Epigrame

February 7, 2018 12:38

Epigrame

Pa titull…

I bardhë si bora të jesh,
i ndritur-i larë me flori,
prapë do të shajnë patjetër,
pa sharë nuk mbetet njeri!

Pa titull…

Dhe këmbët gjithnjë më kanë çuar,
ku ndizet flaka dhe zjarri,
nga lufta kam ikur i fundit,
në luftë kam shkuar i pari…

Pa titull…

E hodhën floririn-e tretën,
në llum e llagëmin e zi,
një shekull kaloi dhe e gjetën,
floriri kish mbetur flori.

Pa titull…

Mos lër mënjanë miqtë e vjetër,
që vlejnë sa bota e tërë,
se miqtë e rinj që do gjesh,
janë si kështjella në rërë…

Pa titull…

Mbi tërbimin e shtrëngatës,
mbi greminën pus të errët,
ndrin një yll në mes të natës,
kur janë shuar gjithë të tjerët!

Pa titull…

Eh dallëndyshet-dallëndyshet,
i kam nektar të poezisë,
ato gjithë jetën shtegtojnë,
veç në kërkim të dashurisë…

Pa titull…

U gdhendën fjalët në letër,
kështjella té larta qëndrojnë:
“Ca njerëz-një jetë e kanë tepër,
të tjerëve edhe dhjetë s’u mjaftojnë!”

Pa titull…

Të mira bëj në këtë jetë,
për to nevojë kanë të tërë,
po kur ta bësh hidhe në det,
ose ta shkruash në rërë.

Dhe asnjëherë-tek asnjeri,
mos e përmend të mirën tënde,
të mirën që të bëjnë ty,
në shkëmbin më të lartë gdhende!

Arben Duka

February 7, 2018 12:38
Komento

2 Komente

  1. Shahisti February 7, 15:39

    Keto qenkan te mira per t’u botuar ne abetaren e vitit qe vjen.

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor February 8, 12:09

    Po per zgjedhjet ne Federate,
    pse nuk vjersheron ore veshgjate?
    dil e mbaj zi per Fino barkledhin,
    qe ngjan si kerrici kur e tredhin,
    hajde Duke, te te urojme per adashin,
    apo je merzitur per Fino lamashin?
    Rama deshi dhe ne futboll Tepsi,
    se nuk i del gjithe Tepsia qeveri.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*