EPIGRAME

September 26, 2018 12:15

EPIGRAME

Pa titull…

Ndryshe nuk të bën,
as mjekra-as tulla,
nuk të bën të tillë,
as luku-as mulla.

Se kështu ka qenë,
sot e nga fillimi,
ndryshe nga të tjerët,
të bën veç mendimi.

Pa titull…

Dhimbjet e trupit dhe të shpirtit,
dy prova ku na vuri Perëndia,
kush janë më të forta s’mund ta thotë,
ai që s’i provoi që të dyja!…

Pa titull…

Ferri në të djathtë-parajsa majtas,
dhe Purgatori as peshk-as mish,
kështu do të jetë dhe jeta jote,
në qoftë se gjithmoné në mes do të rrish!.

Pa titull…
Ty nuk të kap laku-miku im,
ty nuk të kap laku-s’të zë gracka,
se nuk ecën kurrë me nxitim,
edhe nuk del kurrë nga guacka!.

Pa titull…

Vodhe thesare me flori,
ke bërë një punë kot së koti,
po vodhe kohën-miku im,
mund të të the se je i zoti!

Pa titull…

Njeriu nuk lind një vrasës,
këtë e pranon çdo gjyq,
thjesht kalon sensin e masës,
kur ndodhet në një udhëkryq!.

Kjo si për herë të parë,
dhe e dyta nuk vonon,
e kjo punë me kaq zarar,
më pas të bëhet të bëhet zakon!

Pa titull

-Dashuria është pusi më i errët,
porse edhe Ylli më i ndritur,
aty je njëlloj si gjithë të tjerët,
hyn e del krejt i pastërvitur!

Pa titull…

Kur zbatoi projektin Zoti i Tokës,
natyrisht që ishte i magjishëm,
fjala vjen-unë për milingonat,
kam një admirim të pakufishëm!

Ka një admirim të pakufishëm,
pér këtë gjithmonë do jem garant,
se atë që bëjnë milingonat,
s’e bën dot as dhe një gjigant!

Pa titull…

Pak kujdes ti po të kesh,
gjarpri dot s’të helmatis,
po dhe një Profet të jesh,
s’i shpëton dot pabesisë!

Pa titull…

More njeriu-shkretëtirë,
i hidhët si thartira,
ti s’thua dot një fjalë të mirë,
jo më të bësh të mira!

A.DUKA

September 26, 2018 12:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim