Era e keqe e një projekt ligji. Një analizë e ligjit “Për menaxhimin e integruar të bregdetit”, veçanërisht mbi përmbajtjen e neneve 22 dhe 23 të tij

July 4, 2020 12:27

Era e keqe e një projekt ligji. Një analizë e ligjit “Për menaxhimin e integruar të bregdetit”, veçanërisht mbi përmbajtjen e neneve 22 dhe 23 të tij

Nga Viktor Malaj

 

Vitin e kaluar kam botuar këtu në DITA një shkrim mbi të quajturën Korporata e Investimeve Shqiptare. Në atë shkrim, ndër të tjera, kam thënë se “Nëse ky ligj do të miratohet ka shumë të ngjarë të krijohet një grabitës gjigant i pronave tona të përbashkëta dhe i shumë pronave private i cili do të kamuflojë veprimtarinë e tij gllabëruese me “interesin publik” ndërkohë që, në fakt, do të jetë në shërbim të interesave të një grushti individësh”.

Ideuesve dhe miratuesve të këtij ligji nuk iu pëlqeu shkrimi në fjalë dhe dikush prej tyre reagoi duke më “qortuar” pse bëja një kritikë aq të ashpër dhe se miratimin e ligjit e kërkonin nevojat e zhvillimit ekonomik të vendit pasi “thuajse askush nuk investon….”.

Si çdo shtetas tjetër shqiptar, edhe unë e dëshiroj përparimin ekonomik të vendit. Po a vjen ky përparim nëpërmjet krijimit të korporatave shtetërore apo gjysëmshtetërore të investimeve?

Përparimi ekonomik i vendit mbahet peng nga keqfunksionimi i sistemit të drejtësisë, nga marrëdhëniet politike që nuk udhëhiqen nga arësyeja por nga marrëzia, nga korrupsioni dhe brishtësia e administratës shtetërore.
Me gjithë disa përmirësime të dukshme, korrupsioni i administratës qendrore dhe vendore është ende alarmant. Fakti që çdo vit gjatë 30 vjetëve të fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton mijëra shkelje me pasojë dhjetëra e qindra milion euro dëme dhe, thuajse, askush nuk shkon në burg dëshmon bindshëm se ka mungesë dëshire për të luftuar të keqen që është bërë “gogol” për investuesit seriozë të huaj.

Sikur të mos mjaftonte ligji me të cilin u miratua ngritja e korporatës së lartpërmendur, tani shohim se ka dalë në skenë një projekt-ligj tjetër “Për Menaxhimin e Integruar të Bregdetit”. Ideuesit e tij na thonë se ky ligj ka qëllim menaxhimin e integruar të zonës bregdetare dhe shfrytëzimin e saj racional.

Shqipëria ka pasur dhe ka nevojë për një zhvillim të integruar dhe, sidomos, racional të të gjithë vendit. Ajo që është bërë në Shqipëri për 30 vjet nuk ka ndodhur askund në Evropë dhe as në botën e qytetëruar. Askund nuk janë zaptuar pronat private apo shtetërore dhe askund nuk është ndërtuar pa plane urbanistike dhe pa projekte dinjitoze.

Në vend që këto veprime kriminale të parandaloheshin dhe autorët të ndëshkoheshin, klasa politike shqiptare, për hir të votave dhe pushtetit, pasi miratoi ligjin e turpshëm 7501/1991, u vu në garë për legalizimin e grabitjeve të pronave dhe të ndërtimeve pa leje. Në këtë mënyrë, ndërsa pronarët realë silleshin dhe sillen dyerve të administratës shtetërore dhe drejtësisë në kërkim të pronave të tyre të ligjshme, grabitësve dhe ligjshkelësve u vinte buzëqeshja e qeverisë së radhës me dokumentet e legalizimit të shoqëruar me urimin: “E gëzofsh pronën!”, megjithëse prona ishte siguruar në mënyrë të paligjshme.

Qeveria aktuale ka meritën se, deri në njëfarë shkalle, i ndaloi fenomenet e grabitjes së pronave dhe të ndërtimeve pa leje. Mirëpo, Qeveria ka kthyer sytë nga zona bregdetare dhe kërkon “të menaxhojë” ato prona që nuk janë grabitur ende.

Megjithëse i vonuar, synimi duket fisnik në pamje të parë. Çdo shtet serioz në botën e qytetëruar ka bërë dhe bën plane të përgjithshëm (Master Plane) dhe plane rajonalë të zhvillimit në të cilët parashikon me hollësi hapësirat e banimit, ato industriale, tregtare dhe bujqësore.

Shumica e këtyre hapësirave është pronë private dhe zhvillimet e tyre realizohen duke u bazuar në planet e miratuar urbanistike, por askund qeveritë nuk guxojnë t’i thonë privatit: tokën tënde po e marr unë dhe me çmimet që dua unë sepse do ua jap falas apo krejt lirë disa manjatëve që kanë para me thasë, sepse vetëm ata mund të realizojnë zhvillimin e saj.

Faqja e parë, DITA

Në projekt-ligjin në fjalë thuhet se menaxhimi i integruar i Zonës Bregdetare kryhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit e cila diku tjetër paraqitet edhe si zbatuese e projekteve të ndërtimit në ato zona dhe, madje, edhe si bashkëfinancuese e tyre. Në projekt-ligj flitet për donatorë dhe thuhet se të tillë “janë të gjithë individët vendas ose të huaj, institucionet financiare dhe bankare, kombëtare dhe ndërkombëtare, publike apo private, të vendit dhe të huaja që financojnë projekte zhvillimi për t’u zbatuar nga AKB”.

Duke e ditur se në zonat bregdetare zhvillimi ka të bëjë kryesisht me turizmin, hotelet, restorantet, fshatrat turistikë (komplekse vilash), kazino etj. lind pyetja: cilët qenkan këta bamirës (donatorë, dhurues) që financokan këto projekte qejfi dhe fitimprurëse pa kërkuar pjesë në to?!

Pasi lexon shumicën e neneve të projekt-ligjit krijon idenë e një synimi të drejtë shtetëror lidhur me zhvillimin e zonës bregdetare por, siç është thënë “djalli fshihet tek hollësitë”. Sikundër e dimë, përveç hapësirave publike ku shteti është pronar, një pjesë e madhe e sipërfaqes së zonës bregdetare ka qenë dhe është pronë private.

Kushtetuta e RSH, neni 11/2 thotë se “Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj”. Të kundërtën thotë neni 22 i projekt-ligjit: “Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, ndalohet dhënia e lejeve të ndërtimit në bregun e detit, me përjashtim të kontratave konçesionare/PPP, investimeve strategjike dhe ndërtimeve për infrastrukturë publike”.

Pyetjet që lindin këtu janë: Nëse planet rregulluese urbanistike shtetërore parashikojnë ndërtime banesash ose shërbimesh në një zonë bregdetare dhe një pjesë e kësaj hapësire është pronë private, përse nuk lejohet i zoti i pronës të ndërtojë, në përputhje me planin urbanistik, objekte të ndryshme? Përse i hiqet kjo e drejtë pronarit të tokës dhe i jepet ekskluzivisht dikuj tjetër, të quajtur konçesionar apo PPP? Si do të rregullohen marrëdhëniet midis pronarit të ligjshëm të tokës dhe atij që siguron kontratën?

Të fshehtën, deri diku, na e zbulon neni 23 i këtij projekt-ligji i cili thotë: “Në rastet e shitjes së pronës private në bregun e detit, shteti ka të drejtën e parablerjes. Kriteret dhe procedurat e të drejtës së parablerjes përcaktohen me Vendim të KM”.

Përsëri lindin pyetjet: Po në qoftë se pronarit të tokës i ofrohet nga një privat çmim më i leverdishëm nga çmimi që i ofron shteti a e humbet shteti të drejtën e parablerjes? Me çfarë çmimi do ia blejë shteti tokën pronarit dhe si do të zgjidhet ky problem kur pronari dhe shteti nuk merren vesh lidhur me çmimin? Do ia imponojë shteti, si blerës, çmimin e shitjes pronarit? Po nëse shteti kërkon t’ia blejë pronarit një tokë me 2 euro / m2, ndërsa pronari ka gjetur një blerës që është i gatshëm t’i paguaj 200 euro / m2 si do të bëhet? Do të përdorë shteti forcën e tij madhore për t’u bërë ai medoemos blerësi (në të vërtetë grabitësi) i pronës?

Logjika thotë se shteti e ruan të drejtën e parablerjes, por çmimin e vendos tregu. Kështu thotë logjika por ligji duhet t’i lërë hapësirë zbatimi. Në rast se çmimi i ofruar nga shteti është i barabartë me atë të ofruar nga një privat, atëherë përparësia është e shtetit. Në të kundërt, shteti duhet të kërkojë dhe të mbikëqyrë që në atë tokë të mos bëhen zhvillime në kundërshtim me planin urbanistik shtetëror? Kaq.

Neni 11/1 i Kushtetutës së RSH thotë: “Sistemi ekonomik i RSH bazohet në pronën private e publike si dhe në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike”. Dhe, më tej, vazhdon (neni 11/3): “Kufizime të lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike”.

Me nenet e vendosur në projekt-ligj, praktikisht, shteti e shpronëson pronarin pasi i heq atij mundësinë ta zhvillojë pronën e vet dhe e detyron t’ia shesë pronën shtetit. Bazuar në Kushtetutë, Kodi Civil i RSH (neni 153) thotë: “Askush nuk mund të shpronësohet ose t’i kufizohet e drejta e ushtrimit të së drejtës së pronës që barazohet me shpronësimin, përveç kur këtë e kërkojnë interesa publikë dhe kurdoherë kundrejt një shpërblimi të drejtë”.

Edhe këtu lindin dy pyetje të rëndësishme: Cilat duhen konsideruar interesa publikë që justifikojnë shpronësimin e pronarit? Interesin publik e përmbush shteti apo një privat që e zgjedhin burokratët e shtetit sipas preferencave të tyre? Cili duhet konsideruar “shpërblim i drejtë” për shpronësimin?

Nuk do shumë mend të kuptohet se “interesa publikë” përbëjnë ndërtimi i porteve, aeroporteve, autostradave, hekurudhave dhe hidrocentraleve por kurrësesi ndërtimet turistike në bregdet si hotele, restorante, fshatra turistikë me vilat e qejfit apo kazinotë.

Po të shkojmë me këtë mendësi, do t’i hapej rruga çdo marrëzie qeveritare duke vlerësuar si “interesa publikë” edhe ndërtimin e shtëpive publike. Interesa publik përbëjnë ato vepra që janë jetike për mirëqenien e gjithë shoqërisë dhe jo ndërtime, ndonëse luksoze, për qejfe dhe zbavitje.

Shteti nuk mundet dhe as duhet lejuar që t’i imponojë pronarit edhe blerësin e mallit të vet edhe çmimin me të cilin pronari duhet t’ia shesë. Një detyrim i tillë është në realitet shpronësim dhe grabitje e pronës, e rrafinuar për t’u fshehur pas togfjalëshave “interes publik” apo “interesa kombëtare” (neni 5 i projekt-ligjit).

Tërheq vëmendjen fakti që shteti krijon Agjenci Kombëtare të Bregdetit dhe jo Agjenci Kombëtare që të mbulojë edhe zonat turistike malore. Mos shkaku i këtij përdallimi ka të bëjë me çmimin e lartë të tokave në bregdet dhe shteti synon futjen e tyre në dorë me ligj “për pesë aspra” dhe pastaj dhënien e tyre një grushti njerëzish që më shumë njihen si horra ngaqë janë pasuruar me lloj-lloj mënyrash e mjetesh? Në këtë mënyrë shteti po i jep mundësi dhe i krijon kushte këtij grupi njerëzish të shtojnë miliardat në kurriz të të gjithë popullit dhe, veçanërisht, të pronarëve të tokave.

Shteti nuk ka asnjë arësye të futet midis pronarit të tokës dhe atij që kërkon të ndërtojë në bregdet. Ata merren vesh vetë lidhur me çmimin e shitjes së tokës dhe i vetmi çmim (shpërblim) i drejtë është çmimi i tregut dhe jo çmimet referuese që vendos shteti.

A është konsultuar shteti me Shoqatën e Bregdetit përpara se të bënte projekt – ligjin apo ” grupe ineteresi ” konsideron vetëm një grusht oligarkësh që i vinë rrotull, e miklojnë dhe e ” këshillojnë ” të bëjë ligje në shërbim të tyre, të cilët pastaj i shet në publik si legjislacion në shërbim të ” interesit kombëtar “?

Duke pasur parasysh sa më sipër mund të konkludohet se nga ana juridike ky projekt-ligj është antikushtetues dhe, nga ana morale, lë mjaft vend për të dyshuar në qëllime korruptive për të realizuar grabitje të “rregulluara me ligj”. Ata që pezmatohen nga bindja ime, le të na mbushin mendjen se kanë vetëm synime të mira dhe në shërbim të publikut. Dhe këtë mund ta arrijnë duke ndryshuar përmbajtjen e neneve 22 dhe 23 të projekt-ligjit.

Me fjalë të tjera, të mos ia heqin pronarit të drejtën e ndërtimit në pronën e tij në përputhje me kërkesat e projekteve të zhvillimit të zonës dhe të mos ia imponojnë as blerësin dhe as çmimin e pronës së tij. Përndryshe, shteti grabit duke e shtrënguar viktimën të dorëzojë pronën me ligje antikushtetuese. Kur veprohet kështu, atëherë edhe populli ka të drejtë ta vlerësojë njësoj si grabitësin me kollare në qafë dhe grabitësin me maskë në fytyrë.

As opozita parlamentare dhe as deputetët e shumicës nuk duhet ta votojnë një projekt-ligj të tillë. Njerëzit e përgjegjshëm që kanë mbetur në PS, mjerisht pak, duhet ta kuptojnë se kanë shkuar shumë larg si forcë politike dhe qeverisje, me veprime dhe legjislacion që iu shëmton ” fytyrën e majtë ” dhe u kompromenton ” protendimet majtiste “.

Në të kundërt, grupi parlamentar socialist, duke mos kundërshtuar asgjë që del nga godina qeveritare, do të shkojë më tutje në rrugën qorre, drejt greminës dhe theqafjes. Edi Rama do të largohet një ditë nga godina qeveritare, por PS-ja do të identifikohet për shumë kohë si mbështetëse e grabitjeve të pronave të popullit dhe, me largimin natyral nga kjo jetë e bërthamës së vjetër që e mbështet, do të përfundojë në një partiçkë si ajo e Fatmir Mediut.

Ka ardhur koha të kalohen në filtrin e arësyes dhe t’iu thuhet ndal disa ideve e propozimeve që i vijnë Parlamentit nga Qeveria. Shumica e sotme nuk duhet ta harrojë shembullin e turpshëm, të dëmshëm dhe të dënueshëm të Grupit Parlamentar të PD-së që i bënte “amin!” dhe duartrokiste çdo halucinacion që vinte nga zyrat e Sali Berishës gjatë viteve 1992-1997.

Atëherë pagoi kryesisht vetëm populli i pafajshëm, ndërsa tani duhet besuar se ka ardhur koha të paguajnë edhe individët, të sotëm, të djeshëm dhe të ardhshëm. Përndryshe, zotërinj politikanë, gjeni ndonjë popull tjetër sepse ky do i lërë shëndenë vendit. Dhe, nuk ka faj.

Edhe Presidenti i Republikës, brenda kompetencave kushtetuese, duhet t’i bëhet pengesë miratimit të këtij ligji që është ende projekt, sepse është një projekt i dyshimtë, i pamoralshëm, antikushtetues dhe shumë parathënës.

Era e keqe e projekt-ligjit ndihet nga larg, madje shumë larg.

——

Botuar në DITA. Ndalohet kategorikisht ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt e të dukshëm të burimit.

July 4, 2020 12:27
Komento

31 Komente

  1. Adih June 29, 04:48

    Perdhunimi i prones private dhe po ai i prones shteterore ne trojet e bregdetit ,kane filluar qe ne vitin 92 .Eshte shkelur kushtetuta shqiptare nga te gjithe .E keqja e kesaj katastrofe ,qe vazhdon sot e kesaj dite eshte se opozita jashte parlamentit ,nuk ndihet fare dhe eshte bere njesh si sot , e 30 vite perpara , me PS.. .Deputetet e PS ,jane vene ne rresht per nje nga Rama ,ku ky diktator i ben rrjeshtore ,kur te doje , si te doje ,bile edhe ne gjume .Turp e faj per ta .

    Edi Rama haron qe eshte vetem drejtor i pergjithshem i gjithe teritorit ,dhe duhet te zbatoje vetem kushtetuten dhe te mos shkeli te drejtat e njeriut mbi pronaret .Keto jane paralel ,si ne trojet e privatit ,po ashtu edhe me trojet e shtetit ,ku pronare ne troje shteterore , jane te gjithe shqiptaret ,qe nga Vermoshi e deri ne Konispol .E jo te PPPP ,ku mbrapa me emra te te treteve jane politikanet e larte .Edi Rama ,ne kundershtim me kushtetuten ,si pashah ,vazhdon e ben legalizimet ,dhe ju z Viktor ,i tregoni ligjet dhe nenet e kushtetutes ?? Zoti na dhuroi nje bregdet shume te bukur ,e kemi dhe po e shktaterojme dhe fajtore te vetem jane te gjithe kryeminstrat e ketij tranzicini post komunist . por me keqeardhje nga hajdutet e mbrapa hajduteve, jane politikanet e te gjithave kraheve ,ku deri me sot me keqeardhje mbi 70 % e vijes bregdetare eshte betonizuar pa kriter ,pa studim ,,e i kujt eshte fai ? ,kush e mban pergjegjesine ? Ne te gjithe boten ,sidomos ne vijen bregdetare ,ka studime ,ka me rigorizitet ,ku do kaloje ruga sa metra e gjere ,fusha tenizi ,,parqe ,lodra e sa % e tokes do te ndertohet qe ne gjuhen teknike quhet koeficinti e tj e tj .Nje shembull do ju tregoj ,dhe kur e kam vertetuar ,jam habitur .Ne Amerike ,eshte nje ligj ,qe ka mbi 280 vite qe eshte bere .Ne qofte se nje privat ,ka km toke deri ne rere ,dhe do te investoje ,ai e mer lejen e ndertimit ,por para sa te filloje ndertimi ,vijne ustallaret ,e shtetit ,pra specialistet dhe masin sa m2 ka rera buze te detit ,ku rine pushuesit me shezllona .Dhe kjo siperfaqe pjestohet per 5 .Pra llogaritet 5 m2 per nje njeri ,dhe pastaj ne kete llogari dalin, sa shtreter duhet te kete ky investim .Po ja u perseris ,ka mbi 280 vite ,dhe ky diktatat i ligjit eshte i rrepte ne Amerike .Dhe natyrisht ,kjo i rreziston kohes .Ku deri me sot as edhe nje politikan ,me keqeardhje nuk ka ngritur zerin per keto probleme ,qe ky investim ti rezistoje kohes ,nuk i permenda specialistet ,se ata , mafja shteterore politikaanet ,nuk i perfill fare ,i quan te vdekur dhe injorante ?? Ky ligj qe behet ,vetem per perfitime te nje grusht njerezish ,do rendoje neser ne popull ,ne taksapaguesat popull te pa fajshem e fukarenj ,qe jane miliarda ne euro ,per te shpronesuar pronaret .Ku i cone mushka keta te pa pergjegjshem politikane ,pse keshtu xhungel do vazhdoje shqiperia ?E kane gabim ,do vije dita e diktatit te ligjit ,te transparences se ligjit dhe kjo do jete e shpejte ,nuk diskutohet .
    I drejtohem popullit te pa perkrahur ,dhe mereni vesh nje here e mire .

    ZHVILLIMI I SHQIPERISE DO VIJE VETEM ATEHERE ;KUR PARTITE POLITIKE ;DO JENE ME NJERA TJETREN KUNDERSHTARE PA KOMPROMIS NE POLITIKE ME NJERA TJETREN, OSE NDERMJET TYRE .

    kini kujdes , kur te votoni o popull i mjere dhe i rraskapitur .Shqiperia ,po shkretohet ,po vidhet me brutalitet .

    Ju faleminderit i nderuar Vikto dhe respakte ,per shkrimin tuaj .

    Reply to this comment
    • mirel June 29, 16:36

      koment shume i gjate o Adih, e nis me PSne sikur ka lidhje grabitja e vendit me ideologjite.
      Ketu nuk ka parti, as opozite. Pse ngaterrohesh 3 ore me gjera kot dhe pa kuptim
      Ketu ka banda kriminale qe veprojne me targat e partive politike, PD, PS, LSI etj.
      Jane thjesht kriminele grabites te shtetit dhe qytetareve.
      Nuk ka rendesi kush votohet, jane e njejta katrahure.
      A ka realisht force popullore qe ti ndaloje?
      Ketu duhet perfaqesimi jashte ketij vulgu kriminelesh.
      E pakta duhen protestat qe te ndalen gjithe ligjet e pervetesimit te prones publike e private, toka e lumenj.
      Keta po veprojne me dhune, po i marrin me dhune dhe po rrahin njerezit rrugeve, ti merresh akoma me PSne.
      Eja ne vete. Eshte nje armik i perbashket kunder te gjithe shqiptareve. nuk ka rendesi ke parti perfaqeson.
      Eshte klan kriminal ne shtet, dhe opozita eshte rivalja ne krim, cdo shprese tek keta eshte vetevrasje.

      Reply to this comment
  2. KOKEPALARI June 29, 06:42

    TI VIKTOR BESON VERTET QE KA NDONJE TE MAJTE NE BANDEN E RILINDASVE ? ATY KA VETEM HAJDUTERI TE RREGULLUAR ME VKM-RA
    QOFSH TI !!

    Reply to this comment
  3. A.GRAMSH June 29, 07:24

    ‘LALI ERI I BASHKISË DHE ‘LAL KROSI I QURRAVISË!?
    ‘Nje doreheqje ne kohe eshte gjysem fitore’!N.Bonoparti
    ————–
    Ne vend te paraDhenjes
    ‘Idjotin nuk e qasnin ne fshat ,ai kerkonte çupen e priftit per grua’!
    Shqiptaret gjysma e pa pune e pa prone ne ish shqiperi me plaçka ne krahe e me shume se gjysma ne arrati,Zagarija flet per ‘INTEGRALET’ flasin per ‘integritet’ te zones bregdetare kur dhe GOMARET e dine se ne jemi 30 vjet pa shtet!
    Greqija para pak kohesh me tregues ekonomike e financiare ne gremine e FALIMENTIM si ‘zgjidhje’ kerkoi ne fund KOLONIZIMIN shitjen e ishujve teresise teritoriale dhe SHPETOI fale trurit INTELEKTUAL e shpirtit ATDHETAR tek ne ne vend te intelektualve ka gomare dhe ne vend te ‘politikaneve’ KRRIMINELE te inkriminuar antishqiptare!

    Ç’fare duhet bere!?
    ————-
    ‘Lali Eri’ i Bashkise dhe Lal krosi i Qurravise o te japin DOREHEQJE ose ti rikthejne IDENTITETIN ish TirOnes dhe ish Shqiperise!

    Edhe ish Shqiperija e natyrisht edhe ish kryeqyteti jane tashme te PUSHTUAR jo vetem ekonomikidsht por edhe politikisht gjeografikisht dhe as ‘kujslingu’ Lali Eri kryetar i Bashkise me nja 100 keshilltare hajdute e antishqiptare nuk e kthen dot as ne indetitet e as prone te kryeqytetasve e shqiptareve e as kujslingu ‘Lal Krosi’ nuk mund et si KUJSLING me nje qurravi alabakesh qe nuk ka as shumice e as mandat te POPULLIT!

    Daullet e mender ‘Gjykates se Hages’ nuk bihen per veshet e Hashimit po bien per LEGALIZIMIN perfundimisht te PUSHTIM-KOLONIZIMIT!
    Shuarjen edhe se vetemes ‘SHKENDIJE’ atdhedashurije e patriotizmi ne Kosove qe perfaqesohet nga UÇK-ja,nga kreret dhe mijera kosovare qe akoma ndjejne eren e BARUTIT dhe te GJAKUT!
    Burgosja e patriotizmit,atdhedashurise shqiptarizmes ngelur akoma diku ne Kosove eshte fundi i tragjedise 30 vjeçare legalizimi i shuarjes se ish shtetit shqiptar e bashke me ate Kosovar–COPETIMI perfundimtar!

    Skipetarka e skipetare,’koke palare’!
    —–Vetem idjotet krriminelet kujslinget e kesaj politike antishqiptare nuk duan ta kuptojne se duhet te kishin IKUR te gjithe pa perjashtim ne SHTEPI per te mos shkuar nje dite ne QELI sepse jane te gjithe pa perjashtim te INKRIMINUAR deri ne gryke e per frrjedhoje ne kete KRRIZE gte thelle INDETITETI jane te DETYRUAR e shah MAT nga superfuqite qe vna mbajne FRYMEN me ‘BUKE’ te gatuar me miell KAFSHESH e te IMPORTUAR nga Serbija e aqe me gteper me 13 MILIARD BORXH qe do ti baguajne brezat po qe se do ngelet ako,ma ‘gjalle’ ish Shqiperija!

    Lali Eri nsi kujsling me 100 keshilltare nuk arrin as te heqe tere simbolet e tradhetise terrorrizmit islamizmit fanatik e xhihadizmit nga ish kryeqyteti te vendosura nga kolonizatofret kujslinget e tere agjenturat ,kishat xhamite minaret qe kane pushtuar bashke me kokat e bustet me HAJDARE fale krereve te xhihadit e kthimin e kryeqytetit ne kandahar,imagjino Lal Krosi i qeverrise kujslingu zogist EDVINI nxendes e ndjekes i kalif SALISE e shok ngjalash i Like FAlorise simbol i Hajduterise me nje qeverri ALABAKESH ti riktheje SHQIPTAREVE-SHQIPERINE!

    E bvetemja rruge!?
    ‘Shpronesimi i shpronesuesve’! Shpallje gjendje jashtezakoneshme ,’shtet rrethim’ doreheqje URGJENTE e kesaj qeverrijer sa te pa afte aqe te INKRIMINUAR e te pa pergjegjeshme dhe qeverrija e RE me intelektuale te MOFRALSHEM e SHQIPTARIZEM e ‘POLITIKE’ e dale nga po nga PS permes AUTORITARIZMIT te perkohshem si dikur ‘qeverrija greke’ e koloneleve te ANULLOJE te gjitha marveshjet KOLONIALE 30 vjeçare gte nje vendi koloni BORDELLO,dhe rikthimin e tere PASURIVE publike monetare e financiare te tundershme e pa tundeshme POPULLIT -SHQIPTAR!
    Mbyllja e kufijve perekohesisht e nxjerja jashte kufijve te te gjitha agjensive te huaja KRRIMINALE qe mbi 600 paguhen me gjak femijesh shqiptare si ato ‘ekonomike’,’fetare’,’financiare’ e tere ‘shtetasit’ e HUAJ perfshi ‘kosovare’ qe si pushtues kane zevendesuar shqiptare e uzurpuar pasurite e TYRE!

    Si mund te behet!
    Me urgjence grupi parlamentar ‘Socialist’ dhe strukturat ‘socialiste’ po qe se sa ka akoma shqiptare duhet te marin urgjent nismen ‘TE ÇLIROJME SHQIPERINE’ qe te ‘SHPETOJME EDHE KOSOVEN’!
    Te kjrijohet me urgjence nje qeverri shqiptare qe permes po ketij parlamenti ne gjendje te jashtezakoneshme te krijoje po ATE komision te reformes ne drejtesi te RISHKRUAJE-KUSHTETUTEN kthyer ne leter HIGJENIKE me mbeshtetjen e ASHBA-ve e pranine e strukturave USHTARAKE te NATO-s ,kthimin e tere pasurive ne bankat e Botes,dhe paralelisht RINDERTIMIN e tere strukturave te ‘shtetit’ 30 vjet te permbysura e brenda vitit me kushtetuten e RE me pushtet gjyqesor te RI me kryereforme te sistemit elektoral qe i rikthen SHQIPTAREVE-SHTETIN-SOVRANITETIN shkohet ne Zgjedhje te pergjitheshme ku SHQIPTARET per here te pare qe nga viti ’90 te PERFAQESOHEN ne tere strukturat e shtetit e parlament DIREKT ose inirekt permes PERFAQESUESVE te zgjedhur DIREKT!
    Gjithe keto brenda vitit perrmes REFERENDUMI popullor si shkalla me e larte e pjesmarrjes direkte!

    P.S Jemi te pushtuar ekonomikisht e per rrjedhoje edhe politikisht e gjeografikisht e ne nje vend pa asnje lloj forme shteti te njohur ne histori,pa asnje EMER te sistemit ekonomik,pa asnje EMER te sistemit politik do te thote-SHPREHJE-GJEOGRAFIKE!

    Reply to this comment
  4. E verteta June 29, 07:41

    Bravo Viktor!
    Me se i sakte. Duhet te shtosh se ky projekt ligj behet ne kushtet kur mungon Gjykata kushtetuese dhe nuk le asnje hapsire per te denoncuar antikushtetutshmerine e ketij ligji grabites

    Reply to this comment
  5. Populli June 29, 08:00

    president kokebreshka kur vjen puna per grabitjen e popullit del ne krye te hajduteve e do te ndaj pjesen e tij

    Reply to this comment
  6. Tori June 29, 08:31

    E more populli edhe per kete ligj presidenti ta ka fajin !

    Reply to this comment
  7. Rrustem Brava June 29, 08:39

    Viktor, nese nuk ke vjedhur edhe ti ndonje “cope bregdeti” bej nje investigim si eshte vjedhur gjithe bregdeti nga derdhja e Bunes deri ne Konispol me 7501-in. Ne prfundim te investigimit do nderrosh mendim dhe nga dy rruge te mundeshme (1.Shpartallimi i hajduteve dhe kthimi forcerisht i bregdetit ne prone shteterore sic ka qene historikisht. 2.Menaxhimi i bregdetit sipas p/ligjit) E sigurte eshte qe nese nuk ke vjedhur edhe ti, do jesh me variantin e qeverise.

    Reply to this comment
    • Aladini me Eskorte June 29, 13:07

      Kthimi i bregdetit ne prone shteterore???? Ouuu, po pastaj? Jepja Zamirave dhe shokeve te tij qe ta bejne si Palasen dhe Jalen? Me postbllok ku nuk afrohesh dot ne bregun e Zotit, po nuk ke prenotuar ne hotelet e tyre me 300 e 500 euro nata? Apo te blesh vilat nga 500 mij e 1 milion euro?
      Po nuk jemi te gjithe drogaxhinj e as hajdur shteti me kollare o ti zoteri komentus qe na mbroke versionin e Zamirve per Bregdetin, qe e prezanton qeveria e Surelit si te vetin.
      Te te vij turp

      Reply to this comment
      • Avni Rustemi June 29, 13:13

        Rrustemi ka hall mos ka vjedhur Viktori ndonje copë, nuk ka hall se po vjedh shteti të gjltha copat.
        Cfarë mendjepickash ka ky popull

        Reply to this comment
        • Alban June 29, 13:17

          Rrustemja eshte dele.
          Dele jane dhe ata qe do tu merren tokat nëse nuk rrembejne armët e ti mbrojnë.
          Delet jane… dele
          Po te mos i donte te qethur Zoti nuk do i kishte bere dele

          Reply to this comment
          • Rrustem Brava June 29, 14:31

            O Ujko, lexo Aladinin dhe Avniun, pastaj hiqi melcite nga qafa, veprim qe besoj nuk ke force ta besh,

        • Rrustem Brava June 29, 14:29

          Avni Rrushtemin:Shteti e riben prone publike ate qe i kane vjedhur dhe nuk po vjedh.Nese ty te vjedhin bicikleten psh dhe e gjen a e merr bicikleten dhe i fut nje te rrafme hajdutit?

          Reply to this comment
        • Rrustem Brava June 29, 14:36

          Mendjepickat jane me te zgjuara se mendjekarat ka thene Edi Rama

          Reply to this comment
      • Rrustem Brava June 29, 14:26

        Aladini me Eskorte, mos i ik problemit, eshte vjedhur gjithe bregdeti nga derdhja e Bunes deri ne Konispol me 7501-in ? Pre lagunat, kenetat, rera etj jane kthyer ne toka bujqesore dhe jane ndare ne kundershtim me ligjin. Eshte vjedhje kjo e prones publike?.Pergjigja duhet te jete Po ose JO. Pastaj t’ja lesh hajduteve apo t’ja japesh ne perdorim Zamirave ne perdorim, eshte problem tjeter qe fatkeqesisht nuk e vendos ti por LIGJI.Nese nuk te pelqen ligji, voto per te tjere qe bejne ligje me te mira

        Reply to this comment
    • Magnificio June 29, 15:54

      @ Rrustem Brava
      Bravat pa celes ose bravat qe perdorin si celes ate te Kryeministrit ( dhe qe, me siguri, jane zyrtare te tij ) derdellisin ketu duke u perpjekur ta shtremberojne shkrimin e Viktorit. Viktori nuk thote askund qe te mos iu merret prona ne bregdet atyre qe e kane marre me ligjin 7501. Per ata qe kene nje minimum intelekti, autori e ka cituar qarte prolektligjin ne fjale dhe aty thuhet, e zeza mbi te bardhe, se pronari i tokes ( nuk thuhet pronari i paligjshem apo pronari qe e ka token me ligjin 7501 ) nuk lejohet te ndertoje dhe shteti ka te drejte ” t’ia bleje ” i pari. Pra e detyron te shpronesohet. Po te mos kishte shume Rrustema dhe Brava pa mend e ndoshta edhe pa nder, ne shoqerine shqiptare por, fatkeqesisht, edhe ne shtetin aktual, shqiptaret nuk do te kishin perjetuar gjithe keto padrejtesi dhe krime kunder tyre dhe vendit. Bravat, per nje vend te qelbur pune apo ndonje privilegj te paligjshem, jane te gatshem t’i dalin ne krah Kryeministrit dhe, jo vetem t’iu marrin pronat qytetareve por, po e kerkoi nevoja, edhe t’i zhdukin ata fare. Ky eshte morali i Braves Rrustem.

      Reply to this comment
      • Rrustem Brava June 29, 17:42

        Magna Fica, o celes pa brave, pra celes i gjetur!
        Me siper them qe Viktori te beje nje investigim ne ka bxthe dhe do shohe qe ne menyre te paligjeshme jane rregjistruar ne kadaster ranishte, laguna, keneta SI TOKE BUJQESORE PA QENE TE TILLA, PRA ME LIGJIN 7501.Ti si celes pa brave qe je i quan pronar te ligjshem.TASHTI I PANDERE E NDOSHTA EDHE PA MEND DEL SE KUSH ESHTE

        Reply to this comment
  8. Loni June 29, 08:51

    Ne kushte normale e shtet normal ligji sdo kishte te keqe por te gjithe e dine kapjen e zyrtareve dhe problematikat korruptive…..per mua do abuzohet me ligjin….qe tani kemi degjuar qe kane marresi investitore strategjikeme brande dhe kane perfunduar ne vileta qe po shiten……

    Reply to this comment
    • mirel June 29, 16:51

      Ne asnje kusht normal nje shtet normal nuk ta merr pronen me zor. Ne rast interesi publik e shpall projektin dhe nuk e tjeterson pronen ne pronesi te ndonje tjetri.
      Keto jane te gjitha akte kriminale te Ramutit qe duhen denuar ne menyren me te ashper.
      Toka ranore bregdetare nuk preket ne asnje vend normal as per ndertime dhe as per interesa publike. Gjithe vija e bregut eshte publike. Nuk ka te drejte asnje hotel apo pronar dhe as shteti, qe ta pervetesojne.

      Reply to this comment
  9. E verteta June 29, 10:41

    …perveç te tjerave duke mos i u lene mundesi pronareve reale qe te zhvillojne aktivitet ne pronen e tyre ( pa tjeter ne perputhje me planin e aprovuar kohe me pare) i le pa mundesi jetese dhe detyrimisht i çvendos ata nga fshatrat e vendbanimet e tyre shekullore, i shpopullon dhe i orjenton drejt emigracionit.
    Ne kete menyre zhduk edhe rrenjet, kulturen, traditen e ketyre komuniteteve dhe i njehson ata me ate qe i pelqen ketyre pushtetareve…..
    Si dikur ne Farwest apo si osmanet ne trojet tone!

    Reply to this comment
  10. zam June 29, 13:32

    Viktor, asgje nuk e ndrysho faktin qe ti je nje bythlepires rilindas

    Reply to this comment
  11. Ilü June 29, 13:48

    Problemi qendron. Detyra e shetitje eshte te realizoje masterplanin e cdo Zone, te cilit duhet ti permbahet çdo pronar i tokës (duke investusr vete, duke e shitur pronen privatisht etj.)
    “Interesi shteteror” i derisotem jane ndertimet me qellim shitjen e tyre: kjo eshte nje vjedhje e paster e individit, kur behet fjale per prone private dhe vjedhje e te gjithe neve te tjeret, kur behet fjale per prone te shetitje. Interes i pergjithshem a shteteror fuhrt percaktuar qarte. I tille do te ishte ndertimi i komplekseve pushuese, qe do te perdoreshin so te tille nga ndertuesit. Shitja nga ndertuesit duhet ndaluar me ligj.

    Reply to this comment
  12. Zigur Qarri June 29, 14:19

    Me 12 Qershor 2020,emisioni investigativ “Stop”, tregoi nje rast ne Kavaje,ku Bashkia pronen e nje privati qe ishte kthyer ne prone
    publike(lulishte) nga Kryebashkiaku paraardhes,ja shet personave privat per ndertimin e nje Hoteli!Kjo eshte skema qe kan perdorur
    te gjith”rilindasit”,shpronsim me demek se do te perdoret per nevoja publike,per tia dhene nje tjetri më pas,natyrisht kundrejt nje
    shperblimi.Qeveri mafioze,vjedhje e hapur,Shtet qe vjedh qytetaret e tij te pafuqishem ndaj brutalietit te kesaj bande,qe
    legjitimon afertat korruptive.Normal,ne nje vend Demokratik, Kryetari Bashkise duhet te arrestohet.Por,kush eshte arrestuar deri tani?
    Stop – Kavaje/Ndertimi ne mes te qytetit bllokon banesen e familjes Ozuni! (12 Qershor 2020)
    https://www.youtube.com/watch?v=3Bb0XSB03ro
    Fjalet i merr era.As edhe 1000 analiza nuk vlejn sa investigimi i nje afere korruptive.Gazetaret investigative jan luftetaret e sotem.
    Bregdeti u nda ne dy breza,i pari brezi hyjnore i paprekshem,ku nuk do te ndertoheshin kurre ndertesa betoni(por u dhan vetem leje
    te perkohshme per kioska),ndersa brezi i dyte mbas 100-150 m nga bregu, u vendos qe ndertimet te mos e kalonin kuroren e pishave
    (2-3 kat).Masakra e bregdeitit filloi ne kohen e Fatos Nanos,por kjo vetem ne brezin dyte me leje,ndersa objektet e betonit ne brezin e
    pare ishin pa leje ndertimi,objekte qe Edvin D’Rama kur erdhi ne pushttet,i legalizoi!Perse u la ne harrese projekti ”Stop rrenimit”,qe
    Edvin Escobar D’Rama e prezantoi me aq bujë?Mijera denoncime per ndertimet pa leje,rezultati zerro.Te gjith ndertimet pa leje te atyre
    qe shfrytezuan periudhen e zgjedhjeve,do te shemben,deklaroi ne 2013-ten D’Rama.U shemben disa baraka,por u legalizuan ndertimet
    e betonit ne brezin e pare,qe nuk ishin lejuar nga asnje Qeveri,si edhe u dhan edhe leje te tjera ndertimi,qe moren me pas tapi nga lideri botrore!Ndertesat ne brezin e dyte,ku shumica u ndertuan ne kohen e Qeverise Nano,u legalizuan ne kohen e Berishes per 99 vjet,por
    me ardhjen e Edvin Escobar D’Rames u privatizuan!Qeveria”socialiste”privatizoi bregdetin qe ka qene prone e Shtetit qe nga koha e pellazgeve,gjate periudhes osmane dhe te pavaresise e deri me 1990-en.Hapni dokumentet tani,qe te vertetoni se kush eshte armiku i
    pronave publike ne Shqiperi,se ndoshta mund te shpetohet diçka,ndryshe nocioni At-dhe per shqiptaret,do vije nje dite qe do te jete
    i huaj.Eshte antishqiptarizem kursimi i shqiptarit më te lig dhe më te pabesë të të gjitha kohrave,Edvin Escobar D’Rames,vetëm e
    vetëm sepse ai është kunder Berishes.Ne çdo vend tjeter te Botes,nje Qeveri korruptive si e”rilindjes”,do te ishte rrezuar me dhune,
    tek ne akoma me analiza!Naivitet apo bëjn lojën e mafiozit me pushttet?

    Reply to this comment
  13. Jo realisti June 29, 15:57

    Viktor je racional ne profesionin qe ushtron dhe paguhesh.
    Shkruan rregullisht te “Dita” duke na sjell pasqyrimin e situatave qe ti mendon te trajtosh.
    Mendoj se deri ketu e ben shum mire.
    Por lere lexuesin te orientohet vet.
    Qendro konciz ne opinionin tend qe na percjell. Mendoj se merr me shum vleresime. Dhe…..me shkurt te lutem, behesh i lodhshem…..

    Reply to this comment
  14. info analitike June 29, 17:46

    Verej se kesaj here kyreredaktori, alias Viktor Malaj i qenka futur ceshtjet se pronave. Me sa duket ne kete luften per plackitjen e pronave ku pronaret e ligjshem i kane flakur tutje tani po kacafyten si titanet zaptuesit.
    Eh more shoku Viktor po shteti kishte gjithe ate ent te ashtuquajtur “ALUIZNI” qe vepronte ne kundershtim te plote me respektinmin e te drejtes se prones ku ajo i jepej zaptuesit kundrejt nje pagese qesharake nderkohe qe pronari i ligjshem shpronesohej me nje cmim qesharak qe vendoste shteti. Pra shteti nderhynte ne nje raport midis zaptuesit dhe pronarit te ligjshem duke favorizuar dukshem zaptuesin ose me mire hajdutin apo grabitesin. Ky eshte nje ves i trasheguar qe nga kacaket e ’45 qe vodhen e plackiten tregtaret e pronaret e sekuestruan pronat ndersa sot bijtee tyre ndjekin gjurmet e eterve.

    Reply to this comment
  15. Adih June 29, 18:53

    mirel . @…

    E keni gabim qe me kundershtoni ,nuk jam mare vetem me PS ,por me te gjithe qe jane nje e te pandare ,kam shkruar qe opozita nuk ndihet fare ,nuk kundershton per keto gjema .Bile e ke te shkruajtur me germa te medhaja .::Shqiperia do behet vetem atehere kur partite poitike te jene kundershtare pa kompromis me njera tjetren ne politike .Nuk e di a i lexon ti apo jo .??

    Me gjithe ate per kete teme , do te tregoj nje histori te vertete .
    Ishte periudha ,mbas 91 kur te linin te flisje ,cfare te duash .

    Xha Selfo komshiu i im ne Tirane ,ka studiuar ne Bashkimin Sovjetik per sigurim dhe ishte drejtor drejtorie ne ministrine e brendeshme qe mbulonte sigurimin e jashtem .Eshte ujk i vjeter ,njeri qe nuk u perziente fare ,nuk kishte qejf ti hyje e ti dilje ne shtepi edhe per festa , ne ato kohera ,besoj kishte frike ??.
    Pra tre djem koshite e mij ne ato vite maturante ,familje te mira ne tirane ,kur e shikonin xha Sejdinin me traste ne dore per te bere pazar , i thonin ,ty kalec i sigurimit do te varim te parin tek shtylla e korentit te parin ..Heren e pare ujku plak ,nuk ja vari ,por heren e dyte kur i thane ,i perplasi te tre koke me koke me njeri tjetrin dhe i tha .Degjoni djema mos haroni ,une jam plak ,por do kujtoni ne te ardhmen ,mbajeni mend , ju njoftet baca Enver ,por do shikoni cunat e tij te ardheshem ,qe do jene kelysha kur.e qindra here me shume ,se sa i jati i tyre shpirteror Enver .Kaluan vite ,ata djem mbaruan fakultetet dhe jane bere baballare ,por Xha Sejdinin e kane mik per koke ,doli fjala e Xha Sejdinit ,i dhene te drejte ujkut plak ,prandaj o mirel mos me trego ti mua qe kata nuk jane nga e njejta bajge ,te ndare ne disa pjese ,kete e din dhe bufi i pulave . Kjo eshte me se e vertete ka ndodhur ,nuk eshte sajese .
    Gjithe te mirat Mirel.

    Reply to this comment
  16. Mazllum Kadaifi June 29, 21:56

    Zoti i nderuar Viktor .Ju lutem shkruani heren tjeter edhe mbi kete teme.
    Ku i gjejne leket keta bandite politikane ,mbare pa perjashtim per te paguar rogat e rojeve me tre turne ,per bacevanet ,per mirembajtesit ,e dreqi me te bire ,ne rezortet ,hotelet ,vilat tek GJIRI I LALZIT .Bile jane te pajisur me kallashnikove tek bytha ,e nuk te lane as edhe te kalosh as ne rruge ,tamam si ne jug ,ku Edi Rama ,i ka dhene me 1 euro m2 Zamir Manes .Edhe ketu me kallashnikove dhe ketu nuk lejohesh te kalosh ne rruge .Nuk e di , ka apo nuk ka zot ne kete dunjah ,dhe kur do vije urrejtja popullore , keto hajdute barbare te jashte ligjshem ,te gjejne vend ku te futen .

    Reply to this comment
  17. xxx June 30, 16:42

    shteti i Shqiperise defacto u ka kthyer ne interesaxhi ndaj publikes, njelloj si bizneset.
    ne kete menyre Shteti ka ne dore permes fuqise ligjore te beje c’ti teket me pronat publike qe automatikisht, pa
    me te voglen pikepyetje, i jepen nen hyqem,
    Se c’ben Shteti me publiken varet c’fytyre do kete ai ne prej forces/ave politike qe ju jepet mandat te qeversin.

    Sidoqofte ne fund te lojes i bie qe qeverisje pas qeverisje Publikja reduktohet derisa fshihet nga faqja e dheut se secila qeveri s’do lere pa perfituar nga asetet publike qe ne fakt s’i takojne t’i preke me dore se i jane lene ne mirebesim. Ne finance quhet trust fund!!.

    Ligji i ri me “investime strategjike” e ndalesa kundra shfrytezimit publik te bregdetit, eshte shkelje ne administrimin e trust fund qe Shteti ka marre nga populli.
    Popull shqiptar veshderr paske qene i pasur shume, shteti yt eshte i pari qe te varferon.

    Reply to this comment
  18. sss June 30, 19:19

    Analize e percipte dhe jo e plote.

    Reply to this comment
  19. Gzim Kulufi June 30, 21:13

    Viktori shkruan: “A është konsultuar shteti me Shoqatën e Bregdetit”?
    Natyrisht, besoj une, sepse kjo shoqate eshte degraduar tashme dhe anetaret e saj se c’jane kokolepsur ne ca afera, qe nje zot e di!
    Problemi eshte me i thjeshte: shteti ka nevoje te vjele taksa, sidomos ne keto kohra krizash termeti dhe virusi! Bosat mafioze dhe gjysem mafize duan te investojne dhe te nxjerrin shpejt fitimet e tyre, se u jane mbledhur mjaft para. Padashur u ka rene ne sy nje zone akoma gjysem e virgjer, Bregu/ Riviera. Duke pasur nje para-nuhates te madh ne shtet si njeriun e tyre, (ne mos gaboj e quajne Edi Rama), ky investim duhet te behet shpejt pa marre parasysh problemet e pazgjidhura te pronave ne kete zone, pa marre parasysh probleme teknike te perballimit te fluksit te turisteve ne kete zone, (mendoni ku do te shkojne ujrat e zeza!), pa marre parasysh zhvillimet ekonomike, bujqesore, demografike, etnike, sociale te se ardhmes ne kete zone!
    Kush mendon sot per sot, e ha neser tullumin plot!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim