Epokën e Enverit nuk e nxë një rrugë!

June 27, 2018 12:04

Epokën e Enverit nuk e nxë një rrugë!

 

Muharrem Xhafa

Pasi lexova me vëmendjen shkrimin e analistit Bedri Islami në “DITA” në dy numrat e fundit për një rrugë me emrin e Enver Hoxhës në Kosovë. Pavarësisht se në përgjithësi pajtohem me analizën e autorit, nuk mund të jem dakord me gjithçka thotë ai kur bëhet fjalë për një figurë si Enveri dhe pikërisht në 110-vjetorit të ditëlindjes së këtij udhëheqësi të madh.

Por më shumë se zotit Islami, dua t’i drejtohem të rinjve e të rejave që nuk kanë jetuar kohën e Enverit, në mënyrë që ata të mos bëhen viktima të një propagande të shfrenuar dashakeqëse që bëhet nga ish-armiq të tij dhe nga njerëz të pozicionuar në krahun e gabuar të politikës. Thelbi i analizës sime të të bëjë menjë pyetje thelbësore: Pse Enveri bëri epokë! Bëj të ditur që në fillim për të gjithë lexuesit e gazetës prestigjioze “Dita” se çfarë do të them për Enver Hoxhën në këtë shkrim nuk ka të bëjë me kurrfarë nostalgjie, po me të vërtetën historike, që populli e ka parë e jetuar. Enveri dhe epoka e tij nuk është çështje emrash rrugësh a qytetesh, s’ka të bëjë me ndërtimin për ‘të të një monumenti a varri përkujtimor! Çështja e Enver Hoxhës ka të bëjë me njohjen e pranimin e së vërtetës së epokës që  jetoi e të rolit historik të tij si udhëheqësi politik e ushtarak i asaj epoke, pra, me njohjen e kontributeve të Enverit për progresin e vendit, të popullit e të kombit shqiptar! Se do të tingëllonte e do të ishte pa mend që në sistemin borgjez të kërkohet të ecet si në kohën e Enverit. Në fakt, kundër popullit, por jetohet një kohë tjetër.

Njerëz të vdekur rijepen të flasin në televizione ose u ribotohen intervista e shkrime në shtyp kundër socializmit e  Enver Hoxhës! Kjo ndodh më shumë me njerëz të gjallë “të vdekur”, “intelektualë” sidomos, që, të blerë ose edhe nga injoranca, ua kalojnë për shërbimin që i bëjnë shtrembërimit të së vërtetës mbi  socializmin e Enver Hoxhën me shkrimet e botimet paçavure të tyre, edhe kalemxhinjve të pushtuesve të huaj. Bën mirë shtypi progresiv, si gazeta “Dita”, që shkruan “a meritojnë të nderohen më shumë se Enveri emrat e disa personave që u janë vendosur rrugëve a institucioneve të ndryshme”. Ky qëndrim i gazetës është i qartë, po duhet të thuhet me zë të lartë se Enver Hoxha është lavdia e kombit, pavarësisht se jetojmë një kohë tjetër. Enveri nuk e vuri veten mbi Kryeheroin e shqiptarëve, Skënderbeun; përkundrazi, vuri Kryeheroin në piedestalin e kombit shqiptar! A ka ndonjë burrë shteti -udhëheqës të kombit tonë, që ta ketë ngritur Skënderbeun në nivelet e merituara ku e ngriti, e përjetësoi, Enveri, edhe pse e dinte se Skënderbeu kishte qenë një mbret feudal. Njerëzit e ndershëm (në të vërtetë edhe horrat) e dinë se Enver Hoxha nuk meriton më pak, po në mos më shumë, se Skënderbeu dhe se epoka e Enverit s’është më pak e lavdishme, po në mos më e lavdishme, se epoka e Skënderbeut.

Epoka e Enverit është çështje lavdie, jo nostalgjie, është çështje e së vërtetës historike, e parë dhe jetuar nga populli. Ajo as zbehet e as harrohet pse ngrihen në piedestale, në buste e monumente antiheronjtë, njerëz që bënë krime e tradhtuan atdheun e kombin si Ahmet Zogu apo Hamit Matjani, Halil Alia, Jup Kazazi, Muharrem Bajraktari, Azem Hajdari e të tjerë. S’janë këta e të tjerë që mbanë gjallë nostalgjinë për Enver Hoxhën. Kjo maskaradë është e shtetit të këtyre viteve, e cila tregon qartë sa keq është shtrembëruar dhe tjetërsuar e vërteta historike, se vendin, në thelb, e sundojnë krimi e kriminelët, që frymojnë e të vdekur, dhe se fashizmi troket e populli hesht!

Me siguri nesër do të ketë rrugë e institucione edhe me emrin e Flamur Nokës, Bujar Nishanit, Sali Berishës, Nard Ndokës e Palokës! Se është koha e maskarenjve!

Po i kthehem pyetjes pse bëri epokë Enver Hoxha, po më parë dua të them se socializmi është sistemi ekonomik e shoqëror i popullit, i shumicës, jo i borgjezisë kundër popullit, i pakicës. E ka thënë Karl Marksi se socializmi është faza e parë e sistemit (rendit) komunist, jo komunizëm, dhe se socializmi ka të meta, po është cilësisht i ndryshëm e qëndron lart krahasuar me kapitalizmin, i cili është sistemi i dhunës e shtypjes, i shfrytëzimit të klasës punëtore e fshatarësisë, i gjithë punonjësve të tjerë.

Enver Hoxha bëri epokë me LANÇ-in dhe socializmin! Po nuk e tundën (veçse u ngrit më lart) as “malet me gurë e baltë”, që reaksioni hodhi e vazhdon të hedhë kundër tij për më shumë se tri dekada. Koha provoi se Enver Hoxha kishte të drejtë! Kush të dojë le të plasë, ballistë a zogistë qofshin, mbeturina të bajraktarëve a reaksionarë qofshin, neofashistë a neonazistë qofshin, ish-palo komunistë a të shndërruar sot në antikomunistë të fëlliqur qofshin! Kush “matet” me Enverin,  është i humbur! Kush vlerëson e mbron me guxim e realizëm të vërtetën për Enver Hoxhën, arritjet e socializmit e veprën e tij, edhe pse bën vërejtje e kritika për çka mund të ishte bërë më mirë, është i nderuar! Njerëzit nuk janë “anatemuar” pse kanë bërë e bëjnë vërejtje e kritika të drejta, po se, nisur nga qëllime antishqiptare e antikomuniste, kanë sulmuar e sulmojnë Enver Hoxhën, kanë mohuar e mohojnë arritjet madhështore të socializmit, udhëhequr prej tij, të cilat po i thonë me guxim intelektualë e burra të shquar shqiptarë si akademiku Rexhep Qosja e të huaj si profesori Luca Micheletta i Universitetit të La Sapienzas (Romë) e të tjerë!

Për rolin, virtytet e vlerat e jashtëzakonshme të Enver Hoxhës, sado mirë të shkruaj, unë s’arrij t’i them sa e si duhet. Po do të shkruaj për disa gjëra kryesore, duke nënvizuar se për Enver Hoxhën flet vepra e tij gjigante dhe se atë e mbron vepra e tij gjigante.

Enver Hoxha bëri epokë si themeluesi i Partisë Komunistë të Shqipërisë (PPSH) e udhëheqësi i lavdishëm i saj! S’ka mbetur gjë pa u thënë kundër se Partinë Komuniste të Shqipërisë e kanë themeluar jo Enver Hoxha me komunistët shqiptarë, po “jugosllavët”, ndonjë ka thënë edhe për “rusët”, po, të dështuar e të “rënë squkë”,  thurin plane për ndonjë shpifje tjetër! Sidoqoftë, janë të humbur!

Bëri epokë si bir i revolucionit, organizatori, udhëheqësi politik e Komandanti i Përgjithshëm i LANÇ-it, farkëtuesi i unitetit (bashkimit) të popullit në luftë, pa dallim krahine, bindje politike e feje, që, siç këndon populli, “historia e deshi edhe Komandant edhe Komisar”!

S’pushoi reaksioni i ri e i vjetër për të gjetur një tjetër Enver, po askush, që prej 28 vitesh, nuk ka guxuar të marrë përsipër rolin historik të Enver Hoxhës për përkushtimin e tij ndaj popullit e vendit të vet, deri sa vdiq, me 11 prill, 1985.

Enver Hoxha ia doli që, në situata delikate e tejet të rënda, të rreshtonte Shqipërinë e vogël në Aleancën e Madhe Antifashiste anglo-sovjeto-amerikanë të popujve fitues, kur, të tjerë vende, më të mëdhenj të Ballkanit e të Europës, u rreshtuan me forcat hitleriane të Boshtit Romë-Berlin-Tokio!

Enveri bëri epokë si çlirimtar, se udhëhoqi Ushtrinë Nacionalçlirimtare e  popullin shqiptar në arritjen e fitores historike mbi pushtuesit e huaj nazifashistë dhe bashkëpunëtorët  e tyre vendës, në dhënien fund të monarkisë zogiste, në çlirimin e plotë të Shqipërisë e në vendosjen e pushtetit tê ri popullor, të lirisë së vërtetë, në rikthimin vendit të pavarësisë së humbur! Pa udhëheqjen e Enver Hoxhës, LANÇ-i, lufta më e madhe heroike në historinë e vendit tonë, nuk do të kishte fituar dhe Shqipëria as do të ishte çliruar,  as do të ishte socialiste! Enveri i ka vlerësuar rolin e kontributet e aleatëve perëndimore anglo-amerikanë gjatë Luftës, po nuk lejoi që misionet e përfaqësuesit e  tyre të ndërhynin në punët e brendshme të udhëheqjes së Partisë e të LANÇ-it,  as që Shqipëria të kthehej përmes një lufte civile në një Greqi tjetër të Ballkanit.

Enver Hoxha bëri epokë si udhëheqësi i lavdishëm i Partisë së Punës të Shqipërisë (PKSH) dhe strategu i ndërtimit e mbrojtjes së socializmit, i konsolidimit të lirisë e pavarësisë së atdheut, si themeluesi e farkëtuesi i pushtetit popullor socialist, si atdhetar i madh, që i ngriti atdheun e popullin në nivele të papara zhvillimi shoqëror, kulturor, arsimor, ekonomik e ushtarak në historinë kombëtare. I tërë vendi u zhvillua në gjithë anë të tij, në fshat e në qytet. Shteti e populli ynë u bënë zotë të fateve të veta me Enverin, udhëhequr prej tij. Çdo vepër e ndërtuar e çdo vlerë e krijuar në socializëm është rezultat i punës, djersës dhe mundit të shqiptarëve krenarë, të cilët nuk i detyroheshin kujt për asgjë. Askush nuk flinte nën ura e shpella, s’kishte lypës e të papunë, as drogë, ankth e stres, as taksa, as gjakmarrje, as pasiguri për jetën, as krim të organizuar! Ishin falas për të  gjithë njerëzit e në çdo skaj të vendit  arsimi, shërbimi shëndetësor e spitalor, ilaçet. Gati falas ishin qiraja e shtëpive në qytet, uji e drita elektrike! S’kishte racizëm! Kishte drejtësi, njerëzit ishin realisht të barabartë para ligjit, mosha mesatare e jetës arriti mbi 71 vjet, ndërsa popullsia e vendit mbi 3 milionë e gjysmë. S’guxonte kush të nëpërkëmbte e të prekte kufijtë shtetit shqiptar socialist. Kush e provoi e pësoi. Kishte edhe të pakënaqur, po kjo ishte një pakicë e vogël! Bota borgjezo-kapitaliste, që ishte tallur dhe kishte ndarë e përçarë Shqipërinë për interesa të të tjerëve, nuk mund të bënte “lojëra” më me ‘të, se vendi kishte zot! Enveri nuk lejonte askënd të bënte korrupsion, se ishte vetë i pastër, ishte i ashpër me njerëzit e korruptuar e armiq të popullit.

S’ka rreth e zonë të vendit që të mos ketë shkelur këmba e Enver Hoxhës e të mos jetë ndalur Enveri, jo formalisht,  për të kuvenduar me popullin, në ditë gëzimesh e fatkeqësish, në mot të mirë e të keq. Ai u bë udhëheqës i madh popullor, se e donte populli që e lindi dhe se kishte besim të palëkundur në forcën gjigante të tij. Gjithë qenien e vet Enver Hoxha e vuri në shërbim të përparimit të Shqipërisë.

Enveri Hoxha bëri epokë pas Marksit, Engelsit, Leninit e Stalinit si vazhdues besnik e pasurues i denjë i veprës së tyre, udhëheqës i proletariatit botëror e  klasik i marksizëm-leninizmit, internacionalist i mençur, burrë i madh guximtar kundër falsifikatorëve të historisë, të marksizëm-leninizmit e revizionistëve modernë, i përkthyer e i lexuar në gjuhët kryesore të botës prej njerëzve të punës e të dijes. Udhëheqës me kujtesë brilante e orator i rrallë, Enveri kuvendonte shtruar me punëtorët e kooperativistët, me të rinjtë e të moshuarit, me gratë e vajzat, me partizanët veteranë e pensionistët, me artistët e shkrimtarët, me mësuesit, me ushtarakët, me intelektualët e shkencëtarët. Politikan i tipit të ri proletar, vepra e mësimet shumëdimensionale të Enver Hoxhës frymëzojnë për punë të mëdha, janë udhërrëfyese për komunistët marksistë-leninistë, për proletariatin dhe popujt përparimtarë të botës, u japin përgjigjen e duhur problemeve të zhvillimit botëror!

Dijetar e filozof, shtetar i përmasave botërore, shkenca marksiste-leniniste e socializmi gjetën në personalitetin e Enver Hoxhës, njeriun e pajisur me cilësitë e nevojshme, për t’i mbrojtur, zbatuar e pasuruar ato në realitetin shqiptar. Përvoja e kontributi i Enver Hoxhës për mundësitë realë të ndërtimit e të mbrojtjes së socializmit me forcat e vete në një vend të vogël e të rrethuar nga bllokada imperialiste e social-imperialiste, veprat e tij kundër imperializmit e revizionizmit modern ne pushtet e eurokomunist, prognozat për to, kanë vlerë botërore. Në veçanti, vepra “Imperializmi e Revolucioni”, është bërë sot ndër librat më të lexuar në botë.

Njerëzit e popullit edhe sot “gozhdohen” para ekranit të televizorëve e të fejsbukut (jo për nostalgji) për të dëgjuar e parë Enver Hoxhën në një kongres a inaugurim, në një mbledhje ndërkombëtare në Paris a në Moskë, para një monumenti të Pavarësisë në Vlorë a vizite në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, në aksionet e rinisë të Bregdetit a të Hekurudhës, në filmat dokumentarë e artistikë, në festat e ujit në Koplik a në Dragobi e Valbonë, në vizitat në familje, në paradat e parakalimet e 1 Majit, në festivalet e Gjirokastrës, këngët e  këshillat në familjen e thjeshtë të tij etj. Asnjë imponim nuk kishte!  Kishte të drejtë Shqipëria të krenohej edhe me bujqësinë socialiste e industrinë e saj, me aksionet e rinisë, me prodhimet e ushqimet bio, me artin, kulturën e letërsinë, me shkencën e albanologjisë, me Universitetin e Akademinë e Shkencave, me Kongresin e Drejtshkrimit që njësoi gjuhën shqipe, me mbrojtjen e fuqishme e popullin ushtar, që “derdhej” në punë për begatinë e mbrojtjen e vendit të vet, me emrin e mirë  në botë! “Ju flet Tirana” dhe “Zëri i Shqipërisë – zëri i së vërtetës” priteshin me padurim nga proletariati e komunistët e vërtetë të planetit! Bota mbante vesh! Fjala e opinioni i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë zinin vend e dëgjoheshin me respekt në OKB. Shteti shqiptar respektohej dhe kishte marrëdhënie diplomatike e edhe ekonomike e kulturore me rreth 110 shtete të botës!

Enveri ishte një gjeni, i kishte hije edhe kur qeshte, edhe kur derdhte lotë gëzimi, nga emocionet! Asgjë s’kishte artificiale te Enver Hoxha! I rreptë, kur prekeshin interesat e popullit e socializmit, i dashur sa s’bëhet me të gjithë, me punëtorët e kooperativistët, me fëmijët, kur hidhte valle kapur për dore mes tyre. Gjithçka : veprimet, qëndrimet, sjelljet, emocionet, lëvizjet e Enver Hoxhës ishin përsosur në harmoni me personalitetin e tij. Enveri, tek përkëdhelte me duart e tij, u jepte frymë e fliste me bustet e monumentet, me të rënët; i bënte edhe ata “të flisnin”! Udhëheqësi nuk bënte gjumë të qetë kur populli prekej nga ndonjë fatkeqësi e natyrës, ndjente dhimbje dhe do të gjente kohë të merrte rrugën për të shkuar pranë njerëzve, si në dimrin e 1967-s, kur tërmeti në Dibër shkaktoi dëme e plagë të rënda. Kur, në prillin e 1979-s, një tjetër tërmet i rëndë goditi fort Shkodrën, Lezhën e zona të tjera të veriut të Shqipërisë apo kur shirat e rrëmbyeshëm “shembën” Moglicën në juglindje të vendit etj. raste, Komandanti Suprem urdhëronte : “Dimri duhet t’i gjejë njerëzit brenda në shtëpi të reja”! U tha, u bë! Kjo ishte deviza, veçse para kohe dhe shtëpitë falas nga shteti, më të bukura e më komode!

Enver Hoxha bëri epokë si mik e edukator i madh i rinisë, besnik i klasës punëtore, i popullit e interesave të tij, njeri i kulturës, dijes, arsimit, shkencës, i emancipimit të gruas e gjithë shoqërisë, njohës i thellë i traditave, zakoneve e psikologjisë kombëtarë të shqiptarëve. Mishërues e përfaqësues i virtyteve të larta njerëzore, i pranishëm në gëzime e në ngjarje të tjera të popullit, kudo dhe sot flitet, këndohet e ngrihet dolli për Enver Hoxhën. Nesër më shumë, brezat do të kërkojnë ta studiojnë e të udhëhiqen nga mësimet e Enver Hoxhës, do të kërkojnë këshillën e tij sa herë të ndodhen para një çështje të madhe të vështirë.

Enver Hoxha  kishte aftësinë të depërtonte thellë në zemrat e njerëzve, t’i çlironte ata nga çdo druajtjeje dhe të krijonte kushte për të nxitur mendimin e lirë të bashkëbiseduesve. Shprehej thjeshtë Enveri, të gjithë e kuptonin mendimin e thellë të tij, ishte modest, edhe pse i madh! Ai kishte pasion për të studiuar e lexuar histori, filozofi, ekonominë, ndiqte të rejat e teknikës dhe teknologjisë, zhvillimet e brendshme dhe të jashtme.

Udhëheqës e burrë shteti i shquar, diplomat i madh, s’e la asnjëherë Shqipërinë pa miq e aleate të fortë, pa e orientuar drejtë tyre me moton “secili zot në shtëpinë e tij”. Ideolog e politikan mendjemprehtë, reformator i emancipimit të jetës shoqërore, armik i zakoneve te vjetra. Për merita të mëdha, shqiptari i madh Enver Hoxha është përfshirë në Enciklopedinë Botërore, është më i votuari e më i kërkuari në sondazhet e rrjeteve sociale me emër, të organizuara e të realizuar nga organizma botërorë prestigjiozë! Ashtu si heroin e madh kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun e më shumë, kombi ynë do ta ruaj e do ta mbajë gjallë në trupin e tij figurën e legjendarit Enver Hoxha si frymëzuesin e atdhedashurisë, të shpirtit të qëndresës, flamur të luftës për progres. Mësimeve e veprës së Enver Hoxhës nuk u shkon koha!

Enveri e dinte se populli nuk i kishte të gjitha, se duke ecur në rrugë të pashkelura do të bëheshin edhe gabime, po ishte i paepur kundër vetëkënaqësisë e fshehjes së të vërtetës, gjithnjë në kërkim për zgjidhje e arritje më të mira në dobi të popullit e atdheut. Ai ishte i rreptë me çdo njeri e përpjekje për të shpopulluar e shkombëtarizua vendin. Për Enverin, emigracioni s’ishte zgjidhje, se djemtë e vajzat e Shqipërisë duhet të ndërtonin atdheun e vet. Ai e dinte se rinia, jo pak nga vajzat e djemtë emigrantë të popullit, do të ishin viktimat e botës së drogës e prostitucionit, të krimit e dhunës, njëra ndër politikat më të poshtra të shkombëtarizimit të Shqipërisë.

Bëri epokë…! Pa fund!

Shqipëria me Enver Hoxhën në krye edhe sot do të ishte socialiste, bota nuk do të mund ta merrte nëpër këmbë, ta poshtëronte, t’i diktonte synimet e planet e saj  antishqiptare! Ishte burri që i doli zot Shqipërisë! Sa më e shumë vite kodojnë, lavdia e Enver Hoxhës shtohet, epoka e tij ngrihet! Kombi shqiptar i detyrohet shumë udhëheqësit! Jo vetëm reaksioni vendës, po i gjithë reaksioni botëror të ngrihet kundër, Gjiganti ndrit!

Epoka që e lindi, mban emrin “Epoka e Enverit”! Enver Hoxha ka përmasa epokale e do të nderohet në shekuj. Të jesh luftëtar i papërkulur e flamurtar i zbatimit të mësimeve të Enver Hoxhës në kushtet e kapitalizmit, s’është lehtë, po komunistët do të ecin në rrugën e tij, se ajo rrugë u përgjigjet interesave të popullit e socializmit, lirisë e pavarësisë së atdheut. Enver Hoxha i ka fituar respektin e dashurinë e popullit shqiptar, aspak si produkt i kultit të personit, siç shpifin armiqtë e brendshëm e të jashtëm të Shqipërisë dhe socializmit. Jo vetëm komunistët, tërë njerëzit, duhet të mësojnë nga Enver Hoxha si t’i duan e t’i mbrojnë pa u trembur  popullin e vendin, si të mbante lart flamurin kombëtar dhe frymën revolucionare internacionaliste!

Koha e Enver Hoxhës nuk perëndon! Enver Hoxha ka bërë epokë! Ja, edhe këto duhet të thuheshin në shkrimin e zotit Bedri Islami.

June 27, 2018 12:04
Komento

14 Komente

  1. Fishta Homerian June 27, 12:22

    Po mor Anadollak Sllavo Mongol Po…Fajin e kemi ne Dibran’t qe nuk degjuam Halil Aline kur thoshte se “komunizmin e sheron veç plumbi n’balle”…dhe se “armet qe i keni me vehte perdorni se do i lypni me vra veten e s’do i gjeni”…sepse k’to fjale vertetohen edhe sot pas 100 vjetesh ku njeriu i realizmit socialist shprehet haptazi pro armikut historik qe la kombin Shqyptar 100 vjet pas çdokujt tjeter n’Europe..Zot m’jep fuqi ta kem bekimin tand!!

    Reply to this comment
  2. BLACK SWAN June 27, 12:23

    aaaaa, ja po thoshja une çfare mungonte , po shoku Muharram pra, ai e ve piken te !
    mire qe s’ke ngordhur dhe ti, se kta te tjeret kot jane …
    ah mar shoku Muharram, e drejte, se nxe nje rruge, por çfare tu besh reaksionareve, nga varri e nxoren, bustin ja çkulen, nexhon ne burg ja futen, gardianet i kishte femra rri pa merak se e nderçme ka ngele, ato vilat ku bente pushimet ja moren armiqte, rri ben pushimet Saliu, ah si duroni e nuk plasni thuaj …. po kulmi eshte qe i ngrihet bust Zogut, Muharrem Bajraktarit, ke pare kshu ti, dekorohet Muharrem Bajraktari nga Brukseli e rri shoku Endhjer pa dekorate, dhe kush ja heq dekoratat se …
    vete Saliu ….. se di qysh duroni, si nuk ngrini brigaten sulmuse te Zaho Kokes e ti çfarrosni armiqte …ah, me duket se Zahon e pushkatuat vete ju …nejse, keni plote ndrejtues aty , dilni more u bini ,ça prisni ??
    pse frike nga armiku keni ju ??!!!
    nejse po e mbyll komentin, me lot ne sy e helm ne zemer per çfare ju ka ndodhur, me shpresen se do lexohemi perseri me ju shoke e me gjithe keta koqet qe do vjellin pas teje ,
    Derisa ngordhja tu fshije te gjitheve !!!

    Reply to this comment
  3. intelektuali June 27, 13:06

    KRIMET SADISTE TE ENVERIT NUK I NXE ASNJE EPOKE HISTORIKE

    Dinosauri Prehistorik i Enverit, fanatiku dallkauk, Muahrrem Xhafa mund te shkruaje sa te doje DACIBAO groteske dhe arkaike ne gazeten DITA si shtojca per kuplete estrade te nje fanatiku tjeter te Enverit, Bedri Islami qe nuk le “gurin te bjere ne toke” sapo gazeta DITA vendos te hedhe ne treg tregime me MONSTREN gjakatare shqyptare si ushqim per lukunine e cakalleve te Partise te depresionuar nga ndryshimet e Shqypnise drejt Botes Demokratike,

    por:

    Keto DACIBAO arkaike te Rremes, fanatikut te Enverit nuk mund te ndryshojne asgje, megjithe perpjekjet e Edi Rames per t’u vetshpallur si PARTIZAN i Enverit ne Parlament, megjithe perpjekjet e Edi Rames per te mbrojtur me fanatizem Piramiden Famkeqe te Enverit ne mes te kryeqytetit kur po prish me tritol ne dore trashegimine historike dhe kulturore te Tiranes, megjithe perpjekjet e Edi Rames per te dekoruar kriminelet e Enverit me medalje trimerie dhe duke u shtuar pensionet e tyre si veterane te LANC-it kriminal dhe jugosllav te Enverit, megjithe perpjekjet e Edi Rames per te emeruar ne poste shteterore Hetues te Enverit si Fatmir Xhafaj, apo Prokurore te Enverit si Spartak Braho, apo Ministra te Enverit si Gramoz Ruci qe kane ne kurriz thase me krime kunder njerezimit, megjithe perpjekjet e deshperuara te Edi Rames per te kthyer Kohen e Qepes te Partise se Punes,

    BOTA DEMOKRATIKE I KTHEU KURRIZIN EDVIN KARAGJOZIT

    sepse:

    KRIMET SADISTE TE ENVERIT NUK I NXE ASNJE EPOKE HISTORIKE

    Reply to this comment
  4. Like sheiku i skraparit June 27, 13:19

    Cfare shkruan Muharrem Xhafa eshte plortesisht e vertete dhe kete e dine te gjithe shqiptaret qe kane jetuar ne ate periudhe,pavaresisht gabimeve qe jane bere ,ne rritje e siper dhe ne ecurine e atrij sistemi.Me mire se te gjithe kete e di vete kapobanda i pas sistemit socialist ,shpellari Salih Berisha,qe u ushqye e u rrit nga Enveri dhe sa ju dha mundesia firmosi ne Serbi,Amerike etj dhe sjhkaterroi e vodhi gjithcka mundi.Koha,pas disa vitrsh do tregoje dhe do vere ne vend figuren e Enverit,epoken e tij qe me te drejte quhet e do quhet epoka e Enverit.Natyrisht eshte llogjike qe ne kapitalizem nuk ka se si te vleresohet periudha e sistemit socialist,qe eshte nje stad me i larte se kapitalizmi dhe qe rrethanat politiko-ideologjike dhe ekonomike boterore e sollen qe te deshtoje dhe te pesoje nje kthim pas,pasoje kjo dhe e gabimeve te vete sistemit socialist dhe te udheheqesve te tij.Enveri reshte shqiptari i dyte,pas Skenderbeut,qe ka bere histori.Sa per tipa lavjeresh si Salih krimineli e te tjere,me kalimin e kohes populli do fshije menderen e tij,ashtu sic ka bere dhe me gjithe zoigisto-ballistet e cdo lloji.

    Reply to this comment
  5. Like sheiku i skraparit June 27, 13:26

    Cfare shkruan Muharrem Xhafa eshte ploresisht e vertete dhe kete e dine te gjithe shqiptaret qe kane jetuar ne ate periudhe,pavaresisht gabimeve qe jane bere sidomos ne ashpersimin e panevojshem dhe mbajtjen gjalle per 40 vite te luftes se klasave,te diferences ekonomike fshat qytet e gabimeve te tjera ne rritje e siper dhe ne ecurine e atij sistemi.Me mire se te gjithe kete e di vete kapobanda i pas sistemit socialist ,shpellari Salih Berisha,qe u ushqye e u rrit nga Enveri dhe sa ju dha mundesia firmosi ne Serbi,Amerike etj dhe shkaterroi e vodhi gjithcka mundi bashke me banden e tij.Koha,pas disa vitrsh do tregoje dhe do vere ne vend figuren e Enverit,epoken e tij qe me te drejte quhet e do quhet epoka e Enverit.Natyrisht eshte llogjike qe ne kapitalizem nuk ka se si te vleresohet periudha e sistemit socialist,qe eshte nje stad me i larte se kapitalizmi dhe qe rrethanat politiko-ideologjike dhe ekonomike boterore e sollen qe te deshtoje dhe te pesoje nje kthim pas,pasoje kjo dhe e gabimeve te vete sistemit socialist dhe te udheheqesve te tij.Enveri reshte shqiptari i dyte,pas Skenderbeut,qe ka bere histori.Sa per tipa lavjeresh si Salih krimineli e te tjere,me kalimin e kohes populli do fshije menderen e tij,ashtu sic ka bere dhe me gjithe zoigisto-ballistet e cdo lloji.

    Reply to this comment
  6. Pellazgos June 27, 14:28

    Fatkeqesisht ky vend nuk mund te behet kollaj per aresye historike dhe Identititare.
    E fillojme nga Identiteti zoti Muharrem.
    Epiri,Vorio Epiri apo Poli i Veriut egzistone apo jo?
    Te tjerat jane fjale boshe qe nuk kane per te mbushur dicka sado te perparoje koha.
    Sepse “Shqiperia” nuk ka hapur akoma Dosjet,se feston Sulltanin Erdogan ne vendin e Orthodhoksit Kastriot nga te degjeneruarit,sepse jane bijte e kriminelit Enver ne krye te shtetit keto jane disa nga pyetjet qe zoti Muha haram duhet ti pergjigjet.

    Reply to this comment
  7. Albanian June 27, 15:50

    Vetem kur permend emerin “Enver Hodxha” ke bere mekat kunder shqiptareve .nqs i huaj je i huaj je naiv budalla, nqs je Shqiptare je enverist e i ke duart me gjak shqiptari je tradhtar ..

    Reply to this comment
  8. intelektuali June 27, 17:58

    Bobo cfare kellirash Jane keta Mo zot

    Ky fishta ne kujton qe e Donte malesise ashtu me lahute ne Dore me opinga e me kullat pa penxhere, me murret e nxira nga tymi qe leshonte zjarri i ndezur ne mes te odes dhe nga pordhet Lopes qe ngrohesh prane zjarrit.

    Halil Alia me shkolle ruse e jugosllavise (te pakten keshtu shkruhet ne Internet per te) dmth o fishtak hemoroidal halili me emer Türk anadollak e me shkolle sllave ISH burre me rr te forte qe e Donte dhe e respektonte Kanunin (gjithmone Sipas interneti)
    Kuku Mi None, dhe kush e la Shqiperine 100 vjet prapa

    Mbylle gojen injorant i shkrete, Kanunin eshte i 1450 .
    Kafshe parahistorike, bei llogarite, 500 vjet prapa.

    Cfare ti besh Enverit qe su la ne rregullat e Kanunin e te bajraktereve Po U beri me shkolle, e U solli drite, e mesove me shkruajti e me lexu e vjen e na jep men tashti Copa e mishit.
    E mban mend termetine e 67 ne diber.
    Me ATA bajraktaret tuaj do ishit akoma dhe sot perjashta ose hyzmeqar KE serbet apo maqedonasit.

    Ty sorres se zeze NUK te Plas shpirti Kur motren e kushuriren TA morrin e TA cojne ne semafori apo i ke cu vete e Po fito para e Po nderton vile.

    Ah placi mor te gjithe. Intelektuali me thone. Para e pas meje me vjen historia.

    I di te gjitha e sdi asgje.

    Ky albaniani i linjes se egjyptit, qe ne kohen e Sales transportonte ilegalisht leket e mubarakut, ivuri kapakun.
    Si qershia mbi Torte.

    Hajvan.
    Me gjakun e cilit shqipetare Kane lyer duart enveristet o vemje ?
    Te atyre qe i morri Enveri 800.000 e i la 3.7 Million.

    Debila.

    Aferim.
    Ciao ke taiwoni.

    Reply to this comment
  9. intelektuali June 27, 18:12

    Bobo cfare kellirash Jane keta Mo zot

    Ky fishta ne kujton qe e Donte malesise ashtu me lahute ne Dore me opinga e me kullat pa penxhere, me murret e nxira nga tymi qe leshonte zjarri i ndezur ne mes te odes dhe nga pordhet Lopes qe ngrohesh prane zjarrit.

    Halil Alia me shkolle ruse e jugosllavise (te pakten keshtu shkruhet ne Internet per te) dmth o fishtak hemoroidal halili me emer Türk anadollak e me shkolle sllave ISH burre me rr te forte qe e Donte dhe e respektonte Kanunin (gjithmone Sipas interneti)
    Kuku Mi None, dhe kush e la Shqiperine 100 vjet prapa

    Mbylle gojen injorant i shkrete, Kanunin eshte i 1450 .
    Kafshe parahistorike, bei llogarite, 500 vjet prapa.

    Cfare ti besh Enverit qe su la ne rregullat e Kanunin e te bajraktereve Po U beri me shkolle, e U solli drite, e mesove me shkruajti e me lexu e vjen e na jep men tashti Copa e mishit.
    E mban mend termetine e 67 ne diber.
    Me ATA bajraktaret tuaj do ishit akoma dhe sot perjashta ose hyzmeqar KE serbet apo maqedonasit.

    Ty sorres se zeze NUK te Plas shpirti Kur motren e kushuriren TA morrin e TA cojne ne semafori apo i ke cu vete e Po fito para e Po nderton vile.

    Ah placi mor te gjithe. Intelektuali me thone. Para e pas meje me vjen historia.

    I di te gjitha e sdi asgje.

    Ky albaniani i linjes se egjyptit, qe ne kohen e Sales transportonte ilegalisht leket e mubarakut, ivuri kapakun.
    Si qershia mbi Torte.

    Tani e kuptova. Ky albaniani eshte ndonje serb se mbiemrin e Enverit e ka shkrujt thjesht
    Hodxha. Nje i huaj qe e ka marre nga interneti, se asnje shqyptar NUK do TA shkruante hodxha apo hodga apo hodja(si nastradin hodja).
    Dmth si e thote dhe vete eshte nje i huaj naiv e budalla dhe anti shqyptar.
    Hajvan.

    Me gjakun e cilit shqipetare Kane lyer duart enveristet o vemje ?
    Te atyre qe i morri Enveri 800.000 e i la 3.7 Million.

    Debila.

    Aferim.
    Ciao ke taiwoni.

    Reply to this comment
  10. alphade July 1, 23:35

    Enveri mbetet Everesti i shqiptareve ! Enveri nuk ka ne-
    voje per nje rruge,per nje shtatore apo bust. Enveri eshte
    Shqiperia ! Enveri eshte e gjithe bota shqiptare ngado ku
    jane brenda dhe jasht kufijve shteteror. Por Enveri,si cdo
    qenje njerezore nuk ka qene dhe nuk eshte nje “DIA-
    MANT” qe ta pelqejne e ta adhurojne te gjithe. Armiqt,
    ballisto-zogiste,te tipit sllavo-anadollak, Halil Alia, sigu-
    risht qe e urrejne e do ta urrejne gjithemone sepse Enveri
    ka qene dhe mbetet njeriu parimor “For excellence” dhe
    nuk mund te duronte tradhetite e pabesite,antishqiptaret,
    dhe atdheshitesit. Enver Hoxha duan apo nuk duan armiqt do te vulose nje gjysem shekulli te Shqiperise se
    pavarur,sovrane dhe me dinjitet qe Enveri ia ngriti ne pie-
    destal !!
    Lexoni Diksionaret, personalitetet , studjuesit ,etj boteror
    dhe c’thone per Enver Hoxhen. Dhe mos degjoni perra-
    lllat e Monstres se Vicidolit se cfare thote per Enverin. Ai
    e di se as te thembrra e kembes nuk i vjen Enverit ! E ka
    zilia e deliret skizofrenike prandaj e urrene aq shume
    Everesitin shqiptar……! “La Historia lo Absolvera’ ” !!!!

    Reply to this comment
  11. alphade July 1, 23:46

    Komenti im,……

    Reply to this comment
  12. alphade July 2, 04:04

    Pershendetje, Muharrem ! Nje artikull brilant ! Nje bravo
    kozmike ! Enveri eshte Ebpveresti shqiptar ! Sado te per-
    piqen Halilet e Aliajt,,Saliajt e Vicidolasit, horrat e cdo ka-
    tegorie : balliste,zogiste, spiune, atdheshites, ……kurre
    nuk do ta erresojne Epoken e Enver Hoxhes. Do vije nje
    dite,heret apo vone ku figura Enver Hixhes do te vihet ne
    piedestalin e lavdise. Sa me shume kalojne vitet e deka-
    dat aq me shume ndrit emri Enverit. Ata qe sot e shajne
    e hedhin balte mbi figuren e Enverit,neser me siguri do te
    perfundojne ne koshin e plehrave te historise. Natyrisht,
    si cdo qenje njerezore edhe Enver nuk ishte “Diamant” qe ta pelqenin te gjithe. Ai pati dhe armiq qe e urrenin por
    Ata ishin zogistet,ballistet,tradhetaret e kombit shqiptar,
    spiunet e lidhur me agjenturat e huaja ….etj.etj. Sigurisht
    ata edhe sot pinjollet e tyre e urrejne Enverin sepse Ai
    ishte i drejte,parimor ,patriot, e deshi dhe e mbrojti Shqi-
    perine dhe kombin shqiptar deri edhe ne momentet me te
    veshtira. Cdo shqiptari pervec diksionareve boteror efhe
    Montanelin, i cili me nje objektivitet dhe dashamiresi te
    respektuar i ka bere nje analize teper interesante jetes
    dhe vepres se Enver Hoxhes. Enver Hoxha do ta kishte
    patur me te favorshme dhe oportune te degjonte keshillat
    e anglezeve dhe amerikaneve se sa ato te emisareve te
    Titos ,por Enver Hoxha kishte nje orientim teper te qarte
    ne boten qe i perkiste. Revolucioni francez, Volteri, “Le
    Umanite” ishin busullat e tij orientues dhe aspak mugo-
    shet,tempot, etj. Enveri e njihte ne hollesi kapitullin e In-
    ternacionalizmit proletar,ndihmat e perkrahjet pa interes
    te revolucionareve . Ne kete kontekst Ai pranonte edhe
    keshillat e Miladinit por kjo nuk do te thoshte ne asnje
    menyre se jugoslkavet themeluan PKSH . Kjo eshte krye-
    keput nje shpifje e ndyre e reaksionit shqiptar qe tash
    eshte ngritur ne sulm per te denigruar emrin dhe vepren
    e Enver Hoxhes. Aq e vertete eshte kjo saqe edhe ne
    vitet e PPSH , Enveri u jepte ndihme dhe perkrahje forcave m-l mbi bazen e Internacionalizmit proletar por kjo nukmdo te thoshte se Ai i themeloi keto parti, bile Ai
    porosiste qe cdo Parti m-l duhet te zbatoje m-l ne kushtet
    konkrete te vendit te tyre.Modestia e tij arrinte deri ne ate
    pike sa qe i keshillonte m-l se pervoja shqiptare,i takon
    vetem shqiperise dhe s’e cdo parti ka pervojen e vet dhe
    specifiken e vendit te vet. E vetmja gje qe i bashkon komunistet kudo ne bote jane parimet e marksizem-leni-
    nizmit qe numurohen me gishtat e dores : 4-5 parime.!!!
    Se fundi, edhe sot e kesaj dite forcat e errta antishqiptare
    i ndricojne shtepite e lokalet e tyre me hidrocentralet e
    Enverit. Kane 28 vjet qe s’jane ne gjendje te ndertojne nje hidrocentral nga ato qe ka ndertuar Shqiperia ne kohen e Enverit. Per pak sa harrova, Saliu do ndertonte
    nje Reaktor Berthamor ne “gjirin e Lalezit” !!! Pika qe s’i
    bie Monstres se Vicidolit !

    Reply to this comment
  13. Dhimbia e madhe popull. July 2, 19:18

    “Alphade” te lumte PENA ,
    na permend-Enever Hoxhen-forra,
    POPULLI me Te, bere kryevepra !.
    *
    Keshtu do ta niste cdo shqiptar i atyre viteve
    qe sot i kujton me nostalgji dhe ttheret:
    -Ku je Koha e Enverit me shoke…
    Eja ! se pseudot na bene TROKE!
    **
    Mesimet e nxierra nga PESIMET
    Na i ke lene Ti vete AMANET.
    Faleminderi “Alfade” atdhetari
    Na tregon rrugen qe udhehoqi Enveri.
    Brezat do ju jene mirenjohes.

    Dhimbia e Madhe Popull D..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*