Erdhi në Shqipëri për të ekzekutuar biznesmenin për 40 mijë euro, ekstradohet drejt Gjermanisë terroristi Zukhurov

August 4, 2020 10:23

Erdhi në Shqipëri për të ekzekutuar biznesmenin për 40 mijë euro, ekstradohet drejt Gjermanisë terroristi Zukhurov

Ekstradohet drejt Gjermanisë Komron Zukhurov, i etiketuar si terrorist.

Sot është ekzektuar vendimi i Gjykatës së Tiranës, e cila vendosi që terroristi nga Taxhikistani, Komron Zukhurov të ekstradohet drejt Gjermanisë.

24-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania teksa prej kohësh strehohej në Shqipëri. Ai u arrestua në Tiranë më datën 30 prill, pasi drejtësia gjermane kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për të.

Zukurov akuzohet për  veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste|’ dhe  dyshohet se është anëtar i një celule terroriste, që kryen veprimtari në emër të ISIS.

Ndërkohë në Shqipëri ai kishte ardhur për të ekzekutuar biznesmenin Albano Aliko, për të cilën do të paguhej 40 mijë dollarë.

Por, në seancën e fundit gjyqësore avokati i tij mbrojtës Asllan Dogjani, kërkoi që klienti i tij të mos ekstradohej pasi atje e kanë dhunuar me rrymë elektrike.

j.l./ dita

August 4, 2020 10:23
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim