Epopeja e kusarëve në një variant të ri…

January 18, 2018 13:17

Epopeja e kusarëve në një variant të ri…

(Nga arkiva-Pjesa e Tretë)

Bota ngre në Fron,
gjithmonë diturinë,
neve injorancën,
edhe babëzinë!

Ne ngrëmë injorancën,
edhe sharlatanët,
këta janë shumuar,
në të katër anët!

Kur nga katër anët,
ka marrë ujë shteti,
mund të blesh me pare,
një vend deputeti!

Tani hyn në lojë,
paraja e pistë,
dhe e zgjedh renditjen,
ku të dojë në listë!

Tani si në ethe,
lëvizin sekserët,
ata që vulosin,
gojët dhe defterët!

Po ai që sot,
mandatin e blen,
nesër nuk të pyet,
krahët krejt t’i kthen!

Kjo s’është fantazi,
se unë s’jam i marrë,
se kjo histori,
ca si shumë ka ngjarë!

Shpesh kur shohim listat,
të pataksur rrimë,
kur shohim të gdhendur,
emra anonimë!

Emra anonimë,
emra të dyshimtë,
dhe bëhet fushata,
krejt e pakuptimté!

Vështirë që t’i gjesh,
gjithë lepujt ku flenë,
se s’voton bariun,
po voton kopenë!

Këtë Kod Zgjedhor,
hajde ta kuptosh,
dhe atë që s’do,
duhet ta votosh!

Kur gjer në Kuvend,
ka kaq injorancë,
dhe bota na mat,
me këtë balancë!

Dhe çudi e madhe,
shumë çudi-o mik,
kush s’është injorant,
aty është i lik!

Aty është i lik,
dhe shembull s’po jap,
se s’dua me Kaçin,
brirët prapë t’i kap!

Kaçi mund të mbetej,
burrë plot elegancë,
të bënte pamflete,
një për çdo seancë!

Të bënte pamflete,
mos ndërronte bojën,
do na i kish mbyllur,
që të gjithëve gojën!

Po të blihen vendet,
me një vandak lekësh,
gjithmonë do të ketë,
trafik deputetësh!

Mos e kishit parë,
dhe nuk do besonit,
njëlloj si trafiku,
i prostitucionit!

Arben Duka /Tiranë, 2013

Vijon në një ditë tjetër Pjesa e Katërt

January 18, 2018 13:17
Komento

3 Komente

  1. Izeti January 18, 17:28

    F.l.m. Arben Duka ,,,,si gjithmone fantastik,,,,

    Reply to this comment
  2. intelektuali January 19, 07:32

    KUR QAN DHE VAJTON ENVERIN
    NUK KA SE SI TE JETE NDRYSHE
    KUR KENDON PER LUCIFERRIN
    PER DJAJTE NUK KA MEDYSHJE
    DJAJ-DEPUTETET I LA NEXHMIJA
    I LA ENVERI DHE E GJITHE PARTIA
    PRANDAJ O BEJTEXHI MOS VAJTO
    ENVERISTET ME DYLBI MOS I KERKO
    SE I KE ASHIQARE NE KRYE TE SHTETIT
    SI NJE OKTOPODH KALPUAR DOVLETIT

    Reply to this comment
  3. info analitike January 19, 10:18

    Epopeja e kusareve te PPSH se qe kane mese 70 vjet qe plackisin vendin. Kete mos prisni ta lexoni nga ky bejtexhiu i indoktrinuar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*