopi) me nocionin se në kushtetutë figuron dhe obligon koncepti, DEMOKRACI.

Pra edhe komunistët edhe kapitalistët nga viti 1945 mbështeteshin në nocionin atraktiv shoqëror politik, demokraci. Por, kur të zbërthehen këto rrethana shoqërore politike, në kapitalizëm 90% së pakut janë të varfër, ndërsa afër 10% super të pasur. E vërteta, sot në shumë sisteme nuk figuron fjala kapitalizëm. Kjo shprehje disi është rralluar në nocionin konceptual demokraci, e cila virtualisht ka peshojë që ta zvogëlojë 90% te të varfërve, bie fjala në 70%. Krejt e kundërta, në socializëm koncepti fonetik i ekonomisë tregut, ku dirigjojnë dhe sundojnë komunistët, nuk ka mendim të lirë, fjalë të lirë, veprim të lirë, pra as treg të lirë-pra nuk ka liri në kuptimin klasik të fjalës, por hapur duhet të thuhet se në masë ka sociale dhe “humanizëm” më tepër, sepse ka burokraci despotike, shumë më tepër.

Por, menjëherë shtrohet pyetja ku mund të jetojë njeriu në këtë hapësirë socialiste, me “vakum të ajrit lirë”, që mungon sepse është i ndaluar? Dhe, nëse krahasohet sot shoqëria shqiptare me atë të kohës së socializmit, rezultati është paksa në favor të demokracisë, por kur menjëherë t` i shtohet këtij realiteti se sa kemi humbur popull, që zor se do të “shqiptarizohet” nja 80% e tij që është shpërngulur nga vendet tona dihet se çka bënë sot droga dhe mafioziteti i oligarkëve, despotëve dha sadistëve privat me punëtor pa sigurim social dhe pa sigurim shëndetësor e pensional, atëherë nuk është larg sidomos të vjetrit që kanë bërë jetë “mini normale” të shprehin njëfarë nostalgjie ndaj socializmit.

E vërteta po punove me nderë dhe shëndetshëm në çdo shoqëri mund të prosperohet. Mendo se sa intelektualë kulmues sot janë prodhim i  atij sistemi. Kuptohet se ajo nostalgji do të vdes me vdekjen e tyre, sepse andej nuk ka kthim ma kurrë, sepse ai sistem për rrethanat evropiane ka shkuar në arkiv. Dhe për të dhe mbi te mund të thuren akuza të shumta, por edhe lëvdata solide.

Burgjet e shqiptarëve në Jugosllavi shans ëndrrash për Shqipërinë Etnike

Enver Hoxha për shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare është një paragjykim realist i respektit, me përjashtim të titistëve që vet kanë jetuar mirë dhe nuk janë hetuar kurrë nga ndonjë prokuror ideologjik, e ku të tjerët janë burgosur mbi 782 587 vjet vuajtje e mjerim, me 750 000 dosje udbeske. Po, vetëm Kampi i Goli Otokut, është më i egër dhe më mizor se sa e tërë Shqipëria të kthehej në burg, kur dihet se i ka pasur 19 burgje dhe kampe (raporti: Odile Danielit); në Bullgari ishin 86 burgje dhe kampe (Gulagëve bullgar me 187. 000 persona); në Jugosllavi 1945-1966 vlerësohet se ishin në burgje mbi 250 000 persona, prej tyre nga 49% ishin shqiptarë. Vetëm Hungaria dhe Rumunia ishin në këtë rangim shtete më represive. Por kur të merret për bazë ndonjë shtet “demokratik”, bie fjala sa ishte Franca në luftë aktive koloniale në Algjeri, situate nuk ka qenë fare ma e  mirë, përkundrazi ishte shumë më trishtuese. Dhe kur t`i shtohet këtij realiteti Spanja dhe Italia (1946-1970) se si është pozita e të pastrehëve në vendet jashtë trojeve shqiptare, ne mund të kemi disi më shumë dëshirë për rreze dielli, mbi udhëheqësit tanë që na sundojnë dhe prapa ngecim, jo pa fajin tonë.

Fakti i dytë, shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare të janë ma të kënaqur me socializëm në RSFJ se sa në Mbretërinë SKS-Jugosllave është kulmor, sepse po të fitonte dinastia, shkollim shqip nuk do të kishte fare e dihet se kah shpe arsimimi dhe kush sot e ka nxjerr Kosovën nga humnera. E ka nxjerr pra shkolla e Kosovës, Universiteti i Prishtinës dhe emancipimi informativ i popullit, duke u bërë fuqi prodhuese intelektuale.

Asgjë nuk e arsyeton kapitalizmin sot, nga pozita e eksploatuesit ekstrem e lërë më dje, madje nga pozita e shfrytëzuesit kolonial në të dy etapat. Por, as socializmin nuk e largon nga faji i pozitës së të “fortit në fron”,sepse çdo individ në realitet kishte “sovranitet të kufizuar” , koncept ky që duke u forcuar BRSS u bë filozofi kolektive, që çdo anëtar i asaj familje të desovarnizohet, plus gara se në viset e nxehta afrikane nuk bëhej piknik, por luftë koloniale për t` i shfrytëzuar.

Enver Hoxha ka metastazuar politikisht me Jugosllavinë, kundër Jugosllavisë social imperialiste, me Rusinë, kundër Rusisë revizioniste; me Kinën, kundër Kinës antileniniste. Ky ndryshim ka ngjarë në evolucion, jo nga frika, por nga nevoja e diktatit të rrethanave shoqërore globale, kuptohet pa ndonjë racionalizëm ekstrem. Dhe nëse sistemi totalitar në Shqipëri, matet me atë në Jugosllavi, vetëvrasja e atyre që provojnë ta shfajësojnë titizmin është më tragjike se sa rankoviqizmi më ekstrem i viteve 1951-1964.

Veprat e Enver Hoxhës: Me Stalinin; Shënime për Kinën; Rreziku anglo amerikan për Shqipërinë; Hrushovianët; Titistët 1982, e shprehin një emërues të përbashkët, edhe pse rrahin tema të ndryshme. Në çdo libër autori shpalosë plagë, pa menduar kurrë se sa plagë i ka shkaktuar brenda kufijve që i pushtetonte. Në libra Enver Hoxha shprehte një siguri se kemi të bëjmë me një shoqëri harmonike, që nuk është imune nga ndikimet e huaja. Shikuar nga studimi që i kam bërë historisë Shqipërisë pas vitit 1944, intimisht më së shumti më është dhimbsur Sejfullah Maleshova (Lame Kodra), i cili në Programin e tij kishte qëndrim origjinal e jo taktik ndaj viseve jashtë Shqipërisë Bregdetare.

Zhgënjime kur shpërthenin aferat politike në Shqipëri

Vala e parë e burgjeve dhe “kampeve të hijeve”, sikur fillon me Lulën që u ekzekutua (1943), Sadik Premtja, (i cili do të arratisej në Francë ku edhe vdiq në vitin 1991). Më 1949 procesi kundër Koçi Xoxit  etj. ishte jo me pak tronditje, për të vazhduar më 1956 me Liri Gegën, gjeneral Dali Ndreun, Petro Bulin, drejtë dënimit të Koço Tashkos, Teme Sejkos( 1961) e deri te dënimi i Beqir Ballukut, Ministër i mbrojtjes, Petrit Dumes (shef i Shtabit të Përgjithshëm, më 1975, për të kulmuar me Mehmet Shehun më 1981. Të gjithë këta e kishin (me përjashtim të M. Shehut) në njërën dorë draprin e në tjetrën çekanin jugosllav (UDB-ës dhe KOS-sipas E. Kardelit, jo sipas meje sepse nuk jam burim, por mund të citoj).

Enver Hoxha në fushën e shkencës dhe kulturës, arsimit dhe edukimit mund të lavdohet deri në kulm, për dallim se çka ngjan dhe çka botohet nga viti 1991 e deri më 2018 në Shqipëri. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Shqiptarët sikur janë “liruar nga prangat” dhe pa kriter e pa ligje plagiatojnë dhe botojnë çka u vjen në dorë. Madje janë botuar edhe dy vëllime të librit të Hitlerit. Po, nuk mendoj se duhet zbatohet censura, por duhet të mendojmë fare mirë çka po i prezantojnë rinisë, nga abetarja e deri te veprat lavduese dhe krejt akuzuese për Enver Hoxhën, duke e cilësuar “tradhtar” dhe sundimin e tij “tradhti”, pa pyetur se çka kemi bërë vet dhe si janë sjellë politikë-bërësit ndaj popullit nga viti 1991 e tutje, me fajde, me kuadro analfabetë dhe me ambicie idiotike.

Në bazë të dokumenteve shtetërore, dihet se Shqipëria ka pasur Kushtetutë gjithmonë nga viti 1946. Prandaj, Enveri, pa një studim ekipor, nuk mund të quhet as ‘diktator’, edhe pse ka elemente të ekskluzivitetit ideologjik diktatorial, sepse diktaturën ia ndalon Kushtetuta. Por, shtrohet pyetja çka ka ngjarë me shumë personalitete bie fjala në Gjermani: në Zonën e kujdestarisë amerikane ku me “Kushtetuta” janë burgosur 95000 veta; në zonën Ruse 67000, në zonën Angleze 64000, në zonën Franceze 19000 persona më 1945-1955. Pa të drejtë pune në profesion janë dënuar në zonën britanike 320 000, në zonën franceze 70 000, në zonën amerikane 83 000 në zonën ruse 150 000 persona. A nuk ishte kjo shkelje elementare e të drejtave të njeriut për jetë, punë dhe liri?.

Dënimet e bashkëpunëtorëve të okupatorit në Shqipëri

Enver Hoxha kishte jetuar në rini në një pasuri e madhe, franceze, prandaj i vetëdijshëm se në vendin e tij është në “pushtet” varfëria, sikur donte t` ua  kthente dinjitetin dhe të varfërve dhe atyre që u ishin bërë padrejtësi. Prandaj me një rrëzim donte ta evitonte sëmundjen e rendë të shekujve. Donte të krijojë një matrimonium (kunorë) duke provuar që me një force depërtuese të krijojë një plenaria fide (fe të plotë), ku i pasuri do të jetë njeriu punonjës dhe aktiv, duke krijuar rrethana të barazimit kolektiv. Kështu duke krijuar prona kolektive, të cilat nuk do të japing rezultate, por në të cilat do të jetohet, prosperohet dhe gabohet një kohë të gjatë, Enveri dhe partia do ta krijojnë masën kritike që të gjithë duhej “të mendonin, të jetonin dhe të posedonin njësoj. Teori tipike kabinetike marksiste-leniniste, e cila nuk gjeti aplikacion në Evropë, por që për jetësimin e asaj teorie pësuan me mija e miliona persona anë e kënd botës. Kjo nuk do të thotë se bota demokratike është më “humane” por do të provohet është më prosperuese. Mbi këtë teori PKSH-PPSH do ta ushtrojë Diktaturën e Proletariatit dhe në fund ajo diktaturë do të rrëzohet sikurse Bastila.

Sipas parimeve të fitimtarëve edhe në Shqipëri më 1945 e tutje do të dënohen personalitete të cilëve “me koka të ftohura’ do të duhej t` u falej jeta, por duke i gjykuar dhe nivelizuar fajet e tyre me fakte konkrete. E Lidhur me këtë kur lexohet me kujdes “Pretenca historike në Gjyqin Special për krimet e luftës”, Tiranë “Bashkimi” 1948, e përfaqësuar nga Gjeneral-major Bedri Spahiu del se indipendenca e vendit e lypte drejtësinë. Ajo fajësi për krime lufte me një anë dhe për ta kënaqur filozofinë e indipendencës do t’ i privojë nga liria: Koço Kotën duke i nxjerr faje nga viti 1914; Xhavit Leskovikun , Bahri Omarin (që të dy si gabim fillestar për marrëveshjen e Selanikut;Kolë Tromara sepse kishte marrë rroga nga Kral Petri, duke e përlyer sidomos Hasan Prishtinën, për ta shpëtuar kokën, Fejzi Alizoti, i cili qysh më 1913 kishte qenë pro politikës imperiale të Romës, “se kishte qenë komisar fashist në Kosovë dhe atje mashtron popullin se e ka fituar lirinë, duka ia përmendur edhe Kartën e Atlantikut, që ishte një kauzë se “Kosova duhej të mbetej me Jugosllavi”, Terenc Toçi i cili në Konferencën e  Milanos më 1942 ku kishte shprehur se Italinë e ka konsideruar shpëtimtare nga viti 1913. Regjimi i ri Komunist do të ngritë akuza edhe për nja 52 personalitete. Të gjithë këta do të konsiderohen dhe dënohen për faje të “faktuara” nga prokuroi. Këta emra do të “mbesin në hije” me Pretencën në Gjyqin e Lartë kundër Koçi Xoxës, të përfaqësuar nga Bedri Spahiu, si “trockist i Titos”.(Shiko: Broshurë e botuar në Tiranë më 1949 dhe e distribuar në disa biblioteka të Kosovës. Të shënojmë këtu se Koçi Xoxe shënohet në dokumente jugosllave se ishte agjent sekret i tyre qysh nga viti 1947. Ky njeri kishte zhvilluar disa bisedime në Tiranë më 1948, sidomos me përfaqësuesit e Ministrisë Punëve të Brendshme, të cilët i rekrutonte A. Rankoviqi.

Më i shpeshti në bisedime, sipas dokumenteve jugosllave ishte Spasoje Gjakoviqi, i cli prej gojës së Koçi Xoxës do ta kuptojë se Enver Hoxha “  kishte themeluar Komitetin e çlirimit të Kosovës” të drejtuar nga oficerët e lartë: Shefqet Peçi, Tahir Kadareja dhe Gjin Marku. Koçi Xoxe e informon Spasoje Gjakoviqin se “Komiteti për çlirimin e Kosovës” i kishte rekrutuar nja 2000 kryengritës të Kosovës, të cilët do t’ i drejtonte Rifat Berisha dhe se më 1949 Kosova do t`i8 bashkohej  Shqipërisë. Siç dihet më 1949 do të pasojnë burgime masive në Kosovë, e sidomos Rifat Spahija do të likuidohet në vijim përmes një lufte të vërtetë ushtarake, sepse po torturohej i  tërë populli. Sipas dokumenteve jugosllave “Komiteti për çlirimin e Kosovës” ka vepruar deri më 1968, kur iu kanë bashkangjitur edhe dy gjeneralë që ishin edhe në luftën qytetare në Spanjë. Njeri nder ta ishte Gjeneral Veli Dedi. Në vitet nëntëdhjetë (shek. XX) një detyrë të tillë do ta fitojë edhe Gjeneral, Halil Katana etj.

Personalitete tjera politike dhe ushtarake që kanë punuar për sektorin KOSOVA, e që kanë marrë informata për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi nuk janë në listat e dokumenteve jugosllave. Por figuron se “Sektori Kosova” nga Tirana ka venë lidhje me “Lidhjen Kosovare” në Stamboll, dhe se për çdo imtësi informohet Enver Hoxha. Një fakt duhet theksuar se “Lidhja Kosovare” nuk do të konvertohet në ideologji komuniste, por në rastin e kryengritjes të gjithë shqiptarët do të gjinden në një front dhe atë front do ta komandojë personalisht Enver Hoxha, ose ndihmësit e tij edhe për një kohë të gjatë.

Ky konstatim ishte nxjerr nga fakti se Enver Hoxha si bektashian nuk ishte kundër fesë, por dëshiron të krijonte një  “Plenaria fides” (fe të plotë) për të gjithë shqiptarët, forca e depërtimit do të ishin mendje preftësia  aftësia dhe zgjuarësia kolektive, duke u bërë pasuri e madhe për një  jetë e shënurr madhështore).

Përfundimi pa konkluza sepse asgjë nuk është përfunduar pa u bashkuar shqiptarët

Si përfundim, më duhet të rrëfehem se uk kam simpati ndaj komunizmit, sepse na e ka pi gjakun me pambuk, neve që kemi qenë nën robërinë jugosllave. Por, të bisedosh qytetarët  e rëndomtë në Shqipërinë bregdetare ata ankohen më shumë se ne, duke harruar se  i kanë kënduar Partisë dhe Enverit pa pushim: nga frika, simpatia apo dashuria. Madje nuk është e pa vërtetë se edhe ne nuk i kemi pasur simpatitë tona ndaj komunizmit, sepse kur shikonim prapa, nuk kemi pasur kurrë mundësi solide, bile të shkollohemi në gjuhën kombëtare. Madje ndaj Enver Hoxhës kemi pasur simpati sepse nuk e kemi ndier peshën e atij pushteti, por edhe për flakjen e robërisë sonë askush nuk e ka diskutuar dhe nuk ka propozuar, që të dalim nga robëria, kur kurrë nuk kemi pushuar duke kërkuar barazi dhe liri me të tjerët që na robëronin. Vetëm kur u pa “nga Hëna” se as sllavët nuk mund të bashkëjetojnë në burgun e popujve që quhej Jugosllavi, vetëm atëherë u kuptuan plagët tona, të cilat ndër të parat i kuptoi Amerika dhe disa vende demokratike të BE-s dhe më gjerë, për çka shqiptarët e robëruar nën Serbinë (Jugosllavinë) u mbetën gjithmonë falënderues, e sidomos shtetit, Shqipërisë Bregdetare në të gjitha kohrat.Të paktën shqiptarët e robëruar kanë qenë gjithmonë me shpresë se pranvera do të vjen nga Tirana:Radio, Televizioni dhe librat që botoheshin atje.

Por, ku ka qenë plaga më  e madhe shpjegohet me faktin, se pa u krijuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa bërë luftë të armatosur të drejtë, çlirim nuk do të kishte, për Kosovën. E në Shqipëri populli ka zbritur nga “ati i kuq” në atë të “bardhë” pa luftë, jo pa disa probleme, pra pozita nuk ka qenë e njëjtë.

E vërtetë është se  edhe Shqiptarët e robëruar në Jugosllavi kanë vuajtur nga ministrat e punëve të brendshme që ishin shumë të egër, (A. Rankoviqi sidomos), e kur të shikohet fati i të gjithë ministrave të punëve të brendshme në Shqipëri 1944-1991, atëherë del se kudo që ka “rrezatuar ngjyra e kuqe”, liria qytetare, mendimi, fjala dhe veprimi i lirë nuk ka qenë i atillë që e meritonte populli, sepse ideologjia ka qenë një “tebain –alkaloid”, helmues i opinionit. Historikisht, asnjë pushtet dhe ekzekutues i tij nuk mund të mbetet pa mëkate. Të mësojmë para nga historia dhe t’i evitojmë të metat e peshës fajeve të pushtetit edhe sot, sepse ende shoqëria njerëzore nuk ka krijuar shoqëri dhe shtet të përkryer.

Në Shqipëri në disa etapa thua se nuk ka pasur pushtet, sepse të gjithë ata që kanë sunduar pranë prijësit  e kanë idealizuar atë deri në kult. Dhe gradualisht kultit iu ka rritur pazari, për ta sjellë Shqipërinë deri në despotizëm, sepse kurrë nuk është dhuruar LOGARIA nga lartë poshtë, nga maja në bazë.

Në Kosovë ata të majave me funksione e pa pushtet, publikisht kanë shitur krunde për bukë popullit, duke kritikuar Enverin, duke i thurur altruizëm profiter Titos dhe despotizmit tij duke ia mbuluar humnerat me 83 miliardë dollarë borxhe, ku Kosova për çdo vit ishte bërë ma e varfër se sa viset tjera, Madje ata titistë më 1988 përpiluan “Programin Jugosllav për Kosovën” që ishte një vale e re e kolonizimit dhe serbizimit, e ku kanë marrë pjesë të gjithë. Ajo pjesëmarrje për fat nuk ishte jetëgjatë, sepse plasi lufta në mes sllavëve për ta shkatërruar Jugosllavinë që vetë e kishin krijuar. Në shkatërrimin e  Jugosllavisë, Enver Hoxha kurrë nuk ka pushuar duke shkruar dhe duke vepruar me kujdes nga çdo pozicion politik, ideologjik, ushtarak dhe diplomatik, për aq sa ishte fuqia.

Prishtinë, 6 tetor 2018

Fund

October 16, 2018 11:29
Komento

12 Komente

  1. SHQIPTARI... October 16, 12:49

    …I biri i kajmekanit te Gjirokastres, nuk ishte as komunist e as nacionalist,..ai ishte zgjatim i psikologjise tragjike anadollake , e cila vazhdoi deri ne ditet e fundit te jetes, te cilat i mbylli me festen e zeze me nje “qebab” ne maje,,(shikoni foton ne karroce )…! Ai erdhi ne pushtet si paraardhesi i tij ,Zogu (i kurves), nga serbet…! Porosine e pare e mori pikerisht ne 1945 nga kryeministri i Jugosllavise , E Kardel, i cili i tha , “se qe te qendronte gjate ne pushtet, …duhej te zhdukte katoliket”…! E njejta porosi i jepej Zogut(po i kurves), nga Pashiqi…!Si per ironi te fatit, dhe SRB-ja,merrte te njejten detyre nga Sllobo…!Jo rastesisht, ketyre turqve shqip-foles, u jepej e njejta detyre anti-shqiptare… Qe ne 1945, kleri turko-ortodoks, vihej ne sherbim te pushtetit pa kushte, duke plotesuar keshtu mallkimin shekullor te koleres turko-greko-sllave…! Elitat, u zhduken, dhe ne krye doli “njeriu i ri”, pa identitet e histori…! Shikoni sot, nostalgjiket e llojit kara-mahmute e kara-sotire, historia dhe ADN-ja e tyre , fillon e mbaron me ate te idhulit te tyre, pavaresisht se per interes ekonomik, meqenese jane me ADN te zhbere, behen dhe “antikomuniste” te zjarrte…! Jane pikerisht jashteqitjet e atij sistemi, sebashku me bijte e eterve dhe sherbetoret e tyre te neveritshem, qe kane pushtetin politik dhe ate ekonomik ne vend…! Prandaj ,duhet nje ore e me pare, qe gjithe kjo lukuni llumi, te nxirret jashte sistemit, qe brezat e rinj te mos largohen nga vendi, por te kontribuojne ketu per vendin e vet…!……….

    Reply to this comment
  2. SHQIPTARI... October 16, 12:49

    …I biri i kajmekanit te Gjirokastres, nuk ishte as komunist e as nacionalist,..ai ishte zgjatim i psikologjise tragjike anadollake , e cila vazhdoi deri ne ditet e fundit te jetes, te cilat i mbylli me festen e zeze me nje “qebab” ne maje,,(shikoni foton ne karroce )…! Ai erdhi ne pushtet si paraardhesi i tij ,Zogu (i kurves), nga serbet…! Porosine e pare e mori pikerisht ne 1945 nga kryeministri i Jugosllavise , E Kardel, i cili i tha , “se qe te qendronte gjate ne pushtet, …duhej te zhdukte katoliket”…! E njejta porosi i jepej Zogut(po i kurves), nga Pashiqi…!Si per ironi te fatit, dhe SRB-ja,merrte te njejten detyre nga Sllobo…!Jo rastesisht, ketyre turqve shqip-foles, u jepej e njejta detyre anti-shqiptare… Qe ne 1945, kleri turko-ortodoks, vihej ne sherbim te pushtetit pa kushte, duke plotesuar keshtu mallkimin shekullor te koleres turko-greko-sllave…! Elitat, u zhduken, dhe ne krye doli “njeriu i ri”, pa identitet e histori…! Shikoni sot, nostalgjiket e llojit kara-mahmute e kara-sotire, historia dhe ADN-ja e tyre , fillon e mbaron me ate te idhulit te tyre, pavaresisht se per interes ekonomik, meqenese jane me ADN te zhbere, behen dhe “antikomuniste” te zjarrte…! Jane pikerisht jashteqitjet e atij sistemi, sebashku me bijte e eterve dhe sherbetoret e tyre te neveritshem, qe kane pushtetin politik dhe ate ekonomik ne vend…! Prandaj ,duhet nje ore e me pare, qe gjithe kjo lukuni llumi, te nxirret jashte sistemit, qe brezat e rinj te mos largohen nga vendi, por te kontribuojne ketu per vendin e vet…!………..

    Reply to this comment
  3. Paci October 16, 13:42

    Enveri ishte dhe mbetet shqiptari me i madh i te gjitha koherave Nuk ishte komunist por shfrytzoj konjukturat politike te kohes duke shfytzuar situatat politike siguroj integritetin toksor te vendit dhe shqiptaret Kosoves e rajonit .Enveri beri historin dhe çeshtjen shqiptare te njohur e te respektuar ne mbar boten .Ato qe erdhen pas Enverit i ulen paturet edhe nje hete para botes si para çlirimit te Shqiprise .Ato qe nuk pranojne realitetin se Enveri ishte e do te mbetet profeti i shqiptareve jane te shitur ose mjerane te marre .

    Reply to this comment
  4. gjirokastriti October 16, 13:42

    Vetem shqiptar nuk je ti qe ke zgjedhur ate pseudonim.

    Reply to this comment
  5. GRANIT DRENICA October 16, 14:25

    Përgjigje “SHQIPTARI”-t, këtu lartë”

    O “SHQIPTARI” -me gjenetikë edhe KALI, edhe LOPE, edhe GAMARI, edhe QENI dhe, edhe me gjenetikë shqipfolëshajvanHAJVANI e HAJVANshqipfolës “SHQIPTARI” !!!

    …Ti, edhe gjithçka mundesh me qenë dhe lë të jesh, por SHQIPTAR i vërtetë, t’siguroj se nuk je aspak; apo, nuk je i tillë m’sa është një SHKA thellësisht kundërshqiptar apo një GREK !

    …Dhe, unë e di se, ti këtë e di mirë, prandaj dhe, këtu e quan veten, bile edhe me shkronja të mëdha: “SHQIPTARI” !?!!!

    …Apo, ti je i sojit të shqiptarëve, që, prej pas vitit 1990, kur Shqipërisë filloj t’i mungajë Enver Hoxha-ZOT, ti, “SHQIPTARI” dhe shqipfolësit tjerë si ti -e bëtë Shqipërinë, FERR; FERR TË ZI DHE FERR të vërtetë, nga KALA SHQIPTARE dhe KOPSHT ME LULE që ishte deri në vitin 1990 !?!!!

    Ta dish mirë ti, “SHQIPTARI” dhe të gjithë “shqiptarët” si ti, dhe, veçanërisht, lë ta dinë mirë SHQIPTARËT E VËRTETË -se pa iu qit fare juve BALLISTËVE shqipfolës; juve ZOGISTËVE shqipfolës; juve LEGALISTËVE shqipfolës, JUVE kundërshqiptarëve shqipfolës, kurrë s’do ketë Shqipëri të vërtetë dhe shqiptarët e VËRTETË vazhdimisht DO I KENË PUNËT KEQ E MË KEQ !?!!!

    Reply to this comment
    • Mollosi October 16, 16:08

      Nje gje nuk e kam te qarte, pasi qe per ty Enver Mugosha eshte “shqiptari me i madh”, perse nuk more rruge per ne Shqiperi qe te kenaqesh me Enver Mugoshen.

      Reply to this comment
  6. intelektuali October 16, 15:40

    Po ndrysho te pakten LAGAPIN serb qe ta ka vene UDB-ja e Titos

    O AKIF – AQIF HISTORIANI I ENVERIT

    Serbet si te gjithe sllavet nuk kane “q” dhe ne vend te saj fusin germen “k” dhe keshtu Aqif shqypari u be Akif serbi kur shkruajti disertacionin per “irredentistet kosovare” qe e donin Kosoven te pavarur, sepse helbete kush Institucion i Jugosllavise do ta aprovonte ndryshe doktoranturen e QIFIT prej Kosove?

    Kur isha perkthyes ne Bruksel perkthyesit e Serbise dhe Rusise flisnin:

    “…Kryeministri Taci, Taci ketu Taci atje…” e me the te thashe sa me hypen nervat dhe bertita ne mikrofon nga kabina e perkthyesave qe ta degjonin te gjithe te pranishmit:

    KRYEMINSTRI KOSOVAR QUHET HASHIM THACI DHE JO TACI SI KRYEMINISTRJA ANGLEZE MARGARET THATCHER

    Nderhyrja ime shkatoi konfuzion ne salle sepse ishte jashte protokollit zyrtar, por pas nje verifikimi te shpejte organizatoret me dhane te drejte dhe nuk me gjobiten per mosrespektim te prokokollit

    Reply to this comment
    • Mollosi October 16, 16:05

      E ke gabim. Serbet e kane “q” !

      Reply to this comment
      • intelektuali October 16, 17:55

        C’me ka gjetur belaja me keta injorante, po nge e mesove ti o BOLE qe serbet kane “q” ne alfabet?

        sepse:

        Ja ku e ke alfabetin e Serbise ne origjinal, shikoje te placin syte o katunar fanatik dru me pre, nga e kini kete guxim ju enveristet te hidhni papushim llogje idiote ne kete forum te nderuar te gazetes DITA per intelektuale dhe per profesore? Ja lexo ketu me poshte qe te mbylles halen e dallkaukut:

        Srpska azbuka sadrži ovih 30 slova:

        A, B, V, G, D, Đ, E, Ž, Z, I, J, K, L, LJ, M, N, NJ, O, P, R, S, T, Ć, U, F, H, C, Č, DŽ, Š.

        Reply to this comment
  7. Sazani October 16, 16:11

    Zoti Aqif !
    Më torturove me shqipen tënde . Je njëllojë me Gjon Buzukun tek Meshari . Po ti , o derëzi , duke e njohur shqipen tënde i shkruaje këto llafe në serbo- kroatishte që me siguri e njeh , nëse s’di anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër dhe ne kemi përkthyes të shkëlqyer për të na i dhënë në shqip . Shyqyr që i dhe fund , se na torturove .
    Dëgjo Aqif , nuk di ç’profesion ke patur, me se e ke nxjerrë bukën , por , keto analizat historike s’janë për ty .
    Ke qejf të lexosh materialet e profesor Kristo Frashërit , me ç’llogjikë shkruan , si i dokumenton ato që thotë , ndihet që ke përpara shkencëtarin që , dua unë apo s’dua , do bije dakord me të . Ndërsa ti , i nderuar mik , merr flakë dhe pa droje flet rramba-për-tamba!
    Ku e ke parë ti dokumentin sekret, që Xoxe ishte agjent i Titos nga viti 1947 ? Enveri e nxjer agjent që më1941 !
    Halil Katana gjeneral ?! Nga e nxore këtë ?!
    Gjeneral Veli Dedi paska qenë i lidhur me Komitetin Për Çlirimin e Kosovës bashke me ca të tjerë …..
    Veliu i atyre viteve kishte kapacitet sa të kapte ushtarët pa leje në Garnizonin e Tiranës dhe vetëm kaq …
    Ato që ti shkruan i ke të padokumentuara dhe s’kanë interes per lexuesin !
    Shyqyr që e mbylle se na torturove !

    Reply to this comment
    • Sazani October 16, 17:53

      P.S.
      Çështja për Enverin si pjesë integrale e pushtetit komunist gati 50 vjeçar në Shqipëri , pas 90-tës , ka mbetur në dorë të horrave , të fashistëve , të qelbësirave të të gjitha rrymave. Partitë e majta e treguan veten frikacake , servile , impotente për të ndarë shapin nga sheqeri : cilën vepër të komunisteve do të mbrojmë edhe me gjak po të jetë nevoja , cilën veper të Enverit do ta mbrojmë me ç’do mjet dhe cilën veper të tij do t’a hedhim poshtë si të huaj për ne .
      Për permbysjen e fitoreve të Luftes personi personalisht përgjegjës para populli dhe Partisë , është Enver Hoxha. Enveri terrorizoi Partinë , per të zbatuar atë që i thoshte mëndja . Njerëzit që tradhëtoi së pari Enveri , janë komunistët idealistë që ai i pushkatoi , apo njeres të ndershëm anonimë .
      E mburrin Enverin sot , njerëzit mëndjeshkurtër që e shohin permbysjen e sistemit si vepër të Azem Hajdarit dhe Sali Berishës dhe jo tek udhëheqja komuniste .
      Ne që kritikojmë Enverin , për debilët e majtë, jemi fashistë , zogistë , tradhëtarë ……
      Enverin e shajnë ballistët , se shohin tek Enveri komunistin . Enverin e shajnë komunistet , se shohin tek Enveri aventurjerin ballist që tradhëtoi me kohë , gjakun e deshmorëve dhe zhduku farën komuniste në Shqipëri .
      Enveri ka vrarë shumë fashistë dhe mirë ua beri, Enveri ka vrarë edhe më shumë komunistë nga më të mirët edhe pas krahëve edhe hapur – dhe bëri tradheti që s’ta fal historia !
      Enveri është ai që është , nuk hidhet dot poshtë .
      Enveri nuk është ai që duan ballistet.
      Enveri as nuk është ai që bërtasin enveristët .
      Vetëm komunistët kanë të drejtën e Perëndisë ,të na thonë kush është Enver Hoxha!

      Reply to this comment
  8. GRANIT DRENICA October 16, 18:14

    Përgjigje “Mollosi”-t, këtu lartë nën komentin e GRANIT DRENICËS !

    “Mollosi”! …Edhe, nuk ishte nevoja dhe nuk është nevoja që të vijë në Shqipëri që të kënaqësha, që të vuaja dhe , edhe që të shmallësha pranë varrit ( më famëmadh edhe sesa PIRAMIDA E KEOPSIT) të ZOT-Enver hoxhë-SHQIPOS, që, pa asnjë dyshim, edhe pse i vdekur, është edhe me i GJALLË dhe shumë më i gjallë, edhe sesa ti, “Mollosi” dhe, edhe sesa të gjithë shqipfolësit tjerë si ti që s’jeni asgjë më shumë se zuzarë e më keq se horra mbi tokë, nderkaq që Enver Hoxha, edhe pse i vdekur, i ka dhe i mbanë VLERAT e SHQIPOS në veprim e fluturim dhe të ZOTIT të vërtetë!!!
    …Prandaj, o “Mollosi” s’është nevoj që të vij në Shqipëri vetëm për sa thua ti, sepse, Enver Hoxhën e kam dhe e mbaj në zemër dhe në mendje kudo që jam e kahdo që shkoj, sepse, Enver Hoxha ka qenë edhe njeri i vërtetë dhe është edhe ZOT !!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*