Epopeja e kusarëve në variant të ri (Pjesa VI)

February 10, 2018 12:51

Epopeja e kusarëve në variant të ri (Pjesa VI)

(Pjesa e gjashtë-Viti 2012)

Kam shkruar me qindra,
s’kam shkruar një vepër,
po kur vijnë të vjelat,
gjithmonë kam dalë tepër!

Po të jesh i ndershëm,
dhe pakëz i zgjuar,
me një laps të hershëm,
emrin ta kanë shkruar!

Me një laps të hershëm,
domethënë të kuq,
dhe mendojnë se fatin,
ta kanë bërë gërmuq!

S’mendojnë dot ndryshe,
se janë kusarë,
po kush e lidh fatin,
me këta zagarë?!

Fatin një i mençur,
gjetkë ta kërkojë,
se ndryshe do mbetet,
me gishtin në gojë!

S’mund të varësh veten,
tek një i pacipë,
më mirë i pavarur,
edhe bukë e kripë!

Më mirë i pavarur,
dhe një jetë pa frikë,
thelat e kusarëve,
të ngecin në grykë!

Se kusarët dihen,
të japin një thelë,
dhe pastaj të vihen,
të kërkojnë një pelë!

Mund ta kesh qesenë,
sa një kokërr hudhër,
po as Zoti vetë,
s’të fut dot në kudhër!

S’të fut dot në kudhër,
s’mundet-domosdo,
të më katandisë,
në formën që do!

Kush lidh me ta fatin,
do jetë krejt i gjorë,
se ata të duan,
veç për shërbëtorë!

Veç për shërbëtor,
këngëtar mynxyre,
ndaj s’ka shumë të ndershëm,
në stanin e tyre!

Në stanin e tyre,
me qen të tërbuar,
ka shumë pak të ndershëm,
dhe më pak të zgjuar!

I qytetërimit,
nuk ka hyrë plugu,
aty të zënë frymën,
bajgat edhe vulgu!

Kusarët kanë mbirë,
porsi bari i keq,
o i ziu popull,
ti e di se ç’heq!

I sheh në fushata,
pamje engjëllore,
pastaj të gjithë vendin,
e kthejnë në thertore!

E presin kudo,
kudo marrin pjesë,
s’ka në botë-kusar,
pa një thikë në brez!

Pa një thikë në brez,
në botë s’ka kusar,
po këta zorzopë,
mbajnë dhe hanxhar!

Arben Duka (Karikatura shoqëruese, nga Medi Belortaja)

February 10, 2018 12:51
Komento

8 Komente

  1. anticensurë25642654 February 10, 13:56

    “Epopeja e kusarëve në një variant të ri”
    vari hajdart o beno!!
    çeço musaraj shkruajti
    “epopenë e baallit kombëtar”
    të të “kusarëve të rinj”
    unë po shkruaj atë të”tradhëtarëve të rilindur”
    nuk kam as një të qindtën e nivelit tuaj,por të ulërij di!!
    jepi bentradhëtija jepi!!
    krihu se flokët të thahen në falkët që po i dalin shqipërisë!!

    Reply to this comment
  2. info analitike February 10, 18:41

    Mos u merzit se ti zgjodhe e po mbeshtet nje sherbetor qe po i vjen hakut vendit si padron. Po shet e po blen e po kthen permbys gjithcka pa pietur askend. Ja sheko dhe greket nuk pieti asnje nga votuesit por veproi me rradaken e vet. Tani o qy nuk ti ndaje se cfare dmth. sherbetor e cfare padron ose po tallet paq me bejtexhiun e me militantet qe i shkojne nga pas e qe kullufisin me kenaqesi cdo genjeshter te liderit global.

    Reply to this comment
  3. info analitike February 10, 19:08

    Shoku bejtexhi sheko ketu pergatitjen e larte kulturore te shokeve te Ministrise se Brendshme. Keta jane rezultat i luftes kunder analfabetizmit shteteror ku shteti u mbush me lloj lloj zuzaresh e injorantesh:
    https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1575888885792274&set=a.397845743596600.86035.100001135320037&type=3&theater

    Reply to this comment
  4. POPULLI KATUNAR February 10, 19:34

    BENO!!! CA THOTE TELEFONI I KLP?!!! SPIUN EDHE TI?!!!

    Reply to this comment
  5. intelektuali February 11, 08:07

    KUSARET ME HANXHAR I KA KRIJUAR PARTIA
    PUSHTETIN JA FALI RAMIZI DHE NEXHMIJA
    SALIUN ZGJODHEN SI KAPOBANDE KUSARESH
    LIKE FLORIRIN LANE SI HAJDUT BARBARESH
    FULLAN KUSARI SHPETOI NGA POSHTERSIA
    QE LIDH SALEN, LIKEN ME EDIN NGA LAKMIA
    PER TE VJEDHUR KREJT POPULLIN MJERAN
    DUKE LUAJTUR TEATRO SI KLOUN BABAXHAN

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*