EPITETET / Nard Ndoka sulmon Berishën dhe Bashën, vlerëson Ruçin dhe Ramën

July 28, 2017 18:33

EPITETET / Nard Ndoka sulmon Berishën dhe Bashën, vlerëson Ruçin dhe Ramën

Aleati i Bashës, Nard Ndoka që fitoi një mandat deputeti duke u futur në listat e Partisë Demokratike ka bërë sot një status të gjatë ku përshkruan marrëdhënien që kanë politikanët shqiptarë me “fjalën” e dhënë, “besën” apo “marrëveshjen”.

Postimi i plotë:

Institucioni i fjalës!

Fjala, marrëveshja, “besa” dhe precedenti, janë problemi me i madh per politikanët shqiptarë dhe një kosto e hendek i madh per besushmerinë tek qytetarët!

Politikanet tanë kanë probleme me fjalën, e thonë dhe nuk e mbajnë atë, kanë probleme me marrëveshjen e nënshkruajnë dhe e shkelin atë, kanë probleme me “besën”, e japin dhe e thyejnë atë!

Precedenti është modeli që merret si referim, tek politika shqiptare mungon si fenomen!

Si veprohet kur cenohet, fjala, marrëveshja e besa? Precedenti vendoset ne rastet kur nuk ka rregulla, apo mundesi kontrolli.

Ne Angli, ‘precedenti’ është kushtetute, ligj, garanci dhe besim. Precedenti vendoset një here dhe respektohet në vazhdimesi, vendoset me kosto, ndonjehere edhe me jete!

Ne Shqiperi, nuk ka precedent, nuk ka siguri, nuk ka kontroll, nuk ka besim dhe ka pak apo aspak burra shteti!
Politika shqiptare në pluralizëm është dominuar nga 7-8 persona, që kanë vendosur per të gjithë ne!

🔻Fatos Nano, probleme me fjalën, respekt per marrëveshjen, nuk e njeh institucionin e besës!

🔹Sali Berisha, njeri i fjalës, i marrëveshjes dhe besnik i kauzes! Agresiv per vendosjen e precedentit!

🔻Edi Rama, demagog i fjalës, lozonjar i marrëveshjes, ateist i beses!

🔸Lulzim Basha, e ngrin dhe e shkrin fjalën, nuk e njeh marrëveshjen!

➖Rexhep Meidani, fjalë pak!

🔹Alfred Moisiu, burrë!

➖Bamir Topi, flet duke heshtur!

Politikane të ‘dorës së dytë’ kam njohur shumë;
Mund të rreshtoj disa prej tyre, që janë cilesuar tashme si personazhe qe vlerësojne fjalën, respektojne marrëveshjen e kane Zot, besën:
✅Dashamir Shehi

✅Agron Duka

✅Ndre Legisi

✅Gramoz Ruçi

✅Vangjel Dule

✅Fatmir Xhafa

✅Sokol Axhemi

✅Pllumb Xhufi

✅Nikollaq Neranxi

🔝Disa nga keto politikanë janë penalizuar në vazhdimesinë e tyre politike, pikerisht prej mosrespektimit të fjalës e marrëveshjes nga partneret e tyre politikë nder vite!

Per deputetët në pergjithesi, fjala e tyre është fjala e kryetarit, marrëveshja është vendimi i partisë, besa është e njëanshme!

Precedenti mungon!

July 28, 2017 18:33
Komento

6 Komente

  1. taku July 28, 18:53

    Brigadjeri e beri informacionin politik me koperativistet e marte ora 8
    po kur te mbajne ne politik ty
    mire bene qe ju can b….n tani

    Reply to this comment
  2. l July 28, 19:03

    JA NJE ARGUMENT EDHE ME SHUME PER TE BESUAR QE KY VEND NUK BEHET!KUR JEP EDHE VLERESIME NJE FARE NARD NDOKA QE KA ZEVENDESUAR BEJTEXHIUN E VITEVE 90 NAMIK HOTI,NDJEJ KEQARDHJE PER VENDIN TIM KU ESHTE KATANDISUR NGA KJO KLASE BAJGE PROSTITUCIONI POLITIK KU TIPA SI NDOKA PROSTITUOJNE PA E VETKUPTUAR!FATKEQESI.

    Reply to this comment
  3. specialisti July 28, 19:15

    Je me i mencur se sa dukesh Nardi. Me bese te te tjereve (Sales), e me dredhi, i ke marre te gjitha mandatet e deputetit.
    Nuk e dija se kishe kaq kapacitet sa shkruaje keshtu. Duhet te ti kene shkruar te tjeret e ti kane dhene gati. Gjithsesi edhe 4 vjet do e kullosesh , sa te njeri, tek tjetri. Sipas interesit tend. Tung shoku Nardi.

    Reply to this comment
  4. Nard Ndoka ne konkurim me Lek Plepin July 28, 19:28

    O Nard koqja sa here te kam bere verejtje dhe te kam thene mos fol se je kokrra e budalles……
    He cfare te bejme tani me ty ore idiot qe je njeri i marreveshjes qe nuk merr vesh, per bese hapesh bythesh dhe shkon preh me preh djathtas e majtas.
    Mjaft o Nard bolja, se ja ke kalu edhe Lek Plepit per fansa qe te ndjekin ne facebook, toc.

    Reply to this comment
  5. Z/K July 28, 20:05

    Cfare po i shtin vetit zor more Nard Ndoka me keto filozofi “moderne” qe i ke krijuar ne fidanishten arkaike te feudalizmes.

    Reply to this comment
  6. kodra pas bregut July 29, 00:17

    Sidoqofte ,ne se ato qe ka shkruar JANE MENDIME te TIJAT ,kjo tregon se NARDI nuk eshte ashtu sic na e paraqesin :
    Si nje LEI FEN .por ketu duket si nje Lee Se Nien .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*