Epopeja e kusarëve në një variant të ri

January 31, 2018 12:28

Epopeja e kusarëve në një variant të ri

(Nga arkiva-Pjesa e Pestë-2012)

 

Hapu dhe të futem,

hapu-o çmendinë,

se Sajmir Tahirin,

gjykatat e grinë!

 

Njerëzit të çuditur,

poshtë e lart po flasin,

se dalin pa faj,

ata që na vrasin!

 

Gjoba-vetëm gjoba,

krimi e bën lojën,

duan gjithë të tjerëve,

krejt t’u mbyllin gojën!

 

Domosdo për Sajon,

që më ha qederi,

se ai-o miq,

nuk është Rrokfeleri!

 

Për të merakosem,

dhe mendimin bluaj,

këto miliona,

si do t’i paguaj?!

 

Moj gjykatë zgjyra,

që i shërben zgjyrës,

ai denoncon,

për hir të detyrës!

 

Çfarë thotë deputeti,

në detyrë të tija,

duhet të hetohet,

nga prokuroria!

 

Duhet të provohet,

për një deputet,

nëse është shpifje,

apo e vërtetë!

 

Po prokuroria,

dorë s’vë gjëkund,

ndaj edhe kusarët,

do vjedhin pa fund!

 

Po të qe se fjala,

njëlloj do peshohej,

me një miliard,

Sala do dënohej!

 

Kam një vit e ca,

që ngul këmbë si mushké,

a nuk janë një shpifje,

bash ombrellat pushkë?!

 

Po për stilolapsat,

që kobure bëri,

atij zotërisë,

nuk i’u tha gjë gjëri!

 

Dhe po të vazhdonim,

s’do mbaronim kurrë,

sa kemi dëgjuar,

ne nga ai burrë!

 

E ç’t’ju them akoma,

në vargjet e Ditës,

gjykatat punojnë,

kundër opozitës!

 

Ndaj në katër anët,

po këndojnë qyqet,

se kush vjedh e vret,

i fiton dhe gjyqet!

 

Shënim i autorit: Në këtë pjesë bëhet fjalë për gjyqet që fitonte pushteti dhe familja Berisha kundër Sajmir Tahirit, për denoncimet që bënte si deputet dhe Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës.

Arben Duka

January 31, 2018 12:28
Komento

5 Komente

  1. anticensurë25642654 January 31, 13:34

    në variantin rama e ke fjalën beno??
    në vëd të kusarëve ke dah të thuash tradhëtarët??
    sepse po na tradhëtojnë me rradhë o beno!!
    dhe ti u je bashkuar tradhëtarëve të politikës!!ti je pjesë e tradhëtisë së propagandës,ke dhe bedriun në krah!!ju jeni mbështetës me veprim,se harrova mero nepërkën piçka-piçka!!
    bushati,zheji e të tjerë janë mbështetës me mosveprim!!
    jepi beno jepi,sa keq do të sishte të na kishe drejtuar në luftë!!
    njeriu dhe mund të shpëtojë nga plumbat kur sulmon,por ma merr mëndja se nuk i shpëton dot plumbit pas shpine!!
    plumbi pas shpine kishe për të qënë ti o ben oficeri!!
    o komandanti tim për fat të keq!!
    vazhdo e harxho jetën për të mbuluar tradhëtinë!!
    ta thash dje!!
    dhe të rëndë ke për të mbajtur sipër!!

    Reply to this comment
  2. rapsodi popullor January 31, 17:31

    Rri o Duke c’na kujton Saje qorrin sot,
    mbushur me zullume plot e perplot,
    harrove si i tha Rama, ore kok bidon?
    “Tahiri dru i shtrember ne mesin ton”

    Reply to this comment
  3. Ivan i madh January 31, 20:29

    Poet me kete rast ke perfituar se ke kursere letrar higjenike per ne wc se ke firmenat e ketyre anticensura e rapsodi që te sherbejne falas jo duke ta fshire po lepire. Se keshtu i ka urdheruar kriminel Berisha dhe organet antishqipetare serbogreke. Po kujdes se mund te te ifektojne se gjuhen e kane te felliqur se ne gjiriz jetojne dhe me te ushqehen.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 1, 11:44

      se kush është sërbo gërk?!
      pyt benin o ivan koqja!!
      po na shitet shqipëria,më parë nga saliu,dhe beni e quajtii tradhëtar,sot nga rama dhe beni është bërë shurdh memec

      Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 February 1, 10:10

    mbrëmë pash në fejsbuk,nuk kam personalisht,se është bërë thirrje për manifestim të shtunën ora 11 para kryeminiestrisë!!
    unë do të jem atje!
    besoj që dhe shqiptarët të jenë aty!
    dhe ti me gjithë familjen tënde duhet të jesh aty ,moj monikë!!si shqiptare dhe jo si baxhellë tradhëtare e politikës shqiptare!!
    edhe ai kërma e vjetër dhe më e madhe e shqipërisë,duhet të jetë aty!!POR në radhët e fundit dhe me KOKËN ULUR!!
    NJERËZ MOS I LINI TË DALIN PARA!!
    BËJUANI SI ME LHL-të SIRIANE!!NXIRRINI ME SHKELMA,POR JO JASHTË!ATA DUHET TË RRESHTOHEN NË FUND!
    KOKË ULUR!!
    KANË TRADHËTUAR SHUMË,KANË VRARË DHE MË SHUMË,POR DUHET TË JENË ATY PËR TË FILLUAR TË LAJNË FAJET E TYRE!!

    beno provo të dalësh dhe ti!!fillo të harrosh të luash rrolin e budallait!!
    luaj atë të shqiptarit!!
    monika kërceu por mesa duket ja mblodhën mirë!!
    e tërhoqi bythën!!
    çfar i kanë sjellë në mënd beno??
    për atë e di shumë mirë,por për ty nuk e di saktë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*