Epidemia e fruthit, ISHP: Mund të bëhet sëmundje serioze, vaksinoni fëmijët

August 24, 2018 11:26

Epidemia e fruthit, ISHP: Mund të bëhet sëmundje serioze, vaksinoni fëmijët

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) pjesë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar prindërit të vaksinojnë fëmijët nga epidemia e fruthit.

Përmes një postimi në Facebook, ISHP bën me dije se: “fruthi mund të bëhet sëmundje serioze dhe fëmijët mund të mbrohen nëpërmjet vaksinës Fruth- Rubeolë-Shyta sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit”.

Sipas ISHP një në dy persona me fruth vdesin nga sëmundja pavarësisht trajtimit të mirë.

Kujtojmë se rastet me epideminë e fruthit janë shtuar ndjeshëm në Evropë në krahasim me vitet e kaluara. Një ditë më parë ISHP bëri me dije se nuk a vend për panik në Shqipëri, pasi janë marrë masat e nevojshme.

ISHP thotë se gjatë këtij viti janë kryer mbi 77500 vaksinime dhe vaksinimi i personave dhe grupeve të riskut është kryer sipas një strategjie të caktuar.

o.j/dita

August 24, 2018 11:26
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*