Epopeja e kusarëve në një variant të ri (Pjesa VII)

February 16, 2018 12:46

Epopeja e kusarëve në një variant të ri (Pjesa VII)

(Pjesa e Shtatë, 2012)

Jo vetëm Saliut,
t’i turrim akrepat,
se kusarët janë,
në të katër cepat!

Këtë që po shkruaj,
të ma mbani mend,
se dalin nga hiçi,
dhe hyjnë në Kuvend!

Se dhe nga kjo anë,
s’janë të gjithë shenjtorë,
po do të kuptohen,
kur ta kenë në dorë.

Kur ta kenë në dorë,
firmën edhe vulën,
a do ngjanë me dhelprën,
a do ngjajnë me pulën?!

A do t’i ngjajnë pulës,
për nga cilësitë,
që pjell gjatë gjithë vitit,
nga një vezë çdo ditë?

Vezë e nga një vezë,
kështu mbushet shporta,
dhe nuk kam pse zgjedh,
fjalë më të forta.

Krahasimi im,
shpëton prej të sharës,
se na kanë shurdhuar,
kokoshat e farës!

Kur shportën e kemi,
bosh dhe fare bosh,
nuk kemi nevojë,
për asnjë kokosh!

Na duhet patjetër,
ne një qeveri,
të punojë e gjitha,
si një pulari!

Mé bukur se kaq,
s’do ta krahasonit,
a s’është një shembull,
“Aiba” e Gonit?

Kusarët që kemi,
do ikim patjetër,
së bashku me ta,
edhe frymë e vjetër.

Një tjetër frymëmarrje,
të gjithë presim ne,
me këpucë të vjetra,
s’niset rrugë e re!

Do jeté rrugë e gjatë,
shumë e gjatë beteja,
ndaj edhe këpucët,
duhen krejt të reja.

Kjo punë e këpucëve,
është figuracion,
ai që do vijë,
kollaj e kupton.

Kollaj e kupton,
se është zot me fjalën,
që njerzit mos thonë:
“Mirë e kishim Salën!”

Ai kupton mirë,
se në fjalë është mjeshtër,
dua me gjithë shpirt,
mos dali gënjeshtër!

Dua me gjithë shpirt,
mos dali gënjeshtër,
mos i them na hodhe,
nga shiu në breshër!

Sot jam opozitë,
dhe e kam një bindje,
se këtu do ketë,
patjetër Rilindje!

Arben Duka

February 16, 2018 12:46
Komento

16 Komente

  1. Socialisti i Ndershem February 16, 15:58

    O poet i Shqipe Pelivanit , a nuk do te ishte mire qe te ikesh nga 2012 dhe te vish ne 2018 ?
    Apo nuk te lene ?
    Se kesaj qe ben ti populli i thote :” Si m’a ke ate kalin qe te ngordhi vjet”.

    Reply to this comment
    • shqipe February 16, 17:57

      O “socialist,qe veçse i ndershem s’je!

      Ben duka,s’eshte vetem poeti im, eshte poeti i popullit …Ai eshte dhe yti,por ti dhe te tut miq jeni qorruar heret…DUKA,shte autori i mbi 2 miljon vargjeve,o idiot klas… Eshte sa homeri,nese ke degjuar ndonje here!… Ama, me ke flas dhe une!…

      Reply to this comment
      • Socialisti i Ndershem February 16, 19:13

        Po te jap te drejte kur thua “A me ke flas une”.
        Nuk i ploteson kushtet te flasesh me mua. Je shume po shume shkalle poshte.
        Vazhdo me nivelin tend te deleve qe blegerijne dhe pertypin bar.
        Fuqia e poetit nuk matet nga numri i vargjeve o torollak por nga mesazhi qe percon, dhe mesazhi iBenit eshte : “Rrofte Enveri e poshte Saliu”.
        Ti si me i nencur mund te kesh kapur edhe ndonje mesazh tjeter.

        Reply to this comment
  2. T. Topi February 16, 18:54

    Po ta denigron imazhin qipka, o i madhërishmi bejtexhi,
    S’po na lë rehat të lexojmë, se ç’papare të re ke gatuar,
    Ui me sheqer dhe përsheshi rilindjot ne bozë na është bërë,
    Ndaj dhe i ndershmi socialist nuk ngurroi pa të kritikuar !

    Me DO TË-të rilindjote sot as ne halé s’mund të shkohet,
    Bindja tënde për lesh cjapi pesë vite me radhe ka shkuar,
    Për sa kohë Reforma Zgjedhore në vend-numro do të rrijë,
    Kokoshët kotecin nga glasa kurrë s’kanë për ta pastruar !

    Reply to this comment
  3. info analitike February 16, 19:11

    Eshte shume me indershem se ti me bejtexhiun o shqipe zeza qe edhe pse e shikoni baterdine e halldupeve te rilindjes pèerseri keni vendosur te mbyllni sy e veshe e te kendoni refrenin e Saliut. Ne 5 vjet cfare i beri Edi Saliut e Lulit? Cfare beri me familjet e viktimave te 21 janarit? Ja keto te mendoni perpara se te beni moral me Saliu kur keta ne pushtet jane edhe me te zinj e me hajdute. Nuk mbeti me cm 2 toke pa u grabitur e legalizuar nga rilindjotet e pastaj kane goje te bertisni “toke e xanun” kur tashme po legalizojne cdo baterdi. Heshtni se nuk ka uje qe i lan zullumet e rilindjoteve qe jo vetem nuk e luftuan por bashkepunuan me Liken, Luline Saliun ne grabitjene e vjedhjen e vendit. Po te ishe edhe ti i ndershem sa socialisti me siper kaq gje duhej ta pranoje se eshte evidente.

    Reply to this comment
    • shqipe February 16, 20:54

      Info,kur do e mesosh,qe s’eshte edi ai qe i tregon vendin salehit apo larove pas tij,eshte Prokuroria ooooo info,dhe prokurori dihet aqsa dihet dhe drejtesia,por ja dhe pak e do e shohesh… dhe ik tani mos m’i fry me shkotat e barkut,boll e ke bere kete…

      Reply to this comment
      • info analitike February 16, 21:38

        Po prekuroren kush e emeroi orgjent o shqipe zeza. Ore se ju e doni dhe me abetare. A e kupton qe po i tregon perralla vetes se ajo teoria e pavaresise se drejtesise eshte nje perralle qei tregohet militanteve per te justifikuar bashkepunimin. Keshtu i bie qe keta rilindjotet genjyen kur moren persiper te benin drejtesi per 21 janarin se nuk e kishin ate pushtet, apo jo shqipe? Si thua ti a do ta arrestonte kjo prekuroria e “pavarur” Edi Ramen per abuzimet e shumta me postin?

        Reply to this comment
        • shqipe February 17, 00:29

          S’ka asnje abuzim rame shqiptari,ndaj zamet e kane ,por te marin nje brisk…Sa here kam folur per Ramen me ka dale fjala,qysh para zgjedhjeve dhe pse me eshte dashur te pertyp dhe fyerjet e drite shkurtve,si ç’eshte dhe nje mikja ime me të shumtët pa mënd!Do me thene,mjafte qe ti te emrosh prokororin dhe ai do ndihmoj ty!!!,llogjike e peshkut krap. Kjo ish vetem ne boten e salehit,por jo ne te Rames zjush. S’eshte e lehte te ngresh drejtesin info,megjithese rama po e ngre ate me us. ne krye. Me mire von,se sa hiç!

          Reply to this comment
          • info analitike February 18, 09:02

            Briskun merre ti me Netine me bejtexhiun e rruajini te pasmet Rames e pastaj lepijani mire se kete zanat dini ta beni me se miri. Te shkruash qe Rama nuk ka bere asnje abuzim eshte te tallesh me veten e te tregosh nivelin tend te budallallekut. Per cfare drejtesie e ke fjalen kur ti as nuk ia ke haberin. Per ty drejtesia eshte si ne kohen e diktatures se proletariatit kunder arrmikut te kllases. Tani pak me pare shkrove se drejtesia nuk varet nga Rama e nderkohe po me shkruan qe Rama po e ngre. Ndaje mendjen o drejtesia eshte e pavarur o me Ramen. Te dyja bashke nuk shkojne. Merr edhe netin e bejtexhiun e mendojeni kete pune se ku i dihet tre koka mund te bejne nje neuron.

  4. shqipe February 16, 19:39

    Me fol ne emer ti kuka mesheftas!
    Se jam shqipe e fluturoj larte,
    S’jam topi a tope pas dashit varur,
    qe veç dhelprat nga pas, mbart…

    Une flas per poezine
    Qe,Benit i rri aq bukur.
    Ata, a, ato… qe kerkojne t’ë nzijne
    Te mos na lexojne,jane te lutur.

    Ndryshe, jemi te pelqyer
    Dhe kjo ja bene fare,Muuuu…
    Pse, o miq,ky i vyer,
    Shpesh here juve u duket si hu?!

    Reply to this comment
  5. shqipe February 16, 21:35

    jo po, m’a rrofsh ti,(Me fal), me rrofsh ti, qe fluturon e s;di ku bie,gjithnje havadan…

    Reply to this comment
  6. Kris 1 February 17, 03:08

    Pune kusari,pune muti
    Nder e lavdi ka hajduti
    Haram na shkoi djers e derdhur
    S’mbushet barku me te vjedhur
    Bam policie bam shteti
    Bam e bum dhe Ben poeti
    Benim po te kishim trute
    Aleance me hajdute
    Do te shihnim dite te bardha
    Do na ruante dhe garda

    Reply to this comment
  7. anticensurë25642654 February 17, 09:53

    beno
    a e ke lexu këtë lajm të ditës??
    “Kotzias: Problemet me Shqipërinë, kapitull i mbyllur”
    jo për gjë por unë personalisht shkruaj më shumë për ata që sduan shqipërinë!!për tradhëtarët,si ti!!shkruaj pak për kërkesën që i bëri qeveria presidentit!për atë kërkesën e fillimit të bisedimeve që i ka mbyllur me kohë!!për atë që na gënjen çdo ditë dhe ti e mbështet me të gjitha forcat!!që bën tym gjithandej vetëm e vetëm që tradhëtia të duket patriotizëm!!as ismail kadareja nuk ka qënë kaq i ndyrë sa ti!!ai të paktën ka mënçurinë të mos hajë mut,atëherë kur sduhet!!psh,tashti është në autobuz!
    ti vazhdo e këndo si gjeli në majë të plehut,por me zë të hollë!pa koqe e me hu në bythë!!
    hy tradhëtar i ndyrë!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*