Epigrame për politikanë dhe sharlatanë

June 7, 2018 14:14

Epigrame për politikanë dhe sharlatanë

Lulëzim Bashës

Histori që shkrove,
zoti Kryetar,
nga humbja-në humbje,
po marshon krenar!

Sali Berishës

Nëse marrëzinë,
një ditë do studioni,
Sali Ramë Berisha,
do jetë etaloni!

Edi Ramës

Votat e Sovranit,
për ty kurrë s’u sosën,
Luli me Monikën,
nga kjo u marrosën!

Gramoz Ruçit

Ty një emër mali,
nuk të vunë më kot,
se si mal në këmbë,
të kemi dhe sot!

Monika Kryemadhit

Këtu-asnjëherë,
ti nuk do harrohesh,
si Zonja me Çizme,
gjithmonë do kujtohesh!

Albana Vokshit

Të gjithë të dinim,
një gocë Tirane,
po tamam-tamam,
je një telebane!

Petrit Vasilit

Ti një rol berberi,
po lot me Të Gjatin,
ndaj duhet të bësh,
kujdes me hallatin!

Strazimirit

Që t’i bësh tamam,
ato kërcënime,
ke ende nevojë,
për modifikime!

Agron Dukës

Ka dhe që të shajnë,
po të shajnë kot,
sepse qelibar,
ke mbetur dhe sot!

Palokës

Këtu-dhe më trimit,
keq i zien koka,
kur si derr i egër,
kërcënon Paloka!

Flamur Nokës

Se si ti Partia,
s’ka një tjetër djalë,
po nga shpellë e errët,
ende nuk ke dalë!

Nard Ndokës

Dhe ke mbetur ti,
një çudi vërtet,
gjithnjë pa parti,
gjithnjë deputet!

Luan Ramës

Të mori në qafë,
kjo kohë e pistë,
ishe partizan,
u bëre ballist!

Fatmir Xhafës

Nga ne je i vlerësuar,
burrë i ditur me talent,
sepse vetëm për Reformën,
meriton një monument!

Arben Duka

June 7, 2018 14:14
Komento

9 Komente

  1. Mark .U.K June 7, 14:39

    Arben Duka: Per ish shefin tuaj Xhafa ke te drejt.A te perdor edhe tash si spiun a ke zgjell vet rolin e servilit o poetaruc partiak.

    Reply to this comment
  2. raqi June 7, 18:54

    Z.Duka je fantastik
    Zoti te dhente shendet TY dhe FAMILJES,,,
    Je I pa arritshem
    Te lumte,,,,

    Reply to this comment
  3. info analitike June 7, 20:33

    Me kete epigrame qy bejtexhiu ka treguar se cfare niveli sharlatanizmi mund te arrije duke i sherbyer partise me shume devocion aq sa te mbille site e te mos shohe maskarenjte e partise se vet por vetem ata te partise kundershtare.

    Reply to this comment
  4. Alban June 8, 00:37

    Nje pyetje te nderuarit poetit me te madh popullor, Dukes :KY AGRON XHAFAJ, ME TE DREJTE OSE JO, U PERFHSI NE NJE VIDEO PERGJIM
    VETE AGRON XHAFA BERI KALKZIM NE PROKURORI.
    CESHTJA ISHTE NEN HETIM.
    SI KA MUNDESI QE MINISTRI I BRENDSHEM, FATMIR XHAFA, E DEGDISI AGRON XHAFEN NE ITALI, KUR CESHTJA E NGRITUR NE PROKURI NUK KISHTE FILLUAR AKOMA ?
    A NUK DO TE KISHTE QENE ME E DREJTE QE MINISTRI I BRENDESHEM TE MOS LEJONTE LARGIMIN E AGRON XHAFAJT TE LARGOHEJ PER NE BURGUN ITALIAN PA PERFUNDUAR CESHTJA PENALE E SAPOFILLUAR KETU NE SHQIPERI.
    KESHTU IU MBYLLEJ DHE GOJA TE TJEREVE QE THONE QE MINISTEI I BRENDESHEM PERKRAH KRIMIN ?

    Reply to this comment
  5. Cun i lagjes June 8, 08:12

    osht i modh Duka Beni
    s’ja perto c’do legeni

    Reply to this comment
  6. Mark .U.K June 8, 09:11

    Franci:Po ju c patet e ke te dashurin e mamas?Pse fyen more shker.hat.uti.

    Reply to this comment
  7. "BOHOTINA" June 8, 11:36

    Ca njerez e quajne bejtexhi. Flasin nga inati qe nuk u mburr shpellarin. Nuk dine gje per te se eshte nje nga liriket me te mire shqiptare…

    Reply to this comment
  8. intelektuali June 8, 13:24

    PO KU E KE EPIGRAMIN PER ENVER BYTHON O BEJTEXHI
    SI E HARROVE PEDERASTIN QE VRAU GJITH SHOKET E TIJ?
    SE PJELLAT E ENVERIT SI FATMIRKEQI ME GRAMOZIUN
    NUK MUND TE LEDHATOHEN PA EPIGRAMIN PER ENVERTHIUN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*