Era e Presidentit ka ditëlindjen

February 16, 2018 11:28

Era e Presidentit ka ditëlindjen

 

Vajza e vogël e çiftit Meta-Kryemadhi ka sot ditëlindjen, dhe nuk kanë munguar në rrjetet sociale urimet e të dy prindërve për të voglën e tyre.

“Sot është ditëlindja e Erës. Fëmijët janë dhurata më e çmuar në jetë, jo vetëm për familjen por edhe për vendin. Të gjithë fëmijët meritojnë një të ardhme të sigurtë, në një vend që e duan dhe i do”, shkruan kreu i shtetit në një postim me Erën.

Ndërsa Monika, është kujdesur të shkruajë më gjatë dhe më ëmbël për të voglën e shtëpisë.

“Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël”, shkruan znj. Kryemadhi.

a.s/dita

February 16, 2018 11:28
Komento

7 Komente

  1. Donalda February 16, 12:37

    Po mire more gazetaruq nuk kini me cfare e mbushni gazeten ? Nuk ka vend ne bote ndoshta Korea e veriut dhe ndonje vend ne afrike. Te shkruaj keto lajme.
    Turp turp, dilni more neper shkolla e shkruani artikuj sa femije shkojne pa buke se buken Ju a ha era meta e familja qe Po Ju plas surrati.
    Dhe bllokoni komentet sic beni.flm

    Reply to this comment
  2. MH February 16, 12:44

    Tu plotesofshin te gjitha urimet qe te bejne prinderit sa te kete babushi i yt Like floriri bllokun ne dore.

    Reply to this comment
  3. Baba Ali Tomorri February 16, 13:56

    Ti Era je fatkeqe sepse ke dy prinder te pangopur. Ata moj Ere te ushqejne ty me te gjitha te mirat, te japin dhurata nga me te shtrenjtat, duke abuzuar me njerezit e thjeshte. E di ti Era qe shume moshatare te tu ushqehen keq, bejne jete te mjerushme ngaqe kete vend e kane drejtuar prinderit e tu/ Ti nuk ke faj Era, por atyre u kemi lene Zotin t’ja u marin hakun.

    Reply to this comment
  4. Mark .U.K February 16, 15:26

    Me siguri do ta vizitoh Bersha se e ka pike te dobet.Kshtu pat deklerue Berisha kur i shkoj per vizit Metes per ta uruar gjoja,po ne fakt donte tu thoshte prokororve denojeni po jua mbajti.

    Reply to this comment
  5. qytetari February 16, 17:09

    E c’na plasi k..i per ditelindjen e shurres. Behuni me serioze o ju te Dites.

    Reply to this comment
  6. Adih February 16, 19:40

    Era gezuar datelindjen . Ishalla nuk i ke ngjare prinderve te tu .. Dhe do te jap nje keshille moj Era e vogel , Me degjo me kujdes , e mos harro . Neser mos prano te marresh partine private te familjes META ,LSI ne, si kryetare e saj , por lerja Vasilit ose Rames.

    Te faleminderit per mirekuptimin Era .

    Reply to this comment
  7. alphade February 17, 00:25

    “Zoti President” , roman i shkruar nga Miguel Angel As-
    turias……!!! Edhe une po ju drejtohem juve me fjalen Zo-
    ti President sa femije shqiptare nuk i festojne ditelindjet
    e tyre ne kete menyre si ju ? A e dini Ju, zoti president
    qe keto salltanete tuaja prej Sulltanesh nuk perbejne ve-
    tem nje karshillek por edhe nje fyerje per 95 perqind te
    vocerrakece shqiptare, per te cilet nje shekull me pare flet Migjeni yne i Madh: ” Luli Vocerr” ?! Turpi ju mbulofte
    qe edhe keto salltanete i beni publike per zgjuar trishtimin
    e atyre femijve qe nuk i kane mundesite e pushtetareve ,
    qe notojne ne luks marramendes. Dikur edhe keta politi-
    kane kane qene te varfer,por e kane harruar te kaluaren e tyre dhe jane shndrruar ne borgjeze te rinj: Dikur nje
    miku im thoshte: Ruhu nga pasaniku i Ri !!! Dhe. I madhi
    V. Hugo sentencion se ” prapa cdo pasurie fshihet nje krim” !!! Mos harroni kurre se pasuria e vene mbi bazen e
    krimeve ,ashtu si genjeshtra i ka kembet e shkurtera. Nje
    dite cdo gje do te shkoi ne vendin e vet . Any Way ! Po te
    ishte ditelindja e nje femije te varfer do t’i uroja edhe nje
    qind,por ne kete rast nuk m’a ben zemra te bej urime hi-
    pokrite. Nejse femijet lindin te pafajshem …..!!,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*