Era dixhitale, AMA shtyn me 4 muaj transmetimet analoge

September 11, 2018 14:11

Era dixhitale, AMA shtyn me 4 muaj transmetimet analoge

AMA ka shtyrë fikjen e transmetimeve analoge për 4 muaj.

Me sa duket për shkak të problemeve me të cilat janë hasur qytetarët dhe ankesat e shumta, AMA e ka parë të udhës këtë vendim.

AMA deklaron se do të rindizen sërish transmetimet analoge dhe se sinjali analog i transmetimit do të fiket më 15 janar 2019.

Kemi vendosur rindezjen e transmetimeve analoge. Për ata që kanë blerë aparatin e ri do të vijojnë që të shikojnë transmetimet dixhitale, ndërkohë që ata që ende nuk janë pajisur u lihet katër muaj kohë për tu pajisur me dekodera, do të shtyhet afati në 15 janar 2019.

Me gjithë njoftimet prej një viti, konstatohet se shumë prej tyre e kanë lënë për një moment të fundit. Përpara se të vij data 15 janar 2019, kini parasysh se dekoderi DVB-T2 kushton 2990.

Ndërsa ata persona, të cilët kanë televizor të ri të tipit DVB-T2, e kanë të inkorporuar dekoderin që do të thotë nuk kanë nevojë të blejnë një të tillë të ri“, u shpreh kreu i AMA-s, Gentian Sala.

o.j/dita

September 11, 2018 14:11
Komento

7 Komente

  1. Dino September 11, 17:22

    Kam nja dy paqartesi, besoj dhe tjere si une. E para – Kam 2 cope TV ne shtepi, duhet te ble 2 dekoder apo mjafton njeri?
    E dyta – Kush futet ne televizoret DVB-T2?
    Faleminderit

    Reply to this comment
    • info analitike September 11, 20:17

      Qe te kesh pavaresi totale ne administrimin e kanaleve per cdo televizor eshte me mire te blesh 2 dekoder (nje per secilin). DVB-T2 eshte nje sistem me i avancuar se DVB-T kryesisht sepse qarkullon te njejten sasi te dhenash por duke shfrytezuar 40-50% me pak bande nga DVB-T por ka dhe disa avantazhe te tjera ne lidhje me cilesine e transmetimit dhe eficencen e transmetimit. Banda qe lirohet do te perdoret per transmetimin e te dhenave ne teknologjine mobile 5G. Gjithsesi direktiva europiane parashikon qe ky kalim te ndodhe brenda 2020 me nje tolerance deri ne 2022. Per BE televizoret e pajisur me DVB-T2 jane ato te prodhuar nga 1 korriku 2016 megjithate per rastin e Shqiperise eshte gjithnje e keshillueshme te pyesesh tek dyqani i shitjes nese televizori eshte i pajisur me DVB-T2 (HEVC) ose te shkosh me nje person qe i di keto gjera per te shmangur surpriza te pakendshme.

      Reply to this comment
  2. Labi September 11, 17:52

    Po pagesa 100 lek ne muaj pse duhet te paguhet kur une blej dekoderin dhe cdo muaj abonimin ..?

    Reply to this comment
    • info analitike September 11, 20:25

      Sepse 100 leket jane taksa e posedimit te aparatit televiziv ndersa dekoderin e blen sepse nuk ke teknologjine e pershtatshme per marrjen e kanaleve. Abonimi eshte sherbim ekstra qe secili paguan per te pare kanale te specializuara “pay tv” e jo “free to air (FTA)”.

      Reply to this comment
  3. info analitike September 11, 20:35

    Per ata qe jetojne ne Albanistan ku gjerat behen per se prapthi mund te lexoni ketu se cfare po ndodh:
    https://www.facebook.com/endira.bushati/posts/10217738306310786?__tn__=K-R
    Fatkeqesisht shoket e Dites duke qene pale me pushtetin e kane te veshtire te kryejne rolin informativ qe u takon.

    Reply to this comment
  4. Arben September 12, 06:30

    Rrofshi qe na jepni dite nga ditet tona.

    Reply to this comment
  5. Qytetar ! September 12, 10:53

    Mos u tallni me ne!
    TVSH beri Tender per Blerjen e 800.000 pajisje dekodera DVB-T2! Nje here thane qe do i shisnin 5500 leke tani doli qe po shiten 3000 -2800 leke. tirana 12 Kanale ??
    Filma te kohes se groshes! TVSH Gjirokastra , Tvsh Korca , TVSH Berati , TVSH HD , TVSH LQ, TVSH …, merre 30 kanale hiq 12 =18 kanale , pastaj hiq 4 kanale News 24, Hiq 6 Kanale Klani , Hiq 2 Kanale Vizion +, minus 2 Kanale Ora News HD dhe LQ (high definition dhe Low qualit ), minus 2 Kanale ABCHD dhe LQ , minus 2 Kanale Chanel OneHD dhe LQ dhe jemi tek e verteta e madhe Gjithsej 6-7 kanale .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*