Epidemiologia shqiptare flet për izolimin inteligjent që ka bërë Holanda

April 13, 2020 10:16

Epidemiologia shqiptare flet për izolimin inteligjent që ka bërë Holanda

Hollanda ka vendosur një izolim inteligjent dhe disa masa të cilat janë teje të forta. Si ka operuar specifikisht dhe çfarë është ky izolimi inteligjent, na i tregon Uarda Petriti, epidemiologe në Hollandë gjatë një lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Ora News.

“Në Hollandë, ndryshe nga vendet e tjera të Europës ka liri lëvizje, pra njerëzit janë të lirë të dalin nga shtëpia edhe pse këshillohet që të qëndrojnë sa më shumë brenda dhe të mos dalin për nevoja jo bazike.

Pjesa më e madhe e supermarketeve, lokaleve, ambjenteve argëtuese janë mbyllur deri në 28 prill, por këto masa do rishikohen sepse kabineti i qeveritar në Hollandë po përpiqet të krijojë një balancë mes përpjekjeve për parandalim të përhapjes së mëtejshme të koronavirusit dhe një përpjekje për të mos paralizuar jetën ekonomike dhe sociale.

Për shembull në disa rrugë të Hollandës kafenetë dhe restorantet janë të hapura që ofrojnë shërbime për t’i marrë me vete. Shkollat dhe Universitetet do vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në fillim të muajit maj dhe mësimi do vazhdojë të bëhët online”, shprehet mjekja.

O.J/DITA

April 13, 2020 10:16
Komento

2 Komente

  1. Gruda April 13, 10:57

    Uaaaa,izolim inteligjent!!!!!!!!
    E ku qenka inteligjenca ketu,kur e tere bota keshtu po vepron?
    Te na thoshte qe Holanda te kete bere testim inteligjent,qe nuk e kane bere te tjeret,po hajde de!
    Te tregonte ndonje mjekim inteligjent qe nuk e kane bere te tjeret e po hajde!
    Por te japesh denglat e zakoneshme si inteligjence, eshte turp i madh per ata qe e japin ,por me shume ata qe e japin si lajm!

    Reply to this comment
  2. Al April 13, 11:49

    Dhe ne ne Austri dalim o zoje, kudo pa kufizim….nga I gjejne kto inteligjente aman?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim