Epigrame të zgjedhura 

June 25, 2018 12:29

Epigrame të zgjedhura 

 

Pa titull…

Buzët janë enigmatike,

puthin fort kur dashurojnë,

po shpeshherë ato-moj mike,

porsi gjarpëri kafshojnë!.

 

Pa titull…

U plake-u thinje-u rrudhe,

më kot ti mendjen e vret,

do shkojnë të gjithë asaj udhe,

çdo moshë ka bukurinë e vet!.

 

Pa titull…

Kur shqiptari hipën në pushtet,

mund të shohësh skena fort komike,

veten të përjetshëm e mendon,

dhe e monton bythën në karrige!.

 

Po pushtetet bien pa pushim,

këputen pa frymë si gjeth’ i plepit,

vetëm bythët ke të tuat-miku im,s

e karrigia është gjithmonë e shtetit.

 

Pa titull…

S’e kishim menduar kurrë,

jo-mor-jo s’e kishim ditur,

se do kish ky vëndth i vogël,

kaq shumë të babëzitur!.

 

Pa titull…

Më thonë muzat e mia,

mos u lodh-o bir-më kot,

mos kërko nga njerëzia,

atë që Zoti s’ta jep dot! Vijon mbrapa

 

Pa titull…

Sado koha të vonohet,

patjetër do vijë një ditë,

çdo gënjeshtër do ndëshkohet,

çdo e vërtetë do dalë në dritë!.

 

Pa titull…

Kur u nda “E imja” dhe “E jotja”,

fillimisht njerëzit shpikën portat,

edhe kur hendeku u thellua,

shpikën çelësat edhe kasafortat.

 

Pa titull…

Edhe të vërtetës i vënë bisht,

po nga kjo hiç mos u mërzit,

ai bisht do bjeri-sigurisht,

se tek e vërteta bishti s’ngjit!..

 

Pa titull…

Zihej poeti me ustanë,

me sherr e ndezën gjithë natën,

po gjërat dot nuk i ndanë,

kush penën-kush darën-kush daltën!

A. DUKA

June 25, 2018 12:29
Komento

5 Komente

  1. Mark .U.K June 25, 14:35

    Hera e par qe po me pelqen.

    Reply to this comment
    • Mali June 25, 20:59

      O Mark sa i mjere je! Hyn ne radhen e te mjereve. Po ky burri ka 40 vjet qe shkruan dhe ka fituar edhe cmime. Shume kenge ne festivale kane marre çmime te para.

      Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 25, 16:19

    shkruj epigrame, beno shkruj!!
    dhe gërku po na “mbron” më shumë se ne veten!!
    ps:po të mbrojti gërku?!ti e di vetë se çdo të thotë beno!!
    njëlloj si të mbrosh qengjin duke i ruajtur mishin në firgorifer!!

    Reply to this comment
  3. anticensurë25642654 June 26, 06:48

    “Kur shqiptari hipën në pushtet,

    mund të shohësh skena fort komike,

    veten të përjetshëm e mendon,

    dhe e monton bythën në karrige!.”
    e ke të vjetër këtë beno!!por mesa duket nuk ja di kuptimin!!
    që ja di!?
    asqë e vë në dyshim,problem është përdorimi i saj!!
    e përdor për kundërshtarin dhe e harron për tëndin!!
    tëndin përpiqesh ta montosh,bile ta bësh një me karrigen!!
    problemi i shqiptarit,pra dhe problemi tënd, është mentaliteti i të qënit zot!!
    kjo rrjedh nga një fakt i thjeshtë!
    mungesa e diturisë!!
    kur shqiptari hipën në kalë!?që në atë moment i di të gjitha!!
    janë pjella jonë,e mentalitetit tonë,drejtuesit tanë!
    SUNDUESIT TANË!!
    ps:mos harro gërku dukë,mos e harro!!!

    Reply to this comment
  4. "BOHOTINA" June 26, 08:19

    Mark! Te jep pershtypjen e nje te pa lexuari. Beni jo vetem qe ka vite qe shkruan, por eshte liriku me i mire qe kemi aktualisht. Ai rri si maje e larte edhe midis lirikeve tane ne pergjithesi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*