Epilogu i Solomonit

October 20, 2019 00:17

Epilogu i Solomonit

Nga Jorgo Mandili

 

Edi, biri im

Tani unë Solomoni mbreti i Izraelit, i biri i Davidit, që kam mbretëruar me sukses, por edhe që jam rrënuar, largohem nga Shqipëria se “mbretër” të tjerë më kërkojnë. Ti Edi nuk ke nevojë, se je vetë i ditur dhe i mençur, madje me tepricë deri sa fjalimet e tua do zënë vend në Librin e Oratorisë Shqiptare! Unë sa munda  me modesti “sokratike”, u përpoqa të të zgjoja dhe të të këshilloja, bazuar në përvojën time se, si mund ti rijepje shpresë popullit tënd, të ndryshoje e të merrje në dorë frerët e qeverisjes reale që i ke lëshuar e nuk i mbledh dot më.

Por ti  mor bir nuk ndryshon dot sepse:

-të duket vetja më i mirë se të tjerët dhe se për këtë meriton më shumë;

-ke besimin e tepruar se vetëm ty të takojnë meritat për arritjet, dhe fajëson të tjerët për gabimet;

-i jep më shumë sa ç’duhet vend vetes për t’u bërë qendra e rëndesës në jetën e përditshme;

-të tjerët i vlerëson kur janë vetëm në një mendje me ty;

-një vendimmarrje apo një qëndrim tek ty paraprihet nga mendjemadhësia dhe arroganca;

– në takimet e bashkëqeverisjes apo qeverisjes flet shumë e dëgjon pak madje edhe ato me përtesë, sidomos kur janë nga pensionistë e veteranë, je shpërfillës ndaj atyre që të kanë prurë në pushtet;

– je i pandjeshëm ndaj ndjenjave të të tjerëve. Nga kjo dhe jo nga shtatlartësia, i shikon njerëzit nga lart-poshtë.

Këto simptoma të mendjemadhësisë të kombinuara me ato të lakmisë tregojnë se je në prag të rrëzimit, pasi fazën e rrënimit e ke ezauruar. Tani nuk të ngelet gjë tjetër veçse të matesh me ambicien tënde, oratorinë, që nga koha e oratorëve të mëdhenj, e deri në këtë kohë. Dhe me rilindjen urbane, aty ku nuk i ka dalë ende boja. Ti premtove të bëje shtet, kjo ishte edhe dëshira e popullit tënd. Zhgënjeve, por jo vetëm kaq. Je zhytur në mashtrime, demagogji dhe hipokrizi.

II

Ndërgjegjja ime nuk ma lejon të mos i them edhe dy fjalë klasës politike shqiptare që me aq lehtësi, shpejtësi dhe poshtërsi e ka krijuar pasurinë e vet marramendëse në kurriz të një populli të të urtë, të nënshtruar, të paditur e të pacivilizuar ..

Ish-leckamanë lakmitarë!

Dëgjoni dhe mbani vëth në vesh nga unë, Solomoni, mbreti i Izraelit, i biri i Davidit, që kam  mbretëruar me sukses. Nga gjithë bota vinin e merrnin këshilla nga unë, por edhe që u rrënova kur hoqa dorë nga parimet morale dhe më mbërtheu lakmia. Gjatë qëndrimit tim në Shqipëri vura re se të njëjtën sëmundje keni edhe ju. Por ju do ta pësoni më keq se unë. Se jeni mediokër, të paaftë e kryelartë.

Teksa pasuria ime shtohej, e njëjta gjë ndodhte edhe me arrogancën time. Hoqa dorë nga urtësia e mençuria si edhe nga vlerat që dikur i çmoja. Më pushtoi një lakmi që të provoja gjithçka të pëlqyeshme apo të papëlqyeshme nga hedoizmi deri tek hortikultura. Kur mbërrita në fund të jetës, arrita në përfundimin se kjo ndjesi ishte një lloj ushtrimi që unë e quajta kotësi, e cila të verbon shikimin nga shkëlqimi sipërfaqësor. Mirëpo kur i hap sytë ve re se është një metal pa vlerë. Ju pavarësisht se jeni në fundin tuaj të turpshëm nuk e kuptoni.

Nuk është e gabuar as e pamoralshme të synoni majat e suksesit. Bëhet e pamoralshme kur kjo dëshirë merr ngjyrën e errët vjedhjes dhe lakmisë siç ua ka errësuar sytë juve o të mjerë. Ju ka gllabëruar vlerat tuaja, nëse keni pasur, ju ka zhveshur nga kënaqësitë njerëzore, nëse e njihnit këtë ndjenjë, ju ka bërë grabitqarë dhe dhunues të të drejtave të të tjerëve, ju ka dhënë kënaqësi të sundoni me kusari dhe poshtërsi; nuk keni asnjë dhembshuri  për njerëzit dhe për vendin, ndaj nuk do keni kurrë paqe shpirtërore me veten. Më besoni se e kam kaluar vetë këtë gjendje.

Keni humbur tashmë çdo sens morali dhe ligjshmërie, skllevër të kënaqur të korrupsionit dhe abuzimeve, që kërkoni madhështinë tuaj në degradim dhe nderin në turp, duke i parë njerëzit nga lart poshtë. Keni bërë të gjithë faje të rënda me popullin tuaj gjatë këtij 30 vjeçari; nga faji në faj jeni bërë më të pacipë e më të paturp, madje edhe kaq hipokritë, saqë vazhdoni t’i bëni moral popullit, ju etalonët e imoralitetit universal.

Kur populli flet për ju e para gjë që i shkon ndërmend është poshtërsia juaj, prandaj do jeni të përçmuar dhe të mallkuar përjetë nga ata dhe nga Zoti. Mësojeni nga unë Solomoni,mbreti i Izraelit  i biri i Davidit se cikli juaj i sundimit 30 vjeçar  ka perënduar. Mos rezistoni para realitetit që keni krijuar nga lakmia juaj, ky armik dhelparak dhe kokëfortë, që edhe atëherë kur e kupton që je në prag shkatërrimi, i përgjigjet  thirrjes për largim me tundime të reja. Mos e bëni këtë gabim që bëra unë. Mësoni nga përvoja ime që isha shumë më i zgjuar e më i mençur se ju dhe u shkatërrova .

Nuk e shikoni varfërinë, dëshpërimin, shkrehjen, emigrimin, pengesat, ankesat, mllefin e një populli të tërë? Nuk keni çfarë ti jepni më këtij populli as në qeverisje, as në vlera, as në sjellje, as në mënyrën e jetesës. E vetmja gjë që mund t’i jepni, ktheni ato që u keni vjedhur. Ora ecën pa u ndalur dhe çdo ditë që kalon revolta popullore po ngjizet.

III

Popull shqiptar! Dy fjalë i kam edhe për ty.

E shikoni fare e qartë se klasës suaj politike nuk i intereson që ju të mësoni disa të vërteta të dukshme tashmë. Me varfërinë dhe padijen tuaj ata po jetojnë si sulltanë. Sapo fillojnë të nuhatin sado pak zgjimin tuaj nga “ëndrra demokratike” , sulen si korba me gjithë arsenalin e propagandës për t’u futur në mendjet tuaja e për t’ju verbuar sytë me gënjeshtra.

Sepse e dinë mirë se përbrenda shpirtit tuaj, atje në thellësitë e tij prehet e varrosur e vërteta, e mbuluar nga një shtresë e trashë “ndryshku”, që e kanë mbuluar dëshirat, interesat, frika, militantizmi.

Ata duan ta forcojnë “mbretërinë” e tyre në pellgun e injorancës, mjerimit dhe lotëve tuaj me moton: “Sa më i verbër të jetë i përvuajturi aq më drejt ecën në rrugë”. Jeta juaj thuret e plekset në rrjeta, për t’ju lënë të paditur, me një arsim gjysmak e të çorientuar nga parashkollori në universitet. Sepse e dinë që kur dituria hyn në zemër, njohja bëhet e këndshme për shpirtin tuaj, të menduarit do të kujdeset për ju dhe gjykimi do t’ju mbrojë nga mashtrimet, poshtërsitë e gënjeshtrat.

Duan tju mësojnë se “interesi i të fortit” është edhe i juaji, sepse ju intereson më mirë të jeni të lidhur me këta zinxhirë se të lirë. Zgjohuni. Mos u besoni “prestigjiatorëve” të “demokracisë”! Nxirreni “ndryshkun” nga shpirti, kuptoni çfarë fuqie keni brenda vetes, përdoreni për ndryshim. Ndryshoni veten  për të ardhmen e fëmijëve tuaj! Ndryshoni veten për të jetuar si njerëz të lirë! Është sjellje prej mburraveci të englediseni kafeneve, tavernave, të deheni, të këndoni, e pastaj të ankoheni, të shani, të grini sallatë. Të veprosh! Të krijosh! Për këtë kemi ardhur në këtë botë!

Njerëzit që kanë ecur përpara në këtë botë janë ata që ngrihen dhe i ndryshojnë rrethanat që nuk duan dhe krijojnë rrethanat që duan. Një rrugë ka: Revoltë jashtë partive, jashtë politikës. Me një kauzë fillestare: Përfaqësimi direkt, heqja e listave të mbyllura, deputetët të zgjidhen nga populli. Revoltë për ndryshimin e marrëveshjes së vitit 2008, t’i detyroni kusarët t’ju kthejnë së pari votën e lirë!

Sinqerisht,

Solomoni, mbret i Izraelit, i biri i Davidit,16 tetor, 2019

 

October 20, 2019 00:17
Komento

16 Komente

  1. Kris October 20, 02:36

    O Mandill o Kandill biri ime dhe babai i Edit! Mjaft me shqiptaret jane te gjithe medioker dhe te dhjere! Te miret e lane Shqiperine ! Kane ngelur plehrat!

    Reply to this comment
  2. emigranti October 20, 02:47

    Bukur e ke qendisur Z. Mandili!

    Reply to this comment
  3. Buda October 20, 05:03

    Me pelqeu Mandil! Bravo!

    Reply to this comment
  4. Populli October 20, 08:48

    O Mbreti Jorgo, o madheri Solomoni jon
    sa mire me ne fund nje gje po e kupton,
    se ato letrat e tua per ket gjendjen kritike,
    ai Rama “yt bir” i ka perdor per higjenike,
    me mire vone se kurre te erdhen mend ty,
    qe ke harxhu koh kot me ate Rame trylyly,
    por ne fund gabon kur popullit i drejtohesh,
    per revolte jasht partive atij i pergjerohesh,
    revolte jashte partive, jashte sistemit o trap,
    nuk te le Europa, se na con tek Enveri prap.
    Revolta e vetme qe duhet ne Shqiperine sot,
    eshte per te qeruar ate llumin, Ramen idiot,
    nuk do hedhim ne pleh gjithe politiken mbar,
    se te ka deshtu plotesisht ai Ed Rama zagar

    Reply to this comment
  5. Nena e salomonit October 20, 09:34

    C’a presish morr djal nga veteranet qe vrane e mbyten vellezerit te tyre pos qe te votojne nje horr ma horr se ta!

    Reply to this comment
  6. E èma e Zeqos October 20, 11:11

    Mos iu ndaj Edit,Salomon.

    Vazhdoni gallatèn ju tè dy. Njèri bèn sikur drejton, tjetri sikur kritikon.
    Ato kèshillat pèr popullin qè revoltohet jashtè sistemit tè partive, nuk i ke seriozisht apo jo?
    Ky popull “i urtè dhe punètor” siç e pèrshkruan zotrote o Salomon, nuk e di nèse ka jetuar ndonjèherè nè kèto troje. Ajo qè di me siguri, èshtè fakti qè ky popull èshtè po aq hajdut dhe halldup siç ka “ajkèn” e politikanève.
    Nuk vjen shpètimi shqiptar nga revolta e njè populli tè tillè. Nuk vjen shpètimi nga mjaullimat e atyre qè jetojnè nè “vilat” e tokave tè xanuna. Ky èshtè POPULLI qè i drejtohesh. I ke tè gjithè me 3 diplloma master,,vetèm se me shqipen dhe drejtshkrimin gramatikor, kanè ca si pengesa. Mè kupton Salo?
    Ndaj, si gjithmonè, le tè shpresojmè qè amerikanèt tè na duan ne, mè shumè seç duam ne vetveten. Tè na formojnè atè SPAK, tu heqin nga duart kètyre politikanève tanè, çdo mundèsi ndikimi mbi drejtèsinè.
    Tè tjerat, vijnè vetè pastaj, SALO.

    Reply to this comment
    • Lesh lesh October 20, 11:47

      O ti profesor
      Cfare te bejme sipas teje meqe populli eshte i tille?
      Te marim malet?
      Shkrimet e Mandilit dhe gjithe te tjereve qe kritikojne ndikojne ne vetedijesimin, shtimin e numrit te atyre te ndricuarve si ty.
      Keq me kritiku, keq mos me kritiku thua ti?

      Reply to this comment
  7. Joni October 20, 11:42

    Te kthejme sa me pare berishen

    Reply to this comment
  8. Tahiri (jo ministri i suksesshem) October 20, 12:03

    Zgjidhja eshte e thjeshte fare – Askush mos kete mandat te dyte qeverises!
    PS ne mandatin e dyte 2001-2005 u degjeneru. Berisha ne mandatin e dyte me LSI u zderlaq. Sa per Ramen, ky uli breket dhe u qelb qe ne mandatin e pare…

    Reply to this comment
  9. Shqiperi te qofsha fal October 20, 14:38

    Shkrim brilan.
    Kemi rene aq poshte saqe nuk e di nese gjendet ndonje force te na nxjerr nga humnera ku kemi rene.
    Eshte koha per t’u zgjuar o sot o kurr!

    Nese do me pyesnin do te thoja te nxirren jashte ligji te gjitha partite politike me akuzen;vjedhje; per shkaterrim te Shqiperise, per vrasjen e enderres se shqiptareve per te jetuar te lire e dinjitoz ne vendin e tyre, per vrasje, vjedhje,korrupsion, per drogen,per shitjen e detit, per vjedhjen e pasurive kombtare,per shkaterrimin e natyres me tece etj,per pasurimin e tyre ne menyren me monstruoze, per mos kujdesin per te varferit, per gjendjen e spitaleve etje etj etj
    Kjo klase politike e ka plagosur rende shoqerine shqiptare ku.vlerat merren per antivlera…

    Nje kabinet avokatesh shume te pergatitur e te pavarur te ndihmuar nga dedektiv prive munden me i nxjerr jashte loje, me ju dridhe kembet vetem kur ta degjojne emrin para e pushtet.

    Reply to this comment
    • ganiu October 20, 16:24

      Nuk ka forcë që të nxjerr nga humnera nëse ti nuk do.
      Ti e vazhdo e ëndërro “heronj” që të çlirojnë.

      Reply to this comment
  10. Gzim Kulufi October 20, 16:25

    Solomon, ato qe desha te te thoja, ti paskan thene te tjeret ketu me lart. E kam fjalen per populin-pupulushin, qe vec ku te zgrapshi e ka mendjen! Ndaj, leri keshillat, se iku koha e keshillave! Te gjithe mendojne vetem per vete. Ndaj eja e hyp ne varken tone, te mbytemi me dinjitet, si tek ai filmi italian, se vetem kjo na ka mbetur!

    Reply to this comment
  11. Shqiperi të qofsha fal October 20, 18:52

    Jeni pozitive, fuqia e pupullit eshte e madhe, eshte me e madhe se nje se vet tsunami,termet apo vullkan . Po nje here
    duhet tjua shpjegojme militanteve se duke mbeshtetur kete klase politike po varrosen per se gjalli ata vet e po na terheqin dhe ne

    Per Ganiun : geronjte nuk egzistojne thjeshte ndidodhen ne vendin dhe kohen e duhur e pasi i ha plumbi behen heronje..
    Keshtu qe personalisht nuk pres heronje po pres ndergjegjesim te popullit dhe veprim
    Jo lufte as shkaterrim po ne menyre paqesore e ndonje here me jua treguar forcen qe nuk eshte populli ne sherbim te tyre po ata ne sherbim te popullit.

    Reply to this comment
  12. Selmoni Nones October 21, 15:15

    BAJAT NGA KOKA TE KEMBET

    Moralizime dhe keshilla nga Maja e Olimpit duke qene nen nivelin e rrezes se saj!
    – Para trimat e Ballit!
    E vet mbas bishtit te kalit…
    Nuk ka me qofte te daja Ta thote acik ai ustaja.
    Solomon o Solomon
    me je bere krejt si Selmon…
    Si Selmon e si Salmón!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim