Erdhi në Durrës me jahtin luksoz pse u arrestua princi miliarder

November 5, 2017 09:02

Erdhi në Durrës me jahtin luksoz pse u arrestua princi miliarder

Një ‘furtunë’ arrestimesh në nivel të zyrtarëve më të lartë të vendit ka përfshirë mbrëmjen e kaluar Arabinë Saudite.

Mes 11 princave të arrestuar është edhe miliarderi Alwaleed bin Talal, i cili vetëm pak muaj më parë vizitoi Shqipërinë. Investitori i shquar erdhi në Shqipëri në muajin gusht të këtij viti, ku u takua me kryeministri Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

I cilësuar si njeriu i 45-të më i pasur në botë, Princi miliarder zbaroi në Durrës me jahtin e tij super luksoz më 25 gusht. Diskutimet mes tij dhe zyrtarëve shqiptarë u përqendruan në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastrukturës.

NY Times shkruan se arrestimi i princit Alwaleed është i sigurt se do të dërgojë valë tronditëse nëpërmjet Mbretërisë, qendrave të mëdha financiare në botë.

Ai kontrollon firmën e investimeve Kingdom Holding dhe zotëron ose ka aksione të mëdha në News Corp, Citigroup, Twitter dhe shumë kompani të tjera të njohura. Princi gjithashtu kontrollon rrjetet televizive satelitore të shikuara në të gjithë botën arabe.

Përveç tij, u arrestuan edhe 10 princër të tjerë, si dhe katër ministra e dhjetëra ish-ministra nga organi i ri saudit anti-korrupsion.

November 5, 2017 09:02
Komento

3 Komente

  1. Nata November 5, 11:32

    Gazetaret e panuklles thone ne tit pse u arrestua dhe lene me shume pyetje se pergjigje futjani pordhes ne asnje rresht nuk thote pse u arrestua futjani nje trahana me mire dhe lerjani gazetarine nai tjetri

    Reply to this comment
  2. Lisi November 5, 18:39

    Ja , ky është vetting !
    Vettingu tek ne është një gënjeshter
    shqipëtaro- amerikano- evropiane !
    Shqipëria ka vdekur . Në jemi popullsi , por jo popull , s’kemi ideal , s’kemi heronj, s’kemi krenari . Jemi një shoqëri e kalbur . O Zot , na shpëto !
    Po , a ka Zot ?!

    Reply to this comment
  3. Lili November 6, 05:11

    Sepse Shqiperia sjell ters per gjithe ato qe duan me investuar atje..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*