EPOKALE / Historia nxjerr në krye të popullit djaloshin e veshur thjesht

May 28, 2018 18:27

EPOKALE / Historia nxjerr në krye të popullit djaloshin e veshur thjesht

 

Tiranë, më 26 të majit 2018 – Demonstrata e madhe e 26 majit 2018 do të kalojë në histori si një ngjarje që tronditi regjimin obskurantist të mbështetur nga reaksioni i Evropit dhe Dajë Sami, dhe hodhi bazat për një qeverisje të re nga poplat, të poplave dhe për poplat.

Dëshmitarët në vendngjarje e mbajnë mend si sot atë djalë të ri, të veshur thjesht, të ardhur nga shtresat e varfra dhe të shkolluar në lagjet akoma më të varfra të zgëqeve të Utrehtit, Maastrihtit, Amsterdamit dhe Roterdamit, diku me drita të kuqe e diku më pak, që doli natyrshëm në krye të turmës 79-82 vetëshe dhe u tha me zërin bariton prej curleje, se derrat fashistë plutokratë po shfrytëzonin punëtorin e thjeshtë, fshatarin e varfër, fshatarin e mesëm dhe deri diku, mesatarin e thjeshtë.

“Vëllezër, këta autokratë totalitarë po na pinë gjakun,” dhe përveshi mëngët e këmishës për të treguar shenjat ku e kishin shpuar, “po ne do të ngrihemi, do ua rrëmbejmë kamxhikët nga duart dhe me to do t’ua bëjmë shputat më të buta se brrylat…”.

Një shok partie me një kasketë simpatike që e quanin Ennnn oooo, e korrigjoi me zë të ulët, “kurrizin më të butë se barkun, shef…”.

Por udhëheqësi i dalë spontanisht sepse e nxorri historia në skenë, nuk arriti ta dëgjojë sepse këngëtari i njohur popullor me emrin Ankthi, që i ishte bashkuar demonstratës, thirri me të madhe:

“Kam unë ca kamxhikë, edhe ca pushkë, edhe ca çuna që të marrin gjak në sqetull, edhe ca cigare të dredhura që t’i kemi për rrugës, le t’u biem derrave kapitalistë!”

Por djaloshi djaloshar i veshur thjesht, e frenoi.

“Shokë!”, tha ai duke pështyrë cepat e letrës së një duhani të dredhur, “edhe ju, madamë e mësjëra! Edhe ju, tavarishë dhe gospodinër! Unë them, në fillim t’u tregojmë vendin atyre mediave dhe gazetarëve që i bëjnë fresk kapitalit dhe na bëjnë vapë ne të tjerëve, dmth fukarenjve si puna ime!”

Ende pa mbaruar thirrjen, nja tre-katër demonstrues e zunë me shpulla një biçim gazetari që askush nuk e vuri re kur djaloshi i hijshëm i lindur lider, e kishte marrë me vete.

“Shtyhu ore tutje, se ke gjithë atë vend,” i thoshin gazetarit shokët e Ankthit, dhe fap, i fusnin nga një dackë…

…Shumë kohë më vonë, historia e shkroi me gërma të arta emrin e gazetarit luftëtar, gati-gati një Mihal Grameno 2.0, që u përgjak me regjimin atë ditë të nxehtë më 26-të të majit, 2018… Ai quhej Blender Krisma!

Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike pro-demonstratike.

May 28, 2018 18:27
Komento

7 Komente

  1. tak May 28, 22:25

    Ja, ka lezet. Nje proletar i vertet qe frymezon masat

    Reply to this comment
  2. MH May 29, 00:52

    tak!
    Ja, ka lezet. Nje proletar i vertet qe frymezon masat
    nuk i ke vue piken fjalise.Ndaj po e coj deri ne fund mendimin tand teper te vertet e serioz duke e mbyllur me pikzim ne fund.

    Ja, ka lezet. Nje proletar i vertet qe frymezon masat per rrevolucion!!!

    Pershendetje!

    Reply to this comment
  3. landi May 29, 11:56

    Pershendetje ! Ky djalosh i veshure me kaminoshe, si punonjes hekurudhe ka bere nje roman mbi Republiken e Re, POR SI NJE SHKRIMTARE NOBELIST,Kashkruar vetem titullin se permbajtjen do ta zhvilloje nepermjet meditimit te tij personale dhe fantazise se lexuesve qe duhet te jene antar dhe simpatizante te P.D.-se se tij. kJO ESHTE MENYRA ME E MIRE PER TE BERE OPOZITE DUKE FOLURE ME MEGAFONE E DUKE MBAJTUR PANTALLONAT ME DORE SE JU KEPUTE USHKURI (VRAKAZONI) I PANTALLONAVE.kY hOLLANDEZ QE ESHTE SI TULIPANI NE SHKRETETIRE SE E KANE LENE NE BALT ANETARET E PARTISE SE TIJ.Po tylipanet nuk e kane origjinen nga Hollanda por nga arabija. Aktualisht nuk eshte per revolte por per evolucion dhe pacifist i mbeshteture tek Edvin PIKTORI E JO TEK SALI DOKTORI.

    Reply to this comment
  4. Mati May 30, 08:50

    Ky “proletar” i dalur nga “klasa punetore”, eshte deshmi si dhe qysh nuk dhet organizuar masen.Ky eshte pikefillimi i shemtise,qe ende therret “Ja! ky eshte populli!”Kur para vedi ka vetem disa dhjetera qyetetare te mashtruar e te paguar.Kjo deshmon “renien e komunizmit” ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  5. Dashi May 30, 17:25

    Hahaha, kengetari i famshem demokratikas me emrin Ankthi. Ankthimed Lushaj!!!!!

    Reply to this comment
  6. info analitike May 31, 08:34

    E po pasi u votua “sherbetori i popullit” qe po ben si i do qejfi pse te mos kete kundershtar te dashurin e tij “djalin e veshur thjesht”. Alamet cifti. Te gjithe jeni te ftuar ne banketin e dasmes se tyre. Ne fund te fundit parate jane tuajat edhe pse ata i ndajne vec mes tyre. Qeshni o popull, qeshni!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*