Epoka skënderbejane dhe kombi shqiptar

March 22, 2018 13:38

Epoka skënderbejane dhe kombi shqiptar

Nga Bashkim Qeli*

Studimet dhe hulumtimet shkencore për Epokën e Skënderbeut, në arkiva e biblioteka shtetërore e private, muze e koleksione të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit japin rezultate të reja në fusha të ndryshme të historiografisë. Jo vetëm në fushën ushtarake për mbrojtjen e lirisë e pavarësisë së vendit, për mbrojtjen e krishterimit dhe qytetërimit evropian nga  vërshimi Osman, por edhe në fusha të tjera si artë, letërsi, në muzikë dhe pikturë.

Skënderbeu, me ushtrinë e  popullin shqiptar, me personalitetin e Tij ka vulosur jo vetëm kulturën dhe historiografinë e kohës së tij, por edhe atë të periudhave pasardhëse, gjë që vërehet në larminë dhe pasurinë e pa zbuluara akoma të dokumenteve, dorëshkrimeve  dhe veprave të shkruara për figurën e tij anembanë Evropës dhe më gjerë.

Jeta dhe vepra e Skënderbeut është përdorur kryesisht si shembull frymëzimi për shumë popuj të tjerë, të cilët të ndodhur në robëri, qoftë nën sundimin turk apo edhe nën sundime të tjera, luftuan gjatë shekujve për liri dhe çlirim kombëtar. Duke pasur gjithmonë një mision të tillë, figura e tij është bërë simboli i Lirisë për popujt e shtypur . Si rezultat, miti i krijuar për Skënderbeun në disa raste të duket sikur figura e tij ekziston diku midis ëndrrës për liri, imagjinatës së popujve  dhe realitetit. Nga një këndvështrim i tillë, në dokumentet më të hershme të zbuluar që janë më afër realitetit kohor, kanë një vlerë tepër të rëndësishme dhe të veçantë për historiografinë tonë sepse ato na sjellin më afër të vërtetën, duke na larguar nga shtrembërimet dhe idealizmat e tepruara që në raste të caktuara shkojnë në ekstreme të tejskajshme. Në disa raste përpjekjet e historianëve për çmitizimin e figurës së Skënderbeut kanë bërë që ajo të kalojë nga një skaj në tjetrin duke mos i qëndruar kohës dhe të vërtetës shkencore – historike. Në këtë rast vlen të përmendet thënia lapidare e F.S.Nolit: “Çdo heroi në histori i është dashur të kalojë përmes tri fazave: të glorifikimit, të asgjësimit dhe të rivlerësimit.”

Kjo ka ndodhur edhe me heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Periudha e luftrave popullit shqiptar për mbrojtjene lirisë dhe pavarësisë gjatë shek. 15-të e cila me të drejtë është quajtur “Epoka e Gjergj Kastriot Skënderbeut” që  përfaqëson në vetvete një etapë shumë të rëndësishme në historinë e kombit tonë. Nuk ka dyshim se një periudhë e tillë si ajo e shekullit 15 –të,  me ndeshje vigane që e karakterizojnë, kërkonte figura të mëdha që t’u bënte ballë atyre situatave të jashtëzakonshme, ndeshjeve midis popujve nga njëra anë që kërkonin të mbronin e të ruanin lirinë e pavarësinë e vendit dhe agresorëve  që kërkonin të robëronin e të gllabëronin lirin e popujve  nga ana tjetër.

Duke e përkujtuar sot, në 615 vjetorin e lindjes, 575  vjetorin e kthimit në atdhe dhe 550 vjetorin e vdekjes, të Heroin tonë Kombëtar Gjergj Kastriotin Skënderbeun, ne përkujtojmë jo vetëm një Kryetar shteti, Komandant, strateg e luftëtar të madh, por një Epokë të tërë që mbanë emrin e tij, një nga epokat më vendimtare  të historisë së kombit tonë, në të cilën populli ynë luftoi për 25 vjet më rradhë kundër superfuqisë së kohës, për të mbrojtur tokën, lirin dhe pavarësinë e vet.

Në këto kushte popuj sado të vegjël duhej të zhvillonin aftësi dhe forca të veçanta, të derdhnin të gjitha energjitë e tyre intelektuale, materiale dhe morale për të mbrojtur ç’ka kishin më të shtrenjtë, lirinë e pavarësinë e identitetin e tyre kulturor në shekullin e 15. Madhështinë e figurës së Skënderbeut , nuk munguan ta admironin dhe ta vlerësonin  lartë bashkëkohësit dhe një varg personalitetesh të shquar të Evropës e të botës që kanë arritur deri më ditët tona. Për këtë dëshmon më së miri vargu i jashtëzakonshëm i veprave të hartuara nga historiografë, teoricienë ushtarakë, shkrimtarë dhe artistë.

Një literaturë e tërë e përkthyer në shumë gjuhë të botës, nuk i mohoi heroit shqiptar cilësimet më përkëdhelëse dhe admirimin e shumë adhuruesve në mbarë botën. Ky vlerësim duket qartë në Rimurat e Hanns Bajnnerson të shkruara në shek. 19-të në Islandë ku shkruan:-“ Dhuntia ime poetike është e varfër dhe pa fuqi kur vjen rasa t’i këndoj një burri të tillë, që në fushën e mejdanit e mbajnë më të mirin ndër të gjithë kombet.”

Një vlerësim i drejt i kësaj figure kërkon që të studiohet në një varg planesh jo vetëm në fushën ushtarake, jo vetëm në sferën shqiptare, por edhe atë evropiane. Një figurë e tillë kërkon që të vlerësohet në aspektin politik shtetëror shqiptar e ndërkombëtar të lidhura me tendencat  objektive të zhvillimit të kohës në planin e përgjithshëm, në lidhje me aspiratat jo vetëm të klasave sunduese e të interesave të tyre politike, por në radhë të parë me aspiratat veprues në gjirin e masave popullore të vendit.

Vetëm duke u nisur nga drejtimi në të cilën shkonin këto tendenca, mund të dalë në pah veprimtaria e Heroit, e kësaj figure,  cila si çdo figurë e madhe historike, do të luante një rol të madh për Kombin tonë dhe epokën e tij. Edhe sot, pavarësisht nga koha që kalon me shpejtësi, figura e Heroit tonë Kombëtar, vazhdon të jetë ende e gjallë mes shqiptarëve dhe kontributet studimore e shkencore për ndriçimin e figurës së tij, po njohin një rritje të interesit vitet e fundit. Kjo siç duket është e lidhur me momentet historike që po kalon çështja shqiptare. Mendoj se figura e Skënderbeut, do të gjejë  portretizimin real vetëm pasi të jenë hapur dyert e të gjitha kancelarive për nxjerrjen e dokumenteve historike të asaj periudhe, të shek. XV.

I parë në këtë prizëm, në të cilin rolin kryesor e luajnë jo faktorë personal por objektiv tendenca e zhvillimit ekonomiko – shoqërore politik, luftërat që bënin shqiptarët nën udhëheqjen e Skënderbeut, kundër pushtimeve të turqve osmanllinj, nuk qenë një fenomen rastësie ose shprehje e dhuntie personale të njerit apo të tjetër udhëheqësi feudal të tipit të zakonshëm.

Shekulli i 15-të, epoka e Heroit tonë, nuk qe thjesht një periudhë ngjarjesh ushtarake sado të mëdha, ajo ishte  një periudhë fillimi i një kthese epokale, kalimi nga copëzimi feudal e anarkia që e shoqëroi këtë sistem, drejt përpjekjeve për krijimin e pushteti politik që t’u përgjigjej më mirë nevojave të reja ekonomike dhe shoqërore të vendit. Krijimi i shteteve feudale me popullsi unitare nga pikëpamja gjuhësore e kulturore.

Vërshimi osman nuk ishte një faktor lokal që prekte njërin ose tjetrin sundues feudal në disa treva shqiptare ose ballkanike. Zhvillimi i qyteteve kishte çuar, që në shekullin e 14 fuqizimin e pushtetit ekonomik e politik të klasës sunduese feudale vendase, kishte rritur rolin e tyre politik si në planin lokal e rajonal.

Pasqyrimi i kësaj situate  të re ishte fuqizimi i shteteve të pavarura shqiptare në veri dhe në jug të vendit. Ato ishin  tashmë në gjendje të hidhnin poshtë sundimin e shteteve shumëkombëshe të huaja dhe të fitonin pavarësinë e tyre kundrejt bizantinëve, serbëve, anzhuinëve dhe të ndërmerrnin luftë për mbrojtjen e këtyre zotërimeve. Në këtë mënyrë ata realizonin, edhe pse në mënyrë të  kufizuar, bashkimin politik të një vargu krahinash veriore dhe jugore shqiptare. Përpjekja e parë u bë nga Balshajt në fund të shekullit 14-të .

Këto tendenca nuk i ndërprenë ndonëse i ngadalësuan, si presion i venedikasve dhe sulmet e para të osmanëve , këtë e tregojnë përpjekjet e para për të formuar një front të vetëm të sundimtarëve shqiptarë së pari kundër venedikasve dhe më vonë kundër osmanëve, kur filloi të bëhej realitet pushtimi i tyre. Përfaqësuesit më konsekuent të kësaj vije midis sundimtarëve u bënë Kastriotët, midis tyre flamurin e morri Skënderbeu.

Nën drejtimin e tij, Kuvendi i Lezhës u bë bërthama e parë efektive për njësimin politik  e ushtarak të forcave të popullit shqiptar kundër pushtimit osman. Kjo nuk ishte një dukuri e rastit . Më shpejt e më qartë se të gjithë bashkëkohësit, Skënderbeu e kuptoi dhe realizoi si një fakt të madh, – pushtimin e huaj, kërcënimin e ardhur nga jashtë ai e shndërroi në një faktor përshpejtues për njësimin e bashkimin e principatave e resurseve  të tyre në funksion të mbrojtjes së lirisë e pavarësisë së fituar. Një fenomen i ngjashëm  u zhvillua në kushtet të përafërta edhe në vendet fqinjë si në Serbi, Bosnje e More, ndonëse në këto vende, nuk mundi të sillte ato rrjedhime efektive që u shfaqën në Shqipëri nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Ishin rrethanat e mësipërme të cilat bënë që shqiptarët të humbin të fundit pavarësinë e vet, ndonëse shtetet e tjera ishin më të mëdha e më të pasura në mundësi e mjete. E vetmja rrugë zgjidhje si ajo, që gjeti e zbatoi Skënderbeu, e vuri atë në kushte të favorshme që t’i bënte ballë rrezikut të vërshimit Osman i cili kishte marrë përmasa evropiane. Lufta e pabarabartë që bënte populli shqiptar, nuk ishte vetëm një luftë për  mbrojtjen nga pushtuesi turk të krahinave të veçanta por edhe për  ruajtjen e bashkimit të forcave politike, ekonomike dhe ushtarake të kombit tonë. Ishte kjo luftë që farkëtoi atë ndjenjë të bashkimit politik, etnik e kulturor, që u ruajt edhe pas pushtimit të vendit si fitore e rëndësishme e saj.

Lufta heroike, afro një shekull, e shqiptarëve kundër vërshimit osman hyri në kuadrin e përgjithshëm të historisë evropiane në dy drejtime ,së pari ajo u mbylli këtyre vërshimeve rrugët drejt viseve të brendshme malore të Ballkanit Perëndimor dhe së dyti, rrugët drejt  brigjeve Perëndimore të gadishullit që ishte një nga pikësynimet kryesore të startegjisë osmane për të shtrirë invazionin në gadishullin Apenin.

Shqipëria me ushtrinë e saj u bë një mur i pakapërcyeshëm duke gozhduar forca kolosale osmane në këtë trevë  me rëndësi strategjike dhe duke i konsumuar në mënyrë graduale. Në Shqipëri iu mbyll rruga më e shkurtër Sulltanëve të Turqisë drejt perëndimit dhe për në veri, drejt Malit të Zi, Bosnjes  dhe Dalmacisë.

Në këtë kuptim lufta e popullit shqiptar kalonte në një nivel të ri, më të lartë se luftërat  zakonshme feudale të zhvilluar shekuj më parë . Për më tepër kjo luftë merrte një kuptim të veçantë si ngjarje  që ndikonte në plan ndërkombëtarë. Bëhet fjalë për një ndërlidhje dhe kushtëzim reciprok i faktorëve të brendshëm me faktorët e jashtëm që e karakterizonte këtë periudhë, kur faktori shqiptar ndërhyn si faktor aktiv me rëndësi vendimtare. Vërshimi Osman në Ballkan dhe në Shqipëri, ishte një ngjarje historike me rëndësi ndërkombëtare, këtë e kuptuan më mirë mendjet më të mprehta e të qarta të kohës , midis bashkëkohësve. Ishte e qartë për ata se sulltanët osman luftonin në Shqipëri, jo vetëm për të nënshtruar popullin shqiptar, por edhe për të mposhtur qëndresën e tyre heroike të këtyre“rebelëve” siç i cilësonin kronistët turq, por për të siguruar në Shqipëri atë kryeurë qo do t’u lejonte turqve kalimin drejt perëndimit pa probleme e shqetësime.

Më 1478 pasi pushoi së rezistuar edhe kalaja, e fundit shqiptare ajo, e Shkodrës. Sulltanët menduan të vënë në jetë planin e tyre të vjetër, sulmin drejt perëndimit, për të pushtuar Italinë Jugore, por për shkak të qëndresës shqiptare, me një vones prej 50 vjetësh, tashmë në kushte të reja politike dhe të pafavorshme për ushtrinë turke, të konsumuar përball qëndresës së pathyeshme shqiptare.

Me mprehtësinë e gjykimit  të burrit të shtetit dhe të strategut të madh, Skënderbeu diti të gjejë e të krijojë për këtë qëllim forma e metoda të reja organizatave që u përgjigjeshin më mirë detyrave të mëdha që shtronte koha, momenti historik dhe e ardhmja. Edhe pse niseshin  nga kushte të veçanta të Shqipërisë të shekullit 15 –të, këto koncepte dhe veprimtaria e Heroit shqiptar që lidhej me to, marrin rëndësinë e tyre edhe për shekujt pasardhës dhe për vendet e tjera.  Kjo  shpjegon, përse figura e Skënderbeut, ushtroi një jehon kaq të gjerë e të thellë mbarëbotërore.

*Studiues

March 22, 2018 13:38
Komento

3 Komente

  1. demo March 22, 18:20

    me vjen keq,pak piper nuk i ben keq.boll me lloqe historiko-politiko-shoqerore,per Skenderbeun.botoje komentin!

    Reply to this comment
  2. Dh Xhoga (Guri Naimit) D. March 22, 20:31

    Ne Toronto te Kanadase; mbrijne VEPRAT e reja te Gjergj Kastriotit -SKENDERBE-Heroit tone Kombetar.
    *
    Nga Anglia zonja Patricia Mugee,sjell 37 vepra te reja te botuara per Heroin tone Kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbe.ne 550 vjetorin e perkujtimit te tij.
    Ne aktivitetin ne Toronto,organisuar Shoqate “Shqiptaro Kanadeze”ku mori pjese vete Ambasadori yne ne Kanada, zoti Engjell Muca, me autoritete te vendit sa kryesia e shoqatave shqiptare Aty.
    Pos ekspozimit te tyre ,dhe fjalimet e rastit,ne shenje falenderimi “Pasuesit veterane” ne Toronto i dhuruan asaj nje flamur Kombetar ne shenje falenderimi, Ajo, shprehur ne shqip:-“FALEMINDERIT !.
    Mallkuar qofshin ate qe hedhin balte mbi Gjergj Kastriotin Skenderbe dhe vepren e tij te pavdekeshme atdhetare dhe me gjere.
    **
    Ate hero e kane vleresuar maksimalisht nje sere personalitetesh te degjuara boterore.
    Perpara se te ndelemin ne permendien e ketyre vleresimeve, po ndalemi e freskojme disa te dhena biografike,qe hedhin poshte cdo fyerie dhe nxierin te verteten.per kete figure te shquar te kombit tone.
    **Gjergj Kastrioti Skenderbe ,lindi ne Diber me 6 maj 1405 dhe jetoi 62 vjet e 6 muaj deri me 17 Janar 1468
    Ishte djali me i vogel i Gjon Kastriotit,mare peng pushtuesit Turq.
    .Pas peripecive nga pushtuesit Osmane Ai kthehet ne atdhe ku, per 25 vjet mbajti larg Shqiperise dhe vendeve te Europes,nderhyrien e forcave OSMANE,dhe u be keshtu,nje figure e permasave boterore i vleresuar nga shume personalitete boterore.
    Per Skenderbeun jane shkruajtur rreth 600 vepra ne gjuhe te ndryshme te botes dhe jane ngritur shume vepra arti si,permendore, ne shume vende:Nga Tirana,Prishtina, Zyrih,Paris,Rome,Londer,Spanje e deri ne Cikago, Buenos-aires, Njyjork. Kanada e gjetke.
    .Kohet e fundit ne kuadrin e vitit perkujtimor te 550 vjetorit TIJ ndare nga jeta, po organizohen ne qytete te ndryshme te botes aktivitete te posacme;nis ne Micigan nga shqiptaret e Kosoves pasuar,Arbereshet e Italise.dhe diaspora shqiptare, ne shume vende.,bere jehone kesaj figure heroike.ne kete vit JUBILAR.
    Po le ti hedhim nje sy,perpjekieve bere ne vite e shekuj, per evidentimin e kesaj figure te shquqr:
    Perpjekien epare per nje permendore e ka bere Murat Toptani,por ai nuk harriti ta perfundonte.E realizoi,ani se me permasa te vogla,(tavoline)Thimi HONDRO :me Skenderbeu ne kale,qe do ju paraprinte permendoreve te tjera.
    Pemerndoria e plote qe eshte vendosur ne Tirane dhe shkelqen si drita diellit e realizoi SKLUPTORI POPULLIT Odhise PASKALI.Ajo figure eshte objekt modei ie krijuesve te artit tone sa tej tij.
    **Po si arriten keto vleresime: Nis nga i ati, Gjon Kostrioti,qw ishte ne lufte me Perandorine Osmane.Ku e kish vene ne pozita e veshtira pushtuesin sa sulltan Murati e ndeshkoi,sa i mori peng djali e tij Gjergjin Ate e moren dhe e vendosen ne Edrene te Turqise,pas edukimit ushtarak e inkuadruar ne forcat ushtarake Osmane’qe luftonin ne Azine e Vogel. Aty u shqua per zgjuaresi dhe trimeri.Per kete ju dha titulli GJENERAL. Po Skenderbeut, nuk i hynin ne sy keto vleresime. Mendien e kishte ne atdhe.
    Duke mos u pajtuar me veprimet e ushterise OSMANE ,me 1443 i braktisei Ato kur ishte komanduar per t’u ndeshur me Hungarezet,komanduar,Janosh Hyniadi i atyre viteve.Skenderbeu me ushtaret etij besnike, kryesisht shqiptare,i braktisi betejat dhe u kthye ne shqiperi-atdheun e tij.
    Ai i armatosur me perkrenare; “koken e dhise”me brire ,simbol i Aleksandrit te Madh dhe i Piros se Epirit Kishte dhe dy shpata;njeren ia kishte dhurruar PAPA e ROMES me rastin e krishtlindieve dhe tjetren te ushterise Turke.Kjo ne kohen kur Shqiperia ishte pushtuar dhe u detyrua te zhvillonte disa beteja deri sa e cliroi me 28 Nendor 1444,ckiroi Krujen dhe shpalli rimekembien e Principates se Kastrioteve,duke ngritur FLAMURIN Kuq e Zi me SHQIPONJEN dy KRENARE.
    nw KESHTJELLEN E Krujes.
    Kete fitore te MADHE,populli e perjetoi ne vargjet:
    -“NGA KESHTEJLLA SHPEJT KA RENE,
    FLAMURI ME GJYSME HENE,
    DHE NE VEND TE TIJ VALON;
    FLAMURI SKENDERBEUT NE “ERE”
    SHKABE E ZEZE ME DY KRERE,
    POPULLI SHIKON E BROHORET;
    RROFSH O SKENDERBEU YNE., .
    Kjo beri buje ne mbare boten.Personalitete me fame, filluan te shkruajne dhe vleresojne kete hero.
    Gjenerali Anglez,JAMES WOLF ne letren qe i dergonte Lordit Sidnejt,Komandant i ushterise Anglez ne rrethin e Kiebekut shkruante:
    “Skendrbeu ua kalonte gjithe oficerave te LASHTE dhe MODERNE,ne udheheqien e nje ushterie te vogel mbrojtese”.
    Kurse Historiani Edmond Gibon ne vepren e tij “E tatepjeta dhe renia e Perandorise Romake”,shkruan:
    “NE LISTEN E HERRONJVE TE JANOSH HUNIADIT ,KANE MERITUAR VEMENDIEN TONE,me QE ARTI I TYRE USHTARAK E KA VONUAR SHKATERIMIN E PERANDORISE BIZANTINE. PRINCI SHQIPTAR ME TE DREJTE MUND TE QUHET DHE I LAVDEROHET SI KAMPION I PAVARESISE KOMBETARE, ENTUZIAZMI E KANE RENDITUR KRAH ALEKSANDRIT TE MADH DHE PIROS- EPIRIT”

    Jozeph Dio GUARDI,sternip i nje ushtari te Skenderbeut,kongresmen i SH.B.A.dhe Presisdent i Liges se Shqiptaro-Amerikane ne nje vepre te botuar, ben nje vleresim te madhe te Skederbeut,duke u shprehur jo vetem mendime vetiake,por edhe mendimet e nje sere figurash me fame boterore.shkruan:
    “Gjergj Kastrioti,njeri i pa zevendesushem .Ushtarak me besim dhe guxim te madh, filozof dhe njeri qe mbrojti jo vetem lirine personale dhe pavaresine kombetare. Dhe e verteta historike eshte se SKENDERBEU dhe POPULLI SHQIPTAR,nuk ju nene shtruan asnjehere presioneve dhe premtineve joshese per te hequr dore nga kundershtimi vendosur, antiosman..”
    -SULTAN MURATI,duke pare se Skenderbeu dhe shqiptaret perbenin nje pengese serioze per te hequr dore nga kundershtimi i vendosur per depertimin e ushterise Osmane ne Europe,heren e pare, i dergoi Skenderbeut nje ferman kercenues.
    Ketij kercenimi, Skenderbeu ju pergjigj:
    “MBAJE ATE GJUHE dhe kercenimet plot HELM,dhe mos na fole per fatkeqesine qe pesuan HUNGAREZET ,te gjithe e kane re percaktuar fatin e tyre dhe ky fat,do te pernbushet; me ate qe na ka caktuar ZOTI dhe se per drejtimin e puneve tona,nuk i kerkojme as keshilla as paqe dhe me ndihmen e Zotit do te korrim fitore.”
    Kur e pa Sulltani se deshtoi me ekspeditat e tij,dhe me kercenimet, mendoi se mund ta thyente me premtime joshese duke ishkruajtur se- TE HAP THESARE dhe LAVDI, me kusht, qe te moe pengosh trupat Osmane qe te pushtojne Europen.”
    Dhe Skenderbeu iu pergjigj:
    “Thesar eshte POPULLI IM,kurse LAVDI,jane fitoret e tij”.
    Kete guxim dhe besim, Skenderbeu e mbeshteste, ne guximin dhe vendosmerine e popullit te vet.
    *Kronisti turk i shek XV IHB KEMAL,me i shquari i asaj periudhe she deshmimtar okular i ngjarieve, ne vepren e tij;kronukale:HISTORIA e OSMANLLINJVE” duke bere fjale per trimerite e shqipetaeve,shkruan:
    – Ata jane tigra ,ktheter te forte dhe luftetare qe lufonin edhe me rete,qe kalonin siper tyre,ata kane shtiza qe fluturojne si vetetima,kane edhe ushta,majat e te cilave ,jane plot helm, si thumbi i grenzave,kane edhe nje hark fruri, bashke me disa shigjeta qe hedhin ata. …Ushta e tyre qe hedhin,, dhe gurin can”…
    Vleresime per Skenderbeun nuk kane te sosur.
    Me kete rast i shprehim mirenjohien e popullit, gjithe atyre qe kane folur dhe shkruar pozitivisht per herroin Tone Gjergj Kastriotin-SKENDERBE.
    Ne prag te ndaries se tij nga jeta me 1468, Skenderbeu mblodhi Kuvendin e Principatave shqiptare ne Lezhe,po si e ka then dhe historian BARLETI,ato dite SKENDERBEU i Madh,nderioi JETE ne moshe 68 vjecare,duke lene pas nje pasuri te madhe ispiruese per brezat ne shekuj.,
    Gjergj Kastrioti-Skenderbe,vertet u nda nga jeta,por ne zemrat dhe mendien e popullit tone,rron, do te rroje dhe kujtohet ne jete te JETEVE,
    ***Zotim sa betim i mbare popullit shqiptar te kudo ndodhur, per te rujtur vepren dhe kujtimet e atij herroi te Madh,po e shohim kete vit te 550 vjetorit te TIj, kthyer ne VITI i “HEROIT TONE KOMBETAR” Gjrgj Kastrioti-SKENDERBE.
    I perjetshem kujtimi dhe VEPRA e TIJ

    Historiani Dr..Apostol Kotani
    “Pasuesi Veteran”82 vj. MESUES;
    Tirane 22-03-2018 Dhimiter Xhoga.

    Reply to this comment
  3. Pellazgos March 24, 13:21

    Zoti Bashkim,kur nuk mund te ndihmosh me keto shkrime,te pakten mos u bej vektime e atyre qe po na poshterojne cdo dite.
    Identiteti nuk krijohet me mashtrime.
    Nga niseni ju zoterinj qe thoni qe Skender- Beu luftoi per Krishterimin?
    Si mund te mohosh zotrote historine dhe fakte te padiskutueshme qe me injorancen tuaj po perpiqeni te ndertoni dicka qe bie ndesh me te verteten historike.
    E di ty zoti Bashkim qe Krishterimi u nda ne 1054 A.D ne Orthodhokse dhe Katolike?
    E di ty zoti Bashkim qe barbaret nga Veriu i Evropes se pacivilizuar te ashtuquajture Kryqezata ne rrugen drejt Palestines gjoja per te vizituar “varrin e Krishtit” pushtuan dhe shkaterruan Mbretereshen e qyteteve Kostandinopolin per 60 vjet?
    Si mund te luftonte “Gjergji” juaj per keta barbare qe shkateruan Meken.e Tij?
    Ku ishin Katoliket kur Orhodhokset kerkonin ndihme nga pushtimi i barbareve te Mongolise?
    Edhe emrin ja ndruat nga Jeorgios Epirotis ne Gjergj,Meken e Tij e quani Stamboll,apo me keq Kostandinpoja pa kuptim.
    Pse kjo hipokrizi kur Ai e quante Kostandinopolis?
    Mbetet turq o derezinj.
    Mos te shkojme shekuj me pare.
    Ku ishte Papa kur bombardohej Serbia Orthodhokse?
    Mos me thuaj qe Kosovaret arabe kane shpirt kurse Kurdhet jo.
    Ketu behet fjale per interesa politike ndermjet Perendimit dhe Rusise dhe shtetja e turqve nga amerikanet eshte jetike.
    Ku eshte Kostandinopoli i Kastriotis sot?
    A nuk kane te drejte Skenderbeu dhe Epirotet te hakmerren kunder Osmaneve?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*